14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1132

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

0

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është bartëse e këtij projekt-dokumenti strategjik të planifikimit, të ndihmuar nga USAID-i përkatësisht Aktiviteti Qeverisja e Pronës.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Takimet e para u mbajtën në zonën e Vërrinit dhe të Lumës duke vazhduar në zonën e Hasit dhe Anadrinisë.

“Banorët e këtyre rajoneve, me pjesëmarrjen e tyre, po tregojnë kulturë të lartë të komunikimit dhe bashkëpunimit, që bashkërisht të hartohet një dokument sa më cilësor. Ditëve në vijim do të vazhdojnë takimet e radhës”, njofton Komuna e Prizrenit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

0

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25.

Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan Friedkin njoftuan me një deklaratë zyrtare të enjten në mëngjes se De Rossi do të qëndrojë në klub edhe përtej verës.

“Pas takimit të djeshëm pasdite me Daniele de Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme”, tha familja Friedkin në një deklaratë.

“Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet”.

“Daniele udhëheq me respekt dhe kurajo, ndërsa forca dhe besimi i tij i rrënjosur në klub janë vërtet në përputhje me vlerat, qytetin dhe tifozët e pashembullt të Roma-s”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Njoftimi i Roma-s erdhi në mëngjesin e ndeshjes së dytë çerekfinale të Europa League kundër Milan-it në “Stadio Olimpico”. Verdhekuqtë mundën rivalët e tyre në Serie A 1-0 në “San Siro” javën e kaluar.

De Rossi zëvendësoi Jose Mourinho-n në janar duke nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ai ka fituar 11 ndeshje nga 16 në të gjitha garat, me tre barazime dhe dy humbje gjithashtu.

Roma u rendit në vendin e nëntë në tabelën e Serie A kur ish-reprezentuesi i Italisë mori drejtimin, dhe tani është e pesta, duke luftuar për një vend në Champions League.

Verdhekuqtë kanë shënuar 35 gola në 16 ndeshje nën fituesin e Kupës së Botës të Italisë 2006, duke pësuar 16. Albanian Post 

 

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

0

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Zyrtarët policorë të Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kryeministri tutje tha se arrestimet që po ndodhin në këtë javë i kishte paralajmëruar presidenti serb, Alekandër Vuçiq gjatë konferencës për media, që mbajti për përvjetorin e njësitit special ushtarak serb “Kobra”, i cili edhe kishte bërë kidnapimin dhe arrestimin e policëve në veri.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

“Të shtunën ne e kemi ditur që kjo javë do të jetë javë me përndjekje e arrestime, sepse është paralajmëruar. Por çasti dhe intensiteti i këtyre arrestimeve nisi pikërisht pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.

“Më 14 prill në Kazermën ‘Vasa Çarapiq’ në Beograd u paralajmërua ajo që po ndodh këtë javë”, ka thënë ai.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.

“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, shtoi ajo.

Osmani tha se “kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Republika e Kosovës me institucionet e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL-it dhe e EUROPOL-it”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”, tha MPB-ja.

Jankoviq – i cili vjen nga komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

MPB-ja tha se fillimisht ishin ndaluar dhjetë zyrtarë policorë – shqiptarë dhe serbë – por, pesë prej tyre ishin liruar.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, përsëriti se ende nuk ka ndonjë arsyetim nga Serbia se pse pesë zyrtarët policorë po mbahen në Rashkë.

Ai tha se ky është një akt i paprecedent i Serbisë, “mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, tha Sveçla më 18 prill në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59 të kadetëve të Policisë së Kosovës.

Duke folur në këtë ceremoni, ministri i Brendshëm iu drejtua veçanërisht të diplomuarve nga komunitetet joshumicë, të cilëve iu tha se “Republika jonë është edhe juaja dhe vendi ynë është i përbashkët”.

“Në sfidat që mund të ballafaqoheni nga sot e tutje ne jemi mbështetja e juaj e cila nuk ka munguar edhe ndaj kolegëve tuaj kur janë kërcënuar në detyrën e tyre”, tha Sveçla.

Po ashtu, më 17 prill udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë. Autoritetet e Kosovës thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./rel

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

0

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një ‘lëkurë’ vegane të quajtur “Desserto” nga Kaktusi.

Ky material eco-friendly ngjan shumë me lëkurën tradicionale të kafshëve në pamje dhe strukturë, megjithatë prodhohet pa dëmtuar kafshët ose mjedisin. Gjethet e kaktusit të rritur në mënyrë organike i nënshtrohen një procesi të përpiktë, duke përfshirë korrjen, pastrimin, dhe tharjen në diell për tre ditë.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i
Pas kësaj, gjethet përpunohen në një pluhur dhe kombinohen me një formulë të veçantë për të prodhuar këtë zëvendësues inovativ të lëkurës.

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

0

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti.

Po ashtu, do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftim.

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

0

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet shtet shumë autoritar.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Kryeziu tha se Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit.

“Ky është një regjim i vazhdueshëm i Millosheviqit, vetëm kanë ndryshuar njerëzit aty i kemi Daçiqin dhe Vuçiqin, të cilët kanë qenë njerëzit më të afërt të politikave të tij. Serbia po tregohet një shtet jo demokratik, shumë autoritar, i cili nuk ka pretendime që të hyjë në mekanizma ndërkombëtarë. Po ndeshet me konceptet tona, me zhvillimet tona politike, me bazën tonë kushtetuese”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur me veprimet e Serbisë.

Marketing
https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/
https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/
https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/
https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/

 

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

0
Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.

 

Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para të ditës pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej një dhe katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13 gradë.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 41 km/h/

 

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme.

Seanca mbahet të martën,  më 23 prill 2024.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Kjo seancë është thirrur  për shkak bartjes së  mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024

Seanca mbahet  në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri