14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1060

174 vite më parë lindi ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri

0

Sot janë bërë 174 vite nga lindja e intelektualit, gjuhëtarit, romancierit dhe ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri.

Sami Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej, lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll. Ai ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Me veprimtarinë e tij u bë mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e nacionalizmit turk, i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht. Në opinionin turk njihet si “babai i enciklopedistëve.”

Ai nisi veprimtarinë e tij kulturore me përkthime, vepra autoriale, themelim i të përkohshmeve dhe drejtimin e një kolane botimesh. Veprimtaria e tij u shtri në gjuhën turke osmane dhe atë amtare, duke lënë kontribut themeltar për të dyja.

Turqishtes i hartoi përmbledhjet e para leksikografike, enciklopeditë, romane dhe drama, shtroi çështje për reformimin e gjuhës  turke, por gjithashtu në hapësirën shprehëse të saj loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 Është autor i të parit roman të gjuhës turke, titulluar Dashuria e Talatit me Fitneten botuar më 1872. Nëpër pamfletet që botoi përhapi qëndrimet e tij mbi rrënjët islame të qytetërimit evropian dhe çështjet e gruas.

Veprimtaria e tij në gjuhën shqipe përmbledhet tek disa tekste mësimore, përpilimin e një gramatike dhe hartimin e alfabetit të Stambollit që u njoh edhe me emrin e tij, si dhe me traktatin Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet që u bë manifesti politik i Lëvizjes Kombëtare.

Ai u lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861).

Mësimet e para i mori në vendlindje së bashku me Naimin në teqenë e Frashërit nga myderrizi Mustafa efendi Tetova. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku sërish me Naimin ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869.

Përgjatë rrugëtimit shkollor ra në kontakt me filozofinë perëndimore, greqishten e lashtë dhe të renë, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Më pas në një shkollë po lokale, nxuri mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Si nxënës i shkëlqyer, kreu programin tetëvjeçar të shkollës në shtatë vite; shkollë të cilën më vonë në jetë e cilësonte “të shkëlqyer”. Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.

Pasi kreu shkollën filloi punë në Zyrën e Shtypit (Matbuat Kalemi) të pushtetit lokal në Janinë. Më 1871 po me Naimin u shpërngulën në Stamboll me po të njëjtin pozicion pune tashmë në Zyrën e Shtypit në kryeqytet, ku zuri miqësi me gazetarët dhe intelektualët përparimtarë Nam?k Kemal, Ebüzziya Tevfik, etj. por duke mbajtur kontaktet edhe me atdhetarët shqiptarë.

Përgjatë Krizës së Madhe Lindore, qe pjesë “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare të drejtuar nga i vëllai, Abdyli. Ishte pjesë e 10 funksionarëve të lartë të shqiptarëve të kryeqytetit perandorak që nënshkruan memorandumin dërguar pritësit të Kongresit të Berlinit, kancelarit Bismark dhe kontit austro-hungarez Andrassy duke kërkuar reforma dhe shqiptarët të mund të rrinin brenda Perandorisë Osmane duke iu respektuar të drejtat, dëshirat, interesat dhe traditat.

Samiu drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një numër të madh artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjë” (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe.

Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Disa prej titujve të veprave janë:

Taa??uk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten) – romani i parë në turqisht (1872)

Besa yahud Ahde Vefâ (Besa ose Mbajtja e premtimit) – dramë në gjashtë pamje (1875)

Gâve (Gjave) – dramë me pesë pamje (1876)

Medeniyyet-i-l islamiyye (Qytetërimi islam) – nga seria “Biblioteka e xhepit” (1879, 1885)

Kamus-i Fransevî – fjalor turqisht-frëngjisht (1882/85)

Abetare e gjuhës shqipe (1886)

Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886)

Dheshkronjë – libër gjeografie (1888)

Kamus-ül Alam – enciklopedia e parë në turqisht (1889–1896)

Kamus-i Arabi – fjalor arabisht-turqisht (1889)

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899)

Kamus-? Türkî – fjalor i turqishtes (1901)

Ai vdiq në Stamboll më 18 qershor 1904/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Limaj thotë se janë 1 milionë arsye që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi: PDK-ja ia dorëzoi garën Albin Kurtit ende pa filluar

0

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj thotë se janë një milion arsye që Qeveria Kurti duhet ta dorëzojë mandatin sa më shpejt që është e mundur.Limaj në një intervistë për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin foli edhe për takimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas tij, në atë tavolinë do të duhej të ishte opozita e bashkuar. “Besoj që Kosova është tashmë është në vitin zgjedhor, në afatin Kushtetues, Presidentja edhe dy muaj duhet t’i thërras partitë politike dhe ta caktojë datën zgjedhore dhe ka një milionë arsye që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi për gabimet dhe lëshimet që ka bërë për pozicionin e Kosovës”, tha Limaj.

“Aty u pa ashiqare që është një takim i përgatitur mes dy personave dhe një marrëveshje dypalëshe. Mua më ka ardhë keq që e kam parë atë skenë, aty kamë pasë dëshirë ta shohë opozitën, në një tavolinë të bashkuar, për të gjetë rrugë të koordinimit të aktevitetit përballë kësaj Qeverie”, shton ai.

“Partia kryesore opozitare e ka për detyrë, të bashkojë dhe të zgjerojë frontin opozitar. Të gjithë ata që janë të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë mënyrë të qeverisjes, partia më e madhe opozitare shkon dhe bashkëbisedon dhe e zgjeron frontin opozitar përballë kësaj Qeverie. Tash e tri vjet nuk kemi pa një rolë të tillë, ajo çka kam parë atë natë është rënia nën kurthin e kryeministrit Kurti”, tha Limaj.“Në kohën kur Kosova mori goditjen më të madhe me mos-anëtarësimin në KiE, letra e zotimeve, pastaj letra e Gërvallës, që të ndryshohet tema dhe krejt agjenda, kryeministri bëri ftesë për agjendë legjislative, kur shkoj njëra nga partitë opozitare për zgjedhje, çfarë ndodhi? Kur dolën jashtë, agjendën legjislative e përfundoi kryeministri sepse ia votuan krejt marrëveshjet”, shton ai.

Limaj i cili është kundër shpërndarjes së Kuvendit, potencon se PDK-ja ia ka dorëzuar garën kryeministrit Kurti.“Për mua ishte një lloj puçi institutcional, kush e merr përgjegjësinë për gabimet dhe dështimet e kësaj Qeverie. Shpërndarja e Kuvendit nuk është bërë asnjë herë në këtë mënyrë, është dhënë dorëheqja e kryeministrit, pra, duhet të shkojnë të bashkëbisedojnë me partitë, me presidenten edhe jepet dorëheqja, pastaj shpërndahet Parlamenti. Përgjegjës pse duhet të shpërndahet sepse Kosova ka mbetë pa Qeveri, kështu bëhet. Në atë tavolinë, Albinit iu dorëzua gara ende pa filluar. A s’është kjo mënyrë me i thënë Albinit, po ti je i pari, na po punojmë për të dytin dhe të tretin, kjo është dorëzim i garës”, tha Limaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot luhet finalja e Championsit, Reali e Dortmundi drejt historisë

0

Sonte nga ora 21:00 do të luhet finalja e madhe e Champions League në mes të Dortmundit dhe Real Madridit në stadiumin “Wembley” në Londër.

“Mbretërit” do të tentojnë që ta fitojnë trofeun më të madh të futbollit evropian për herën e 15-të, ndërsa Dortmundi hyn në fushë për ta fituar për herë të dytë.

Kjo finale do të jetë e para për yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, që do të ndeshet kundër ish-ekipit të tij.

Dortmundi nuk do të mund të llogarisë në tre lojtarë, Besnebainin, Duranville dhe Morey Bauzan, të cilët janë të lënduar.

Kurse, te Reali do të mungojnë David Alaba dhe Tchouameni, kurse në dyshime për ndeshje është edhe heroi ukrainas i madrilenëve, portieri Lunin.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Inter-i kërkon të afrojë yllin e Juventus-it

0

Inter-i, i kurorëzuar së fundmi kampion i Serie A, duket se është gati të bëjë një goditje të madhe në merkato, duke vënë në shënjestër rivalin e tij të hidhur, Juventus-in. Sipas raportimeve të “SportMediaset”, klubi milanez i ka sytë te Adrien Rabiot, i cili gjendet në një situatë të komplikuar kontraktuale në Torino.

Me përfundimin e kontratës së mesfushorit francez muajin e ardhshëm, negociatat mes Rabiot dhe Juventus-it kanë hasur pengesa të mëdha financiare, duke ngjallur interes nga Inter-i.

Drejtori ekzekutiv i Inter-it, Beppe Marotta, ka demonstruar aftësinë e tij për të mbyllur marrëveshje të suksesshme në të kaluarën, dhe tani synon Rabiot si objektivin e tij të ardhshëm.

Edhe pse Marotta tashmë ka siguruar nënshkrimet falas të Mehdi Taremi-t dhe Piotr Zielinski-t, është e qartë se ambicia e tij nuk njeh kufij. Mundësia për të kapur Rabiot pa asnjë kosto përshtatet në mënyrë të përkryer me strategjinë e italianit me përvojë, i cili ka pasur sukses si te Juventus-i ashtu edhe te Inter-i.

E ardhmja e Rabiot-it duket se është në një udhëkryq dhe Inter-i është gati të përfitojë nga çdo mundësi që paraqitet.

Nëse negociatat me Juventus-in nuk përparojnë, klubi milanez mund të bëhet destinacioni i mesfushorit, pavarësisht interesimit të klubeve të huaja.

Ndikimi i Marotta-s në vendimmarrjen e lojtarëve është i dukshëm, siç tregohet nga rastet e mëparshme të Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan.

Me aftësinë e tij për të bindur lojtarët që të ndryshojnë skuadrën në Serie A, Inter-i ka besim se mund ta bindë Rabiot-in të bashkohet me radhët e tyre dhe të forcojë më tej skuadrën për sezonin e ardhshëm. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Nagavci uron fëmijët në ditën e tyre, u garanton mbështetje intensive

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci i ka uruar fëmijët e Kosovës me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke iu garantuar arsim cilësor dhe mundësi të barabartë për të gjithë.

 

“Në këtë ditë të veçantë, 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua të ju përcjell urimet më të përzemërta e të falënderoj për energjinë, gëzimin dhe shpresën që sillni në jetën tonë të përditshme. Ju jeni e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit tonë, dhe është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurt e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ministria e Arsimit, sipas Nagavcit, është e përkushtuar që të krijojë një sistem arsimor që mbështet, frymëzon dhe i ndihmon fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

“Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që shkollat tona të jenë vende të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të pajisura me mjetet më të mira për të mësuar”, tha ajo.

Kjo ditë, sipas ministres, e rikujton se fëmijët janë pasuria më e madhe dhe se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen.

“Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet. Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet e të kontribuojë në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Nagavci.

Teuta Selimit i vdes babai

0

Këngëtares së njohur kosovare, Teuta Selimit, i ka vdekur sot babai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi, përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës, në orën 13:30.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë se sot ndërroj jetë babai ynë Hamit Selimi. Varrimi bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës (Dragodan). U prehsh në paqe babai im”, ka shkruar ajo, derisa ka publikuar një foto të tij.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot, ditëlindja e gjigandit shqiptar Bekim Fehmiut

0

Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës. Njihet më së miri në filmat I Even Met Happy Gypsies (1967), Protst (1967) dhe The Adventurers (1970). Ishte i martuar me Branka Petric. Vdiq më 15 qershor, 2010 në Beograd.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

 

U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.

Kishte studiuar në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956 deri me 1960 me prof. Mata Milosevic.

Si yll i filmit në ish-Jugosllavi dhe në përgjithësi në gjithë Evropën, Fehmiu fitoi çmime për film dhe një përkrahje të përzemërt nga gjithë populli shqiptar. Debutimi i tij në tregun amerikan me një rol tejet të rëndësishëm nuk ishte edhe shumë i suksesshëm për të, megjithatë figura e tij prej aktori mori përmasa të mëdha me role në filmat e tjerë dhe mbeti në kujtesë për shumë kohë.

Jeta e tij u zhvillua mes Beogradit, Prishtinës e Prizrenit.

Filmat në të cilët luajti Bekim Fehmiu: “The Odyssey”, “The Deserter”, “Ready for Anything”, “Special Education” etj.

Lidhur me vdekjen e tij ka supozime të ndryshme, njëra prej tyre ishte se kreu vetëvrasje në apartamentin e tij me revole, megjithatë nuk u konfirmua asnjëherë. Kur vdiq Fehmiu ishte 74 vjeç./ KultPlus.com

Zgjatja e mandatit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, Bundestagu vendos javën e ardhshme

0

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër qëndrimin e Bundeswehr-it në misionin paqeruajtës të KFOR-it për të siguruar paqen dhe sigurinë në rajon. Si më parë, deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të dërgohen për këtë mision.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, tha: “Prej tashmë 25 vjetësh, Bundeswehr-i po kontribuon në mënyrë aktive në stabilizimin dhe sigurimin e paqes në Kosovë.” Ai theksoi se kontributi i KFOR-it është i nevojshëm për stabilizimin e sigurisë dhe konsiderohet si një shtyllë kryesore e stabilitetit në rajon.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Müller, tha se mandati mbetet i pandryshuar. “Ne veprojmë sipas mandatit ekzistues. Kompania gjermane në NATO është në gatishmëri dhe ka marrë kompetenca shtesë, si kontrolli i turmave dhe trazirave.” I pyetur për një strategji daljeje nga Kosova, Müller shtoi: “Operacionet e kësaj përmasash diskutohen dhe miratohen gjithmonë nga parlamenti. Ne zbatojmë këtë mandat derisa të vendoset që nuk është më i nevojshëm.”

Vendimi duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman

Bundestagu do ta trajtojë këtë vendim të qeverisë më 6 qershor 2024, me një debat 40-minutësh. Pas debatit, kërkesa do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në komisionet përkatëse, të kryesuar nga Komisioni i Jashtëm. Pritet që vendimi, sikurse edhe vitet e mëparshme, të miratohet me shumicë dërrmuese të votave nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë, SPD, FDP dhe Të gjelbrit, dhe nga grupi më i madh opozitar, CDU/CSU.

Që nga viti 1999, Bundeswehr-i është pjesë e KFOR-it, duke e bërë këtë operacionin më të gjatë në historinë e Ushtrisë Gjermane. Qeveria gjermane e paraqet mandatin çdo vit për rishikim dhe miratim në parlament për të siguruar një proces demokratik dhe transparent. Kostoja e misionit për një vit përllogaritet të jetë rreth 21,8 milionë euro. Në prill, qeveria gjermane forcoi përkohësisht kontributin e saj në KFOR me një kompani shtesë për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës.

Situtata e sigurisë në veri mbetet e brishtë

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është përkeqësuar që nga viti 2022, me përleshje të dhunshme në Zveçan dhe një sulm paramilitar në Banjskë. Tensionet politike vazhduan edhe në fillim të vitit 2024, përfshirë zgjedhjet e mundshme në komunat veriore dhe rregullimet financiare midis Serbisë dhe Kosovës.

Duke marrë parasysh tensionet, stabilizimi përmes KFOR-it dhe prania e Bundeswehr-it në Kosovë mbeten thelbësore. Në planin afatgjatë, Gjermania synon kalimin e përgjegjësisë së sigurisë tek institucionet kosovare. Deri atëherë, prania e KFOR-it mbetet e nevojshme për të parandaluar konfliktet dhe përshkallëzimet afatshkurtra, thuhet në kërkesën e qeverisë gjermane drejtuar parlamentit.

KFOR-i mbetet garant për sigurinë në rajon

KFOR është krijuar për të garantuar sigurinë në Kosovë dhe mbikëqyrjen e strukturave profesionale, demokratike dhe multi-etnike. Përfshirja e Bundeswehr-it përfshin mbështetjen e zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (KSF) dhe aktorëve të tjerë në kuadër të reformës së sektorit të sigurisë.

Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet baza për KFOR-in, të cilën të dyja vendet dëshirojnë ta vazhdojnë. Politikat e qeverisë gjermane synojnë një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetjen e stabilitetit politik, juridik dhe ekonomik të Kosovës./DW

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Horoskopi për sot, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

0

Dashi
Bëni një shëtitje apo kryeni aktivitete të tjera fizike në kuadër të shëndetit tuaj. Kontrolloni shpenzimet dhe përpiquni të mos jeni më bujar seç duhet. Sjellja e dikujt në familje mund të shkaktojë tensione.

Demi
Të gjitha investimet duhet të bëhen me shumë kujdes. Nuk favorizoheni në këto momente për të ndërmarrë aventura të rrezikshme veçanërisht kur bëhet fjalë për paratë. Do të jetë një ditë e mbarë sa i përket lidhjes në çift.

Binjakët
Hapat e guximshëm do t’ju sillnin shpërblime. Sot është një nga ato ditë kur gjërat në dashuri nuk do të lëvizin ashtu siç dëshironi. Shmangni argumentet dhe konfrontimet e panevojshme.

Gaforrja
Kujdesuni për mirëqenien tuaj përndryshe gjërat mund të mos marrin kthesën që dëshironi. Pasiguria në lidhje me financat mund të krijojë tensione në mendjen tuaj. Shmangni një hap të nxituar në dashuri.
Luani
Shëndeti do të jetë shumë i mirë pavarësisht nga një ditë të lodhshme. Burime të reja të ardhurash do të gjenerojnë përmes njerëzve që njihni. Parashikohet ditë e mbarë me familjes dhe miqtë tuaj.

Virgjëresha
Ndjenja e pasigurisë mund t’ju shkaktojë probleme. Miqtë do të jenë më mbështetës sesa ajo që parashikoni. Jini të kujdesshëm që të mos bëni komente të ashpra ndaj një kolegu.

Peshorja
Dëshira juaj për të ndihmuar personat në nevojë do t’ju sjellë respekt. Do të emocionoheni pafund kur partneri/partnerja juaj të vijë tek ju duke harruar të gjitha mosmarrëveshjet.

Akrepi
Jeta juaj personale ka qenë në fokus të disa personave të kësaj shenje, të cilët nuk janë miqtë tuaj më të mirë. Problemet në pritje duhet të zgjidhen së shpejti. Përpiquni të mendoni vetëm pozitivisht.

Shigjetari
Mos e humbni qetësinë edhe nëse përballeni me kundërshtime ne familje.
Kontrolloni sjelljen tuaj të nxituar, pasi ajo mund të shkatërrojë një miqësi të mirë. Disa persona të kësaj shenje mund të përjetojnë një moment të veçantë në punë.

Bricjapi
Do të keni humorin e duhur për të shijuar ditën. Investimet janë të rekomanduara por kërkoni këshilla të përshtatshme. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes, teksa parashikohet progres në jetën profesionale.

Ujori
Kontrolloni tonin e zërit në një aferë dashurie pasi mund t’ju hapë shumë probleme. Ne çështjet financiare nuk jeni shumë i favorizuar për momentin, por faza e vështirë do të jetë kalimtare.

Peshqit
Mos lejoni që të përfshiheni nga ndjenja e zhgënjimit. Do të kaloni një ditë të qetë me partnerin/partneren tuaj. Bëni kujdes të mos bëni blerje të nxituara gjatë ditës së sotme.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri