10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1077

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave për vepra penale të ndryshme

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se njëri prej tyre ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra penale të ndryshme:

  • Katër (4) aktakuza për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” kundër katër (4) personave.
  • Tri (3) aktakuza për veprën penale “Kanosja” kundër pesë (5) personave.
  • Dy (2) aktakuza për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” kundër dy (2) personave.
  • Dy (2) aktakuza për veprën penale “Mashtrimi” kundër dy (2) personave.
  • Një (1) aktakuzë për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose e tarifave akcizore” kundër dy (2) personave.
  • Një (1) aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” kundër një (1) personi.
  • Një (1) aktakuzë për veprën penale “Sulmi” kundër një (1) personi.
  • Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vrasje në tentativë” kundër një (1) personi.
  • Një (1) aktakuzë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” kundër një (1) personi.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I anulohet leja e vozitjes një qytetari në Prizren, kishte 19 kundërvajtje

0

Policia e Kosovës i ka anuluar lejën për të gjitha kategoritë një vozitëse.

I njëjti, sipas një komunikate për media, ka marrë 21 pikë negative për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura.

“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004.” – thuhet në njoftim.

Sipas policisë, qytetari edhe pse e kishte të konfiskuar patenë shoferin, ka vazhduar të drejtonte automjetin ku i kishte 19 kundërvajtje të cilat nuk i ka përfillur.

“Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7.” – thuhet tutje.

Komunikata e plotë:

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

138 vite pa Viktor Hygon, shkrimtari francez që pasurinë e tij e la amanet për të varfërit

0

138 vite më parë, më 22 maj 1885 ndali trokun e vet të drobitur nga vitet dhe dhimbjet, zemra 83-vjeçare, e Viktor Hygoit, babait të romantizmit dhe atit të kombit francez, dalëzotësit të paepur të të nëpërkëmburve, të varfërve, të gjithë atyre që i kishte ndëshkuar më shumë se fati, koha.

Bota e humanizmit me vdekjen e Viktor Hygo, ndahet me një emblem, me një shëmbëlltyrë të pashembullt dhe vetanake në udhëprirjen e njerëzimit përnga barazia, toleranca, drejtësia dhe besimi.

 

Karroca e të varfërve me kurmin e tretur së gjalli të Hygoi u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Dy milion persona asistuan në ceremoninë e lamtumirës. Franca dhe bota mbarë do të ishte dëshmitare e një prej akteve më solemne të mirënjohjes, e denjë për zotër dhe etër. Ai ishte ati i shpirtrave të shërbyer prej njerëzores. Nga çdo cep i Francës kishin ardhur atë ditë për tu ndarë me zërin e zemrave të tyre. Ajo ishte dhe mbeti për shumë kohë një nga ceremonitë e lamtumirës më madhështorja që njerëzimi kishte parë.

Viktor Hygoi iku për të mbetur jo vetëm në bibliotekë, në mëndje dhe në përjetime, por edhe në të tashmen, si i gjithkohëshëm.

Të 50.000 frangat që kishte kapital ai e la me amanet për të varfëritë.
I tillë ishte ai. E tillë, pikëlluese dhe e pazëvendësueshme ishte humbja e tij. Me ikjen ai la kryeveprën monumentale, la personazhet, Zhan Valzhanin, Anzholrasin, Gavroshin, Mirielin, Guinplenin, Kazimodon, Esmeraldën, të cilët gjallojnë në frymimin e përgjithmonshëm të penës së tij humaniste, shpirtit të tij të madh, zemrës që troket atëditë e sot në kalldrëmet e fateve të krisura, që zvarget hekakeqe edhe tash mbas 135 vitesh në baltën që përlyen ndërgjegjen e kohërave, për të qenë përherë një zë denoncues, një ndëshkim, një fshikull, një akuzë. /albertvataj /

Policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1928 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 51 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Vdes një grua në Prizren, familjarët thonë se nuk iu është dhënë tretman mjekësor

0

Një grua ka vdekur dje në Prizren. Sipas familjarëve asaj nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim tw Policisw sw Kosovws.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ballkani dhe Prishtina luftojnë sot për trofeun e Kupës së Kosovës

0

Pasi fitoi titullin e kampionit, Ballkani do të synojë që ta pasurojë sezonin edhe me një trofe tjetër. Skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.

Para ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emanuel Ogbo, ka deklaruar se kjo është një finale që Prishtina duhet të shkojë me synimin e vetëm për ta fituar atë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Aksident në Qafë të Duhles

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në Qafën e Duhles.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të mëdha materiale, teksa bëhet e ditur se lëndime trupore ka pësuar një shofer.

Në pamjet e siguruara vihen re njësitet relevante të policisë, të cilat janë marrë me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Vetura e dëmtuar nga ky aksident është bartur me kamion.

Për shkak të aksidentit në fjalë, në aksin Suharekë-Shtime janë shkaktuar kolona të gjata.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Rrebeshet e shiut në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët

0

Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin sot atje.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore janë shkarkuar për pak minuta, dhe tani gjendja është përmirësuar.

“Pas rrebesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën”.

“Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit, të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave”, thuhet në njoftim.

Komuna në fjalë fton qytetarët që për çdo situatë të kontaktojnë në numrat e telefonit, si më poshtë:

112 – Numri unik emergjent;

193 – Njësiti i zjarrfikjes dhe shpëtimit;

192 – Policia e Kosovës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trepça – Ylli, rruga drejt finales

0

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e pestë të “play-off”-it, ku do të vendoset se kush do të shpallet kampion i Kosovës. Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2. Në garat e rregullta të elitës, të dyja skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës. Në “play-off”, seria finale është 2:2, ku të dyja skuadrat shënuan fitore si vendas.

“Xehetarët” fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71. Finalja e pestë që zhvillohet të enjten mbrëma do të vendosë se kush do ta fitojë titullin. Ylli e ka fituar dy herë, më 2021 dhe 2022, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001 dhe 2012.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Latifi mban dëgjimin e parë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur dëgjimin e parë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025.

Latifi ka bërë me dije se pasi i informuan dhe sqaruan të pranishmit, për tërë atë që përmban qarkorja e parë buxhetore e ardhur nga MF-ja për komunën e Rahovecit, po ashtu bashkëbiseduan edhe për ecurinë e përgatitjes së KAB-it komunal 2025-2026.

“Me drejtorin për financa dhe buxhet, drejtorët tjerë të drejtorive komunale si dhe me grupin punues për hartimin e buxhetit, me vëmendje kemi dëgjuar për shqetësimet, nevojat dhe kërkesat nga të rinjtë, pensionistët, gratë dhe komunitetet pakicë”, ka bërë me dije Latifi.