Home Blog Page 1142

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

0

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kishte vendosur për shtyrjen e tyre në saje se ajo ditë ishte shpallur si ditë zie.

Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës në Gjilan, kurse Ballkani dhe Suhareka do të përballen në Therandë.

Kujtojmë se Ballkani e kishte fituar përballjen e parë (0:1), kurse Prishtina e Drita ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Të dy sfidat luhen me fillim nga ora 15:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

0
Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit .

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër lexuesve çdo ditë. Në këtë aktivitet, u zhvillua një diskutim interesant me të pranishmit.

Alketa Gashi, krijuesja letrare dhe moderatorja televizive, ndau vështrimet personale mbi leximin e librit në vendin tonë.

Ndërkaq, Fahri Musliu, publicisti dhe gazetari, inkurajoi nxënësit të lexojnë sa më shumë libra, duke e quajtur librin një thesar që mbetet për tërë jetën.

Tema e aktivitetit ishte edhe mbrujtja e të drejtave autoriale.

Xhafer Beqiraj, dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, theksoi se e drejta autoriale është thelbi i mbrojtjes së kreativitetit, inovacionit dhe identitetit të autorit.

Në këtë atmosferë të ngrohtë, nxënësit dhe krijuesit letrar kanë lexuar poezi të ndryshme, ndërsa muzika klasike ka pasur një rol të veçantë./TV Prizreni/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

0

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në hapësirat e MMPHI-së, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e DTZHE-së, Ramadan Tarashaj, zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe përfaqësuesit e QRTK-së, morën pjesë në prezantimin e studimit të fizibilitetit teknik për realizimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit nga ekspertët e kompanisë franceze EPODE.

“Prezantimi i sotëm hapë rrugë tashmë për hartimin e projektit të detajuar, me qëllim fillimin e implementimit të këtij projekti të madh e të rëndësishëm për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit.

Peja, që humbi ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të playoffit ndaj Yllit në shtëpi, do të udhëtojë në “13 qershori” të Suharekës më 24 prill, ndërsa ndeshja nis në ora 19:00. Ylli ka epërsinë 1-0 në seri dhe ekipi që arrin tre fitore së pari siguron finalen e playoffit.

Gjysmëfinalja tjetër, ku Trepçafitoi ndaj Prishtinës duelin e parë dhe ka epërsinë 1-0 në seri luhet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sportev” me fillim prej orës 19:00 më 25 prill.

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

0

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të Bashkuara, ku nuk ka qenë që nga viti 2014). Së bashku me partneren e tij prej shumë vitesh, influencuesen Georgina Rodriguez, Ronaldo vazhdon të befasojë fansat e futbollit në mbarë botën me gjendjen e tij fizike në moshën 39-vjeçare.

Megjithatë, për momentin, Cristiano dhe Georgina janë me pushime, duke përfituar nga një pushim ndërmjet ndeshjeve për skuadrën e Ronaldos, Al-Nassr. Rodriguez zbuloi vendndodhjen piktoreske ku të dy kanë vendosur të largohen për disa ditë.

Në videon e ngarkuar ata shihen duke dalë nga deti, teksa i japin njëri-tjetrit edhe një përqafim. Të dy shihen të kapur për dore teksa ecin në një plazh të Arabisë Saudite dhe në fund Georgina ecën drejt kamerës, ndërsa partneri i saj shikon.

Videoja është treguesi më i fundit se çifti dhe pesë fëmijët e tyre mbeten të kënaqur me jetën në Arabinë Saudite. Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr ka ende një sezon për të përfunduar, por lojtari duket i hapur për të vazhduar kontratën e tij me klubin.

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

0

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e kanë një emër. Jose Mourinho është një nga dëshirat e tyre më të mëdha, kjo është ndezur edhe më shumë pas sfidës Fulham-Liverpool, ku tekniku portugez ishte i pranishëm në shkallet e stadiumit.

Sigurisht, të shohësh Mourinhon në stolin e Liverpoolit nuk është e lehtë, një trajner që për shumë vite ka qenë rivali më i madh i të kuqeve, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. Mourinho nuk do të ishte kundër këtij opsioni, kurse Liverpooli është një emër i madh, një skuadër e mbushur me yje, një opsion i shkëlqyer për t’u rikthyer në futbollin e madh në fund të këtij sezoni.

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Sipas “EO”, ajo ka qenë duke udhëtuar drejt Austrisë bashkë me familjen, derisa ka deklaruar se sipas tyre, “kjo ka qenë kontrollë rutinore”.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë  ajo.

Vlen të përmendet se javën e kaluar, autoritetet serbe “bllokuan” për gati 20 orë qytetarë shqiptarë që po udhëtonin nga vende të ndryshme drejt Kosovës.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

0

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.

I riu shqiptar, babai i një vajze të vogël humbi jetën pasi kamioni i drejtuar prej tij u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar ishte me banim në Piza dhe vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shtyp nga përplasja.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

0

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e kampionit ekipit “zikaltër”.

“Nerazzurri” fituan me rezultat 2:1 në “San Siro” në atë që quhet si “Derby della Madonnina” për ta hipotekuar kështu titullin e 20-të të kampionit në Itali dhe njëherësh për ta vendosur yllin e dytë në fanellë.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Për ish-trajnerin e Lazios ky është trofeu i gjashtë që e fiton me Interin që kur u emërua në krye të gjigantit italian para tri vjetësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Këta njerëz, pasioni i tifozëve më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Unë shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale në Champions Legaue. Ishte e vështirë të imagjinohej se do arrihej. Falë këtyre djemve jemi matematikisht kampion të Italisë pas derbit ndaj Milanit. Do të doja ta nderoja Milanin, nuk ishte e lehtë për ta psikologjikisht të luanin sot dhe ata dhanë gjithçka deri në fund, ata ishin kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tri vjet dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh fillimisht trajneri italian pas lojës.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Ne donim ta fitonim atë sonte. Mendova se dikush do të thoshte diçka këtë mëngjes për stërvitjen në shi, por askush nuk u ankua. Ne punuam këtë mëngjes në detaje që ishin shumë të rëndësishme”, përfundoi Inzaghi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

0

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar.

Shuma e bartur kap vlerën e 2 milionë eurove dhe është shpërndarë në projekte të ndryshme për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Procesin e bartjes së mjeteve e kanë mbështetur 23 asambleistë.

Megjithatë, seanca e jashtëzakonshme është bojkotuar nga asambleistët e Vetëvendosjes./PrizrenPress.com/