11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zgjedhjet pa reformë, rrezik për manipulime

Reforma zgjedhore në Kosovë është iniciuar para tetë vjetëve dhe ende nuk ka përfunduar. Pas shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht 2019, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti, por që ende nuk është bërë pastrimi i listave të votuesve, shkruan gazeta ‘Zëri’.

Për shkak të mospastrimit të listave të votuesve në disa raste ka pasur keqpërdorime në procesin e votimeve në zgjedhjet parlamentare e lokale në të kaluarën, për të cilën gjë ka pasur kritika të vazhdueshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, që kanë përvojë në monitorimin e proceseve zgjedhore në vend, thonë se reforma zgjedhore vlerësohet të jetë dështimi më i madh i të gjitha legjislaturave që nga viti 2011.

Sipas tyre, reforma zgjedhore nuk u konvenon liderëve politikë, për shkak se nuk do të ketë më vota klienteliste që blihen dhe kushtëzohen me vende të punës.

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit