Home Blog Page 1068

Në Parkun e Inovacionit në Prizren prezantohet puna e bizneseve dhe OJQ-ve

0

Parku i Inovacionit dhe i Trajnimit në Prizren, për herë të parë ka hapur dyert për publikun që kanë shprehur interesim për të parë nga afër aktivitetet që zhvillohen në këtë ambient.

Deri në vitin 2018 këtu ishte dislokuar kampi i KFOR-i gjerman, ndërsa tani ky kamp është transformuar në park inovacioni.

Janë hapur rreth 50 biznese dhe OJQ që zhvillojnë aktivitete inovative. Sipas menaxherit të këtij parku, Muhamed Rexhepi, kjo ditë po mendohet të jetë tradicionale dhe mundësi për punësimin e të rinjve.

“Në bazës të interesit të njerëzve që janë duke ardhur, për ta vizituar ITP besoj që do të jetë tradicionale. A mund të ketë ndonjë mundësi për punësim// Po, i ftoj të gjithë të rinjtë që të kënaqen me muzik dhe ushqim, si dhe të shohin mundësitë e veta që kanë për tu angazhuar brenda ITP, qoftë për trajnimet që ofrojmë, qoftë për mundësi punësimi tek bizneset brenda ITP”, tha për RTK, Muhamed Rexhepi, menaxher i ITP-së.

Organizatat dhe bizneset kanë prezantuar punën e tyre gjatë këtyre viteve që operojnë në ITP.

Në ditën e hapur të parkut të inovacionit në Prizren u mendua edhe për më të vegjlit. Ata patën mundësi të argëtohen me lojëra dhe maskota në natyrën e hapur.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje akuzon Totajn për rrënimin e objektit të ish-“Farmakos”-it në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj për veprimet e papërgjegjshme dhe joligjore të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren shpreh shqetësimin e saj në lidhje me veprimet e papërgjegjshme dhe jo ligjore të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili lejoi rrënimin e objektit të ish – Farmakosit, për ti dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor, saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM – së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish – “Farmakosit.”, thuhet  nw komunikatwn për media të Vetëvendosjes në Prizren.

Mund të jetë një imazh i Stari Most dhe Camogli
“Ish – “Farmakosi” konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit”.

“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i vetëdijshëm se po bënë shkelje ligjore, për interesa të ngushta të dostave dhe shokëve të tij, lejoi rrënimin e një monumenti nën mbrojtje të përhershme!”

“Për këtë krim të kryetarit Totaj, Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për këtë degradim e poshtërim që i është bërë trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani ndan rrugët me futbollistin senegalez

0

Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Mamadou Danfa

Sipas njoftimit të klubit suharekas, Danfa është larguar pasi i ka përfunduar kontrata.

“Faleminderit Mamadou Danfa!Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin senegalez ka përfunduar, andaj klubi e falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hodaj largohet nga Liria

0

Drilon Hodaj nuk do të jetë pjesë e Lirisë për sezonin e ardhshëm.

Portieri kosovar përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se nga sot nuk është pjesë e skuadrës prizrenase dhe do të jetë lojtar i lirë.

AI ka falenderuar kryesitë e klubit të Lirisë, e në veçani tifozët ”Arpagjikt” për mbeshtetjen ndaj tij.

”Faleminderit dhe mirupafshim FC Liria!

Pershendetje miq e shoke! Cdo rrugetim e ka nje fund, e une nga sot nuk do te jem pjese e klubit Liria dhe jam lojtar i lire!

Falenderoj te gjitha kryesite me te cilet kam bashkepunuar, te gjithe trajneret qe kam punuar dhe te gjithe bashkelojtaret qe ndame fushen se bashku gjate gjithe ketyre viteve!

Falenderim i veqante per Tifozet Arpagjik’t qe kane qene gjithmone mbeshtetesit me te medhenj te klubit!

Shpresoj qe per klubin do te vijne dite te mira dhe do te jete aty ku e duhet dhe ku e meriton!

I juaji perzemersisht Drilon Hodaj!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/

KFOR-i italian dhuron një donacion për Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Mushnikovë

0

Pas renovimit tërësor të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Mushnikovë, KFOR-i italian dhuroi një donacion prej 6,000 eurosh për këtë institucion. Ky donacion përfshin pajisje mjekësore që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për banorët e zonës.

Komandanti i KFOR-it italian, kolonel Francesco Ferrara, bëri dorëzimin e mjeteve medicinale. Ai deklaroi se do të vazhdojnë të ndihmojnë mjekësinë familjare për të ndikuar në mirëqenien e qytetarëve.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vedat Muriqi viziton shkollën ku ka mësuar në Prizren

0

Lojtari i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Vedat Muriqi, i cili luan edhe për ekipin spanjoll të Mallorca-s, një nga skuadrat e La Ligës, ka vizituar shkollën “Motrat Qiriazi”, ku ka ndjekur mësimet si fëmijë në vendlindjen e tij në Prizren.

Pas takimit me drejtorin e shkollës, Muriqi ka përshëndetur qindra fëmijët që e prisnin në oborrin e shkollës.

Për më shumë ndiqeni videon e marrë nga RTK këtu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hovenier: Nga Kosova po kërkojmë disa vendime të vështira, por në të mirë të saj

0

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar mbrëmë se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke i marrë parasysh shqetësimet e saj. Hovenier tha se është komod me atë që ShBA po kërkon nga Kosova, meqë është në të mirë të vendit.

Hovenier tha se nuk është sekret se janë përballur me sfida me disa nga vendimet politike të qeverisë Kurti, duke shtuar se Qeveria duhet të marrë vendime të vështira.

“Ndihem shumë komod me atë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Kosova, pasi ajo që po kërkojmë nga Kosova është në të mirë të Kosovës. Qeveria duhet të marrë disa vendime të vështira. Kërkojmë që të bëjë një punë më të mirë duke treguar ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të komuniteteve pakicë. Po kërkojmë që të punojë më me efikasitet me vendet dhe organizmat të cilat do ta ndihmojnë për t’i arritur ato qëllime. Ajo që po kërkojmë është më pak veprime të njëanshme dhe më shumë bashkëpunim”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ambasadori amerikan tha se nuk mendon se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe Kosovën, por se kjo s’do të thotë se qeveria mund të bëjë çka të dojë.

Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë një moment kur qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët nuk do të mbështesin njerëzit dhe projektin e Kosovës. Është pjesë e ADN-së tonë. Thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më pro-Kosovë në botë. Por kjo nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të bëjë ç’të dojë. Nuk do të thotë se një qeveri e caktuar mund të marrë vendime politike për të cilat ne besojmë që minojnë atë që po mundohemi ta arrijmë bashkë, që është integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, afrimi drejt anëtarësimit në BE, anëtarësimit në NATO, anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Hovenier.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot mbahet koncerti “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”

0

Sot në orën 20:00, në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet koncerti  “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”.

Koncerti do të jetë live dhe në të janë të përfshirë emrat më të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë.

Bashkë me Shkurte Fejzën do të performojnë edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana.

Koncerti do të përfshijë një reportuar të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza. Nga këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren mbahet `Dita e Hapur`, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

0

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve së bashku me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për të gjithë qytetarët, bizneset dhe profesionistët organizon sot Ditën e Hapur për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë, përmes aktiviteteve dhe shfaqjeve nga më të ndryshmet.

Siç njofton organizata gjermane GIZ gjatë ditës do të shfaqen një gamë e gjerë aktivitetesh që përfshijnë shfaqje robotike, lojëra interaktive, garë skuterësh, ekspozita artistike e filma për fëmijë.  Aktivitetet fillojnë nga ora 12:00 deri në 18:00.

Gjithashtu në kuadër të këtij organizimi do të mbahet edhe një koncert në mbrëmje që do të vazhdojë deri në orën 21:00.

Në këtë ditë të veçantë, do të keni mundësinë të ndiqni:

Shfaqje robotike dhe teknologjike nga partnerët e ITP-së

Lojëra dhe aktivitete interaktive për të gjitha moshat

Gara dhe aktivitete të ndryshme

Ekspozita të artit dhe teknologjisë

Muzikë dhe argëtim

Vizitoni faqen që të informoheni me më shumë hollësi rreth programit: https://itp-prizren.com/itp-open-day-event/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Erdhi vera, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu e me mundësi për shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28deri 32gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.