Home Blog Page 1070

Lëndohet një burrë në vendin e punës në Prizren, kërkon ndihmë në QKUK

0

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka pranuar tretman mjekësor, pasi i  njëjti ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës në Prizren.

Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i policisë.

”Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se ishte lënduar në vendin e tij të punës”, thuhet në raport.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit, një ecje nëpër kohë

0

Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit ka vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji.

Monumenti është një kompozicion i veçantë arkitektonik, meqë në të gërshetohen Hamami dhe Sahat Kulla, derisa vendosja këtu e muzeut arkeologjik në vitin 1975, është rast unik që nuk gjendet diku tjetër shkruan Telegrafi.

Hamami i Shemsedin Ahmet Beut është ndër hamamet më të vjetra të Ballkanit dhe së bashku me Sahat Kullën përbëjnë ndër objektet më interesante dhe karakteristike të qytetit të Prizrenit.

Ekspozita e përhershme brenda Muzeut Arkeologjik të Prizrenit pasqyron trashëgiminë e pasur që ka vendi dhe mundëson ecjen nëpër kohë për vizitorët falë artefakteve të shumta të ekspozuara.

Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të rajonit të Prizrenit duke prezantuar një periudhë të gjerë kohore të artefakteve, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e Hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.

Hapësirat brenda muzeut ofrojnë mundësi të ndryshme për të gjithë vizitorët e këtij monumenti./Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit nga Atmaxha

0

Një rast i rëndë e ka goditur familjen Gashi nga fshati Atmaxhw në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Djali i tyre, Arlind Gashi, ka ndërruar jetë duke i lënë familjarët me dhimbje të madh. Për rastin e rëndë kanë njoftuar dje familja dhe miqtë e të ndjerit.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Gashi ka vdekur katër ditë pasi është goditur nga një veturë  në Sllatinë.

I ndjeri ishte shofer i kompanisë së autobusëve të familjes së tij, dhe goditjen e rëndë e kishte marrë derisa ishte jashtë tij duke pushuar.

Bashkë me të janë goditur edhe dy persona të tjerë, por me lëndime të lehta.

Ndërkohë, Gashi, siç ka mësuar Gazeta Sinjali, është trajtuar fillimisht në Mjekim Intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas është transferuar në një spital në Turqi.

Atje edhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i dyshuar pas vendimit të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ende nuk dihet nëse i është caktuar ndonjë masë tjetër.

/GazetaSinjali/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ditë e nxehtë sot, temperaturat deri në 30 gradë celsius

0

Këtë të premte në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë dhe pjesërisht i vranët nga ana malore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11- 14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile”, bën me dije IHMK-ja.

Zyrtare: Alden Skrijelj përforcimi i radhës te Suhareka

0

Sulmuesi i krahut, malazezi Alden Skrijelj do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar, pasi ka nënshkruar për dy vite me Suharekën.

Skrijelj sezonin e shkuar ka luajtur te Fushë Kosova, ku shënoi dy gola dhe dhuroi nëj asistim.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin malazez Alden Skrijelj i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 2 vjeçare”.

“Skrijelj edicionin e fundit ishte pjesë e Superligës së Kosovës me skuadrën e Fushë Kosovës ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të, në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si; FK Drezga, Mladost DG, FK Jezero etj”.

Prizren: Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

0

Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Prizren, të tre të dyshuar për vjedhje të rënda.

Sipas policisë, i dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 06.06.2024, njësiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës kanë arritur përmes rrugëve operative që të identifikojnë të dyshuarin e mitur i cili besohet të jetë i involvuar në mesë paku në pesë raste të ndryshme të vjedhje të rënda”.

“Gjithashtu gjatë kësaj jave hetuesit policor nga stacioni policor  në Prizren kanë arritur që të arrestojnë edhe dy persona të tjerë për raste të vjedhje të rënda të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve mbrojtës. Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante së këta persona janë të involvuar në këto raste të vjedhjeve. I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrahmani pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit

0

Albion Rrahmani ka impresionuar me fanellën e Rapid Bukureshtit, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 26 ndeshje. Disa skuadra të rëndësishme në Evropë janë duke interesuar për sulmuesin e Rapidit, i cili vlerësohet me 3.5 milionë euro nga faqja e specializuar “Transfermarkt”.

Sipas mediumit rumun “Digi Sport”, skuadra çeke e interesuar për Rrahmanin është Slavia e Pragës, por ka ofruar vetëm tre milionë euro, ndërsa Rapidi kërkon rreth tetë milionë euro. Kështu, duke qenë se diferenca mes dy palëve është mjaft e madhe, është e vështirë të besohet se sulmuesi nga Kosova do të shitet në Çeki. “Lewa” i Kosovës mund të shitet në Skoci, ku e interesuar është Glasgow Rangers dhe është gati të ofrojnë gjashtë milionë euro.

Drejtuesit e Rapid kanë deklaruar se Rrahmani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, një rekord që aktualisht mbahet nga Rares Ilie (21 vjeç), futbollist i shitur te OGC Nice për 5 milionë euro.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Banorët vendosin për projektet më të mira në Velezhë, Piranë dhe Gjonaj

0

Pjesëmarrje aktive dhe votime demokratike qytetare u zhvilluan për përzgjedhjen e projekteve më të mira në Velezhë, Piranë dhe Gjonaj, në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje.

Në Velezhë, qytetarët votuan si projekt më të mirë ndërtimin e një salle sportive në hapësirën e shkollave. Në Piranë, qytetarët zgjodhën projektin “Qendra Kulturore”, ndërsa në Gjonaj, projekti fitues ishte renovimi i shkollës së vjetër.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, përfshirë shumë gra, është një dëshmi e mbështetjes së fortë për këtë formë të vendimmarrjes së hapur dhe transparente.

Kryetari Shaqir Totaj u zotua se të gjitha projektet e votuara nga qytetarët do të përfshihen në buxhetin e Komunës dhe do të implementohen brenda vitit 2025.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dogana në Vermicë sekuestron mbi 300 telefona, vlera e mallit mbi 250 mijë euro

0

Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vermicë kanë arritur të parandalojnë tentim futjen e telefonave mobil ku vlera preliminare e sasisë së kapur kalon 250000 mijë euro.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, thuhet se ky është njëri ndër zbulimet më të mëdha të telefonave gjatë tentim kontrabandimit që ka ndodhur sot (e enjte), ku oficerët doganor kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi të madhe të pajisjeve elektronike.

Kliko linkun : https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/972463101139793

“Pas ndalesës së një automjeti me targa të huaja,oficerët doganor e kanë selektuar për kontroll ku së bashku me policinë kanë ushtruar kontrollin I cili edhe ka rezultuar me ketë zbulim. Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja, duke përfshirë: 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, 55 telefona të markës Samsung, 10 orë të zgjuara (smartëatch) të serisë IX”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana thotë se ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen.

“Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, përfundon njoftimi.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia arreston 6 persona, konfiskohen narkotik në vlerë mbi 200 mijë euro

0

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona Pë dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Rasti i parë ka ndodhur dje rreth mesnatës kur patrulla e autostradës në Prizren në drejtimin e Vërmicës ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit.

“Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi 200.000 euro. Në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar”, njofton policia.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar dy të dyshuar,  të cilët ishin në një veturë me targa vendore.

Policia ka konfiskuar substancat narkotike, vlera e të cilëve është rreth 8000 euro.