Home Blog Page 1152

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme.

Seanca mbahet të martën,  më 23 prill 2024.

Kliko

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404

Kjo seancë është thirrur  për shkak bartjes së  mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024

Seanca mbahet  në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

0

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi.

12 autobusët e ndaluar janë nisur për Kosovë dhe ndalimi i tyre është bërë në shenje proteste ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Në mesin e të ndaluarve kishte fëmijë e pleq të cilët së fundi kishin mbetur edhe pa ushqime.

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

0

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kryeministri tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

?Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.

“Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikën kufitare në Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë [që lidh Kosovën me Serbinë] dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, tha MPJD-ja.

Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21 dhe 19 vjeç, kroatë.

Shkak për këtë aksident u bë shqiptarja 29-vjeçare Klevisa Ymera, e cila dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar teksa ishte duke ecur me rreth 170 km/orë.

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për

“Ndërroi jetën luksoze me burgun”, shkruajnë mediat kroate, teksa pasqyrojnë jetën luksose që 29-vjeçarja publikonte në rrjetet sociale.

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për

Klevisa Ymera aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pas disa javësh pritet që të jepet vendimi nga gjykata./bordo.al/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

0

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë, si dhe Aqif Ilazin, U/D drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Në këtë takim, Alija ka shprehur falënderime drejtoreve të SHKK-ës për vizitën dhe bashkëpunimin.

Ai gjithashtu i ka njoftuar ata për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, e cilën e ka vlerësuar të qetë.

Gjatë bisedave, u diskutuan edhe tema tjera që lidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të rajonit tonë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

0

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia njofton se me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “ Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe pra në të.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtut se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin nga policia.

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

0

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur.

Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit me fanellën e gjigantit katalunas pas një fillimi të vështirë.

Në 32 ndeshje zyrtare këtë edicion, braziliani ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë, derisa Barcelona ka refuzuar një ofertë të majme për të.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se një skuadër angleze ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e brazilianit, ofertë që është refuzuar nga Barcelona.

Edhe pse nuk bëhet i ditur emri i klubit që ka bërë ofertën, Sport ka raportuar se Joan Laporta ka refuzuar 60 milionë e një skuadre angleze.

Presidenti i Barcelonës është i gatshëm ta shesë brazilianin, por për ta lënë të lirë sulmuesin anësorë dëshiron të fitoj 80 milionë euro.

Për 27 vjeçarin interesim kanë shfaqur klubet angleze si Chelsea, Arsenal, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, si dhe ai ka ofertë nga Al Hilal në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

0

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me Serbinë, që nga ora 1 e mesnatës. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar pronari i agjencisë së udhëtimit “Zhitia turist”, Gazmend Zhitia.

Sipas tij përveç pikës kufitare Kroaci – Serbi, janë të mbyllura edhe pikat e tjera kufitare me Serbinë. Ai shtoi se nuk kanë informacione nga autoritet serbe pse po ndodhe kjo, por që udhëtarët nuk po lejohen të kalojnë nga asnjë pikë kufitare me shtetin serb.

Përveç autobusëve të kësaj linje udhëtimi, të bllokuar kanë mbetur edhe autobus të agjencive “Barileva turist” dhe “Teuta tours”.

Serbia bllokon disa autobusë e vetura të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, flet njëri nga pronarët e kompanisë

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

E njëri nga këto autobus është edhe i Valdet Hoxhës, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin.

Këtu jemi diku 10 autobusë që jemi duke shku për Slloveni, Gjermani e Itali. Edhe nga ana e Kroacisë dhe Serbisë ka autobusë që janë të bllokuar. Edhe makina nuk po i lëshojnë, të cilat janë me targa të Gjermanisë e je me dokument të Kosovës nuk po lejojnë me kalu, disa udhëtarë i kanë ndal. Kështu mirë po sillen nuk është që po na bëjnë diçka. Vetëm po thonë kemi urdhër…”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovc’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

0

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës.

Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë.

Ajo kap vlerën e mbi 50 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, është zbuluar se personi që e ka vjedhur veturën është një i mitur, i cili më pas është aksidentuar në qytetin e Prizrenit.

I mituri është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij./ Sinjali