10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1078

Martohet vajza e Eminemit – momenti special i vallëzimit babë e bijë

0

Hailie Jade, vajza e Eminem dhe ish-gruas së tij, Kim Scott është martuar këtë fundjavë. Ceremonia u mbajt në Greencrest Manor në Battle Creek, Miçigan. Hailie dhe Evan McClintock, të cilët janë njohur në Universitetin e Miçiganit në 2016, shkëmbyen betimet në prani të familjarëve dhe miqve të afërt.

Dasma ishte modeste, por elegante dhe momenti më i veçanë ishte vallëzimi babë e bijë. Eminem i zëvendësoi veshjet e gjera me një kostum elegant dhe syze.

Në një postim në rrjetet sociale, 28-vjeçarja ndau edhe ndjesitë e saj pas dasmës.

“Këtë javë jam zgjuar si bashkëshorte. S’mund të kishim kërkuar një dasmë më të bukur, më të mahnitshme. U derdhën shumë lot gëzimi, pati shumë buzëqeshje e të qeshura dhe u ndie shumë dashuri. Evan dhe unë jemi shumë mirënjohës për të gjithë familjarët dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për t’u bërë pjesë e një kapitulli të ri në jetën tonë si burrë e grua”.

Vitin e shkuar, Eminem ishte gjithashtu i pranishëm në dasmën e vajzës tjetër të tij, Alaina Scott.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kroos pensionohet si ‘Mbret’ – lë pas karrierë ëndrrash

0

Shtatë vjet te Bayern Muncheni, dhjetë te Real Madridi.

Kampion bote me Gjermaninë. Fitues i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve.

Madje më 1 qershor mund ta fitojë të gjashtën.

Aty ka vendosur Toni Kroos t’i japë fund karrierës për klubin – në finalen më të madhe për klube, kundër Borussia Dortmundit, ndaj së cilëve po në një finale në “Wembley” e kishte fituar titullin e parë në këtë garë.

Ndërkaq, në Euro 2024 do të djersijë për herë të fundit fanellën e Gjermanisë.

Ai po ashtu është fitues i Bundesligës tri herë, i Kupës së Gjermanisë po aq herë, i Superkupës së Gjermanisë një herë, i La Ligës katër herë, i Kupës së Mbretit një herë, i Superkupës së Spanjës katër herë, i Super Kupës së UEFA-së katër herë, i Kupës së Botës për Klube pesë herë.

“17 korriku, 2014 – dita e prezantimit tim te Real Madridi, dita që ma ndrysho i jetën”, ka shkruar Kroos në llogaritë e tij në mediat sociale.

“Jetën time si futbollist – por posaçërisht si person”.

“Ishte fillimi i një kaptine të re te klubi më i madh në botë. Pas dhjetë vjetësh, në fund të sezonit ky kapitull përmbyllet”.

“Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua t’i falënderoj të gjithë që më mirëpritën me zemër të hapur dhe që më besuan”.

“Por veçanërisht dua t’ju falënderoj juve Madrilenë, për afeksionin dhe dashurinë që nga dita e parë e deri te e fundit”.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të marrë fund pas Kampionatit Evropian”, ka vijuar ai.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, familjari i saj dyshon që s’iu dha ndihma mjekësore me kohë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prizrenit, ku ka humbur jetën një grua, e cila ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rënduar shëndetësor. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet pasi një familjar i të ndjerës ka ngritur dyshime se nuk i është ofruar ndihma mjekësore me kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se viktima është një grua e moshës rreth 66-vjeçare, e cila u trajtua në repartin e Internos të Spitalit Rajonal në Prizren, ku edhe vdiq.

Në bazë të informacioneve të para, familjari i të ndjerës ka hedhur akuza në drejtim të stafit mjekësor, që sipas tij nuk e kanë trajtuar me kohë gjatë ditës së djeshme, por edhe sot në orët e para të mëngjesit, para se të ndërronte jetë.

Denoncimi i tij ka vënë në lëvizje policinë, me ç’rast është marrë edhe deklarata e mjekësve, sipas të cilëve pacientja ka qenë në gjendje të rëndë kur është dërguar në këtë repart, por përkundër përpjekjeve, ka humbur jetën.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gili feston ditëlindjen, nuk jua merr mendja sa vjet mbush

0

Këngëtarja e njohur kosovare, Fevzije Konushevci-Berani e njohur si Gili, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur plotë 58 vite jetë.

Gili njihet si rekordere sa i përket edhe dueteve se me shumë emra të njohur bëri nga një duet , si p.sh : Sinan Vllasaliun,(me të cilin bëri dy duete) po ashtu edhe me Enis Potokun dhe Bekën, nga një me Shkurte Fejzën, Koronën, Afrim Muqiqin, Danin, Milaimin e shumë të tjerë por dueti më simpatik është ku Gili këndon me djalin e saj Robertin.

Ajo është e martuar me Ilir Beranin Gili është nënë e dy fëmijëve, Roberit dhe Redonit.

Hapet në Has rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit.

Rama ka publikuar fotografitë e rrugës së re që ka thënë se kjo është si rezultat i angazhimit të marrë nga mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Rruga lidh gjashtë fshatra të Hasit, Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Neser në Malishevë fillon spërkatja e zonave endemike nga ethet hemoragjike

0

Nga neser në Komunën e Malishevës se do të bëhet spërkatja selektive nga toka të zonave endemike nga ethet hemoragjike Krime Kongo.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Komunës së Malishevës lajmëron qytetarët e Malishevës, se nga data 22.05.2024 do të bëhet spërkatja selektive nga toka të zonave endemike nga ethet hemoragjike Krime Kongo (EHKK) në sasi prej 2500 ha.

Sipas njoftimit spërkatja do të bëhet me preparat nga familja : “Pyrethroid”- ACARID, ose ekuivalent: Biocide  të kombinuara me ujë, të lejuara për përdorim në Republikën e Kosovës

Spërkatja do të bëhet sipas orarit të caktuar me planin operativ për luftimin e etheve hemoragjike.

“Obligohen banorët që ti marrin masat e duhura preventive”, thuhet në njoftimin e komunës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Oficeri gjerman për ngjarjen në Prizren: Ishte një person i vdekur, disa të marrë peng, e konsideroja situatën si akt penal

0

Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus-Jensch tha se në kohën kur kishte shkuar që të kryente bastisjen në ish-godinën e MUP-it në të cilën ishin duke qëndruar anëtarët e UÇK-së, pa një person të vdekur dhe disa të tjerë të marrë peng e që këtë gjë e konsideronte si akt penal.

Ai tha se kishte bërë fotografi të anëtareve të UÇK-së me qëllim për t’i dokumentuar personat të cilët ishin përgjegjës për atë se çfarë ishte gjetur në godinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Duke pasur parasysh faktin që kishim një person të vdekur dhe disa persona të marrë peng, unë e konsideroja situatën si akt penal dhe doja të dokumentoja personat që ishin përgjegjës përmes fotografisë”, tha dëshmitari.

Klaus-Jensch shtoi se një prej kolonelëve gjermanë i liroi anëtarët e UÇK-së.

Në disa imazhe të paraqitura para gjykatës, shiheshin shumë armë në tokë për të cilat dëshmitari tha se liderët e UÇK-së i kishin dorëzuar në mënyrë vullnetare pasi ia kishin kërkuar ushtarët e KFOR-it.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Pasi i kishim marrë liderët e UÇK-së i kishim kërkuar që t’i dorëzonin në mënyrë vullnetare armët, këtë gjë këtë e bënë dhe sikur mund të shikoni të gjitha dorëzimet janë materiale të cilat ne i kemi gjetur përveç armëve që u dorzuan vullnetarisht siç e thash”, tha ai.

Në një fotografi shihej një person i mbështetur në një makinë dhe disa tek një pemë e që dëshmitari tha se ishin pjesëtarë të UÇK-së të cilët kanë qenë të pranishëm në godinë. Ndërsa, për një tjetër ai tha se iu prezantua si komandant i Zonës së Pashtrikut i cili sipas tij fliste edhe frëngjisht.

“E mbaj mend që ishte komandant i zonës së Pashtrikut dhe e mbaj mend që fliste frëngjisht. Kurse, ushtari në të djathë është një oficer i policisë ushtarake (i KFOR-it gjerman) të cilit nuk ia di emrin”, tha dëshmitari.

Dietrich Klaus-Jensch pohoi se ky komandanti ishte ai të cilin vetë dëshmitari e kishte marrë dhe e kishte dërguar brenda godinës së MUP-it për t’ia treguar trupin e vdekur të një personi i cili ishte gjetur nga ushtarët e KFOR-it.

Sipas prokurores Sarah Clanton, në deklaratën e mëhershme dëshmitari kishte thënë që pasi komandanti e kishte parë këtë person të vdekur, në prani të Klaus-Jensch ai kishte thënë se kjo është një katastrofë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Xhaka beson në triumfin e Leverkusenit ndaj Atalantas

0

Granit Xhaka është i bindur se Bayer Leverkuseni do ta fitoj edhe trofeun e Ligës së Evropës.

Mesfushori shqiptar beson në fitoren e Leverkusenit ndaj Atalantas në finalen e Dublinit që luhet të mërkurën mbrëma prej orës 21:00.

Pas titullit të kampionit në Bundesligë, Leverkuseni po synon edhe Ligën e Evropës, përpara se të fokusohet te Kupa e Gjermanisë për ta mbyllur edicionin me tre trofe të fituar. Duelin ndaj Atalantas, Xhaka nuk e sheh aspak të lehtë por insiston se Leverkuseni mund t’ia dalë mbanë në këtë finale.

“Finalet janë për t’u fituar. Ekipet italiane janë gjithmonë të forta në mbrojtje, ndërsa Atalanta është e specializuar në këtë repart. Fizikisht janë të fortë dhe të shpejt, por edhe në si ekip kemi disa cilësi dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”, ka thënë Xhaka në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Po ashtu, Xhaka ka thënë se mentaliteti dhe cilësia brenda ekipit, e kanë bërë Leverkusenin këtë edicion të pamposhtur, ndërsa ka pasur fjalë të mëdha edhe për trajnerin Xabi Alonso.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë

0

Është ndarë nga jeta aktori Vasillaq Godo, në moshën 81-vjeçare.

I lindur në Vlorë, Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko”, në vitin 1962.

Ai mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli.

Gjithashtu ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj. /Albanianpost.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria në Prizren: 14 aktakuza ndaj 19 personave për vepra penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka vepruar me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, duke ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të ndryshme. Veprimet e tyre përfshijnë:

  1. Katër aktakuza kundër pesë personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
  2. Dy aktakuza kundër pesë personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.
  3. Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
  4. Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
  5. Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”.
  6. Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
  7. Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”.
  8. Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.