13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1164

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje.

Policia ka bërë me dije se i njëjti është gjetur në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës dhe se është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.

Ai ishte raportuar si i zhdukur nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte qenë në pushime në Grevallë.

“Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si  dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është  trajtuar”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

0

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online.

Xhaketa kuq e zi kishte qenë në pronësi të menaxherit të Jacksonit, Frank DiLeo, nga viti 1983 deri më 1989.

Ajo më pas i ishte shitur Sothebyt më 1993, dhe tani është e shitshme deri më 12 prill.

Më së liri këtë xhaketë mund ta blini për 100 mijë dollarë, dhe çmimi supozohet se mund të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

0

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers.

Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur për pak nga turneu i tij në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe fluturoi për në New York për t’u paraqitur bashkë me dyshen.

Të dy performuan versionin e këngës edhe të papublikuar të Springsteenit, “Sandpaper”, si dhe këngën e vitit 2019, “Revival”.

Atyre më as në krah u erdhi edhe këngëtarja Maggie Rogers.

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

0

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në Gjakovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se operacioni ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar dhe me konfiskim të narkotikëve.

“Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë”, ka thënë Kelani.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”.

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

0

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Çmimin për aktorin/aktoren më të mirë e mori Adrian Morina për dy role në shfaqjet “1984” dhe “Fausti”.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu nda “Qendrës Multimedia”.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin: Kushtrim Koliqi, Ag Apolloni, Ilir Bokshi, Doruntina Basha dhe Ernest Malazogu.

Çeku në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se MKRS-ja dhe Qeveria u është falënderues të gjithë atyre që përbëjnë komunitetin teatror.

“Nga ata të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët/et në skenë, skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra profesionale e deri te pjesa që i shohim më pak, por që janë shumë të rëndësishëm. Pra, ata që qëndrojnë prapa skenave të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit”, ka thënë ministri Çeku.

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

0

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e ka propozuar tashmë një datë të zgjedhjeve.

Sipas Tahiri, PDK-ja ka propozuar datën 9 qershor si datë të zgjedhjeve.

“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 Qershor, mirëpo, por duke pas parasysh jo sinqeritetin e tyre dhe frikën për me shkuar zgjedhje, ne e dimë që ajo ka qenë një lojë fjalësh se këta nuk guxojnë të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor, prandaj duke pas parasysh që këta janë të luhatshëm ne duam ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe deri në ditën e fundit ta kryejmë mandatin si deputet , me themeluar këtë komision, nëse zgjedhjet na lënë në gjysmë, atëherë e vazhdon punën legjislatura e tjetër”, tha ai.

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

0

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka treguar se bashkë me kryetarët e këtyre komunave ka nënshkruar marrëveshjet në kuadër të grantit të performancës komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”.

Projektet në Komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi 8 milion euro. Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Komunat përfituese janë: Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

0

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Mëson se gjatë bastisjeve në lokacionet që janë cak i hetuesisë, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe armë ilegale.

Redaksia ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

0

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Ata kanë treguar se mërgimtari kosovar ishte në gurbet tani e 30 vite më parë.

“Lamtumire kusheriri im Nazmi! Sot, me dhimbje te thelle e mora lajmin per vdekjen e hershme te kusheririt tim Nazmi Morina, i cili vdiq ne vendin e punes ne Itali. Nazmia jetonte dhe punonte ne Itali për plot 30 vite dhe ishte një puntor i mir, prind i mir, kusheri i mir, humanitar dhe shumë bamirës! Zoti te shperblefte me xhenet Nazmi! Ngushëllime familjes dhe te gjithe atyre qe e njohen Nazmin!”, thuhet në postimin e familjarit të viktimës.Insajderi.org

 

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

0

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.

Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar. Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist. Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri