Home Blog Page 1071

Rekrutimi i mjekëve në QKMF-të në Prizren – ngritët aktakuzë ndaj dy zyrtarëve

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G., B.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria njofton se sipas aktakuzës, me datë 04.04.2022 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë – i pandehuri I.G., si menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kuadër të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri B.R., si zyrtar i lartë për personel i Njësisë në fjalë – njëkohësisht duke qenë edhe si anëtarë të komisionit rekrutues lidhur me konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit me datë 03.03.2022 – të publikuar me datë 04.04.2022 – për rekrutimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF-të, e Komunës së Prizrenit.

“Duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që personi tjetër të përfitojë dobi pasurore, apo me qëllim që t’i shkaktojnë dëm ose edhe t’ua shkelin të drejtat personave të tjerë – kandidatëve të tjerë konkurues, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit të dosjeve të aplikimit të kandidatëve konkurues në konkursin në fjalë, qëllimisht neglizhojnë kushtin e licencës së punës të paraparë si njërin nga kriteret bazike sipas konkursit në fjalë, ashtu që edhe pse kandidatët konkurrues A.N., B.M., A.G., dhe V.M., nga momenti i aplikimit e deri në mbylljen e afatit të konkursit, nuk ishin të pajisur me licencë të punës, të njëjtit megjithatë ia aprovojnë dosjen e aplikimit si të rregullt, ashtu që në kundërshtim me kushtet paraprake të konkursit, i mundësojnë kandidatëve në fjalë të marrin pjesë në test me shkrim dhe me gojë, si dhe të përzgjidhen si kandidatët fitues të vendit të punës si mjek, sipas Vendimit të marrë nga Komisioni Përzgjedhës të datës 19.07.2022, e që më pas vërtetohet se kandidati A.N., është pajisur me licencë të punës 10 ditë pas mbylljes së afatit të konkursit në fjalë, përkatësisht me datë 21.04.2022”, thuhet në njoftim.

Në këtë mënyrë, të pandehurit I.G., dhe B.R., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e larte cekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Kino Lumbardhi gjatë qershorit paraqet programin e filmave “Për hir të kinemasë”

0

Programi i filmave i titulluar “Për hir të kinemasë” nis më 7 qershor prej orës 20:30 në Kino Lumbardhi në Prizren.

Ky program përqendrohet kryesisht në përpjekjet kundër shkatërrimit të kinemave, prej vendeve të rajonit e deri te kinematë në Afrikë dhe Iran, thuhet në njoftimin e Kino Lumbardhit, raporton Telegrafi.

Programi hapet me filmin dokumentar “Hello Cinema” (Salaam Cinema) të regjisorit Mohsen Makhmalbaf, një film pioner i krijuar në vitet ‘90, që ka frymëzuar shumë talentë të shekullit XXI.

Ky program është i organizuar në kuadrin e projektit Cinema of Commoning dhe pas shfaqjes së filmit të parë më 7 qershor vijon me shfaqjen e filmave tjerë edhe në datat 12, 19, 22 dhe 26 qershor, me fillim nga ora 20:30.

Programi i plotë:

7 qershor

Hello Cinema

Regjisor Mohsen Makhmalbaf

1995, Iran 75min, dokumentar.

12 qershor

Occupied Cinema

Senka Domanovic

2018 Serbi-Kroaci, 87min, dokumentar

19 qershor

How I Fell in Love with Eva Ras

André Gil Mata

2016, Portugali dhe Bosnje dhe Hercegovinë, 74min, dokumentar.

22 qershor

Islands of Forgotten Cinemas

Ivan Ramljak

2016, Kroaci, 35min, dokumentar

dhe

Kino Rinia

Gazmend Bajri

Kosovë, 2023, 12min, dokumentar.

26 qershor

Cinema Ujamaa

Symphonian Belege – Aylin Ba?aran

2017, Tanzani, 79min, dokumentar. /Telegrafi/

Dogana parandalon kontrabandën e 350 atleteve sportive në Prizren

0

Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

 

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë atlete  sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI)”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Tutje në njoftim u tha se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Gjykata ndalon shitjen e Topit të Artë të legjendës Diego Maradona

0

Gjykata e Apelit në Versajë vendosi të ndalojë ankandin e Topit të Artë të vjedhur, i cili u fitua nga futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona në vitin 1986.

Konkretisht, gjykata pranoi ankesën e dy vajzave të Maradonës, të cilat pretendojnë se Topi i Artë është pronë e familjes së futbollistit të ndjerë dhe se nuk mund të shitet në ankand.

Ai fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, ku udhëhoqi Argjentinën në kampionatin botëror.

Pothuajse të gjitha ndeshjet e tij në atë kampionat ishin legjendare, sidomos ndeshja kundër Anglisë ku shënoi një gol të njohur si “Dora e Zotit” dhe tjetrin pasi dribloi shumë futbollistë anglezë.

Kujtojmë se Maradona vdiq në vitin 2020 dhe trashëgimtarët e tij pretendojnë se Topi i Artë është vjedhur dhe pretendojnë se pronari aktual nuk ka të drejtë ta shesë atë.

Meqë ra fjala, kishte spekulime të ndryshme rreth atij trofeu dhe thuhej se Maradona e humbi atë në një lojë pokeri ose se e shiti për të shlyer borxhet e tij.

Thuhej gjithashtu se Maradona e mbante atë në një bankë në Napoli, e cila ishte grabitur nga kriminelët vendas gjatë vitit 1989, ndërsa ai luante për Napolin, dhe trashëgimtarët e tij besojnë se trofeu ishte vjedhur nga banka. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot, temperatura maksimale arrin në 29 gradë

0

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 25-29 gradë Celsius.

Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish- `Farmakosi`

0

Komuna e Prizrenit jep leje ndërtimore për kompleksin banesor që do të ndërtohet tek ish “Farmakosi”, ku ka ekzistuar edhe kompleksi i “Saraji i vjetër”. Lejen për ndërtim në këtë vend, investitori e ka kërkuar që në vitin 2019, por për shkak se aty ndodheshin objekte që konsideroheshin të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, ajo i është refuzuar.

 

Në vendin tek ish “Farmakosi” në Prizren, do të ketë ndërtim banesor multifuknsional. Në këtë zonë, ishte edhe kompleksi “Saraji i vjetër” i Prizrenit, që në vitet e fundit nga Institucioni për Mbrojtjen e Monumenteve është futur në mbrojtje të përhershme. Për rrënimin që po ndodhë, drejtori i Urbanizmit, Pranverim Berisha, thotë se ka kërkuar pëlqim tek Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës.

“Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e ka humbur afatin dhe nuk është përgjigjur faktikisht brenda afatit ligjor, dhe normalisht ka lejua që pas mos përgjigjes brenda asaj që parashihet me ligj të procedojë organi kompetent. Heshtja administrative nënkupton se zyrtari përgjegjësi i lëndës të vazhdojë me procedura të tjera, duke vazhduar deri në dhënien e lejes ndërtimore”, ka thënë Pranverim Berisha, drejtor i Urbanizmit.

Drejtoria e Inspektorateve ka dalë në terren dhe ka konstatuar se investitori po respekton lejet e lëshuara nga komuna e Prizrenit.

“Investitori e ka paraqitur lejen e rrënimit dhe lejen e ndërtimit, sepse paraprakisht lëshohet leja e rrënimit si dhe lëshohet leja e ndërtimit. Të gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas ligjit në fuqi investitori i ka dhe ne si Inspektorat i kemi bërë procesverbalet, kemi konstatuar se investitori është i pajisur me leje ndërtimi dhe rrënimi dhe investitori është duke respektuar të gjitha lejet e lëshuara nga urbanizmi”, ka thënë Islam Ukimeri, drejtor i Urbanizmit.

Sipas drejtorit të Urbanizmit, nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore është kërkuar që të anulohet leja e ndërtimit, por drejtoria e urbanizmit do të ndjekë procedurat për ankimim. Investitori që vjen nga Maqedonia e Veriut, nuk pranoi të deklarohet, por pretendon se po zbaton rregulloren dhe ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës.rtk

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Detaje për rastin ku humbi jetën 43 vjeçari pas goditjes nga rryma

0

43 vjeçari Gani Gashi u godit  për vdekje nga energjia elektrike në Reqan të Suharekës. Policia e Kosovës po e heton rrethanat  se si ka ndodhur rasti. Vendin e ngjarjes e ka mbikëqyr edhe një ekipi i KEDS-it, të cilët kanë thënë se sipas të dhënave preliminare bëhet fjalë për një aksident.

Gani Gashi u godit nga energjia elektrike për vdekje.

43 vjeçari në mbrëmjen e së martës ishte duke tentuar të hapë kanalin e ujit në kompaninë e autobusëve “Shpejtimi” në Reçan të Suharekës.

Bashkë me të ishte edhe bashkëshortja e tij dhe vëllai.

Viktima kishte ardhur për t’i ndihmuar bashkëshortes së tij, e cila sipas dëshmitarëve punonte si mirëmbajtëse në këtë kompani

Familjarët e dërguan në Qendrën Kryesore të Mjekisë Familjare në Suharekë.

Mjeku kujdestar intervenoi por pa sukses.

E të mërkurën, familja Gashi në lagjen “Korillë” të Prizrenit i hapën dyert për të pame.

Megjithatë ata nuk pranuan të flasin para kamerave se si ka ndodhur rasti, vetëm thanë që nuk dijnë më shumë se ajo çfarë u raportua në media.

E për hetime, në vendin e ngjarjes u panë edhe zyrtarë të KEDS-it.

Nga ky institucion thanë se nga vrojtimi preliminar që kanë bërë bëhet fjalë për një aksident.

“Pas shqyrtimit dhe analizimit të gjetjeve në vend, i njëjti do të dalë me një raport përfundimtar. Sipas të dhënave preliminare bëhet fjalë për një aksident, për çka për më shumë detaje ju sugjerojmë t’i kontaktoni autoritetet përkatëse të sigurisë”, thuhet nga KEDS.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë më dije se po hetohen rrethanat e vdekjes.

Mirëpo detaje për rastin nuk dhanë   nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Gjatë gjithë ditës, ata nuk kanë kthyer përgjigje për Tëvë1.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kompania e autobusëve “Shpejtimi” në Suharekë mirëpo as ata nuk i janë përgjigjur interesimit.

43-vjeçari Gani Gashi, do të varroset të enjten në Prizren.

Ish-dhëndrri plagosi vjehrrin në Dragash, detaje se si erdhi te ngjarja

0

Gjatë muajit prill ka ndodhur një rast i rëndë në Dragash, ku ish-dhëndri dyshohet se plagosi vjehrrin.

Ish-vjehrri Kadri Qusaj ishte dërguar me plagë drejt emergjencës, teksa i dyshuari Omer Muhameti kishte përfunduar në pranga të policisë.

Në lidhje me këtë rast ka folur ish-gruaja e Omer Muhametit në kushte anonimiteti, duke përshkruar dhunën që ka pasur nga ish-burri.

“Gjatë martesës kam pasur vazhdimisht probleme, dhunë fizike, psiqike, nuk na shkoj kjo martesë dhe erdh fundi. Në 2020 më ka rrahur, ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe ka ardhur babai të më marrë. Në 2020 e kam hapur rastin në polici dhunë në familje, Omeri nuk dëshironte që të divorc nga unë, e kam hapur procesin gjyqësor, ka shkuar lënda në apel deri kur ka ardhur puna te ndarja”, u shpreh ajo në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

“Unë kam qenë e kërcënuar prej familjes së tij, e kam ditur që vjen puna deri këtu, u kanë njeri psiqikisht jonormal, e kam ditur që mund të vjen puna deri te vrasja”.

Në Dragash është mbajtur seanca fillestare në rastin e të pandehurit Omer Muhameti, i cili akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Komuna e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

0

Komuna e Prizrenit shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit në fshatin Poslisht, me ç’rast u bë pastrimi i hapësirës së jashtme përreth objektit të SHFMU “Hasim Maliqaj” si dhe në lokacionin në dalje të fshatit ku është identifikuar një pikë ilegale e mbeturinave që u eliminua për t’u rikthyer në hapësirë të gjelbër e të pastër.

“Ky aktivitet i Drejtorisë së Shërbime Publike u shënua me pjesëmarrjen e banorëve, nxënësve dhe zyrtarëve komunalë me synim ndërgjegjësimin publik që ndotja e ambientit duhet të parandalohet me një bashkëpunim të mirëfilltë mes organeve komunale dhe qytetarëve”, thuhet ne njoftim.

Gjatë këtij aksioni simbolik u mbollën 25 fidanë dhe u vendosën 4 tabela që bëjnë thirrje për ruajtjen e mjedisit./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri