12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1106

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

0

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson.

Dueli do të zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “AT&T” në Arlington, Teksas, por një promotor beson se “Iron” Mike do të jetë në rrezik sapo të hyjë në ring.

Nuk është sekret se ekziston një hendek i madh në moshë midis 57-vjeçarit Tyson dhe 27-vjeçarit Paul, hendeku më i madh i tillë në historinë e boksit profesionist.

Tyson garoi për herë të fundit profesionalisht në vitin 2005, dhe sporti ka ndryshuar jashtëzakonisht që atëherë, duke nxitur biseda se ai mund të mos e dijë se çfarë do të ketë këtë verë.

Ai do të ketë festuar ditëlindjen e tij të 58-të deri në momentin që lufta e tij me Paul-in të fillojë, dhe promovuesi Ben Shalom mendon se lufta do të jetë një “tallje me sportin” nëse vazhdon siç është planifikuar.

 

“Të kesh një 58-vjeçar në një luftë boksi profesioniste nuk është qartësisht profesionale dhe këtu duhet të vendoset kufiri për këto luftime”, tha ai për “talkSPORT”.

“Është në rregull për argëtim, por për mua, është një hap i madh (për ta bërë meçin profesion), është një akt cirku, nuk mund të bësh asgjë më qesharake”, vijoi Ben.

Shalom nuk është i vetmi i shqetësuar. Tyson thuhet se është në rrezik për një gjakderdhje në tru nëse Paul e godet në kokë.

Tyson gjithashtu mund të pësojë edhe sëmundje të zemrës si një pasojë e një ndryshimi drastik në regjimin e tij të stërvitjes dhe këto do të krijonin probleme serioze shëndetësore për “Njeriun më të keq në planet”.

Përtej shqetësimeve shëndetësore, disa besojnë se lufta kundër Paul-it është një njollë në karrierën legjendare të Tyson dhe reputacionin e tij në ring, veçanërisht pas një pauze 19-vjeçare mes luftimeve.

“Ndjehem sikur është thjesht e rrezikshme dhe ideja që një boksier në YouTube të mposht Mike Tyson nuk është një ndjenjë e mirë për mua”, tha boksieri britanik Richard Riakporhe për “talkSPORT”.

“Ai mund ta ketë këtë në rekordin e tij dhe nuk është mirë si një tifoz boksi sepse ne e shohim Mike Tyson si një legjendë”, shtoi Riakporhe.Albanian Post

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

0

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza të mitura nën 14-vjeç të kryej akte seksuale me të, duke e kryer veprën penale “dhunimi”.

Sipas gjykatës, në rastin e parë, i akuzuari E.G., nga nëntori i vitit 2023 deri më 1 mars 2024 e ka detyruar një te mitur që të kryej akt seksual me të.

Ndërsa, në rastin e dytë, gjykata tha se nga koha e pavërtetuar, deri më 1 mars 2024, e ka detyruar një te mitur tjetër që të kryej akt seksual me të.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON: DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Ademi ka thënë se ky vendim i dha fund izolimit të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë dhe se sipas tij, kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, por gjatë punimeve të Kongresit të 40-të që u mbajt në Budapest, fitoi e drejta, fitoi Kosova.

“Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës. Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë”, ka thënë Ademi.

“Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe – kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore. Një punë e madhe është bërë në krijimin e kuadrove të reja përmes UEFA-s për trajnerët, gjyqtarët e administratorët e futbollit. Me mbështetjen e programeve nga UEFA e FIFA kemi gjithëpërshirje të komunitetit dhe futbollin e kemi shndërruar në aset kombëtar”, ka shtuar Ademi.

Më tej, Ademi tha se që nga 3 maji i vitit 2016, energjia e re dhe dëshira për sukses e kanë shndërruar futbollin në një fuqi të pasur me arritje dhe mundësi.

“Sot, ne festojmë këtë ditë me krenari dhe falënderim për të gjithë ata që kanë punuar e mbajtur gjallë futbollin që nga vitet e okupimit e deri në anëtarësimin tonë në UEFA, madje duke e sakrifikuar edhe pasurinë e familjeve të tyre”.

“E teksa kujtojmë të kaluarën, jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për futbollin kosovar. Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me Komitetin Ekzekutiv, do të shtyjmë para të gjitha proceset me besim e përkushtim që futbolli ynë të shkëlqejë në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare”, ka deklaruar Ademi.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 19 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 33 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”, i cili mbahet në datat 2, 3 dhe 4 në Kodrën e Pajtimit, të fshatit Gjonaj.

Në hapjen solemne të këtij festivali, kryeministri Kurti në fjalën e tij hapëse u shpreh se “Hasi Jehon” ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që ta marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët.

“Për disa dekada ‘Hasi Jehon’ ishte vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona kulturore e artistike” tha kryeministri Kurti.

Teksa foli për ngritjen e kapaciteteve për mbështetjet financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ai premtoi përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansambletë, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme në të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal.

Këtë vit Festivali folklorik “Hasi Jehon”, feston 35-vjetorin e jetës së tij artistike, dhe si çdo vit tjetër edhe këtë vit vazhdon fuqishëm të sjell program cilësor, të zgjedhur me profesionalizëm dhe të prezantuar me mjaft kujdes nga bartësit tanë të folklorit. Prandaj, si tha kryeministri festivalin “Hasi Jehon” e shohim si aktivitet kulturor të pandalshëm dhe të pandashëm me trashëgiminë tonë kulturore.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti, potencoi se tradita, profesionalizmi, publiku, bashkëpunimi i sinqertë, serioziteti i vazhdueshëm kanë bërë që ky festival të jetë nën mbrojtje dhe përkrahje të shtetit të Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të përzemërta për organizimin, aktivitetet, angazhimin dhe punën e palodhshme të gjithë organizatorëve të festivalit, ndërsa i uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve që marrin pjesë me shfaqjet e tyre në festival, e të pranishmëve shikim e përjetim të këndshëm gjatë tre netëve sa zgjatë festivali.

Me këtë rast ai bëri thirrje që në këto tre net të vijnë dhe ta vizitojnë Hasin dhe ta përcjellin festivalin sepse në këtë mënyrë e përcjellin trashëgiminë kulturore gjithandej, pasi që siç e cilësoi edhe kryeministri treva e Hasit është zemra e shqiptarisë.

fotografia e kryeministri

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari, drejtor i Festivalit “Hasi Jehon”, z.Haziz Hodaj,
Të nderuara shoqëri kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, e nga mërgata jonë,
Të nderuar artdashës,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Motra dhe vëllezër,

Folklori ynë burimor vazhdon të jehoj për çdo vjet në Hasi Jehon!
“Hasi Jehon” sepse folklori ynë ka jehonë, jehonë e cila nuk është ndalur nga asnjë vështirësi apo sfidë. Fatmirësisht, folklori ynë është ende i gjallë dhe zhvillohet natyrshëm dallueshëm nga vendet e tjera, ku rrallë mund të gjendet aq i pasur e i larmishëm ashtu siç e gjejmë anembanë trevave tona.

Prandaj, edhe popujt e tjerë edhe kulturat e tjera, nuk kanë pushuar së mahnituri me folklorin tonë, me kulturën tonë, me autoktonësinë tonë, e me identitetin tonë, e këtu një kontribut fort të çmueshëm e ka dhënë Hasi, kjo trevë e jashtëzakonshme e popullit dhe kombit tonë mbarë.

Përballë viteve të vështira nga shekulli i kaluar e gjerë më tani, “Hasi Jehon” ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë duke e marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët. Tradita, profesionalizmi, publiku, bashkëpunimi i sinqertë, serioziteti i vazhdueshëm kanë bërë që ky festival të jetë nën mbrojtje dhe përkrahje të shtetit të Kosovës.

Për disa dekada “Hasi Jehon” ishte vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona kulturore e artistike. Edhe këtë vit, tradicionalisht, vazhdon fuqishëm të sjell program cilësor, të zgjedhur me profesionalizëm dhe të prezantuar me mjaft kujdes nga bartësit tanë të folklorit. Në këtë vend, në këtë skenë, me vite të tëra përmblidhet, bashkohet dhe festohet trashëgimia jonë e pasur etnokulturore në përgjithësi, e posaçërisht ajo etnomuzikore.

Sivjet festivali mbush plot 35 vite të jetës së tij artistike, dhe të gjithë së bashku, nisur nga ju të zotët e shtëpisë këtu, publiku hasjan dhe mbarë ai shqiptar e i huaj institucionet tona shtetërore dhe të gjithë të tjerët, e shohim festivalin Hasi Jehon si aktivitet kulturor të pandalshëm dhe të pandashëm me trashëgiminë tonë kulturore. Nga puna e juaj na janë shtuar edhe pritshmëritë që ky festival do të zhvillohet e do të pasurohet për çdo vit e më shumë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka ngritur kapacitetet e mbështetjes financiare për të gjitha sferat e kulturës në mënyrë të vazhdueshme. Duke përkrahur kësisoj në veçanti ansamblet, projektet e veçanta, studimet e ndryshme, botimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën në nivel qendror dhe lokal. Në të njëjtën mënyrë ne kemi ngritur dhe kapacitetet e reimbursimit në nivel institucional për të gjithë akterët, përfshirë këtu të gjitha institucionet e kulturës dhe në këtë rast profilin e folklorit përmes Ansamblit Vokalo instrumental “Shota”.

Si Qeveri e Republikës së Kosovës do të jemi gjithmonë pranë trashëgimisë sonë kulturore e të pasur, do të ndihmojmë që ajo të ruhet e të dokumentohet, e në këtë formë edhe të kultivohet.
Me urimet më të përzemërta për organizimin, aktivitetet e shumta dhe punën e palodhshme, ne ju urojmë sukses të gjithë pjesëmarrësve, shikim e përjetim të këndshëm të gjithë atyre që do e përcjellin festivalin gjatë tre netëve të tij.

Mirënjohje, falënderim të gjithë atyre që punojnë, që angazhohen për trashëgiminë kulturore, për festivalin “Hasi Jehon”, i cili jehon jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të tjerët që i interesojnë për neve përmes kësaj jehone kaq të vlefshme të trashëgimisë tonë kulturore të përbashkët.

Faleminderit, e nga këtu bëj thirrje që sa më shumë qytetarë të Republikës së Kosovës në këto tri net dhe jo vetëm të vijnë t’iu vizitojnë në mënyrë që të marrin nga këtu pak trashëgimi kulturore dhe ta përcjellin gjithandej, sepse treva e Hasit është zemra e shqiptarisë.

Falemnderit!

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

0

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele.

Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, i cili potencoi se të gjitha rastet i trajtojnë njëjtë.

Në rastin e polices, ai theksoi se janë duke punuar për gjetjen e saj.

“Çdo javë kemi persona të cilët na paraqiten të zhdukur, të moshuar ose të moshave të ndryshme, shumica e tyre kthehen pas një kohe, fatkeqësisht kemi edhe raste që përfundojnë tragjikisht “, u shpreh Morina në Klan Kosova.

“Për sa i përket procedurave janë të njëjta, sa i përket personave të zhdukur, me rastin e lajmërimit nga vajza e zyrtares policore se është zhdukur mamaja e saj, njësia hetimore në kuadër të stacionit edhe në nivel rajonal angazhohen në familjen e saj të ngushtë për të marrë informacione”.

“Kolegët janë duke punuar sistematikisht, duke marrë informacione nga familja”.

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Adem Aga Gjonit, që sipas Çekut, paraqet një ndër shembujt më karakteristik të shtëpisë tradicionale të shek.XVIII, ku krijimtaria artistike e mjeshtërve prezantohet në trajtë të përkryer.

“Ky aset i veçantë po restaurohet në mënyrë që vlerat e saj të vazhdojnë të ruhen e prezantohen edhe për brezat e ardhshëm”, shkroi Çeku.

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of 3 people

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

0

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës.

Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë.

Leverkuseni i Granit Xhakës, pasi ditë më parë siguroi titullin e kampionit në Gjermania, është në rrugë të mirë që të rrëmbejë edhe trofeun e Ligës së Evropës, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.

Të besuarit e Xabi Alonso-s bën paraqitje mjaft të mirë në duel me ‘romakët’, duke fituar ndeshjen dhe duke e bërë hapin e madh drejt finales së kësaj gare joshëse në Evropë.

Wirtz (28’) dhe Andrich (73’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Aspirinave’, të cilët ndeshjen kthyese në shtëpinë e tyre presin shumë më të qetë.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër mes Marseille dhe Atalantës është mbyllur baras 1-1.

Mbemba (20’), realizoi golin për francezët e Mrasielle, derisa për skuadrën italian shënoi Scamacca (11’).

Skuadra finaliste do të vendoset në sfidën kthyese që do të luhet në Bergamo.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

0

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet.

Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë bërë bashkë pas dy vitesh.

Këngëtari i njohur do të shfaqet në ‘Talk ëith Afrona’ sipas një videoje që është publikuar në YouTube.
Foto: Screenshot/Instagram

Në video shihet fillimisht artisti shqiptar e më pas edhe blogerja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër.

“Mbas 2 vite. The Talk”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ish-çifti do të sqarojë gjithçka e mbase edhe për marrëdhënien e tyre.

Pritet të shihet se çfarë kanë vendosur të ndajnë me publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/