Home Blog Page 1069

Sot ndërpritet qarkullimi në rrugën “Remzi Ademaj” të Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar  se nga data 8 qershor 2024 (e shtunë), do të ndalohet qarkullimi me vetura në urën e rrugës “Remzi Ademaj”, përballë objektit të Administratës së Komunës së Prizrenit, te parkingu i Komunës.

“Ky ndalim bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të tualetit publik në këtë lokacion”.

“Kjo masë e përkohshme synon të lehtësojë punën e ndërtimit”, njofton Komuna e Prizrenit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Has

0

Në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, është organizuar aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, për të tretin vit radhazi. Ky aktivitet u mbajt në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj, në organizim të Rinisë Hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL të UÇK-së.

Numër i madh banorësh iu përgjigjën këtij aksioni, që synon të nderojë dëshmorët e Hasit dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve. Në mesin e dhuruesve ishte edhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi, i cili e konsideron këtë organizim një veprim human dhe të veçantë.

Egzona Hoxhaj, nga këshilli organizativ i aksionit, thekson se organizimi ka pasur jehonë të madhe tek banorët e Hasit gjatë dy viteve të kaluara dhe pret që kjo të ndodhë edhe këtë vit. Ajo shprehet se banorët e Hasit e kuptojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe shpreson se aksione të tilla do të sigurojnë që të mos mungojnë rezervat e gjakut për të shpëtuar jetë njerëzish.

Herolind Osmanollaj, një dhurues i rregullt i gjakut, shprehet se ky aksion është veçanërisht i rëndësishëm për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. Në këtë aktivitet solidar morën pjesë edhe mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të cilët grumbulluan gjakun e dhuruar./TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti këtë fundjavë, temperatura arrin në 33 gradë

0

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 28-32 gradë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 29-33 gradë Celsius.

“Ec Ma Ndryshe” kërkon që të hetohet rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren

0

Rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren ka ngjallur shqetësime dhe kërkesa për hetim penal, duke përfshirë një sërë institucionesh dhe aktorësh.

“EC Ma Ndryshe” ka kërkuar informata zyrtare nga Komuna e Prizrenit, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) dhe Instituti për Trashëgimi Kulturore (ITK) për të sqaruar çështjen e rrënimit të kompleksit Saraji i Vjetër.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komuna e Prizrenit ka mbrojtur vendimin e saj duke deklaruar se lejet për rrënim dhe ndërtim janë lëshuar sipas procedurave ligjore dhe në bazë të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Komuna ka dërguar kërkesat e nevojshme në autoritetet përkatëse dhe, pas kalimit të afateve ligjore pa përgjigje nga IKMM, ka vazhduar me lëshimin e lejeve.

Nga ana tjetër, QRTK Prizren ka njoftuar se kishte dërguar kërkesën për pëlqim në IKMM dhe ka theksuar se Kompleksi i Sarajit të Vjetër gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të datës 11 mars 2024. IKMM ka konfirmuar se nuk ka dhënë pëlqim për punimet sipas projektit të paraqitur.

Pas reagimit të EC Ma Ndryshe dhe njoftimeve të ndryshme, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka cilësuar veprimin e rrënimit si “krim” dhe ka kritikuar vendimmarrjen e Komunës së Prizrenit për dhënien e lejes për rrënim të një monumenti nën mbrojtje të përhershme.

Ky rast ka nxjerrë në pah tensionet dhe mospërputhjet midis institucioneve lokale dhe qendrore mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe nevojën për koordinim më të mirë dhe respektim të rreptë të ligjeve që rregullojnë mbrojtjen e monumenteve kulturore.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren duhet të hetohet penalisht

Prizreni ka mbetur pa ndërtesat e kompleksit Saraji i Vjetër, një aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Ndërtesat janë rrënuar bazuar në një aktvendim të DUPH-së të lëshuar në janar të këtij viti dhe lejes ndërtimore për një objekt të ri multifunksional të lëshuar po nga kjo drejtori në prill të këtij viti.

Për këtë çështje, EC Ma Ndryshe më 29 maj 2024 kërkoi informata zyrtare nga Komuna e Prizrenit, IKMM-ja, QRTK-ja dhe ITK-ja.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Komuna e Prizrenit, në përgjigjen e saj, pohon se “Komuna e Prizrenit ka zhvilluar procedurën ligjore për pajisje me leje të rrënimit dhe ndërtimit të aplikuesit, i cili ka kërkuar që në parcelat e tij, jashtë zonës së qendrës historike, të zhvillojë objektin me shumë funksione”.

“Drejtoria jonë më datën 30.11.2023 ka dorëzuar Kërkesën në autoritetet e trashëgimisë kulturore QRTK-Prizren, ndërsa lënda më datën 07.12.2023 është bartur në IKMM si organ kompetent pasi që parcelat janë jashtë zonës së qendrës historike të Prizrenit. Prandaj, është dërguar lënda nga QRTK në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) për dhënie të pëlqimit për ndërtimin e objektit me shumë funksione, me nr. sipas Fletëdorëzimit 04-353/01/137392”, thuhet në përgjigje, duke shtuar se kjo kërkesë është dorëzuar pas pranimit të kërkesës së investitorit për pajisje me leje ndërtimore.

“Në përputhje me procedurën përkatëse administrative, Komuna e Prizrenit ka pritur përgjigjen e institucionit përgjegjës për të marrë pëlqim brenda afatit ligjor të përcaktuar me dispozita imperative. Meqë pas kalimit të këtij afati nuk kemi pranuar përgjigjen nga institucioni kompetent, brenda afateve të përcaktuara ligjore, ne si autoritet i vetëqeverisjes lokale, në përputhje me autorizimet dhe detyrimet tona ligjore përballë palës që ka parashtruar kërkesën, kemi vazhduar me nxjerrjen e aktit administrativ të lejes së rrënimit dhe ndërtimit, duke pasur parasysh plotësimin e kushteve siç përcaktohen në nenin 32 paragrafet 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-31 për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, thuhet në përgjigjen e DUPH-së.

QRTK-Prizren në përgjigjen e saj ka bërë të ditur se QRTK Prizren ka pranuar kërkesën me nr. protokolli 347 të datës 04.12.2023 për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objektit me shumë funksione nga DUPH-Prizren dhe se në përputhje me rregulloren 06/2017 për caktimin e institucioneve publike të trashëgimisë kulturore, vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në cilësinë e institucioneve kompetente dhe Procedurën Standarde të Operimit, kërkesën së bashku me raportin përkatës e ka adresuar në IKMM më datë 07.12.2023.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjithashtu, ka shtuar se “Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prizrenit, më datën 24.05.2024 përmes shkresës ‘Njoftim për vazhdim të procedurës për dhënien e lejes ndërtimore’ ka njoftuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve se DUPH ka nxjerrë Vendimin për Leje Ndërtimore me nr.04-351/02-45206 të datës 04.04.2024, për investitorin me arsyetimin se kjo leje është lëshuar pasi janë tejkaluar afatet ligjore nga ana e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren më datë 24.05.2024 shkresën e njëjtë e ka adresuar në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve. ‘Kompleksi i Sarajit të Vjetër’ gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit nr.35/2024 të datës 11.03.2024 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. QRTK Prizren përmes shkresës ‘Njoftim për dëmtimin/rrënimin e Kompleksit të Sarajit të Vjetër’ të datës 27.05.2024 dhe nr. 175, ka njoftuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se në rrugën ‘Saraji’, përkatësisht në asetin e trashëgimisë kulturore ‘Kompleksi i Sarajit të Vjetër’ i cili gëzon mbrojtje të përhershme sipas vendimit nr.35/2024 të datës 11.03.2024 të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishin filluar të rrënohen disa nga ndërtesat brenda kompleksit”, thuhet në përgjigjen e QRTK-së.

Ndërsa ITK-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, zyrtarët e IKMM-së në përgjigjen e tyre kanë theksuar se “lënda në fjalë nuk ka pëlqim nga KPSH/IKMM për realizimin e punimeve sipas projektit të paraqitur në IKMM”. Gjithashtu, kanë shtuar se “aseti ‘Farmakos’ është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji shkurt i vitit 2024”.

Komuna e Suharekës njofton për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve

0

Komuna e Suharekës ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve në rrugën “Brigada 123” që kalon nëpër sheshin e qytetit, do të jetë e ndaluar për shkak të punimeve që do të zhvillohen duke filluar prej të premtes në ora 14:00 e deri të shtunën në mesnatë.

Organet komunale përmes imazheve kanë shpalosur planin e përkohshëm të qarkullimit në trafik, si në vijim:

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Një rast i dhunës në Rahovec

0

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Një rast ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari për dhunë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Shifra të çmendura/ Bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit?

0

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut shqiptar.

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar— ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.

Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu. Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit? Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.

Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave. Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Akuza shokuese, gruaja e Wilderit thotë se boksieri e rrahu vazhdimisht dhe tentoi ta mbyste me jastëk

0

Telli Swift, e fejuara e boksierit Deontay Wilder ka marrë një urdhër të përkohshëm ndalimi ndaj tij, sipas TMZ.

Kjo pason nga pretendimet se ai e ka abuzuar me të në shumë raste gjatë gjashtë viteve të fundit, shkruan DailyMail.

Swift, e cila filloi të takohej me Wilder në vitin 2015, aplikoi për urdhrin e ndalimit në Los Angeles në fund të javës së kaluar dhe një gjykatës e pranoi atë të hënën.

Urdhri i ndalimit u dha dy ditë pasi Wilder u eliminua në një përballje të profilit të lartë me boksierin kinez Zhilei Zhang.

Urdhri kërkon që Wilder të qëndrojë të paktën 100 metra larg Swift dhe vajzës që ata ndajnë deri më 25 qershor – kur të dyja palët do të dalin në gjykatë.

Në aplikimin e saj, Swift e ka akuzuar Wilderin se e ka goditur atë ‘të paktën pesë herë’ që nga viti 2018. Ajo gjithashtu pretendon se ai e pështyu atë disa herë dhe madje tha se ishte ‘gati e mbytur’ kur Wilder ia futi fytyrën në një jastëk, kur ai ishte i tërbuar.

Ajo gjithashtu pretendon se në mesin e prillit, Wilder ishte në gjendje të fitonte akses në laptopin e saj pa pëlqimin dhe dërgoi mesazhe shqetësuese në kontaktet e saj personale dhe profesionale.

Swift gjithashtu thotë se Wilder do ta tallte dhe kërcënonte vazhdimisht – ndërkohë që priste që ajo të kishte marrëdhënie seksuale me të “tri herë në ditë”.

Ajo gjithashtu thotë se më 15 prill, ajo u dëbua nga rezidenca e tyre në Atlanta – pavarësisht se ishte në mes të rimëkëmbjes nga një operacion i fundit invaziv.

Swift u fejua me sportistin në vitin 2018 dhe thotë se ajo ka jetuar në rezidencën e tyre në zonën e LA që kur mori këpucën në Atlanta.

Ajo solli me vete vajzën e tyre gjashtëvjeçare, por pretendon se Wilder i ka spiunuar përmes sistemit të mbikëqyrjes së shtëpisë.

Swift shtoi se ajo kishte frikë se Wilder do të bëhej sërish i dhunshëm me të kur ai u kthye në shtëpinë e LA nga përballja me Zhang në Arabinë Saudite.

“Unë besoj se Deontay është i aftë të jetë fizikisht i dhunshëm ndaj meje pas kthimit të tij në qershor, sepse ai është shprehur se është i zemëruar me mua që nga prilli dhe ka qenë fizikisht abuzuar me mua në të kaluarën”, tha ajo.

