17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1128

Moti sot: Shi dhe reshje bore

0

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000 metra parashihen reshje të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore dhe veriperëndimore me shpejtësi 1-7m/s.

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

0

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30).

Kampionët kishin epërsi deri në 15 pikë, por në dhjetë minutat e fundit, ish-kampionët ishin të jashtëzakonshëm dhe tani avancojnë në serinë gjysmëfinale 1:0. Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

Te Peja më i miri ishte Justin Davis me 22 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Basketbollisti më i miri i Yllit ishte MVP i ndeshjes dhe në momentet vendimtare ishte vendimtar, sidomos në minutat e fundit të përballjes, dhe ia siguroi Yllit fitoren e parë në gjysmëfinale.

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij, raporton Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku me të pranuar informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima është A. (R) T. I lindur me 1992 – Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe një ekip nga Emergjenca e QKMF në Suharekë, ku rreth orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe u hap rasti “Hetim i Vdekjes”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

0

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e shumë njerëzve.

Dhe veçanërisht në mendimet e Vanessa Bryant. Të enjten, të dy do të kishin festuar 23-vjetorin e tyre si çift. Në përvjetorin e katërt që Vanessa-s i është dashur të kalojë e vetme, ajo ka ndarë fotot e tyre të ngrohta së bashku në të kaluarën.

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë

Në një nga fotot, Kobe po i dhuron Vanesës një pako me trëndafila. Në foto, Kobe ka veshur një nga këpucët e tij të para me firmën e Adidas.

Pra, mund të themi se fotografia është ndoshta nga fillimi i viteve 2000. Kjo tregon një pjesë të dashurisë që Kobe kishte për Vanessa-n dhe jep një pjesë të jetës së tij private që shumë prej nesh nuk mund ta shihnin.

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

0

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak.

Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa për shpëtim dhe rrjedhimisht është bërë skuadra e parë që e siguron edhe matematikisht rënien nga elita e futbollit kosovar.

Liria barazoi 0:0 në shtëpi me Dukagjinin, duke e lënë ekipin klinas në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

0

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të .

“Poezitë janë të pa redaktuara.Ndryshe poezitë e para i  kam shkruan si maturant i gjimnazit në Prizren, e pastaj edhe si mësues (1967, 68, 69) në fshatin tim, të botuara në gazetën Flaka e Vllazimit të Shkupit”, shkruan Musliu.

 

BALADA PËR TY

E kërkoj rrugën në sytë e përlotur, dhe këndoj këngën e pafund, në horizontin e pikëllimit.
Sytë më ndihmojnë që ta gjejë atë rrugë, në qetësinë e pacaktuar, të vdekjes sime.
Me kot e thërras diellin, të humbur në ditën tënde, kur trëndafili i zbuluar, u zhduk në iluzion të shuar.
Ngadalë po shndërrohem në të kaluarën dhe i përkëdheli kujtimet, që më përngjajnë në ty…!
(Beograd, nëntor 1974)

KUR TË VDES

Kur të vdes edhe qiellin kam me e mbyllur me dry, ndërsa qiriri ka me qenë i vetmi ngushëllim imi.
Mos u pikëllo për mua, lot mos derdh. Mos ia trego askujt zemrën, të plagosur me pikëllim dhe atë, që me mua ke dashur me qenë e lumtur…!
(Beograd, dhjetor 1974)

JAM LODHUR
I lodhur jam nga këto gënjime, që po ikin, të skuqura nga turpi, aty, pranë meje.
I lodhur jam, dhe përplot dëshirë të trentë që të të mallkoj, dhe që përsëri të shkoj të blejë lule edhe për të njëzetenjëtën herë…!
(Beograd, nëntor 1974)

ASAJ
Sytë më janë bërë si lule pa ujë në këtë ditë, kur atë e shoh të mjerë. Goja s’ më shkon me i folur e me e përsëritur, këngën e vjetër n’ atë derë.
Asaj ia fala dashurinë e parë të pranverave të mia, nën hijen e zbehtë të perëndeshës së natës. Dhe puthjet e para të ditëve të rinisë time.
Valët e jetës vazhdojnë këngën n’amnezisë në det, mua më dhemb zemra për te. Se ëndrra dhe jeta pa gëzim kanë me i mbetur. O, por prapë më dhimbset se pa fat paska le.
Të kujtohet mbrëmja kur besën ma dhe, dhe fjalët më të bukura të dashnisë mi the. Por shpejtë më harrove, kinse kurrgja nuk qe, dhe nga fjalët tua bota çuditet me ne.
Dy herë të kam shtrënguar e di, veç se këngën dhe puthjen më s’ta due. Të uroj jetë e gëzime por nuk ki. O jeta jote me kaq paska deshtue. E  A S A J …?
(Zapllugje, shkurt 1968)

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

0

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës së Kosovës.

Drita e nisi fuqishëm takimin, duke arritur të shënojë në minutën e 7-të, kur Blerim Krasniqi bën gjithçka vetë dhe shënon, por goli u anulua pasi gjatë aksionit luajti me dorë.

Ballkani u kundërpërgjigj me një gjuajtje me kokë të Walid Hamidit, por topi përfundoi jashtë.

Mysafirët sërish afër golit në minutën e 25-të, por gjuajtja e Juan Mesa u ndal në shtyllë.

Në anën tjetër Almir Kryeziu bukur u fut në zonë, por Faton Maloku priti gjuajtjen e tij.

Drita e mbylli në sulm pjesën e parë, duke rrezikuar me Almir Ajzerajn dhe Blend Baftiun, por pa sukses.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më të filluar pjesa e dytë u zhbllokua ndeshja, kur një aksion i mirë i Dritës u kthye në gol. Ishte Blerim Krasniqi që në minutën e 50-të nga afër shënoi për 1-0.

Por Ballkani shpejt u kundërpërgjigj me Genrit Halilin i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 54-të.

Suharekasit pas golit të barazimit kishin raste, por që në nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Ensar Huruglica i Dritës, në minutën e 89-të me një gjuajtje të fuqishme jashtë zone shënoi për 2-1.

Por me kaq nuk u mbyll. Zhvillohej minuta e pestë e shtesës, kur Nazmi Gripshi nga afër tundi rrjetën për 2-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani mbetet lider me 60 pikë, dy më shumë se Drita. /Telegrafi/

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

0

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, vizituan këtë lokacion gjatë ndërtimit të pikës turistike – Memorialit i cili mbanë simbolet më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së.

“Ky lokalitet, do të jetë vend ku do të përkujtohet trimëria e vajzave dhe djemve tanë si dhe do të jetë një destinacion i këndshëm turistik”, thuhet në njoftimin e  Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Në të dhënat e Osmanit, vlera e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi të bashkëshortit dhe në pronësi të përbashkët kap shumën e 970 mijë e 760 euro.

Osmani ka deklaruar një banesë me sipërfaqe prej 67 metra katrorë, e blerë në vitin 2011 me kursime dhe kredi, e cila e kap vlerën e 59 mijë e 760 euro, e që po atë vit, në të njëjtën formë – me kursime dhe kredi, ka deklaruar se e ka blerë edhe një garazh kolektive me sipërfaqe prej 14 metrash katrorë në vlerë 6 mijë euro, të dyja këto në pronësi të bashkëshortit.

E para e shtetit ka deklaruar edhe një shtëpi me sipërfaqe prej 150 metra katrorë, për të cilën tha se e kishte ndërtuar në vitin 2004 me kursime dhe kredi, e që vlera e saj është 170 mijë euro, po ashtu në pronësi të bashkëshortit.

Ajo tutje ka bërë të ditur se bashkë me burrin e saj kanë një tokë prej 5.10 ari, e blerë me kursime dhe borxhe në vitin 2016, në vlerë prej 35 mijë euro.

Përveç tokës, pronë të përbashkët me burrin, Osmani ka deklaruar se ka edhe një “banim në varg”, apo vilë me sipërfaqe prej 244 metrash katrorë, e blerë në vitin 2019 me kursime, borxhe dhe para nga shtija e banesës në Prishtinë.

Osmani tha se ka edhe një tjetër “banim në varg” në emër të bashkëshortit, me sipërfaqe prej 218 metrash katrorë, por që ka vlerën më shumë se dyfishi i asaj të parës – 510 mijë euro. Ajo tha se paratë për blerjen e këtij “banimi në varg” i ka marrë nga shitja e shtëpisë në Australi, e cila ishte në pronësi të bashkëshortit, shitjes së shtëpisë së prindërve të bashkëshortit, nga kursime dhe hua familjare.

Ndërsa, në pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një veturë të tipit “Mercedes-benz” në vlerë 10 mijë euro, e që edhe kjo është në pronësi të bashkëshortit të saj.

E para e shtetit tutje ka deklaruar se para të gatshme i ka vetëm 1 mijë e 168 euro dhe 266.84 dollarë australian, ndërsa detyrimet tha se i ka 105 mijë euro.

Kurse, të ardhurat vjetore i ka deklaruar se i ka 70 mijë e 335.16 euro, ku pagën nga presidenca e ka deklaruar në shumë prej 33 mijë e 70 euro, ndërsa nga meditjet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, në vitin 2024, Osmani tha se i ka marrë 8 mijë e 92 euro.

Osmani tha se bashkëshorti i saj, 17 mijë e 173 euro të hyra vjetore i ka edhe nga paga neto përmes listës së pagave nga Thesari i Kosovës, kurse 12 mijë euro në vit, ajo ka deklaruar se i merr nga të hyrat e qirasë në Australi, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

0

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia.

Kuruar nga Erëmirë Krasniqi, instalacioni prezanton katër objekte skulpturore: dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e llokumeve, dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjike në gjunjë. Instalacioni përcillet nga një projekt tingullor kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker.

Pavijoni i Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia është komisionuar nga Hana Halilaj, kuratore pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pavijoni i Kosovës si dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Artit — La Biennale di Venezia mbesin të hapura deri më 24 nëntor, 2024.

Lokacioni:
Museo Storico Navale della Marina Militare
Riva S. Biasio, 2148
30122 Venedik VE, Itali
(në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)