17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1127

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend.

Tashmë është duke u rinovuar fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ si dhe është duke u punuar në rinovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

I pari i qeverisë së Kosovës, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka premtuar investime edhe në stadiumet tjera të futbollit.

Ky është postimi i kryeministrit Kurti:

200 milionë euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit. Jemi të vendosur, stadiumet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli. Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit tonë pesë-vjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta.

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

0

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi.

Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarkombetar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme

Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët
Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë
Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja

Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
|1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
The Prince and the Pauper, 1881, novele
Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
Tom Sawyer Detective, 1896, novele
A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele
Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike
The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
What Is Man ?, 1906
A Horse’s Tale, 1907
Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes /KultPlus.com

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

0

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit.

Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit.

Xhemajli Gashi ka luajtur për FC Liria në rininë e hershme dhe më pas ka vazhduar me Juniorët dhe ekipin e parë (Seniorë) të Progres-exportit.

Kontributi i tij në fushën e futbollit është vlerësuar nga shumë njerëz.

Xhemajli Gashi ishte vëllau i Enis Gashit, ish-drejtorit të FC Liria. Kjo e bën humbjen e tij edhe më të ndjeshme për komunitetin sportiv.

Klubi i futbollit FC Liria ngushëllon familjen e të ndjerit dhe ish-lojtarët e gjeneratës.


 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Nektari i luginës së harruar

0

Enver Sulaj

Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde

As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit

Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë.

Unë nuk mund ta shoh aortën tënde

As valvulat që hapen e mbyllen si velat e anijes në dallgë.

Asnjëherë mos prit nga unë flijime makabre

në ditën e përbuzjes fëminore

kur pi qumësht në gjirin e shpuar.

Plumbat erdhën papritmas

E vranë bletët e strukura në hijen e polenit.

Unë jam veç përemër vetor

Marrëzish i verbuar nga stina

Nga lulet

e nektari i luginës së harresës.

Prill, 2024

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

0

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni.

Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona, do të përplasen në ‘Bernabeu’ në sfidën e njohur prej vitesh si ‘El Clasico’.

Duelet mes ‘Los Blancos’ dhe katalonasve, gjithnjë sjellin sfida drithëruese, e një e tillë parashikohet të luhet edhe sonte në kryeqytetin e Spanjës.

Të besuarit e Carlo Ancelottit në këtë ndeshje hyjnë me avantazhin prej tetë pikësh, ndërsa për skuadrën e Xavi Hernandez kjo ndeshje është më e rëndësishme pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

La Liga është trofeu i vetëm që ende është në lojë për ‘Blaugranat’, pavarësisht diferencës prej tetë pikësh nga madrilenët.

Derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës fillon në orën 21:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

0

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve.

Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje të anesteziologëve nga Kosova, numri i tyre mbetët prapë i vogël.

Nga 118 sa duhet të jetë numri i anesteziologëve për 40 njësi punuese dhe 34 salla operative, aktualisht QKUK ka vetëm 49 anesteziologë, numër ky i pamjaftueshëm ose dy herë më pak se sa është i parashikuar, shkruan FrontOnline.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija thotë për FrontOnline se duhen edhe 69 anesteziologë të tjerë për shërbimet në QKUK.

“Momentalisht janë të angazhuar 49 anesteziologë ne QKUK, ky nuk është aspak numër i mjaftueshëm, duhet te jene se paku 118’’, thotë Spahija.

Ai për FrontOnline thotë se në tre muajt e parë të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog dhe se momentalisht nuk presin lëvizjeve të tyre.

Sipas tij, ata që janë larguar më parë kanë shkuar në privat dhe nuk kanë dalë jashtë Kosovës.

‘’Gjatë tre muajve të fundit të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog nga Kosova. Njëherë për njëherë nuk presim lëvizje të anesteziologëve, anesteziologët të cilët janë larguar nga QKUK-ja të gjithë kanë shkuar në sektorin privat e asnjë nuk ka dalë nga Kosova’’, shprehet Spahija.

 

Spahija: Realizohen rreth 60 operacione gjatë ditës, problemi më i madh i anesteziologëve janë kujdestaritë e shpeshta

Drejtori i Anesteziologjisë, Gazmend Spahija, për FrontOnline ka folur edhe për sfidat dhe problemet me të cilat haset klinika të cilën e drejton ai.

Për ta problemi më i madh mbetët kujdestaritë e shpeshta e kjo po ndodhë për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve.

‘’Problem dhe ankesa me e shpeshtë me të cilin ballafaqohet Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv për momentin është kujdestaritë e shpeshta për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve. Anesteziologët qe nga pandemia kujdestarojnë çdo te 6 ditë’’ tha tutje Spahija.

Ai për FrontOnline, ka treguar po ashtu numrin e operacioneve që kryhet gjatë një dite në QKUK dhe po ashtu numrin e operacioneve që një anesteziolog mund t’i kryej gjatë ditës.

‘’Numri i operacioneve të cilat kryhen në QKUK ndryshon nga dita në ditë, p.sh vetëm me datën 01.03.2024 janë realizuar 57 anestezione. Një anesteziolog realizon anestezione aq sa planifikohen atë ditë nga klinikat kirurgjike gjatë orarit të rregullt të punës’’, thekson ai.

Drejtori i Anesteziologjisë: Nuk kemi më ankesa me ‘’Burnout’’, është stabilizuar gjendja

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë, Gazmend Spahija ka për FrontOnline ka folur edhe për Sindromin ‘’Burnout’’ se çfarë është ai dhe pse anesteziologët po kanë probleme me këtë sindrom.

Ai thotë se ky sindrom ka qenë i shprehur sidomos gjatë kohës së pandemisë, por se tani ka stabilizim dhe nuk ka ankesa të tilla.

‘’Sindroma ‘Burnout’ është sindrom e cila ka qenë më e shprehur gjatë viteve pandemike kur anesteziologët kanë qenë të angazhuar në salla operative dhe kujdestari çdo të dytën dhe të tretën ditë, tani me stabilizim e gjendjes nuk kemi ankesa të tilla”, thotë ai.

Drejtori Spahija për FrontOnline, thotë se gjatë këtij muaji është hapur një konkurs e ku po kërkohen dy anesteziologë ku është lajmëruar vetëm një, i cili nga tashmë është edhe i punësuar.

‘’Në muajin prill është hapur konkurs për dy anesteziologë, por është lajmëruar vetëm një i cili ka filluar punën’’, thotë ai. /FrontOnline/

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku me të pranuar informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima është Ardian (R) Tafolli. I lindur me 1992 – Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe një ekip nga Emergjenca e QKMF në Suharekë, ku rreth orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe u hap rasti “Hetim i Vdekjes “.

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

0

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të dyshuar për kryerjen e vprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.    

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurorija kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës.

Gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si  në vijim: 5 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 50.600, kilogram, 1 pushkë gjuetie dhe 30 fishek, 1 diviar, 1 veturë, 1 telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko, 1 peshore digjitale, para të gatshme, 1 mijë e 425 euro, 1 Iphone 12 pro, 1 telefon Samsung, 1 telefon Iphone XS, 1 telefon Nokia, 1 veturë BMW”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit e  arrestuar janë  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Ndërsa, thuhet se vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70 mijë euro.

Njoftimin e plotë të PK-së mund ta gjeni këtu

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike