17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1129

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

0

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.

Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent, ndërsa në emër të gruas së tij, para të gatshme në bankë i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro, kurse gruaja e tij, tha se pagën vjetore te punëdhënësi “NUPI”, i merr 528 mijë krona suedeze apo 45 mijë e 201.8 euro.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

0

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Pas diplomimit, punoi për 8 vjet me radhë si aktor i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio. Prej vitit 1996 deri në 2002, kur doli në pension, shërbeu si drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Aktori karizmatik, realizues i sa e sa roleve, ka mbetur në kujtesën e publikut si fillrojtësi Dedë tek “Rrugë të bardha”, mësuesi Dritan Shkabaj tek “Komisari i dritës” apo Skënderi tek “Duel i heshtur”.

Rikard Ljarja mbetet ende një prej aktorëve më të dashur prej publikut.

Ai vdiç më 20 prill 2020.

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

0

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin.

Vendasit nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në edicionin pranveror, duke qenë të fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për klinasit, duhet një fitore për të qenë më të qetë nga zona e rrezikshme.

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

0

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina tha se kjo fushë do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për lojëra sportive.

“Fusha do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për lojëra sportive, trajnime dhe ndeshje, duke e bërë kështu më cilësore kohën e lirë të nxënësve dhe duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive të tyre sportive”, tha Morina.

“Jo vetëm nxënësit e shkollës, por edhe komuniteti lokal dhe sportistët në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo fushë e re e sportit që krijon mundësi të reja për aktivitete sportive”, theksoi ai. /PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

0

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur dje.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është cilësuar nga ana e policisë si “aksident trafiku me fatalitet”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

0

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe skuadrës së dytë në renditjen tabelore, Llapit.

Dy pikë kanë dallim këto dy skuadra mes vete dhe normalisht se të dyja do t’i kërkojnë tri pikët.

Rezultati pozitiv që përfshin edhe barazimin mund të jetë i mjaftueshëm për kampionët që ta ruajnë pozitën e parë, ndërsa Drita do të përpiqet të regjistrojë fitore dhe të rrëmbejë edhe pozitën e parë në tabelë.

Forma e këtyre dy skuadrave në katër ndeshjet e fundit është e njëjtë, pasi kanë regjistruar nga dy fitore dhe dy barazime.

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

0

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për derbin e kësaj xhiroje.

Kampioni në fuqi duhet të fitojë për t’u shkëputur edhe më tej në krye të renditjes, ndërsa gjilanasit synojnë ta mbajnë ngushtë garën për titull.

Një duel tejet interesant është edhe ai në mes të Gjilanit dhe Feronikelit, me dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.

Në anën tjetër, Dukagjini po kërkon të forcohet edhe më shumë në mesin e tabelës, derisa Liria luan për nder, pasi tashmë ka rënë nga liga.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

0

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit.

Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu. Në zonat e larta malore reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi prej 15-38 km/h, njofton Meteo Kosova,

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve policore.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e IPK, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes.

Hetimi është duke vazhduar ndaj rreshterit policor, por IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin ndaluar fillimisht qytetarin/ankuesin për një kundërvajtje në qytetin e Prizrenit. Pas shqiptimit të dy tiketave për kundërvajtje qytetari ishte shoqëruar në stacionin policor në Prizren. Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore duke dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë pranuar edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit”, shkruhet në njoftim.