14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1140

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

0
Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre.

Bëhet e ditur se ngasësit së bashku me veturat janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 euro.

Përveç kësaj, atyre u është shqiptuar edhe masa mbrojtëse – ndalim i ngasjes për 12 muaj, e po ashtu dhe nga 5 pikë negative.

Në njoftimin e policisë tutje thuhet se garat e shpejtësisë janë një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm, andaj Policia e Kosovës nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që ka informacione për organizime të tilla.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

0

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve dhe martirëve në Lubizhdës, mes lotësh po përkujtojnë më të dashurit e tyre të cilët u vranë e masakruan nga pushtuesi i egër para 25 vitesh, kur këtij lokaliteti i është vënë flaka, pasi ishte shndërruar në vend të besës, bukës dhe pushkës së UÇK-së.

Lidhur me këtë ngjarje, është mbajtur manifestim përkujtimor, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të shumta. Se çfarë përjetoi ky fshat me 12 prill të vitit 1999, tregoi para të pranishmëve,kryetari i këtij lokaliteti,Bekim Nerjovaj.

Në emër të komunës së Prizrenit, ka folur drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Adem Morina, e vlerësoi të jashtëzakonshme sakrificën e lubizhdasve por dhe Hasit në përgjithësi në shërbim të çlirimit të vendit.

Në emër të familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të këtij lokaliteti, ka folur Isuf Kajdomçaj, i cili tha se në këtë ditë pikëllimi por edhe krenarie, duhet të mendojmë si ta jetësojmë amanetin e të rënëve për të ardhmen e vendit.

Pas fjalimeve, janë recituar poezi si dhe është bërë promovimi i këngës “ Lubizhda e Hasit”, kënduar luftës së UÇK-së nga këngëtari, Bajram Gigolli, ndërkaq nga pjesëmarrësit e këtij tubimi përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës, ndërsa është përuruar edhe muzeu i emërtuar “ Kulla e qëndresës”.TV Prizreni

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

0

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita.

Madje, në shenjë pakënaqësie, opozita ka lëshuar mbledhjen e këtij takimi.

Megjithatë, projektligjin e ka mbrojtur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Interesat e mia janë interesa që i shërbejnë të përgjithshmes, pra qëllimi, synimi im si ministre është që të përmirësoj cilësinë e teksteve mësimore. Nuk ka asnjë dyshim që tekstet kanë nevojë të përmirësohen dhe PDK-ja, apo kushdo qoftë tjetër, synon që të punojë për të mirën e fëmijëve tanë do duhej të paraqitnin argumente, jo shpifje”, ka thënë thënë Nagavci, raporton “EO”.

“Është një projektligj tejet i rëndësishëm, i cili domosdoshmërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim për shkak edhe të disa risive që i sjell, si p.sh recezentet – emrat e tyre do të jenë publik dhe nga fillimi do të kalojnë në proces të zhvillimit profesional duke adresuar të gjitha dimensionet që janë të rëndësishme në hartimin e teksteve shkollore”, ka deklaruar Nagavci.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

0

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje, javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League, mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamaskët janë në rrugëne duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence, italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu, me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Sakaq, ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

0

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku ka kërkuar falje për të gjithë shqiptarët që janë ndier të lënduar nga shtetit grek.

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi. Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë: Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë. Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj. Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje. Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli”, u shpreh këngëtari./dritare.net

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Gratë e Trojës” udhëtojnë në Prizren për të treguar fatin e tyre përmes thirrjeve për paqe

0

“Gratë e Trojës”, më 15 prill, 2024, do të prezantojnë para publikut një udhëtim të tragjedisë njerëzore, nga Troja në ditët e sotme, dhe fatin e grave përmes thirrjes për paqe, në Kino Lumbardhi në Prizren, duke filluar nga ora 20:00.

Me drejtimin e regjisoreve feministe Zana Hoxha dhe Maja Miti?, kjo shfaqje do të performohet nga Ansambli i Artpolis me aktorë/e nga Kosova dhe nga Serbia, duke përdorur dy gjuhë, shqip dhe serbisht.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Përmes kësaj shfaqjeje, do të shpalosen vuajtjet e heshtura të grave pas luftës, duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë shtypjeve sistematike. Personazhet si Hekuba, Kasandra e Andromaka janë simbole të fuqishme të rolit të grave në kohën e trazirave politike.

Prezantimi i kësaj shfaqjeje do të shërbejë si një kujtesë për nevojën urgjente për paqe dhe për të thyer ciklin e konfliktit dhe luftës.

Teksti bashkëkohor është përgatitur nga Shpëtim Selmani, ndërsa bashkëregjisore dhe dramaturge: Maja Miti? dhe Zana Hoxha.

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Në këtë shfaje do të luajnë aktorët: Shpëtim Selmani, Maja Miti?, Donikë Ahmeti, Blerta Gubetini, Qendresa Kajtazi, Hristina Toši?, Branka Stojkoviq, Labinot Raci, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Zhaneta Xhemajli.

Koreograf: Robert Nuha; Kompozitor: Liburn Jupolli; Kostumet: Yllka Brada; Teknik i zërit dhe dritës: Skender Latifi; Menagjerë produksioni: Venera Ismaili; Elira Lluka, Mërgim Memoviq; Ekipi i PR: Berat Bajrami dhe Elira Lluka.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Gratë e Trojës” mbështetet nga UNFPA Kosovo (përmes projektit ‘Youth 4 Inclusion, Equality & Trust), European Union in Kosovo U.S. Embassy Pristina, Kosovo. Partnerë në këtë aktivitet janë Artpolis dhe Helsinski Odbor për të Drejtat e Njeriut (Serbi). / KultPlus.com

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

0

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik, njofton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe me larg se 100 metra jashtë vendbanimeve

Mosrespektimi I kësaj rregulloreje ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

Njoftimi I policisë:

KËMBËSORË!

Bëhu i dukshëm!

Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

Respekto semaforin!

Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!

Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!

Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

0
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.

Ish-kryeministri thotë se rajoni i Hasit dha shumë për atdheun, dhe shprehet i lumtur se sot në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës, e cila sipas Haradinajt do të shërbejë si përkujtesë për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.

“Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronjve ndër breza. Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubizhdë të Hasit, nga data 12 prill 1999 për shumë ditë me radhë, shumë nga ta të rinj në moshë”.

“Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronjve, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, të cilës i patëm vu gurthemel. Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria”.

“Urime hasjanë për Kullën! Sakrifica e të rënëve dhe luftëtarëve të lirisë, do të mbijetojë shekujt!”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

0

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit, Diego Armando Maradona.

Nga një sport në tjetrin, nga një kampion në tjetrin. Nuk është kurrë e lehtë të krahasosh epoka dhe fenomene, e lëre më të ndryshosh plotësisht disiplina.

Në fakt, Fisichella, një ish-pilot i F1 i cili gjithashtu garoi për Ferrarin, nuk u mendua dy herë për të vendosur dy të mëdhenj si Schumacher dhe Maradona në të njëjtin nivel.

“Fisico”, siç quhej në qark, mori pjesë në 231 çmime të mëdha, duke marrë 275 pikë kampionati botëror. Ai fitoi gjithsej tre Grand Prix (Brazil 2003, Australi 2005 dhe Malajzi 2006) dhe mori katër “pole position” (Austri 1998, Australi 2005, Malajzi 2006 dhe Belgjikë 2000).

Së fundmi Fisichella ishte e ftuar në podkastin “Tatanka” me praninë e gazetarit Giovanni Remigare. Ai u pyet për një kryqëzim me futbollin dhe konkretisht se kush mund të ishte Maradona e katër rrotave.

Giancarlo nuk kishte asnjë dyshim: “Nuk mund të mos them Michael Schumacher”.

“Kishte disa pilot që lanë gjurmë. Idhujt e mi ishin Niki Lauda dhe Ayrton Senna dhe më pas, duke garuar me ta, nuk mund të mos përmend emrin e Michael Schumacher, një pilot i jashtëzakonshëm që la gjurmë në F1, kudo që shkoi ishte i jashtëzakonshëm”.

“Jashtëzakonisht i apasionuar pas futbollit, aq sa ai dhe unë ishim gjithmonë prezent në ndeshjet e Kombëtares sonë dhe ndër vite kemi bërë shumë ndeshje për bamirësi, gjithmonë të sjellshëm, gjithmonë të sjellshëm”, theksoi ish-piloti i Formula 1. /Albanian Post

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 52 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.