Çifti ishte i fejuar që nga viti 2018 dhe të dy u shfaqën në shfaqjen televizive WAGS Atlanta.

Wilder ka tetë fëmijë – tre djem dhe pesë vajza; duke përfshirë katër me ish-gruan e tij Jessica Scales. Kjo përfshin Kaorii Lee Wilder që ai ndan me Swift.

Meçi i tij më i fundit përfundoi me nokaut në raundin e pestë – i cili e rrëzoi rekordin e tij në karrierë në 43-4.

Këto katër humbje kanë ardhur në pesë meçet e tij të fundit, duke përfshirë humbjet radhazi ndaj Tyson Fury. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

AKP ka nxjerrë në shitje 10 lokale e prona atraktive në rajonin e Prizrenit

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i pronave të shumta në lokacione atraktive në disa qytete të Kosovës. Në valën e fundit të shitjeve të aseteve, e cila është shpallur me 6 qershor dhe do të jetë e hapur deri me datë 26 qershor, janë tenderuar 47 prona që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të biznesit tuaj.

Në rajonin e Prizrenit mund të ofertoni për blerje të lokaleve dhe depove. Janë gjithsej 10 lokale në shitje në këtë rajon. Poashtu, në këtë rajon në tender ka prona që gjenden në Komunën e Dragashit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Cristiano Ronaldo, legjenda që kërkon lavdinë në Euro 2024

0

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo (39 vjeç) ka qenë një model i jetëgjatësisë për më shumë se dy dekada në një karrierë të jashtëzakonshme, duke thyer rekorde të shumta dhe duke luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë dhe ai do të jetë i vendosur të lërë gjurmë në Euro 2024.

Largimi i tij nga elita evropiane në Arabinë Saudite pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kupën e Botës 2022 në Katar, e cila përfundoi me humbjen tronditëse të Portugalisë 1-0 nga Maroku në çerekfinale, ka ngritur pikëpyetje nëse karriera e shkëlqyer e Ronaldo-s është afër një fundi.

Megjithatë, ai do të jetë aty për të provuar se mund të bëjë ende një ndryshim në nivelin më të lartë dhe do të arrijë në Gjermani për Euro 2024 si lideri i besuar i një ekipi të talentuar nën drejtimin e ish-trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Mes shumë arritjeve të Ronaldo-s, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj me 128 gola në 204 ndeshje zyrtare.

Kanë kaluar pothuajse 20 vjet mes golit të tij të parë me Portugalinë kundër Greqisë në Euro 2004 dhe më të fundit kundër Litenshtejnit në nëntor 2023, me Euro 2016 që tregoi kulmin e karrierës së tij ndërkombëtare.

Ronaldo ka shënuar 891 herë në karrierën e tij, mban rekordin për më shumë gola në Champions League me 140 dhe është lojtari i vetëm që ka shënuar në pesë turne radhazi të Kampionatit Evropian.

Ai do të përpiqet ta zgjasë atë rekord në Gjermani pasi arrin afër 900 golave, një numër që mund të jetë i arritshëm gjatë turneut. Por qëllimi i tij është shumë më i lartë.

“Do të jetë mjaft e vështirë për të arritur 1000 gola, por ka të bëjë me mënyrën se si jam mendërisht, motivimi im”, tha Ronaldo pasi shënoi dy herë kundër Sllovakisë.

“Nëse, fizikisht, këmbët e mia më trajtojnë mua ashtu siç i trajtoj unë… Do të shohim. Për të arritur në 1000, duhet të arrish në 900 fillimisht. Mendoj se do të arrij”, theksoi portugezi.

Pasi ka shënuar 10 gola në 12 ndeshjet e fundit me Portugalinë dhe 42 në 41 ndeshje me Al-Nassr këtë sezon, mentaliteti i lartë i Ronaldo-s mund të jetë çelësi që ai të shkaktojë një stuhi me vendin e tij në Gjermani kundër të gjitha gjasave. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri