Home Blog Page 1156

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

0

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

“Viktima ( F.S.1983) me lëndime të renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët kompetent i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë, por i njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë”.

“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

0

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1.

Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë, të cilat dominuan ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Në këtë ndeshje, 17-vjeçarja Kaltrina Vorfaj shkëlqeu me tre gola, duke bërë dallimin për skuadrën e Lirisë. Përveç saj, A. Cana (me penallti) dhe G. Sinanaj gjithashtu kontribuan në fitoren e ekipit.

Ndeshja u zhvillua nën ndikimin e prizrenasve, dhe paraqitja e vashave të Lirisë ishte e jashtëzakonshme.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 26-30 gradë

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare. Instituti ka njoftuar se të martën do të jetë mot i vranët me intervale me diell.

Vranësirat në orët e vona thuhet se do të sjellin shi. Temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.

“E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s. E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E, për të premten është parashikuar të ketë mot me diell, por me temperatura të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, e ato maksimalet 10-12 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike”, thuhet tutje në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club në Washington, D.C.

Në këtë takim,  Totaj dhe Chorba diskutuan për marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht me ata amerikanë.

Chorba u bëri përshtypje me njohuritë e tij të gjerë në të gjitha fushat, duke ndarë mendime dhe perspektiva për sfidat dhe mundësitë që paraqesin këto marrëdhënie.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve, ndihmuar nga një atmosferë solemne dhe miqësore në një nga qendrat diplomatike më prestigjioze të Washington, D.C.”, tha Totaj.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

0

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha për këtë sukses ka pikërisht mesfushori kosovar.

Këtë e pranon edhe Tranquillo Barneta, ish-bashkëlojtari i Xhakës te Zvicra. Barneta është njëri prej dy të huajve me më së shumti paraqitje për Leverkusenin.

“Ai është lider i vërtetë. Karriera e tij flet mjaftueshëm. Ishte kapiten i Gladbachut dhe Arsenalit. Nuk bëheni i tillë vetëm duke u paraqitur mirë. Por pasi je karakter i jashtëzakonshëm”, ka thënë Barnetta për “Blick”.

Leverkuseni, i formuar si klub në vitin 1904, po e fiton titullin e parë në Bundesligë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

0

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë.

Së fundmi ai ishte pjesë e Reality Show, ‘’Ferma Vip’’, ku u akuzua se po flirtonte me njërën nga vajzat aty, edhe pse e dashura e tij po e priste jashtë. Ku kjo e fundit ishte acaruar me të, pas sjelljeve të tij.

Pas daljes së tij nga ferma, Roberti i ka shuar të gjitha këto thashetheme.

Ai ka postuar një foto me të dashurën e tij me mbishkrimin ‘’R&A’’.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe reagimi i bukuroshes, ‘’Love to love you’’, ka qenë komenti i saj.

 

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

0

Blerim Latifi

Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë kishte rënë një hije e zisë. Nana ime endej nëpër shtëpi dhe në oborr duke kryer punët e përditshme të amvisërisë dhe herë pas here vinte në odë, aty ku e kishim televizorin, dhe shikonte pamjet që transmetonte RTSH-ja.

E vetmja gjë që arrita të kuptoja ato ditë ishte se ata lotë që pashë në sytë e saj dhe mërzia e përgjithshme që kishte pllakosur shtëpinë tonë, lidhej disi me ato pamje televizive. Kishte vdekur një njeri që e kishte emrin Enver Hoxha. Çdo bisedë ato ditë vërtitej rreth këtij emri.

Vite më vonë do ta kuptoja atë që nuk mund ta kuptoja si gjashtë vjeçar. Ndikimi televizionit shqiptar në familjen tonë kishte qenë total. Përmes tij ne e kishim krijuar përfytyrimin për Shqipërinë komuniste si një vend i lulëzuar në çdo pikëpamje. Shqipërinë e përfytyronim si një parajsë të vërtetë mbi tokë, krijimi i të cilës ishte vepër e një njeriu, Enver Hoxhës.

Në familjen time, si në mijëra e mijëra familje tjera kosovare, dashuria e pafundme për Shqipërinë dhe udhëheqësin e saj bashkëjetonte me bindjen e palëkundur se edhe Shqipëria dhe udhëheqësi i saj na donin njësoj dhe mendonin e angazhoheshin për ne. Këtë bindje na e ushqenin këngët për Kosovën, që këndoheshin me aq pasion nga rapsodët e Shqipërisë dhe filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” ku përmendej Kosova dhe heronjtë e saj.

Mbi këtë dashuri të imagjinuar në Kosovë do të ngrishin shumë grupe ilegale, të cilat kishin për synim kundërshtimin e regjimit jugosllav. Më e shquara në mesin e tyre do të ishte LPK-ja, prej të cilës, gjatë viteve ’90-të, do dilte vetë UÇK-ja, guerilja më e suksesshme në historinë moderne ( T.Judah), e cila do ta bënte luftën e saj kundër Serbisë me armët e prodhura në uzinat ushtarake të Enver Hoxhës. Për të qenë e plotë ironia e historisë: ato armë ishin menduar për t’u përdorur kundër agresionit NATO-s mbi Shqipërinë dhe ja tani ato ishin në duart e një guerilje shqiptare të mbështetur nga vetë NATO-ja.

Më rënien e komunizmit në Shqipëri, doli në dritë Shqipëria e vërtetë e 45 viteve të sundimit të tij. Enveri ynë imagjinar do të shembej bashkë me të. Sot vetëm aty-këtu ndonjë nostalgjik i grupeve ilegale të viteve ’80-të, vazhdon ende të besojë se Enveri ynë imagjinar ishte Enveri i vërtetë. Ky në fakt është thelbi i nostalgjisë : zbukurimi i imazhit të së kaluarës edhe kur ajo në realitet ka qenë e hidhur. 39 vjet pas vdekjes së diktatorit të saj, Shqipëria po hedh hapat e fundit në lënien pas të trashëgimisë së tij totalitare, bashkë me periudhën e gjatë plot dhimbje të tranzicionit postkomunist. Dhe kjo më së miri shihet në një fakt fort të dukshëm : në rrugët nga dikur Shqipëria e bunkerizuar priste ushtritë pushtuese të imperializmit amerikan apo të social-imperializmit sovjetik, tani vijnë ushtritë e miliona turistëve nga e gjithë bota për të shijuar mrekullitë e detit shqiptar, mrekullitë e natyrës shqiptare dhe gjurmët e lëna nga përplasjet e vazhdueshme midis civilizimeve në tokën e shqiponjave.

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

0

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina.

Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se Morina la pas një trashëgimi të çmuar.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

0

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka ndodhur liberalizimi i vizave, ka më shumë qytetarë që po kthehen në Kosovë, sesa që po largohen.

“Qytetarët po e përjetojnë progresin, tash e tre vite qytetarët e ndjejnë që Qeveria nuk e vjedh atë. Liria e lëvizjes vetëm sa e shtoi dashurinë për vendlindjen, ashtu siç e kemi parashikuar ne. Tani kemi më shumë qytetarë që kthehen, sesa që largohen. Në fund të vizitave qytetarët po kthehen me familjarët e tyre në mërgatë dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj për të shijuar bukuritë natyrore të Kosovës”, tha Kurti para bashkëpartiakëve.

Po ashtu, kreu i Qeverisë ka theksuar se është duke punuar shumë për t’ia kthyer me punë besimin qytetarëve të Kosovës për ekzekutivin që e drejton.

“Orët edhe ditët e javës mundohem t’i shtoi për t’ia kthyer me punë besimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, shtoi Kurti./ Albanian Post /

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri