14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1141

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

0

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.

 

Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje të vendit, kryesisht në viset kodrinoro-malore.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26 gradë Celsius.

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

0

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë.

Me tekst që kujton trimërinë dhe vuajtjet e kohës, kjo këngë ka një ndjenjë melankolike dhe mburrëse në të njëjtën kohë.

Me 12 Prill 2024 mbahet edhe përvjetori i njëzet e pestë i rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lubizhdë e Hasit!/Indeksonline

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

0

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me shifrat 75:86 (14:20, 23:17, 22:28, 16:21).

Therandasit në gjysmëfinale do të përballen me kampionen e Kosovës, Pejën.

Më të mirët e Bashkimit ishin Erik Copes me 20 pikë e 11 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime.

Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork

0

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në New York, ku, u prit nga Kryetari Elmi Berisha.

Ai e ka njoftuar kryetarin Totaj për aktivitetet e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në SHBA-të.

“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë”, ka thënë Totaj.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari dhe data e meçit

0

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring.

Krasniqi për kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva.

Meçi zhvillohet me datë 4 maj në Augsburg të Gjermanisë.

Krasniqi ka thënë se është i lumtur të rikthehet në ring, pikërisht aty ku jeton prej disa viteve, në periferi të Augsburgut dhe është i bindur se do të dal si fitues.

“Jam shumë i lumtur që lufta ime e radhës do të zhvillohet në Augsburg. Kam disa vite që jetoj në Gersthofen (një periferi e Augsburgut) dhe ndihem shumë rehat këtu. Kjo është një lojë e qartë në shtëpi për mua por edhe një përgjegjësi e madhe për t’i ofruar tifozëve të mi atë që ata gjithmonë presin nga unë, afër një lufte të fortë në të cilën unë largohem nga ringu si fitues”, shkruan Krasniqi.

Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Bajselmani

0

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Bajselmani.

Ky akt bujar nga Fondacioni Golden Eagle shkon përtej vetëm dhënies së një dore ndihme. Me ndarjen e këtyre fondeve,  jo vetëm që tregon përkushtimin e fondacionit për të ndihmuar ata që kanë nevojë por gjithashtu thekson rëndësinë e ofrimit të kujdesit të nevojshëm mjekësor për individët që kanë sakrifikuar për të mirën e vendit dhe i kanë shërbyer atij.

Fondacioni Golden Eagle vlerëson kontributet dhe sakrificat e rëndësishme të ish-ushtarëve të UÇK-së. Kjo mbështetje financiare tregon se shërbimi i tyre vlerësohet dhe se mirëqenia e tyre është prioritet. Është një kujtesë se heronjtë meritojnë kujdesin dhe mbështetjen maksimale.


 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Zogaj për degën e Gjykatës në Dragash: Të kthjellet, ose të mbyllet

0

Gjatë prezantimit të raportit të punës për tremujorin e parë të 2024-ës, kryetarja e Gjykatës në Prizren, Shpresa Emra mori kritika për degën në Dragash nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Zogaj pati kritika për numrin e madh të lëndëve civile, e që sipas tij dega duhet të përmirësohet me urgjencë ose në të kundërtën të mbyllet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndërkohë që ne kemi 1 mijë e 395 lëndë në civile, ku pjesa dërmuese janë paga jubilare, shujta e të tjera, ndërkohë që kemi dy bashkëpunëtorë pa asnjë rezultat. Kështu që ju kisha lutë me e pa degën me urgjencë. Dega duhet ose të kfjellet ose të mbyllet, njëra prej këtyre gjërave, për ndryshe nuk mund të justifikohet kurrqysh prezenca e dy bashkëpunëtorëve atje”, tha ai.

Ky qëndrim i Zogajt erdhi pasi kryetarja Emra e njoftoi atë se në këtë degë është vetëm një gjyqtare e cila punon me dy bashkëpunëtorë.

“Gjyqtarja punon me dy bashkëpunëtorë. Raport nuk kam marrë çka punojnë bashkëpunëtorët. Ka thanë punojnë”, tha Emra.

Megjithatë, Zogaj tha se në këtë degë nuk ka mungesë të resurseve, por mungesë të angazhimit dhe se gjendja në lëndë civile është alarmante atje.

“Pra, vijmë të pika që duhet edhe Këshilli edhe Gjykata me mendu thellësisht për efikasitetin e Administratës, ndërkohë që kemi dy bashkëpunëtorë profesional në degën e Gjykatës pa asnjë rezultat. Domethënë kjo nuk ka asni shpjegim as për mbikëqyrësin, as për kryetarin e gjykatës, as për gjyqtarin e në mënyrë të veçantë as për administratorin dhe as për ata. Kështu që i bjen që nuk ka mungesë të resurseve, po i bjen që ka mungesë të angazhimit dhe kjo i bjen që  urgjentisht Gjykata Themelore duhet me e fut në kontroll degën”, tha Zogaj.

Ai tha se gjendja në lëndë civile është alarmante për një degë kaq të vogël sepse sipas tij, 1 mijë e 300 lëndë janë shumë.

Ndërsa, sa i takon degës së Suharekës, Emra tha se gjatë këtij viti do të stabilizohet, e që gjyqtarët janë duke punuar, por nuk kanë bashkëpunëtorë profesional.

“Sa i takon Suharekës, besoj që gjatë këtij viti do të stabilizohet. Tani që janë edhe dy gjyqtarë në lëminë civile po ata s’kanë bashkëpunëtorë profesional. Problem është vetëm një bashkëpunëtor profesional”, tha ajo.

Pas kësaj, Zogaj kërkoi nga Emra që administratorët e degës në Dragash të transferohen në Suharekë.

“Bëje kërkesë që këta administratorët e Dragashit me i transferu kha e jo me i lanë me nejt atje. Pra, duhet me e gjet mënyrën ose me i angazhu në Gjykatë ose me ba diçka. Ndërkohë që dega e Suharekës ka rezultate në mungesë të stafit”, tha Zogaj.

Ndryshe, sa i takon punës së Gjykatës Themelore në Prizren, Emra tha se ka një rënie të ulët të efikasitetit.

“Efikasiteti ka një rënie të ulët dhe këtu kemi 79% të efikasitetit në lëndë të zgjidhura nga lëndët e të pranuara. Tek kjo ka ndikuar rastet civile në të cilat kanë qenë 83% lëndë të zgjidhura, ndërsa lëmia penale ka qenë 97 %”, tha ajo.

Po ashtu, Gjykata në Prizren u kritikua edhe për mospërputhje të lëndëve përmbarimore e që Zogaj tha se që një vit diskutohet që nuk përputhen, por që ende nuk është zgjidhur ky problem. Megjithatë, edhe tek lëndët e kundërvajtjes, kryetarja e Gjykatës së Prizrenit tha se kanë mospërputhje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni Këtu

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Fqinji i theu hundën 4-vjeçarit në Prizren, flet prindi i tij: E mori nga duart e nënës sime dhe e goditi

0

Një akt brutal ka ndodhur në Prizren pasi një katërvjeçar është sulmuar nga fqinji i tij.

Në një intervistë për Kosova Today të Klan Kosovës, prindi i 4-vjeçarit, Përparim Bajraktari rrëfeu gjithë ngjarjen, njofton Klankosova.tv.

“Jam kthyer në shtëpi, fqinji e ka sulmuar, kemi shtëpinë pesë metra larg, sulmi ka qenë tentim vrasje, akt brutal, është shumë rëndë, ia ka thyer hundën, ka goditur një fëmijë katër-vjeçar, një i rritur, baba i tre fëmijëve, fqinji përballë, Xhevat Totaj”, thotë prindi i 4-vjeçarit.

“Është edhe më e keqja, pasi ka ndodhur rasti nuk është interesuar askush për me ardh me pyet si është fëmija, unë s’kam qenë prezent aty”.

“Unë dola, se natë feste, te varrezat. Djalin e lash në oborr, ishte duke luajtur, në prezencë të fëmijëve të tij e ka rrah, në sy të nënës sime, e ka marr nga duart e saj dhe e ka goditur”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Prizren/ Ushtarët ukrainas certifikohen për deminim nga FSK-ja

0

Gjatës ditës së sotme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit të parë të deminierëve ukrainas.

Trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD-së, u realizua nga instruktorët FSK-së, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM).

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova qëndron e vendosur krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike në mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus.

Ndërsa Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, tha se populli i Kosovës e kupton më së miri rëndësinë e luftës dhe çmimin e lirisë.

“Populli ynë më mirë se kushdo tjetër e kupton rëndësinë e luftës tuaj ndaj agresorit dhe çmimin e lartë që ka liria. Prandaj jemi të dedikuar krah për krah me aleatët tanë që të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, njëjtë siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët në kohët e vështira, ku edhe sot po e vazhdojmë rrugëtimin së bashku”, tha ai.

Komandanti i FSK-së falënderoi ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin: Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hovenier i cili u shpreh mirënjohës dhe i lumtur për këtë sukses.

“Jam i nderuar që jam me ju sot, ku po shënojmë një të arritur të jashtëzakonshme të përfundimit të këtij kursi, që shënon edhe njëherë përkushtimin dhe vendosmërinë e Kosovës për të mbrojtur shtetin e Ukrainës nga sulmi brutal i Rusisë”, tha ai.

Falënderues për këtë mundësi u shpreh edhe koloneli Ukrainas që ishte pjesë e kursantëve i cili fjalën e tij e filloi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve në mbrojtjen e vendit.

“Ky kurs ka një rëndësi të lartë për ne, pasi që do na ndihmojë që jo vetëm të pastrojmë territorin e vendit tonë nga mjetet e pashpërthyera por edhe të shpëtojmë jetë të popullit tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojë të ofrojë kontributin e saj, me kapacitetet njerëzore dhe logjistike për t’i dalë në ndihmë Ukrainës në qëllimin e saj për të siguruar paqe.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Lumbardhi dhe Kaderi shkojnë ta shohin Vedat Muriqin në stërvitje të Mallorcas

0

Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë.

Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe në disa aktivitete.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 ditën e sotme (e enjte) kanë qenë prezent gjatë stërvitjeve të Mallorcas dhe Vedat Muriqit.

Ata me gjasë do të ndjekin nga afër të shtunën ndeshjen e Mallorcas me Real Madridin, një shpërblim që u fitua në BBVK nga Salihu.

Lumbardhi ndërkaq u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të këtij reality shou.

Ai u njoh me bukuroshen nga Prizreni në po këtë format, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.

Lumbardhi kujtojmë që ka fituar plot 144 mijë euro nga Big Brother. /Telegrafi/