13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1166

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga të gjitha profilet.

Hamza është zotuar se do ta përkrah arsimin, shëndetësinë, shërbyesit civil, ushtarët e Kosovës, zjarrfikësit, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe çdo kategori shoqërore.

“Sigurisht se e dinë të gjitha këto kategori që i përmenda, që kur e them diçka e realizoj. E kalkuloj mirë, e kalkuloj saktë. Ndonjëherë doket si e madhe, por ajo ndodh. Ka ndodhur në të kaluarën dhe sigurisht se do të ndodh edhe në të ardhmen me mua kryeministër”, ka thënë Hamza.

Më tutje, ai ka thënë se do të punojë që ta ndalë migrimin e qytetarëve, duke premtuar më shumë vende pune e jetesë më të mirë në Kosovë.

Hamza ka thënë se sektori i sigurisë do ta këtë përkrahjen e tij si kryeministër.

“Institucionet do e kryejnë punën e tyre. Sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin, por jetesën në Kosovë. Programi do jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediet do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do ia dalim synimit që e kemi”, ka thënë Hamza.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

0

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif” në Prizren.

Nxënësit janë mirëpritur nga dy prokuroret e Departamentit për të Mitur, Sahide Sefa dhe Merita Kurtishi – Gaka, të cilat i kanë njoftuar nxënësit për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe për mënyrën si trajtohen të miturit para institucioneve të drejtësisë.

Në pjesën e dytë të vizitës, nxënësit kanë pasur rastin të njoftohen nga afër me objektin e prokurorisë dhe të shohin se cilat janë shërbimet që i ofron prokuroria për qytetarët e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, mirëpret të gjitha vizitat me qëllim të informimit dhe edukimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe të studentëve.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

0

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë. Kryetari Shaqir Totaj shprehu falënderime ndaj banorëve të Komunës së Prizrenit për angazhimin e tyre aktive dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në qytet.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit. Raporti i Policisë së Kosovës për vitin 2023 u vlerësua, ndërsa u hartuan planet operative për vitin 2024.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Disa çështje të veçanta u trajtuan gjatë mbledhjes:

Parkimi i veturave në trotuare me theks tek Hotel “Theranda”: Një çështje e rëndësishme për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e qytetit është parkimi i veturave. Diskutimi u fokusua tek parkimi i veturave në trotuare, veçanërisht afër Hotelit “Theranda”.

Bashkërendimi i projekteve për sensibilizim dhe siguri: Në bashkëpunim me Policinë, Drejtorinë e Komunale të Arsimit dhe drejtoritë e tjera, u shqyrtua koordinimi i projekteve për të rritur ndërgjegjësimin dhe sigurinë në komunitet.

Rekomandimet dhe sugjerimet nga anëtarët e KKSB-së: Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhanë rekomandime dhe sugjerime për organet gjegjëse, me synimin e përmirësimit të sigurisë për vitin 2024.

KKSB-të janë forume të sigurisë të themeluara në çdo komunë të Republikës së Kosovës.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

0

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve të Paparacit brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Konferenca do të nis në orën 15:00 dhe do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

0

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021.

Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e tij te PSG-ja.  Largimi i Messit nga Barcelona në vitin 2021 shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën e futbollit, pasi sulmuesi argjentinas u nda me klubin, të cilit i ishte bashkuar në moshën 13-vjeçare. Superylli pati një lamtumirë me lot në sy, gjatë asaj konference shtypi të organizuar me nxitim, dhe më pas u nis për në Ligue 1, PSG, ku fillimisht luftoi për t’u përshtatur në kryeqytetin francez. Pas një sezoni të parë zhgënjyes me PSG-në, Messi vazhdoi të shënonte 16 gola dhe dha 16 asistime për klubin e Ligue 1 në sezonin 2022-2023.

Messi fitoi dy tituj kampioni me PSG-në, por nuk mundi t’i frymëzonte parisienët drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Për pasojë u kritikua gjatë kohës së tij në Francë. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” më pas u transferua tek Inter Miami dhe është përshtatur shpejt me jetën e ShBA, bashkë me familjen e tij, duke u bërë “hit” i menjëhershëm me skuadrën e MLS.

Messi ka thënë për podkastin e “Big Time”: “Ndryshimi ishte i vështirë kur shkova te PSG, sepse po bëja shumë mirë në Barcelonë dhe kisha planifikuar të qëndroja atje. Nuk isha i përgatitur të largohesha, gjithçka ndodhi shumë shpejt, më duhej ta rindërtoja jetën nga një ditë në tjetrën. Njoha një ligë tjetër, një klub tjetër, një dhomë të re zhveshjeje. Ishte një ndryshim që nuk e kërkoja, prandaj ishte e vështirë në fillim”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Argjentinasi shtoi për karrierën e tij të shkëlqyer në “Camp Nou”, pasi u largua nga vendlindja për të ndjekur ëndrrën e vet në Evropë, në fillim të adoleshencës: “Për mua ishte e vështirë kur mbërrita në Barcelonë. Isha fëmijë dhe më duhej të përshtatesha me miq të rinj, vend të ri, qytet të ri, njerëz të rinj, shkollë të re.

Ishte e vështirë në fillim, por mendova se po bëja atë që doja, duke luajtur futboll, në një ekip të madh si Barcelona dhe kjo më bëri të aftë të ecja përpara. Gjithçka ishte mbresëlënëse, më ka pëlqyer shumë. Gjithmonë më kanë trajtuar shumë mirë në Barcelonë, iu jam të gjithëve mirënjohës”.

Messi ka një kontratë me Inter Miami deri në fund të sezonit 2025, kur do të jetë 38-vjeç. Nuk është e qartë se sa do të vazhdojë të luajë ikona e Argjentinës, por ka folur më parë për dëshirën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë, tashmë në ndonjë rol drejtuesi, jo më si futbollist.

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

0

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve.

Iniciuesit e këtij ligji thanë se ndryshimet në rregulla dhe gjoba janë realizuar me qëllim që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.

-Mos vendosja e rripit të sigurisë, 150 euro

-Nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, 1000 euro

-Largimi nga vet aksidenti, 500 euro 12 muaj marrja e patentë shoferit, 5 pikë

-Mosrespektimi i semaforit (drita e kuqe) 150 euro 3 muaj, 3 pikë

-Gara shpejtësie 400 euro

-Mbajtja në prehër të një personi gjatë ngasjes, 400 euro, 6 muaj, 5 pikë

-Tejkalimi i shpejtësisë 50 deri 100 km, 300 €, 6 muaj, 5 pikë

-Tejkalimi i shpejtësisë mbi 100 km 10 muaj, 500 €, 4 pikë

-Montimi i dritave rotative dhe zërat, direkt për gjykatë

-Nëse i lë gjësendet kur e ke ndalur mjetin ose i bien sendet nga mjeti 1000 €

-Nisje, frenim i dhunshëm 150 €

-Përdorimi i celularit (hera e parë) 100 euro

-Përdorimi i celularit (hera e dytë) 200 euro

-Përdorimi i celularit (më shumë se dytë herë) 500 euro, 6 muaj, 3 pikë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

0

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz dhe një karikator.

Kjo erdhi si dyshim për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

0

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935)
Përktheu: Albert Vataj

Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga afër, e di se gjëja që bënte më me pasion Aleksandër Moisiu ishin diskutimet dhe debatet për temat filozofiko-morale. Debatet e nxehta për këto tema nuk i harroj kurrë. Ku jeni, o net të gjata, kur rrinim tok me të, me mikun tim të shpirtit, me më të shtrenjtin e miqve, dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai për çështje të filozofisë e të moralit! Sa mrekullisht bukur i rridhte gjuha, që i shprehte mendime të thella, sa me hijeshi dhe me madhështi krejt shpenguar.

Në fillim të këtij qindvjeçari kumboi në skenën e teatrit gjerman për herë të parë zëri i një aktorit të ri, krejt të panjohur. Kishe kënaqësi ta dëgjoje. Ishte një zë i ri, në kuptimin ndryshe prej të tjerëve, një ton me një ëmbëlsi të panjohur deri atëherë, që sa e dëgjoje, nuk mund ta harroje më, apo ta ngatërroje me zëra të tjerë. Ishte shumë me harmonik, me i butë, më melodioz se të gjithë zërat e aktorëve gjermanë, një zë i artë, një ton i ngrohtë e vibrues ndihej në atë zë, sikur të ishte flladi i ngrohtë i jugut që fryn mbi male … e ne, ne dallonim diçka italiane në të, si këngët e mrekullueshme të tyre.

Po aq melodioz e plot harmoni si zëri, ishte dhe trupi ti tij, i lehtë dhe i zhdërvjelltë, me hirin e një fëmije, por me fuqinë e një luftëtari. Ishte një mrekulli të shikoje këtë burrë të ri, i cili në të gjitha transformimet e rolet e shumta, mbeti i njëjtë në magjinë e tij, në pjesën e padronit apo të shërbëtorit, të kontit e po ashtu të një mëkatari dhe në më të bukurin e më të këndshmin rol, atë të dashnorit.

 

Këtu zëri i tij shndërrohej në muzikë, i gjithë trupi i tij përcillte një ëmbëlsi, dhe po t’i hidhje një shikim, dalloje menjëherë mënyrën e të folurit me plastikën e gjestikën karakteristike italiane … pasqyrë e fjalëve që do fliste më pas. E kush mund ti rezistonte kësaj? Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshem”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman.

Por, në këtë trup të brishtë fëmijëror, përpëlitej një shpirt i trazuar e rebel, në këtë kokë të bukur si ajo e grekëve të lashtë, digjej një shpirt i zgjuar dhe lakmues … Bota e madhe dhe e ëmbël e ndjenjave brenda këtij artisti, duke luajtur gjithmonë vetëm dashnorin apo të riun e dëshiruar, ndihej shumë e ndrydhur e kërkonte hapësirë; një etje e madhe që kërkonte të zbulonte të fshehtat e thella të jetës, e pushtonte atë. Ishte dëshira e tij të shndërrohej në heronj që vuajnë e që kuriozohen me pyetje të ethshme, në guximtar fuqiplotë.

Nuk donte të mbetej vetëm Romeo edhe pse e luajti atë në njëmijë forma, i riu i përjetshëm, por donte të ishte edhe Fausti – i sëmuri ëndërrues; edhe Mefistofeli – mohuesi i përjetshëm; dhe Edipi – luftëtari kundër fatkeqësive të mbinatyrshme; dhe Hamleti – i papërgjegjshëm, peng i mendimeve të tija … një shpirt që digjet e që askush tjetër si ai nuk mund të jetë, shpirt që nuk mund ta mbyllesh në hapësirën e ngushtë të një “sirtari” (si thuhet në zhargonin e teatrit), ai donte të depërtonte tek njerëzit me të gjitha mënyrat e shpirtit krijues, për t’u ndjerë gjithmonë në naltësitë e ndjenjave.

Çdo formë krijese tokësore, në të cilën ai gjente hapësirë, e zhvillonte në mënyrë njerëzore deri në atë kufi, sa arrinte të prekte diçka hyjnore … e kjo e tërhiqte atë, jo heronjtë klasikë të ngrirë në armaturat e luftës, por heronjtë e vuajtjes ishin qëllimi i tij.

Si të gjithë ne artistët, ashtu edhe ju (artdashësit), nuk do të arrini të harroni se si e luajti ai personazhin e Fedjas te “Kufoma e Gjallë”, rolin e tij më të dashur, të një njeriut të rrënuar e të mbytur nga pesha e fajit të tij, por edhe të vetëdijshëm ndaj tij, që e bënte ta pohonte atë, që ajo më e kushtueshmja, pastërtia te një njeri, është qëndresa e tij, që fatkeqësia që bie, në vend që ta zhdukë njeriun, e pastron atë nga të këqijat tokësore, që të mbijetojë pastaj i pastër e i lirë nga mëkati.

Thellësia e karakterit njerëzor e tërhiqte atë përherë e më shumë në brendësitë e enigmës së saj, në labirintet e çmendura të shpirtrave mëkatar, që ai kishte kënaqësi ti nxirrte në pah, të tregonte se si një njeri ringjallej përsëri nga rrënojat e jetës së tij. Dëshira për të zbuluar fshehtësitë e shpirtrave të hutuar ishte pikësynimi i Moisiut, sepse edhe ai vetë ishte një shpirt i tillë i komplikuar.

Ky problem e trazonte atë përbrenda, e kush pat fatin ta njohë atë nga afër, e di mirë që kjo temë shpirtërore ishte kënaqësia më e madhe për të, e ku ai përfshihej në diskutime të zjarrta … Oh, net të gjata pa gjumë … ku shkoi kujtimi juaj … kur uleshim me të, e përjetonim kënaqësi të papërshkruara, kur ai shpërthente në diskutime shpirtërore e morale?

Si digjej ai nga pasioni i këtyre bisedave, si arrinte të përmbahej nga shpërthimet e tij, sa me elegancë dhe e zhdërvjelltësi, si vringëllimat e shpatave në një ndeshje floreti kryqëzoheshin argumentet, mënyra harmonike se si ai futej në diskutim, forca e shpirtit të tij, gjithçka … e tija … ishin kënaqësia më e madhe e thellësive shpirtërore e njerëzore të këtij gjeniu të teatrit.

Ai ishte gjithnjë i angazhuar në punë dhe asnjëherë nuk u mburr për famën e tij, ai “jetonte pa pasqyrë”, ai nuk futej pompoz dhe “i ndritshëm” në shoqëri, dhe sallonet më në zë të qyteteve të famshme evropiane, kureshtarët e thashethemexhinjtë e tyre, nuk arritën kurrë “ta shohin”. Kontaktet me poetë, muzikantë, e kolegë artistë, ishin nxitje që ai të realizonte nevojat e tija shpirtërore duke mbledhur eksperienca të reja nga realiteti e duke i vënë më vonë në jetën e tij private e profesionale.

Drama e tij për Napoleonin ishte sprovë e kësaj eksperience, dhe kush … kush tjetër (kam të drejtën të pyes) nga aktorët e njohur të ditëve tona, ka arritur t’i afrohet botës krijuese të shkrimtarit, sa ai me këtë vepër? Ai kishte arritur të njohë mirë të fshehtën e teatrit, duke mos lakmuar botët e tjera, atë të së qenit “e vërteta”, jo vetëm për rolin që vjen pas, por të vërtetën dramatike e të përbindshme të jetës në kohën e sotme, e kjo e ngacmonte pasionin e tij.

Sa më shumë që ai ishte pjesë e kësaj, aq më i ndjeshëm bëhej, asgjë nuk ishte më e panjohur apo e vështirë për të, e kjo ishte rruga e drejtë për atë që u bë aktori më universal e më i besueshëm i kohës tonë, i varun prej askujt, por i lidhur me të gjithë – Proteus, zoti i ndryshimit të përjetshëm e që gjithmonë mbeti me pamjen e Zotave.

Por, kjo tashmë është e kaluar. E kaluar … një fjalë e pakuptueshme, thuhet diku tek Fausti. E me të vërtetë, nuk mund të besohet që diçka që ishte pjesë e botës sonë të brendshme, në njëmijë forma, çka ishte figura artistike kryesore në sytë tonë, muzika e veshëve tanë, që na emocionon akoma e që ishte ushqim i ndjenjave tona, duhet ta pranojmë si e “kaluar” … që “çfarë nuk është e pranishme” nuk përjetohet më.

Si mund ta pranojmë që ne thërrasim Moissi – duke menduar të gjallin, e nuk marrim më përgjigje, nuk dëgjojmë më frymëmarrjen e tij, nuk shohim më shkëlqimin e tij … Jo, mos ta mendojmë më atë që nuk mundemi ta pranojmë, që ai nuk është më në mesin tonë, por të mendojmë që nuk harrohet, që vetëm prezenca e tij nuk është … të kthehemi në mbrëmjet e kohës së rinisë, të mbyllim sytë që të kërkojmë në brendësinë e qenies tonë muzikën e zërit të tij, të shikojmë me syrin e mendjes lëvizjet dhe gjestikën e tij të paharrueshme, të ngjitemi me hov pas skene ta përqafojmë apo t’i shtrëngojmë dorën, që të ndjejmë ngrohtësinë e dorës së tij që ai nuk e kurseu për njerëzit, sepse ishte njeri me zemër të madhe, që arriti të depërtojë në shpirtrat e miliona njerëzve.

Të kujtojmë atë që s’mund të përgjigjet më … talentin e tij, njeriun e mirë e shpirtin e paepur që u bë mësim për ne, e unë mendoj se nuk ka tjetër dëshirë te njerëzit, veçse të mësojnë nga ai, atë çka tek ai ishte njerëzore. Ai që na e solli këtë art të shenjtë qoftë i bekuar, e kush mundohet për ta mësuar atë qoftë i mirëpritur. Në personin e tij, ne artistët dhe ju që e doni teatrin, kemi humbur një artist të pashoq e të mrekullueshëm.

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

0

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë.

Sipas një raporti nga gazetari italian, Daniele Longo, Milan-i po synon të rinovojë kontratën e Hernandez në fund të sezonit për të shmangur çdo interes nga klubet e tjera për lojtarin.

Francezi është i lumtur me kuqezinjtë për momentin. Por, ai dhe agjenti i tij do të marrin një vështrim të përgjithshëm pas sezonit për të vlerësuar drejtimin e të ardhmes së klubit dhe synimeve të ardhshme.

Milan-i është i vendosur të përmirësojë kontratën e tij dhe të ofrojë një pagë prej 4.5 milionë euro plus bonuse në propozimin e ri.

Megjithatë, nuk ka asnjë nxitim pasi kontrata aktuale e 26-vjeçarit skadon në vitin 2026 dhe do të ketë shumë kohë për të planifikuar.

Kjo lëvizje vjen pas një interesi të fortë nga gjigantët e Bundesliga-s, Bayern Munich, të cilët potencialisht po kërkojnë një zëvendësues për Alphonso Davies, i cili mund të largohet për te Real Madrid-i këtë verë.

Theo Hernandez vlen më shumë se 90 milionë euro në tregun aktual të transferimeve, por Milan-i nuk ka plane të shesë yllin e tyre tani. Albanian Post

 

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

0

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 07:20 është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh. Kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, ka theksuar ai.

Policia janë në vendngjarje dhe po merren me rastin./rtklive.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri