Zjarr në Suharekë, digjet një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh
Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë me pemishte, vreshta dhe djerrinë.
Policia ka njoftuar në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga zjarrfikësit.
“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Publikoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet malishevasi
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me armë zjarri.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë / 23.07.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori
Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një komunikate.
Ata njëherësh e kanë shënuar një rritje prej 27 për qind nga stinori i kaluar.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Moti sot me temperatura në rënie, priten reshje shiu
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Pritet fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë këshilla se si të bëhet menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave. Me anë të një postimi në Facebook, ShKShMK-ja ka rënditur gjërat që duhet t’i shmangi gjatë vetëtimave.
Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”
Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”.
Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Panairi organizohet si gjithnjë, në ambient të hapur, te ‘Sheshi i Lidhjes’, në qendër të qytetit.
Në secilën mbrëmje të Panairit, duke filluar nga ora 20:00, do të ketë nga dy takime letrare në Kej, buzë Lumbardhit, ku do të promovohen shkrimtarë e studiues nga Prizreni, Prishtina, Tirana, Shkupi, Durrësi dhe Mitrovica.
Autorët që do të përurojnë veprat e tyre janë: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevair Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan, Donika Dabishevci, dhe një orë letrare do t’i kushtohet veprimtarisë artistike të shkrimtarit të ndjerë, Haqif Mulliqi.
Me këtë program, dashamirët e librave do të kenë mundësi të dëgjojnë trajtime e diskutime nga proza, poezia, historia, etj.
Mbrëmjet letrare do të drejtohen nga Ditar Kabashi dhe Osman Goranci./PrizrenPress.com/


“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet
Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”.
Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu edhe tek pjesëmarrja e saj ne “Big Brother VIP Albania”.
Po ashtu ajo zbuloi se nuk flet më me Bardhin, për shkak të Sares.
Se si është prishur raporti mes tyre e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Shqipe Kastrati nderohet nga kryetari i Prizrenit për kontributin në kultivimin e këngës shqipe
Këngëtarja e njohur Shqipe Kastrati u nderua sot nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kultivimin e këngës shqipe, raporton PrizrenPress.
Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, Kastrati shprehu mirënjohjen e saj të thellë.
“Sot isha e ftuar nga kryetari i Prizrenit z. Shaqir Totaj i cili më nderoi me mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në kultivimin e këngës shqipe. Faleminderit për vlerësimin zoti kryetar, faleminderit Prizreni im,” deklaroi ajo./PrizrenPress.com
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës
Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Domateve të organizuar nga Komuna e Mamushës këtë vit.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se prodhuesit e Mamushës, me produkte që prodhojnë, kanë dhënë një kontribut të madh në ekonominë e Kosovës.
Mamusha është komuna e vetme me shumicë turke në Kosovë e cila e organizon festivalin tradicional “Festivali i Domates”, që ka për qëllim promovim e kulturës dhe zakoneve të komunitetit turk në Kosovë.
Sekuestrohen dy armë në Rahovec
Janë sekuestruar dy armë në Rahovec dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
0Sipas një komunikatë të dërguar për media, Policia e Kosovës pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar paraprakisht nga Policia se i dyshuari 23 vjeçar D. Th., posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 23.07.2024 në koordinim me prokurorin e shtetit, Policia ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në Rahovec.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pushkë automatike me një karikator dhe një pistoletë me një karikator”, njofton policia.
Sipas kësaj të fundit, rasti me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet në komunikatën e policisë.
