14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1131

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon.

“Duhet të sillemi konstruktiv në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të legjitimohemi si palë e cila është faktor stabiliteti në rajon, dhe jo e kundërta”.

“Gjatë qëndrimit tij në Amerikë pata rastin të takohem me shumë persona të rëndësishëm dhe mund t’ju them se nuk mund të krenohemi se e kemi partneritetin që e kemi pasur, dhe se zyrtarët e lartë të ShBA-së janë të kënaqur me mënyrën se si sillet qeveria e Kosovës në raport me ta”.

“Ka pakënaqësi, dhe unë konsideroj që ka hapësirë të madhe për përmirësim dhe për mënyrën se si do të duhej të sillej qeveria jonë”.

“Nuk po shohim gatishmëri që të ndryshohet qasja dhe të shikojmë se si është interesi ynë, e jo të inspirohemi nga mënyra se si sillet Serbia”.

“Për aq sa unë pata mundësi të bisedoj me shumë zyrtarë, me njëfarë mënyre janë lodhur pak me qasjen e kësaj qeverie nga Kurti dhe konsideroj që durimi i tyre ka ardhur gati deri para përfundimit”, deklaroi Totaj në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

0

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Kështu ka njoftuar një familjar i tij për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se Sadik Duraku është ndaluar dje së bashku me 300 persona të tjerë, por që sipas tij, ky nuk është liruar dhe është dërguar në Beograd, me akuza kinse ka kryer krime lufte.

Sipas familjarit, i cili foli në kushte anonimiteti, Duraku pritet nesër të dal para gjykatës së Beogradit.

Kujtojmë se Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u ndaluan nga policia serbe.

Derisa zyrtarët policorë u liruan gjatë ditës të gjithë, Jankoviq është liruar tek këtë pasdite.

Klan Kosova ka kërkuar detaje nga Ministria e Jashtme e Kosovës, lidhur me këtë rast, dhe posa të ketë informacione shtesë, do t’ju mbajë të informuar.

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, ata diskutuan për dinamikën e procesit të regjistrimit të popullsisë në territorin e Komunës së Prizrenit si dhe për harmonizimin e veprimeve në terren.

Njoftimi i plotë: këtu

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

0

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu.

Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar jeta dhe veprimtaria e tij nga familjarë, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë, ushtarë të FSK-së dhe të tjerë me homazhe në Landovicë, vendin ku dhe është i varrosur, duke vazhduar tek shtatorja e tij e cila është e vendosur në lagjën ”Arbana”.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi ai, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij.

Ish komandanti i UÇK-së dhe bashkëpunëtori i dëshmorit, Zafir Berisha, e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, për lirinë e vendit, për të cilin tha se ishte një vigan që deri në rënien heroike të tij, kontribuoi për çlirimin e Kosovës.

Për familjen çdo përvjetor i rënies së vëllaut tonë është i njëjtë, i pikëllueshëm por i përcjellë me krenari, me shpresë së amaneti i dëshmorëve dhe martirëve do të jetësohet për një Kosovë të zhvilluar me të ardhme të ndritur, thotë Idriz Kryeziu.

Ismajl Kryeziu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, njëri ndër themeluesit e brigadës 125 të UÇK-së, dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai u vu përballë shumë betejave gjatë luftës së fundit në Kosovë deri në momentet e rënies heroike më 18 prill të vitit 1999 në lagjën “Arbana”./ TV Prizreni

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

0

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale, njofton kjo komunë.

Në njoftim të Komunës së Prizrenit thuhet se ky proces është thelbësor për aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe për të siguruar përfaqësim të përgjithshëm dhe të drejtë në organet vendimmarrëse.

Kliko këtu

“Pjesëmarrja e gjerë, e rreth 3000 qytetarëve në këtë proces, tregon një angazhim të fuqishëm për demokracinë lokale dhe për përmirësimin e jetës së komunitetit në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka falënderuar gjithë banorët e komunës për pjesëmarrje masive në këtë proces.

“Falënderoj gjithë banorët e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje masive në këtë proces dhe qytetarinë e treguar me këtë rast, që do të ndikoj drejtpërdrejt në thellimin e bashkëpunimit Komunë-Qytetar për të mirën e të gjithëve, pa dallim”, citohet të ketë thënë Totaj. /PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

0

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqesia e tij, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizua betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.

Personalitetet e larta shtetërore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxha, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

0

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’.

Ajo ka folur më tepër rreth eksperincës së saj brenda formatit madje ka folur dhe për shumë të pathëna të tjera.

Teksa në format tregoi se kishte lënë diçka pezull jashtë shtëpisë, ditën e sotme Eike ka deklaruar se i ka dhënë fund gjithçkaje.

“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu, nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë nuk i kam ato fluturat.”- shprehet Rike.

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës.

Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit më 18 prill 1881 kundër trupave osmane. Afro 4000 vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të armatës së Dervish Pashës, me rreth 15 000 ushtarë e oficerë të pajisur me armatimin më të mirë të kohës.

Forcat osmane morën Shkupin në fund të marsit dhe marshuan drejt Ferizajt për të nënshtruar Fushë-Kosovën. Forcat shqiptare me Mic Sokolin dhe Ali Ibrën zunë vend afër Shtimes, ndërsa një pjesë tjetër pranë fshatit Slivovë. Luftimet u zhvilluan prej 18 deri 20 Prill 1881. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e ushtrisë osmane dhe kundërsulmuan disa herë. Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut.

Më 21 prill, shqiptarët, për shkak të epërsisë të armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan luftime në Dukël dhe Suharekë, për të penguar ushtrinë osmane të hynte në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës. / atsh

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

0

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj.

“Ish-gazetari dhe politikologu tani është zyrtarisht pjesë e familjes së madhe të VETËVENDOSJES!”, njofton Vetëvendosje.

”Dani është një mik i vjetër i yni dhe mbështetës i palëkundshëm i konceptit të Lëvizjes. Ardhja e tij e forcon vendosmërinë tonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për qytetin dhe shtetin”.

“Ramadan Baraliu ka kryer studimet themelore dhe master në shkencat politike dhe është njohës i mirë i politikave publike dhe zhvillimore. Me përgatitjet, përvojën dhe aftësitë e tij, Dani do të sjellë një kontribut të çmuar për Lëvizjen Vetëvendosje!”/PrizrenPress.com/

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

0

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

“Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në afatin kalimtar, e një ndër nënshkrimet e mundshme është ylli kosovar i Lille. Sipas gazetës më të madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova shihet si “art i driblimeve” nga drejtori i skuadrës Guintoli, i cili tashmë ka nisur punën për ta afruar.

Juventus është i gatshëm që të nisë negociatat edhe me Lillen, skuadër që do të kërkojë rreth 15 milionë euro për kartonin e kosovarit. Zhegrova kërkohet edhe nga RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad.