Home Blog Page 1072

Conte emërohet trajner i Napolit

0

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, me teknikun italian që është prezantuar nga klubi i Serisë A. Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, teksa objektivi është që të rikthejë dhe njëherë në majë Napolin.

“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner i madh, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e kampionatit vitin e kaluar. Pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian hapet sot një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit ”, ka deklaruar presidenti Aurelio De Laurentiis.

Nga ana tjetër, tekniku 54-vjeçar u shpreh: “Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar me idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksidenti fatal në Dragash, Down Syndrom Kosova u shpreh ngushëllime familjes Krasniqi

0

Shoqata Down Syndrom Kosova, ka ndarë keqardhje për rastin e anëtares së tyre, vogëlushes Jeta Krasniqi e cila humbi jetën, bashkë me nënën e saj Valentinën, si pasojë e një aksident trafiku në Dragash.

Kjo shoqatë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi me rastin e kësaj tragjedie, transmeton klankosova.tv.

”Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtares tonë Jeta Krasniqi dhe nënës Valentina Krasniqi në aksident trafiku.

Në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi, si dhe i urojmë shërim të shpejtë babait.

Shpirti i tyre u prehtë në paqe”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1941 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 28 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kombëtarja shqiptare realizon fotot zyrtare para Euro 2024

0

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në Euro 2016, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”, me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve.

Në një prononcim për “Fshf.org”, Presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që sot në qendrën e trajnimit të ekipit Kombëtar në Austri kemi një mik special, pronarin e atelier Mici, z. Altin Mici me të cilin kemi një bashkëpunim të vjetër për Kombëtaren shqiptare. Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Evropianit”, tha Duka fillimisht.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej dhe të gjithë djemtë e Kombëtares do të vishen me kostumet e stiluara nga atelier Mici dhe të qepura nga ai”.

“Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli”.

“Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm të cilin na e mundëson atelier Mici dhe pronari i saj Altin Mici”, theksoi kreu i futbollit shqiptar.

Ndërsa, stilisti Altin Mici theksoi krenarinë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shprehu dëshirën që të jetë sa më i suksesshëm edhe në të ardhmen.

“Jam shumë krenar që kam mundësi të kujdesem për imazhin e Kombëtares shqiptare. Tashmë u bë 8 vjet dhe kjo është një përgjegjësi të cilën e kam parë me seriozitetin më të madh. Që nga hera e parë që jam kujdesur për imazhin e Kombëtares shqiptare e kam bërë me një pasion dhe krenari të papërshkruar”, tha Mici.

“Uroj që bashkëpunimi im me Kombëtaren të vazhdojë më tej. I uroj djemve që të kenë sukses dhe të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi stilisti Altin Mici.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Albanian Post 

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, lidhur me rastin i dyshuari është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor.

“Me datën 04.06.2024 rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ të lartcekur, DHTN-njësia në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se nga
banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

“Pas pranimit të këtij informacioni, lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake nga njësia e lartcekur policore është
organizuar një urdhër kontroll në banesën në të cilën ishte duke banuar personi i dyshuar i lartcekur, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si
në vijim:
• një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të
përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),
• një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej
rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),
• një telefon mobil,
• një pako me folje alumini,
• njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ky është personi që vdiq mbrëmë pas kontaktit me rrymën në Reçan të Suharekës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekës. Aty një person ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Siç merret vesh, viktima është Gani Gashi, 42 vjeçar, i cili vdiq rrugës derisa po dërgohej në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodh rreth orës 20:10 të natës së kaluar.

Kliko video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/7619581521495302

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Dje me datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marrë informatën se në fshatin Reçan të Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete”.

“Viktima është G.G., mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, njoftoi Gashi.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit

0

Sot, në ambientet e Pallatit të Rinisë, hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se në panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj.

Me moton “Përgjigjja është libri”, në ambientet e Pallatit të Rinisë, sot hapet edicioni i 24-t i Panairit të Librit në Kosovë. Organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se ky panair do të jetë ndër panairet me të mëdhenj ku pjesëmarrës në këtë edicion do të jenë rreth 100 shtëpi botuese.

“Ky panair do të mbledhë rreth vetës rreth 100 ekspozues nga të gjitha trevat shqiptare. Prandaj, ky panair është panairi me i madh i librit shqip në termat e botueseve pjesëmarrës”, tha ai.

Po ashtu, Zeneli tha se në këtë panair do të jenë 2 mijë botime të reja.

“ Janë mbi 2 mijë botime të reja që vijnë për këtë panair libri që kanë dalë në harkun kohor nga panairi i vitit të kaluar deri të ky panair. Dhe kjo gjë, përben interesin dhe lajmin kryesore për lexuesit”, tha ai.

Në panair do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, kurse do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.

Humb jetën aksidentalisht në Gjermani i riu nga Suhareka

0

Raportohet se ka humbur jetën aksidentalisht mërgimtari nga Kosova, A.B.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Për caktim të varrimit, ata kanë thënë që do të njoftojnë me kohë.

Vlen të theksohet se i riu kosovar ishte me qëndrim në Gjermani dhe me origjinë është nga komuna e Suharekës. /Albinfo.ch

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 27 gradë celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond.

Vdes një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike

0

Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Reçan të Suharekës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:10 minuta.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete. Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmit lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”.