Tentim vjedhje në njërën pikë të postës në Prizren, i dyshuari në kërkim nga policia

Të mërkurën në Prizren, një person ka tentuar të kryej vjedhje në njërën pikë të Postës së Kosovës.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se tentim vjedhja është bërë në postën numër 4 në Prizren, e cila gjendet përballë Gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Megjithatë, bëhet e ditur se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë të dyshuarin, ndaj të cilit thuhet se po vazhdojnë hetimet.

Ndryshe, edhe në orët e mbrëmjes të së hënës ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë në Prizren.

E dyshuara, shtetase e Republikës së Shqipërisë, ka tentuar të kryej vjedhje në dy shtëpi në lagjen “Arbana”, mirëpo e njëjta ishte arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe pas intervsitimit ishte liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit