14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Gratë e Trojës” udhëtojnë në Prizren për të treguar fatin e tyre përmes thirrjeve për paqe

“Gratë e Trojës”, më 15 prill, 2024, do të prezantojnë para publikut një udhëtim të tragjedisë njerëzore, nga Troja në ditët e sotme, dhe fatin e grave përmes thirrjes për paqe, në Kino Lumbardhi në Prizren, duke filluar nga ora 20:00.

Me drejtimin e regjisoreve feministe Zana Hoxha dhe Maja Miti?, kjo shfaqje do të performohet nga Ansambli i Artpolis me aktorë/e nga Kosova dhe nga Serbia, duke përdorur dy gjuhë, shqip dhe serbisht.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Përmes kësaj shfaqjeje, do të shpalosen vuajtjet e heshtura të grave pas luftës, duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë shtypjeve sistematike. Personazhet si Hekuba, Kasandra e Andromaka janë simbole të fuqishme të rolit të grave në kohën e trazirave politike.

Prezantimi i kësaj shfaqjeje do të shërbejë si një kujtesë për nevojën urgjente për paqe dhe për të thyer ciklin e konfliktit dhe luftës.

Teksti bashkëkohor është përgatitur nga Shpëtim Selmani, ndërsa bashkëregjisore dhe dramaturge: Maja Miti? dhe Zana Hoxha.

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Në këtë shfaje do të luajnë aktorët: Shpëtim Selmani, Maja Miti?, Donikë Ahmeti, Blerta Gubetini, Qendresa Kajtazi, Hristina Toši?, Branka Stojkoviq, Labinot Raci, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Zhaneta Xhemajli.

Koreograf: Robert Nuha; Kompozitor: Liburn Jupolli; Kostumet: Yllka Brada; Teknik i zërit dhe dritës: Skender Latifi; Menagjerë produksioni: Venera Ismaili; Elira Lluka, Mërgim Memoviq; Ekipi i PR: Berat Bajrami dhe Elira Lluka.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Gratë e Trojës” mbështetet nga UNFPA Kosovo (përmes projektit ‘Youth 4 Inclusion, Equality & Trust), European Union in Kosovo U.S. Embassy Pristina, Kosovo. Partnerë në këtë aktivitet janë Artpolis dhe Helsinski Odbor për të Drejtat e Njeriut (Serbi). / KultPlus.com

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Lajmet e Fundit