Home Blog Page 1140

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

0

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

 

Pika tjera të seancës janë: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm, votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik, votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

Po ashtu Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për zyrtarët publikë, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, shqyrtimin e Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe emërimin e një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

0

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani.

Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi Seferqaj, tha se  përpjekjet maksimale për të kryer detyrat me sukses, megjithë sfidat nga komunitetet e përziera dhe hezitimi i disa familjeve.

Kjo shifër prej 33,756 qytetarësh është e rëndësishme, por apeli mbetet që ata që ende nuk janë regjistruar të përmbushin obligimet e tyre ligjore për regjistrim.

Ky proces përfundon më 17 maj, ndërsa në krahasim me vitin 2013, numri i regjistrimeve është më i ulët, duke theksuar nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një regjistrim sa më të plotë të popullsisë.TV Prizreni

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

0

sms sharing buttonLetërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e gjuhës te identiteti politik, terësia dhe ndryshimet u morën në shqyrtim në një ligjëratë nga kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Kreu I Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja ka mbajtur në bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ligjëratën me temë “Letërsia e Shqipërisë dhe letërsia e Kosovës”, ku u ndal në tërësinë dhe dallimet.
“Letërsia e Kosovës dhe e Shqipërisë janë një, se funksionojnë brenda një gjuhe, por janë dy përvoja letrare. Këtë duhet ta themi menjëherë për të mos krijojmë iluzione për një tërësi kohezionesh që shkojnë përtej gjuhës, te ideja. Gjuha shqipe ka variantet e saj, letërsia shqipe ka përvojat e saj”, tha Kraja.

Ndërsa gjykon që jemi një popull i vogël për të zhvilluar dy letërsi e dy kultura të ndara, Kraja vëren se absurdi i ndikua politikisht në një kohë identitetesh politike të detyrueshme.

“Nuk është vetëm gjuha, por mbetet linja themelore rreth të cilës kemi bërë diskutime. Ndonjëherë jemi marrë vesh por ka pas edhe keqkuptime. Keqkuptimet kanë konsistuar në atë që letërsia e Kosovës është konsideruar si një letërsi në një gjuhë të pamjaftueshme”, tha Kraja.

Megjithatë, ndryshe nga Shqipëria, Kosova pas 1956-ës, si një vend nën ndikimin jugosllav, doli nga dogma e realizmit socialist dhe u njoh me rryma letrare të perëndimit njëkohësisht me Europën.
“Më 1964, vepra e Beketit, “Duke pritur Godonë” vihet në Paris, më 1968 e kemi shfaqje në Prishtinë”
Por malli për tokën e premtuar, duket se pati ndikimet e veta jo aq të frytshme.

“Letërsia e Kosovës një sy e mbante nga Shqipëria, nga letërsia e Shqipërisë. Brenda letërsisë së Ksoovës kishte autorë që kultivuan realizmin socialist sikur të ishin në Tiranë”.
Ndërsa autorët shqiptarë që dilnin nga dogma dënoheshin ose u ndalohej botimi, te autorët në Kosovë bashkëjetonin realizmi socialist dhe rrymat e reja./ballkanweb

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

0
Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic.

“Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë  e saj ishte bërë virale në TikTok.

“Sheqer” nga Dhurata Dora veç ka nisur të jetë hiti i kësaj vere, kjo dukshëm vërehet në shikueshmërinë që ka arritur kënga ende pa u bërë 24 orë nga lansimi.

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

0

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik në të ardhmen, me synim të përparimit të të dy komuniteteve, shkruan “PrizrenPress”.

“Kryetari Shaqir Totaj, priti sot Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar me miq anglezë, ku, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani në finale të Kupës

0

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezulrtat 0-1.

Në minutën e 10-të, Gentrit Halili e kaloi skuadrën e Ballkanit në epërsi. Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë Nazmi Gripshi realizoi për 2-0. Suharekasit që janë pjesë e Ligës së Parë e realizuan golin e parë nëpërmjet Susurit, tetë minuta para fundit. Ndërsa me anë të Susurit në fund të ndeshjes arritën të barazojnë rezultatin 2-2, por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje dhe Ballkani i Ilir Dajës do të luajë në finale.

Në finale, Ballkani do të përballet me Prishtinën, pasi e mposhti në ndeshjen kthyese Dritën në Gjilan (0-1). Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, sikurse edhe e dyta.

Në vazhdime, Prishtina doli te jetë skuadër më e mirë, kaloi në epërsi me autogolin e Albert Dabiqajt, në minutën 111-të. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ndeshja kishte përfunduar 0-0.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Diskutimi u përqendrua te çështjet e integrimit të barabartë dhe konceptin e gjithëpërfshirjes së të gjithëve në Komunën e Prizrenit, duke theksuar përkrahjen e diversitetit dhe nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë nga qeverisja aktuale lokale.

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

0

 

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit.

Në njoftimin e SBAShK-ut i bëhet apel Qeverisë të ndryshohet qasja ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve tjerë në sektorin publik e privat.

Sipas kësaj sindikate, se kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, kanë qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe kërkesave të tyre.

“Tani , si për inat, kolegët nga sindikatat e arsimit të vendeve të rajonit po na lavdërohen me pagat e ngritura vazhdimisht , që dallojnë shumë krahasuar me pagat në Arsimin Parauniversitar të Kosovës. Po na krenohen edhe me Kontratat e tyre Kolektive , për Ligjin për sigurimin shëndetësor, për atë të skemave pensionale dhe për kushtet e punës dhe për respektin e shprehur publikisht të qeverive të tyre ndaj figurës së mësuesit”.

“Ju vepruat krejt ndryshe. Punuat Ligjin për paga që nuk realizoi pritjet tona të arsyeshme. Ju lëvizët në mënyrë ironike vlerën e koeficientit të pagave. Ju nuk e bëtë Ligjin për sigurime shëndetësore. Ju bëtë ndryshime e plotësime në Ligjin për skemat pensionale dhe, si me qëllim, mohuat të drejtën e fituar nga neni 8 , paragrafi 6 që vitet e 90-ta i pranonte arsyeshëm si vite kontributdhënëse. Ju për t’i shuar sindikatat shkelet Ligjin për organizimin sindikal dhe shlyet tërë anëtarësinë duke i obliguar nëse duan të kenë sindikatë të regjistrohen në platformën e Kosova , që nuk ka ndodhur në as një vend të botës. Ju nuk bëtë asgjë as për përmirësimin e kushteve të punës që do të ndikonin shumë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Ju paralizuat punën e Këshillit Ekonomik Social. Ju nuk doni të nënshkruani tani e sa kohë Marrëveshjen Kolektive që garanton të drejtat e punëtorëve në sektorin publik.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26 aseteve atraktive që gjenden në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i AKP-së Muharrem Arifi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit duke e bërë të ditur se për herë të parë janë ofruar për shitje dy prona jashtë republikës së Kosovës.

“Ne sot po e përmbyllim procesin e tenderimit për – shitjen e 26 aseteve te Ndërmarrjeve Shoqërore ne likuidim përmes kësaj metode. Më lejoni të ju njoftoj se deri më tani janë privatizuar 2, 939 asete të ndryshme përmes shitjeve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim të Agjencisë. Nga privatizimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve shoqërorë dhe aseteve të tyre deri më tani janë grumbulluar 784 milionë e 114 mijë euro”, tha ai.

“Nga numri i përgjithshëm prej 602 Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim te Agjencisë procesi i likuidimit deri me tani ka filluar për 589 Ndërmarrje. Deri me tani shuma e fondeve te shpërndara tek kreditorët e ligjshëm është 61 milionë e 700 mijë euro për 307 ndërmarrje shoqërore në likuidim. Për sa i përket shpërndarjes së 20 për qind, Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtoreve dhe shpërndarjen e shumës se 20 për qind të të  hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe deri me tani kemi arritur te shpërndajmë 163,379.229. EUR numri i përgjithshëm i përfituesve te 20 për qind është 52, 092 ish-punëtorë”, deklaroi ai.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje 4 lokale afariste të madhësive të ndryshme duke filluar me lokalin 113m² në rrugën “Luan Haradinaj” deri në 24.66m² lokali në Dardani, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste. Në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Lipjan ofrohet poashtu një objekt për shitje si dhe në Gadime.

Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 9 lokale afariste për shitje, lokalet kanë hapësira të ndryshme duke filluar prej 168m² deri tek lokali me 56.4m². Në rajonin e Mitrovicës në këtë shitje është përfshirë edhe toka dhe objekti i NSh Agrokultura Stacioni i Vjetër i Veterinës në rrugën “Adem Voca”.

Ndërkaq në rajonin e Prizrenit ofrohen tri lokale atraktive të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme tjera afariste me hapësirë prej 134m² deri tek lokali me hapësire prej 60m². Në këtë shitje janë përfshirë edhe dy lokale të NSh IMF në Podgoricë, Mal të Zi.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri