13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1085

Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit

0

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë. Mesfushori i Lecces u përball me një problem shumë të rëndë shëndetësor, por që fatmirësisht tani e gjitha ka kaluar.

Këtë e ka thënë vetë Ramadani gjatë një bisede me DAZN dhe falënderoi publikisht Leccen për mbështetjen e tyre.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë: “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit”.

Më 23 prill, Lecce lëshoi ??një buletin zyrtar mjekësor: “Ramadani pësoi një absces në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Sportisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”.

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 27 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 36 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 21 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Historia e panjohur e deputetit rebel që Enver Hoxha e dënoi me vdekje! Anatemohej si aventurier sepse nuk martohej

0

Atij, pas vitit 1945, nuk i dhanë as punë shtetërore, as pension. I hoqën triskën e Frontit, triskën e ushqimeve, por ia doli të mbijetonte disi, duke u marrë privatisht me përkthime. Vdiq më 1953, në spital, kur ishte i shtruar për kurim nga hipertensioni. Nëse çdo hap i jetës së tij interesante, por edhe të trazuar, mund të lihet në errësirë, ajo e cila vlen të theksohet sot, si një vlerë e vyer e mendimit shkencor ekonomik, është “promemoria”, të cilën më 22 dhjetor 1945, e dërgon “të rezervuar, vetëm për ministrat”.

Kjo promemorie, një dokument që për herë të parë është komentuar në mënyrë dinjitoze nga autorët Fatos Arapi dhe Trim Gjata, në vitin 1992, është një ese shkencore që zbulon fare mirë se çfarë lloj komunisti ishte ai dhe si e shihte të ardhmen e atdheut të vet. Fjala është për Kostandin Boshnjakun.

 

 

Kostë Boshnjaku lindi në vitin 1888, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Studimet i kreu në Institutin Tregtar të Pireut në Greqi. Për disa vjet punoi në banka ndërkombëtare në Odesë dhe Pjetërburg të Rusisë. Kur më 1914-ën u formua qeveria e Princ Vidit, ai u emërua drejtor i Thesarit dhe Borxhit Shtetëror.

Gjatë “Revolucionit Socialist të Tetorit”, ai ndodhej në Rusi dhe ndoshta është i vetmi intelektual shqiptar, që i ka përjetuar nga afër ngjarjet tronditëse të Rusisë sovjetike.

U kthye në atdhe dhe u bë dëshmitar aktiv i epokës së turbullt e njëherësh shpresëdhënëse, të fillim-viteve ’20-të, por pas dështimit të qeverisjes noliste, të 1924-ës, u shtrëngua të emigrojë (në Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Bullgari, Rumani).

Gjatë kësaj kohe ka patur miqësi me intelektualët demokratë e republikanë, si; Noli, Ymer Dishnica, Nikolla Ivanaj, Halim Xhelo Tërbaçi, Sejfulla Malëshova, Asdreni, Faik Konica, etj.

 

 

Ky i fundit në vitin 1922, i pat sugjeruar Nolit në një letër, se Boshnjaku ishte personaliteti më i volitshëm, për t’u emëruar ambasador në Greqi. Ahmet Zogu më 1927, e dënoi me vdekje në mungesë, si i akuzuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit kundër tij, në kryeqytetin austriak. Kur policia e Vjenës e arrestoi më 1929, për lirimin e tij ndërhynë personalitete botërore, si Ajnshtajn, Anri Barbys, etj.

Ndalemi pak këtu, sepse dokumenti origjinal i 5 qershorit 1929, me anë të të cilit konsulli i Shqipërisë në Vjenë, Çatin Saraçi, lajmëron ministrin e vet të Jashtëm, Reuf Fico, mbi arrestimin e Boshnjakut, flet shumë.

Ja dy ekstrakte: “…J’u konfiskua Boshnjakut krejt korrespondenca. J’u gjetën shumë letra të Fan Nolit, nga Berlini, të Lazër Fundos nga Moska, të Kollumbit nga Stambolli… ”, ose; “Ky me dhelpninë e tij, ka pasë dijeni mbi përmbledhjen e aktit res. Nr. 170-II, qi j’u dërgue kësaj zyre…ndoshta në qark të nëpunsavet t’onë të Qandrës, nuk kuptohet edhe fjala “sekret zyrje”… asht e ditun se ay asht aq i squet, e nuk përmend kurr’ emna, në letra të tija”. E në fakt, vetë ministri Fico, ishte mik i ngushtë i Boshnjakut, siç dëshmon dhe fotoja.

Ishte epoka e ideve radikale, qoftë majtas apo djathtas. Të cilat edhe më ashpërsisht nga sa propagandoheshin, u vunë në jetë me komunizmin dhe fashizmin. Por është interesant fakti se Boshnjaku, gjatë gjithë periudhës 1924-’39, ka jetuar jashtë atdheut si emigrant politik, bënte pjesë në atë klasë intelektualësh idealist, që komunizmin e lidhnin me mirëqenien dhe jo me vrazhdësinë staliniane.

Ja një shembull: Diku para vitit 1922, kur e pyetën në Hollandë për rreth idealeve të Revolucionit të Tetorit, ai iu përgjigj atyre se: “Komunizmi është një iluzion për shoqërinë njerëzore”.

Kostë Boshnjaku kishte një kulturë të gjerë në lëmin e ekonomisë, në veçanti të asaj bankare. Zotëronte një kompetencë shkencore. Ishte poliglot: Dinte greqishten e vjetër dhe të re, turqishten, frëngjishten, rusishten, gjermanishten, anglishten, që i fliste rrjedhshëm, sepse kishte banuar në këto vende.

Kishte një penë të mprehtë prej publicisti serioz. Ishte plot dinjitet, i matur e fjalëpakë, dëgjohej dhe iu imponohej për respekt të tjerëve. Mendimi i tij politik, bazohej në direktivat e para të Kominternit, të cilat më pas u keqinterpretuan (edhe) nga regjimi komunist shqiptar, por ndërkaq çdo shenjë e tij në shtypin e kohës, bie era progres.

Nga ana tjetër, për ta kuptuar më saktë mendimin politik, ekonomik dhe shkencor të Kostandin Boshnjakut, duhet t’i referohemi kushteve historike, të gjithë aktivitetit të tij.

Boshnjaku përfshihet në ajkën e intelektualëve për tërë mozaikun e komunistëve të ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, apo Austria, në Shqipëri, që në plan të parë vunë çështjen shqiptare.

Fjala është për atë brez “proto-komunistësh” që më pas u zhgënjye, hoqi dorë, u ndrydh në guaskën e vet apo edhe u eliminua fizikisht, pasi pa se çfarë ishte komunizmi i përkthyer në terrenin shqiptar, siç janë; Sejfulla Malëshova, Tajar Zavalani, Koço Tashko, Dhimitër Fallo, Llazar Fundo, Niko Xoxi, etj.

Në vitin 1924, ai shkruan me shumë respekt dhe vlerësim për presidentin amerikan Uillson, për atë ç’ka bëri në Konferencën e Paqes më 1920 për Shqipërinë; por edhe për Leninin, mbi qëndrimin që ai mbajti në denoncimin e ‘Traktatit të Londrës’, më 1915, për çështjen shqiptare. Dhe Boshnjaku thekson se: “Nuk na intereson zaten, sa vepra ka shkruar Lenini, por vetëm çfarë ka bërë ai për Shqipërinë”.

Sa i përket jetës së tij private, në ato pak raste kur është përmendur pas vitit 1990, Boshnjaku është anatemuar si aventurier (sepse nuk martohej?!). Në fakt, çertifikata e martesës, mban numrin 125, të datës 21 korrik 1940, të zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prezës.

Ai që nga viti 1925, ka bashkëjetuar me të vetmen grua, austriaken Margarete Sehmid. Pikërisht në banesën e saj në Vjenë, e arrestuan në vitin 1929.

Sipas të afërmve të tij, Kostandin Boshnjaku, nuk donte fëmijë, për mungesë baze ekonomike, por edhe për faktin se ai lëvizte nëpër botë, duke punuar për Shqipërinë. Është mjaft domethënës një shkrim i tij, në gazetën “Shqipëria e re”, në mars 1934, (faqe 4), ku kritikon parlamentin shqiptar, që kishte nxjerrë ligjin; “Për ndalimin e martesave me vajza të huaja”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Po në këtë vit, nga Varna e Bullgarisë, dërgon një letër të hapur për të gjithë kolonitë shqiptare me pseudonimin, I.G. Coni. Në këtë material prej dy faqesh, del në sipërfaqe jo vetëm niveli, mendimi i lartë social i autorit, por mbi të gjitha vlerësimi bashkëkohor dhe aspak Bolshevik, i zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Në rrethet intelektuale të kohës, Kostandini vlerësohet lart, dhe kjo tregohet edhe nëpërmjet korrespondencave si dhe dedikimeve të shprehura në librat e dhuruara prej tyre, të cilat janë faksimile në arkivin familjar: nga Konica, Hasan Prishtina, Sejfulla Malëshova e, deri tek Nako Spiru apo, Koço Tashko.

Bile ekziston një letër, ku Imzot Luigj Bumçi, i shpreh falenderimet në emër të princeshës Sanije (motra e Zogut, persekutori dhe dënuesi i tij me vdekje), për kurën e dobishme të mjekësisë popullore, që ai këshilloi për shërimin e saj.

Kostandin Boshnjaku u kthye në Shqipëri, në vitin 1939. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste, duke u zgjedhur një nga 16 anëtarët e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist dhe deputet i Kuvendit Popullor, në zgjedhjet e para të pasluftës, më 2 dhjetor 1945. Këtë fazë të jetës së tij, mund ta nisim me një nga letrat e pakta që Enver Hoxha i dërgoi, ajo e 17 prillit 1944, ku e lajmëron 55 vjeçarin, për vendimin e Këshillit mbi thirrjen e Kongresit Antifashist:

“I dashur Boshnjak, …e kuptoj fare mirë arsyen që të shtrëngon të rrish aty, pse të kam njohur në pyjet e Martaneshit, të mbuluara me borë; ti qëndrove i patundur me gjithë vuajtjet fizike….!

Mos u tremb për çështjen e sëmundjes dhe shëndetit, pse tash është vera përpara dhe jemi në kondita më të mira”. Ironia e interesimit të diktatorit të ardhshëm për shëndetin e Boshnjakut, merr tone shumë therëse, duke patur parasysh vazhdimin.

Pas lufte ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, por menjëherë pas promemories, u hoq nga posti dhe në fillim të vitit 1947, u arrestua nën akuzën se bënte pjesë si kryetar opozitar në “Grupin e Deputetëve”, duke u cilësuar “agjent i anglo-amerikanëve”. U dënua me pushkatim, pastaj dënimi ndërroi në 101 vjet burg.

Përfitoi nga amnistia në vitin 1949, ndërsa një version tjetër, thotë se u lirua me ndërhyrjen direkte të ambasadorit sovjetik, Çuvahin. Nëse kjo do të ishte katërcipërisht e vërtetë, nuk do të mund të gjente shpjegim fakti, që Boshnjaku mbeti i survejuar, i persekutuar moralisht dhe ekonomikisht, deri në fund të jetës, bash në ato vite kur ndikimi sovjetik në Shqipëri, ishte absolut.

Në veçanti pas 1944-ës, merita e Boshnjakut qëndron në kundërshtimin ndaj marrëveshjes së bërë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për njehsimin e dinarit me lekun. Një fakt të tillë, është përjetuar nga miku i tij i burgut, Nexhmedin Ballka, i cili tregon: “Kur e bënë drejtor të përgjithshëm të Bankës së Shtetit, Kostandini më vjen në shtëpi e më thotë: Erdha sepse Jugosllavia, ka kërkuar që Banka Shqiptare, të varej nga banka e saj.

Kjo do të thotë që të tëra përqindjet e fitimit, t’i marrë Jugosllavia dhe ne do të humbasim miliona dollarë. Do të bëjmë një gjë: Të vësh në dijeni Nako Spirun. Kur ia thashë këto Nakos – thotë Ballka -, ai më këshilloi që të hesht, ‘sepse e pëson edhe ti edhe unë’”. Në fakt kjo marrëveshje nuk u realizua në praktikë, por dihet që Nako Spiru dhe Boshnjaku, e pësuan më vonë.

Kostandin Boshnjaku nuk i ka thirrur asnjëherë në emër Enver Hoxhës: Gjithmonë i drejtohej; “djali i xha Halilit”, sepse ishte 20 vjet më i madh se ai, e me një kulturë, që nuk kishte asnjë enë komunikuese, me nivelin e Hoxhës. Ai vërtet mori pjesë në luftë, por nuk mund të pajtohej me udhëheqjen komuniste shqiptare.

Boshnjaku i ka tërhequr vëmendjen Enver Hoxhës: “Vështroni si po veprohet në vendet fqinj, bëni një amnisti, bëni kujdes se, ne luftën, nuk e bëjmë për hakmarrje. Mos bëni atentate…”! Këshilla sigurisht, shkoi në vesh të shurdhër.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jeta e Kostandin Boshnjakut, reflekton tragjizëm edhe pas daljes së tij nga burgu. Së bashku me shoqen e mrekullueshme të jetës, ushqeheshin vetëm me përkthimet, që ai bënte dhe bashkëshortja i shtypte me makinë shkrimi.

Ja një pasazh zhgënjimi, që e tregon sërish Nexhmedin Ballka: “Kostandin Boshnjaku në Durrës, kishte një vëlla, ku ndenji pak kohë dhe në kushte shumë të vështira. Një ditë e takova dhe ai më çoi tek porti detar. Atje shoh Demir Godellin (ish komunist i kohërave të para) që nxirrte bukën si përkthyes…”!

Enver Hoxha u kishte gjetur fundin njerëzve më me shkollë, më me kulturë, më atdhetarë, të cilët përqafuan komunizmin e viteve të hershme, vetëm për ta parë Shqipërinë në një mirëqenie realisht demokratike.

Mjaft të lexohet promemoria e Boshnjakut, për të kuptuar se çfarë Shqipërie donte ai. Sepse thelbi i personalitetit të Kostandin Boshnjakut, është respektimi i bindjeve të vetvetes nën moton: “E vërteta mund të mos na bëjë zengjinë, por do të na bëjë të lirë”. Memorie.al

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 6 dhe 9 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 17 dhe 22 gradë Celsius.

“Do  të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juperëndimit deri në mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, për sa i përket vikendit, IHMK-ja bëri të ditur se parashihet të ketë rritje të temperaturave.

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

0

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78.

Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në të dytin mitrovicasit u kthyen fuqishëm duke triumfuar 26-10.

Megjithatë, suharekasit u këndellën në periodën e tretë 23-18, por çereku i fundit 30-24 ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, me shifrat 85-78.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Suharekës, me Trepçën nëse shënon fitore do të shpallet kampione.

Më i dalluari në fitoren e mitrovicasve ishte Kevin Capers, me 19 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Ai u ndihmua nga Darnell Edge, me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë te Ylli u shqua Alonzo Verge Jr, me 28 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Ndryshe ‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

0

 

Kështu është shprehur në 25-vjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, motra e tij, Mirvete Hoti – Kasumi, e cila ka thënë se për të kjo është shumë e vështirë gjersa ka treguar se e kujton si atdhetar të mirë dhe njeri të ditur.

“E kujtoj si burrë të fortë, atdhetar të mirë dhe njëri të ditur, i çeliktë”, ka thënë motra e Ukshin Hotit.

E pyetur se si ndihet kur vepra e tij nderohet nga të gjithë, ajo u përgjigj duke thënë se ndihet mirë kur merren me çështjen e të vëllait, por nëse flasim për kontributin e tyre përpos fjalëve, ajo është shprehur e mërzitur. “Mund t’i falënderoj publikisht ata të cilët merren më këtë çështje”, është shprehur ajo në RTV Dukagjini.

Ajo ka treguar se hera e fundit që u pa me vëllanë e saj, Ukshin Hoti, ishte më 12 shkurt 1999 gjatë vizitës në burgun e Mitrovicës, derisa ka theksuar se ato vizita ishin të shkurtra dhe detyroheshin të komunikonin në gjuhën serbe, gjë që këtë veprimtari Ukshin Hoti nuk kishte pranuar ta bënte asnjëherë.

Kujtojmë që sot djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, e ka publikuar një shkrim të babait të tij.

“Të lutem shumë, përqafoi fëmitë e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave: edhe prindët. Përshëndeti të tjerët. U do vëllai: Ukshini”, thuhet në letrën e shkruar nga Ukshin Hoti.

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me pesë vjet burgim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

0

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.

 

Në ndërtesën e komunës është ofruar hapësira, ku qytetarët po shkojnë për ta kryer këtë proces. Enis Tabak, nga RTK, sjell këto pamje dhe thotë se kjo po bëhet me qëllim që t’u ofrohet edhe një mundësi atyre që nuk janë regjistruar.

Numri i vogël i regjistruesve dhe moskoordinimi i qytetarëve dhe regjistruesve për ta kryer këtë proces, ka bërë që një numër i qytetarëve të mbesim pa u regjistruar.

Interesimi për regjistrim, një ditë para përmbylljes së këtij procesi, shihet edhe në komuna të tjera, bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Zyra për regjistrimin e qytetarëve të interesuarve janë hapur edhe në Komunën e Prishtinës, si dhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, bëri të ditur për RTKlive, Hazbije Qeriqi, zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun në ASK.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

0

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023 në autostradën “Ibrahim Rugova”, e nga i cili vdiqën tre persona.

Në këtë aksident i cili ndodhi më datë 16.12.2023, ishin goditur për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D. dhe L.S., të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës.

Të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak më datë 15.05.2024, pas përfundimit të seancës fillestare të mbajtur më datë 14.05.2024.Në seancën fillestare, gjykata ka njoftuar se i akuzuari Arlind Syla para gjykatës e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë nga ana e prokurorisë, kurse i akuzuarit Irfan Hoti nuk e ka pranuar fajësinë.Gjykata në këtë seancë nuk ka marrë aktvendim lidhur me aprovimin apo refuzimin e pranimit të fajësisë, nga i akuzuari Syla.

“Gjyqtarja e rastit, ka marrë aktvendim, dhe të pandehurit A.S., i është ndërprerë masa e paraburgimit, nga data 15.05.2024, dhe e njëjta masë i ZËVENDËSOHET me masën e arrestit shtëpiak, ashtu që kjo masë mund të zgjasë deri më datën 15.07.2024.” – thuhet në përgjigjen e dhënë për KALLXO.com.

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/776367217955014

Kurse për të akuzuarin tjetër Irfan Hoti, gjykata i’a ka vazhduar masën e paraqitjes në stacion policor.“Të pandehurit I.H., i vazhdohet masa e paraqitjes në stacion policor, ashtu që kjo masë do të zgjasë deri me datë 17.07.2024.” – thuhet tutje në përgjigje.Lidhur me ndërrimin e masës së sigurisë, gjyqtarja e çështjes Ajser Skenderi ka vlerësuar kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat të akuzuarit Arlind Syla i ishte vazhduar masa e paraburgimit.

“Kryetarja e trupit gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës ka vlerësuar se kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat të akuzuarit A.S., i është vazhduar masa e paraburgimit, andaj ka vendosur që të akuzuarit të lartpërmendur ti ndërprehet masa e paraburgimit dhe e njëjta masë të i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak pasi që në rastin konkret ka vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e tij në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale” – thuhet në përgjigje.Mbrojtësve të të akuzuarëve u është dhënë afati prej 30 ditësh të paraqesin kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, kurse prokuroria ka afat prej 15 ditësh të deklarohet me shkrim rreth këtyre kërkesave të mbrojtjes.

Dosja e Prokurorisë: Si kishte ndodhur aksidenti?

Sipas dosjes së prokurorisë, të pandehurit ishin marrë vesh dhe kishin organizuar garë të kundërligjshme automobilistike.

Ata kishin lëvizur paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe në një moment, i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast ky i fundit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin e markës ‘’VW Golf’’, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës.Ndaj tyre rëndon akuza e rrezikimit të trafikut publik.

Sipas Kodit Penal nga neni 370, rrezikimi i trafikut publik që sjell për pasojë vdekjen e një apo më shumë personave, dënueshmëria minimale është 3 vite kurse ajo maksimale 12 vite.“Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet” – përshkruhet në paragrafin 5 të nenit 370 të Kodit Penal./Kallxo.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk.Ai tha se edhe pas një çerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur.

“Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticien të politikës sikur ai. Drejtësia për të nuk ka filluar ende”, tha ai.

Ai ka thënë se çdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar”, tha ai.

“25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato. Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme”.

Tutje ai tha se Republika nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

0

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë simbolike duke e publikuar një letër në Facebook që shënon ta ketë autorësinë e të atit.

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don: vëllai Ukshini” – shkruan në letrën e shpërndarë nga Andin Hoti.

Letra që ka publikuar Andin Hoti, ku figuron se është shkruar nga Ukshin Hoti

Ai e ka cituar një pjesë të mesazhit që e ka publikuar si të Ukshin Hotit dhe ka përmendur periudhën e kërkimit të veprimtarit që nga zhdukja e tij.

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua…’ Një çerek shekulli në kërkim tëndin babë” – ka shkruar Andin Hoti, në Facebook.

Ukshin Hoti, profesor, aktivist e intelektual u zhduk më 16.05.1999, në luftën e fundit në Kosovë.

Seanca e sotme (16.05.2024) e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje në nderim të Ukshin Hotit, në 25 vjetorin e zhdukjes së tij.

“Përgjegjëse pa dyshim është Serbia me mekanizmat e saj. I bëjmë thirrje drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore të merren me rastin e Ukshin Hotit”– deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e  kishte emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, më 06.07.2021.

Andin Hoti ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Legjislaturën e 6-të.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri