Home Blog Page 1153

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në “Lajmet e fundit” tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare.

 

“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

E duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet  “Asociacioni i Komunave” me shumicë serbe.

Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.

Duke folur për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.

 

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

0

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu.

Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, e po ashtu pritet të ketë edhe shqotë apo në zona malore edhe borë.

Temperaturat minimale për sot do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 11 deri në 16 gradë, kurse gjatë mbrëmjës, temperaturat parashihen të ulen prej 1 deri në 6 gradë Celsius./MeteoKosova

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

0

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131 prej prej tyre votuan pro, teksa 29 kundër.  Ndërsa 11 vendosën që të abstenojnë, njofton Klankosova.tv.

Pas marrjes së 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare, raporti i raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, tani do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet me 16 dhe 17 maj të këtij viti.

Përndryshe, Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me 27 mars, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e Bakoyannis.

Tash, fjalën e fundit për anëtarësimit e Kosovës do ta jap Këshilli i Ministrave.

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

0

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit.

“U shtrua sot shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë e Hasit-Dedaj, që siguron një qarkullim të lehtë dhe më të sigurt për banorët si dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë. Ky investim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin lokal dhe rrit efikasitetin e transportit në zonën përreth”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni këtu

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

0

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie.

Nesër (e mërkurë) ishte e paraparë që të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale; Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka ’23.

Këto ndeshje pritet të zhvillohen në mesin e javës së ardhshme, më 24 prill.

Kujtojmë se Ballkani e kishte fituar përballjen e parë (0:1), kurse Prishtina e Drita ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Nesër ditë zie në Kosovë

0

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, sot është vrarë një grua në Pejë, ku dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti.

Kjo është vrasja e dytë brenda një jave që po ndodhë në vendin tonë, para pak ditësh edhe një 21-vjeçare në Ferizaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj./teve1.info

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

0

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Siç po raportohet, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës i ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në komitetet për çështje politike dhe demokraci të Këshillit të Evropës janë duke u diskutuar amendamentet që janë të përfshira në raportin e Dora Bakoyannis lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Ky opinion i Bakoyannis pritet të votohet sot pasdite.

Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

Kosova bëri një hap para në kërkesën e saj për anëtarësim në organizatën e të drejtave të njeriut në fund të muajit të kaluar kur Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Këtij votimi të suksesshëm i parapriu edhe urdhri i Qeverisë së Kosovës ndaj Kadastrit që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit, duke zbatuar kështu një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Më 27 mars 2024, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin për Kosovën, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës, në mënyrë që t’i ikin mundësisë së kopjimit, dukuri kjo që sipas tij ka ndodhur në të kaluarën, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklarim, ministrja e Arsimit e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku me shtatë vota për kaloi në lexim të parë Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.

Nagavci tha se ky vendim ka të bëjë me përjashtimin e mundësisë së kopjimit të Provimit të Maturës.

“Ajo që kemi bërë dhe po mendojmë të bëjmë edhe në provimin e radhës është që kemi sjellë pjesërisht dixhitalizimin në aspekt të aplikimit online të sistemit të nxënësve në mënyrë se si do të vendosen ata në klasa. Nuk do të jenë të së njëjtës klasë në një klasë por kemi nxënës që do të shpërndahen në klasa të ndryshme që të  mos kopjojnë me njeri-tjetrin por edhe një çështje që është e rëndësishme është edhe çështja e organizimit të masave që do të merren në rast të evidentimit të shkeljeve nga ana e ministrisë, menaxhereve edhe kështu me radhë të cilat e kane lejuar se në raste të caktuan edhe kanë përkrah kopjimin”, ka thënë Nagavci, teksa përmendi edhe komunat ku janë evidentuar shkelje të tilla.

E sqarime për këtë Projektligj kërkoi, kryetari i Komisionit, Ardian Gola, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj që është një Projektligj jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në pikat që duhet menduar është ndarja e përqindjes së nxënësve për të sistemuar në arsimin e lartë. Suksesi është 30 për qind dhe 40 për qind është testi pranues, ndoshta këtu duhet me u fokusu më shumë se njëri prej problemeve kyçe është kur studentet janë gabimisht mandej edhe ambiciet që mund t’i kenë duke futur në sistem pa pasur përgatitje paraprake që marrin formë përmes përqindjes. Nëse këtu do të kishim mujt me bo një shpërndarje të mirë, besoj që do të kishim arrit me zgjedh një problem mjaft të madh”, tha Gola.

Ndërsa ministrja Nagavci, tha se problem kyç mbetet kopjimi i testeve, teksa përmendi edhe rastet kur janë evidentuar shkelje të tilla.

“Unë besoj që nuk ka të bëjë me përqindjen, dilemat që i kemi të gjithë por ka të bëjë me menaxhimin e testit gjerësisht në mungesën e përgjithësisë dhe llogaridhënies që ju besohet një detyrë shume e rëndësishme. Unë e përmenda, viteve të kaluar kemi pasur raste që janë evidentuar edhe në kohë reale se kush kanë qenë mësimdhënësit, profesorët që kanë qenë në klasë ku është bërë kopjimi dhe  ku është bërë kopjimi i testeve. Kemi dërguar edhe njoftim që të marrin masa gjoba që duhet paguar në këtë rast”, u shpreh Nagavci.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

0

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti kanë përgatitur së bashku edhe valixhen e maternitetit.

Në rrjet është folur shumë për emrin që ata kanë zgjedhur për të voglën e tyre, ndërsa Kiara ka zbuluae zyrtarisht vetëm shkronjën e parë që do të jetë si babai i saj, L.

Luna ka qenë një emër që përflitet që mund të ketë zgjedhur çifti Ejlli, kjo pasi moderatorja u shfaq me një varëse me simbolin e hënës pas intervistës me Bora Zemanin. Po ashtu emri Luna shfaqet edhe në videoklipin e fundit të Luizit në këngën “Kce”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të krijojnë një këngë dhuratë për çiftin me titullin “Luna”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri