Home Blog Page 1001

Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

0

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për kompletim të librave. Kështu ka thënë drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj-Gutaj, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, Veselaj Gutaj, ka thënë se Prizreni nuk ka bërë shpërndarje të teksteve, e po ashtu ka thënë se ka nxënës të shkollave që kanë mbetur pa libra.

“Drejtoria e Komunës nuk ka bërë shpërndarjen e teksteve, pasi kemi përcjell fazën e dytë ka dalë me një komunikatë dhe ne jemi informuar përmes mediave se do bëhet subvencionimi, ne nuk kemi pas vështirësi me shpërndarje sepse është bërë subvencionimi.  Nëse flasim në total ne kemi pas nxënës që nuk ka pas libra fare, këtu unë kam sjellë disa dëshmi që do i përcjell te administrata me emër e mbiemër e cila klasë. Kemi fëmijë që është kujdes shkolla. Ka pas shumë sfida, shumë fëmijë që kanë mbet pa u subvencionuar me libra”, ka thënë Gutaj, teksa përmendi edhe nxënësit e shkollave që nuk janë pajisura me tekste shkollore.

“Shkolla ‘Lekë Dukagjini’, shkolla ‘Faik Berisha’, ‘Ibrahim Fehmiu’, prindërit i kanë blerë librat sepse nuk janë subvencionuar”, ka thënë tutje ajo.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, shtroi disa pyetje për drejtoreshën lidhur me subvencionimin me libra në këtë komunë.

“Cilat janë problemet që i keni has si Drejtori e Arsimit lidhur me shpërndarjen e teksteve, kur është bërë kompletimi i literaturës me nxënësit, sa nxënës nën moshën 6-vjeçare kanë mbetur pa tekste”, ka thënë Dreshaj.

Deputetja nga Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kërkuar nga drejtoresha numrin e saktë të nxënësve që nuk janë rimbursuar me libra dhe arsyen që kanë hasur në vështirësi për të aplikuar.

“Numri i saktë i nxënësve të Komunës së Luljeta Veselaj Gutaj, Prizrenit që nuk janë rimbursuar. Pse nuk janë rimbursuar, a ka qenë problemi te aplikimi, apo te prindërit. Ministrja ka prezantuar një mobilizim të organizatave që iu kanë dalë në ndihmë këtyre grupeve, një vendim të datës 14, a ka Drejtoria Komunale e Prizrenit raport për asgjësim të këtyre stoqeve. A ka pas vështirësi konkrete komuna e Prizrenit për subvencionim, a ka ndonjë raport komuna lidhur me dëmtimin e teksteve”, ka pyetur Fejza.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se për secilin problem janë adresuar tek MASHTI, ndërsa, veçoi edhe disa probleme me të theksuara që i kanë pas si komunë gjatë subvencionimit.

“Për secilën kërkesë dhe ankesë ne i kemi dërguar që të adresojmë problemet në dikasterin përkatës që është marrë me subvencionim. Ka pas probleme ne e-Kosova për me u qas, ne si DKA kemi marrë iniciativën që të kërkojmë nga organizatat. Arsyet se pse nuk janë rimbursu, problemet kanë qenë te qasja në e-Kosova. Prej vitit 2022 ne nuk kemi pas stoqe. Klasa e 6-9, ka pas shumë probleme, ka pas libra të dëmtuara, dhe ajo më e rëndësishme kanë qenë librat e plotësuar dhe neve këto na bëjnë nxënës kopjues. Çdo ankesë e kemi përcjell në MAShT, MAShT-i, nuk është as e Vetëvendosjes as e PDK-së, ka për obligim që t’i shërbejë qytetarët”, ka thënë Gutaj.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“A e ka kërkuar katalogun e teksteve komuna e Prizrenit, cilat kanë qenë vështirësitë dhe problemet reale pasi që është anuluar procedura e blerjes së teksteve shkollore dhe është vendosur një procedura tjetër, ajo e subvencionimit. A keni raport zyrtar nga shkollat cilat kanë qenë mungesa me libra nga klasa e 5-6 dhe e 6-9, dhe këtë raport a e keni përcjell në Ministri, a ka pas përllogaritje sa kanë kushtuar librat, a mendoni se kanë pas çmim të njëjtë apo ka dallu çmimi për klasën e 5, 6, 7, 8, 9. A kanë arrit të gjithë nxënësit të pajisen me libra. A ka pas raste në Prizren kur nxënësit nuk janë pajisur me libra”, ka pyetur drejtoreshën e komunës së Prizrenit, deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Drejtoresha Gutaj, ka thënë se MAShT-i e ka dërguar katalogun në tri faza, vështirësitë dhe problemet reale kanë qenë kur është ndërpre qasja në E-Kosova, pastaj rimbursimi.

“Ne kemi konsideru për një kohë më të gjatë, ne kemi kërkuar nga shkollat që të formojnë ekipet për të iu dalë në ndihmë. Ka pas vështirësi në fazën e rimbursimit, ne kemi pas një komision për tekstet shkollore, çdo e-mail, çdo kërkesë unë e kam adresuar. E-mail i fundit që na ka ardh si duket ka qenë fundi i dhjetorit, që na ka ardh nga divizioni, mungesa e librave raport zyrtar 1-5, 6-9, ne marrim raportin, nga drejtoritë që ata e marrin nga mësuesit”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Gjithashtu ka shtuar se ka pas nxënës që deri në fund të vitit nuk kanë pas tekste shkollore.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pyeti nëse e di saktë shumën e shpenzuar në vitet paraprake për libra.

“Është përgjegjësi e Ministrisë, kur bëhem ministre e Arsimit ta jap përgjigjen”, u përgjigj Veselaj-Gutaj.

“Në rast se nuk ke informacione të sakta mos të përgjigjeni”, ka thënë Muja./EkonomiaOnline/

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

0

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu që do shndërrohej në ikonë të futbollit kosovar.

Ai nisi herët të merrej me futboll, qysh në moshën 15-vjeçare.

Dy vjet më pas,  debutoi si 17-vjeçar për Llapin.

Më pas në vitin 1980 kaloi tek Klubi i Futbollit “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola.

Për 9-shin e famshëm, periudha e viteve të 80-ta ishte e artë.

Fadil Vokrri, zhvilloi edhe një karrierë të bujshme ndërkombëtare.

Periudha e ndritur për futbollin kosovar, lidhet ngusht me emrin e Fadil Vokrrit.

Ai pati rol të fuqishëm në afirmimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me të në krye të Federatës së Futbollit, Kosova arriti të shënojë histori, duke u antarësur në instancat kryesore të këtij sporti.

Në vitin 2016-të, Kosova u bë anëtare në FIFA dhe UEFA.

Vokrri vdiq paprimtas më 9 qershor 2018-të, ende pa i mbushur 58 vjet, duke lënë një mungesë të madhe tek komuniteti i futbollit në Kosovë dhe më gjerë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Spitali i Prizrenit nesër organizon Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit

0

Nesër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren do të organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit, mjeke specialiste neonatologe, për të nderuar punën dhe veprën e saj në fushën e mjekësisë.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së QRSHP (ish Enti Higjienik) në datën 24.07.2024, në ora 12:00.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Në moshën 51 vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren.

Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Dr. Vlora ishte e afërt, e dashur, e përkushtuar në punë, pa përtesë, me ndershmëri dhe me përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, në veçanti foshnjave të porsalindura, sepse me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevoj? për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

0

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren lidhur me akuzën që ka rënduar ndaj tij për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti lidhet me mësuesen me shami, të cilës akuzohej se ia ndaloi hyrjen në shkollë, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij.

Sinjali ka siguruar vendimin ku thuhet se gjykata e ka dënuar me burgim me kusht, duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe “njëkohësisht urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse në kohën e verifikimit prej 2 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.”

Sipas Prokurorisë i pandehuri në gusht të vitit 2022, kishte vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e detyrës dhe t’ia mohojë nënshkrimin në listën e arsimtarëve prezent.

Megjithëse, për shumë vite përcolli breza të nxënësve, mësueses iu pamundësua hyrja në shkollë kur vendosi të barte shaminë.

Përball kësaj akuze, ish drejtori ishte deklaruar i pafajshëm.

/GazetaSinjali

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Letër dashurie: Nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj… vazhdimisht të pres…

0

Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Ninedhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.

Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë brenda hojeve të çmendurisë dhe epshit. Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet.

Në vazhdim do t’ju paraqesim një nga letrat që shkrimtari amerikan, Henry Miller, ia kishte dërguar të dashurës, Anais:

“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.

Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…

…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…” /ObserverKult

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

0

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për shkak të trafikut të dendur gjatë ditëve të verës.

Sipas këtij klubi, numri i madh i automjeteve mund të përbëjë rrezik për sigurinë e çiklistëve në rrugët e Prizrenit, dhe për këtë arsye është apeluar që secili pjesëmarrës në trafikun rrugor të kontribuojë për lëvizje të sigurt, raporton Telegrafi.

“Me ardhjen e diasporës dhe rritjen e numrit të turistëve në qytetin tonë të bukur, trafiku është bërë më i ngarkuar se zakonisht. Kjo ka shkaktuar pritje të gjata dhe ka krijuar një situatë shqetësuese për këmbësorët dhe çiklistët. Numri i madh i automjeteve përbën një rrezik për sigurinë e çiklistëve në rrugët e Prizrenit”, thuhet në apelin e “Pro Bike Prizren”.

Në vijim janë dhënë disa rekomandime për çiklistët, duke sugjeruar që evitohet dalja me biçikletë deri më datën 20 gusht.

“Ju sugjerojmë të evitoni daljen me biçikletë deri më 20 gusht 2024 për të minimizuar rrezikun. Nëse është e domosdoshme të dilni, ju lutemi të keni shumë më shumë kujdes gjatë ngasjes së biçikletës; Përdorni helmetë dhe drita të dukshme për t’u siguruar që jeni të dukshëm për drejtuesit e automjeteve; Mbani distancën e duhur dhe ndiqni rregullat e trafikut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve”.

Ngjashëm janë adresuar edhe disa rekomandime për drejtuesit e automjeteve, duke sugjeruar respektimin e çiklistëve në trafik.

“Ne ju bëjmë thirrje të përdorni biçikletën sa më shumë të jetë e mundur për punët tuaja të përditshme. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë; Respektoni çiklistët në rrugë dhe tregoni kujdes të veçantë në afërsi të tyre; Shmangni përdorimin e panevojshëm të automjeteve dhe zgjidhni mënyra alternative të lëvizjes për të kontribuar në një mjedis më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”.

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” në fund ka shprehur qëndrimin se me angazhim të përbashkët mund të krijohet një mjedis më i sigurt për të gjithë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.

Këto dëgjime u zhvilluan në Gjonaj (fshatrat e rajonit të Hasit), Piranë (fshatrat Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe fshatrat përreth) dhe Velezhë (Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme, Novakë dhe fshatrat përreth).

“Dëgjimet publike ofrojnë një mundësi të rëndësishme për qytetarët që të shprehin nevojat dhe prioritetet e tyre. Ato demonstrojnë një marrëdhënie të ngushtë dhe të hapur me banorët e zonave të ndryshme të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë diskutime dhe konsultime për të siguruar që buxheti të jetë sa më i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për të gjithë”, tha Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

0

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur derisa njësia policore po merrej me një aksident trafiku.

“Rahovec 22.07.2024 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte kanosur një zyrtarët policorë derisa njësia policore po merrej me një aksident trafiku”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa, m vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sulmoi gruan dhe djalin e tij të mitur, arrestohet një person në Suharekë

0

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në Suharekë.

Sipas raportit viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.