18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1174

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave të Kosovës, po marrin pjesë për vizitë në qytetin e Kavajës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai bën të ditur se vizita do të shërbejë për krijimin e një platforme të përbashkët të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave mes Bashkisë së Kavajës dhe komunave të Kosovës, nën moton “Mbështetje-Shkëmbim-Promovim”.

Latifi në Kavajë

Ngritja e sigurisë në fshatrat e Prizrenit

0

Policia në Prizren ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave.

Komandanti i Stacionit Policor në Prizren-Veri, kapiten Haxhi Kabash, tha se qëllimi i takimit ishte që drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e fshatrave të njoftohen për situatën e sigurisë në fshatrat e tyre dhe në zonën në përgjithësi.

“Takimi ishte i frytshëm dhe u mirëprit nga përfaqësuesit e fshatrave”, tha ai.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje të ndryshme të sigurisë.

Dy palët u zotuan për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të ngritjes së sigurisë në fshatrat dhe lagjet ku ata banojnë, si dhe në tërë zonën në përgjithësi./PrizrenPress.com/


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

0

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug).

Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e zhvillimit rajonal, projektin ERPK, dhe skemën e granteve për biznese. Përmes këtij bashkëpunimi, synohet të rritet punësimi, prodhimi, përpunimi, dhe shërbimet në Komunën e Prizrenit.

Gjithashtu, do të krijohen mundësi të reja për zhvillim socio-ekonomik duke përdorur burime të brendshme dhe të jashtme.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur.

Të dyshuarit thuhet se janë njëri i moshës 20-vjeçar e tjetri 19.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës –ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.03.2024 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.04.2024 ndaj të pandehurve D.D., (20-vjeçar), dhe P.B., (19-vjeçar), për shkak të dyshimit të bazuar se secili ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7, (kur vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet) lidhur me par. 1 (kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë), të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtje së seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë dhe dëgjimit të pohimeve të palëve, dhe në bazë të provave në shkresat e lëndës, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit veç e veç e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventualë. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore”, thuhet tutje në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, siç thuhet duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale. “Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

Abrashi ka ironizuar me opozitën duke iu rekomanduar t’i lëne anash “pallavrat”.

“Opozitë e dashur. Pallavrat anash, niseni mocionin!”, ka shkruar ai.


 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti ka thënë se ai vetëm është përgjigjur në pyetjen e gazetares, teksa ka thënë se po të mos ekzistonte pyetja e gazetares, nuk do të ekzistonte as përgjigja e tij.

“Shtrohet pyetja se pse më ka pyetur gazetarja. Gazetarja më ka pyetur se ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht s’do të kishte as përgjigje timen”.

“Pra, gjithçka nderohet mbi hipotezën se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita do zgjedhje të parakohshme mund ta bëjmë me 2/3 e kuvendit, shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie ku ka prezantuar punën 3-vjeçare të qeverisë.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më tutje, Kurti ka thënë se nëse opozita është rehat me zgjedhje të reja, qeveria është edhe më rehat, pasi sipas tij, ai po qeveris mbarë e mirë.

“Pra, vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet qeveria, qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrëzohet, qeveria vazhdon”.

“Mirëpo, nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit por t’i kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e kuvendit, por jo ta rrëzojmë qeverinë. Të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të kuvendit. Qeveria s’ka pse të rrëzohet kur është e mbarë dhe e mirë”, ka thënë Kurti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Mund të jetë një imazh i teksti

Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara

0

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në qytetin e Kavajës.

Ata sot përpos takimeve protokollare, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të “Ushtar Kavajës”-dëshmorit të kombit, Indrit Cara, i vrarë në luftën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

 

“Në vendlindjen e Ushtar Kavajës – dëshmorit të kombit, Indrit Cara, për të kaluar një ditë pune e me karakter bashkëpunimi, së bashkë me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja”, ka shkrua Kastrati.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Njoftimi i plotë i kryetarit Kastrati:

 

 

Në vendlindjen e Ushtar Kavajës – dëshmorit të kombit, Indrit Cara, për të kaluar një ditë pune e me karakter bashkëpunimi, së bashkë me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja.

Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen kryetar Qosja. Miqësia mes institucionave tona do jetë përherë e fortë, ashtu siç dinë më së miri qytetarët tanë, e siç na donin të bashkuar, Ushtar Kavaja bashkë me shokët e tij çlirimtarë.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

“Ejani dhe vizitoni Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren dhe përjetoni transformimin magjepsës pas përfundimit të punëve restauruese”, shkruan Hoxha në Facebook.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Këtë transformim mund ta përjetoni nëpërmjet imazheve të jashtëzakonshme që shfaqen në ekspozitën fotografike e cila paraqet procesin e punëve restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren”.

“Mos e humbisni këtë mundësi për të eksploruar të kaluarën dhe të tashmen e kësaj perle kulturore!”

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 22.03.2024 deri më 05.04.2024 çdo ditë nga ora 11:00 deri në 14:00./PrizrenPress.com/


Mund të jetë një imazh i teksti

 

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

0

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë mbërritur te Rapid-i.

Sipas zbulimeve nga media rumune, “iAMsport.ro”, te Rapid-i kanë mbërritur dy oferta pasi klubi e bëri të qartë vlerësimin e tij për lojtarin, 8 milionë euro.

Oferta e parë, prej 8 milionë eurosh vjen nga Benfica, me gjigandët portugez që së fundmi kanë lidhur marrëveshje edhe me ish-klubin e Rrahmanit, Ballkanin.

Oferta e dytë vjen nga Aston Villa. Klubi anglez ofron 8 milionë euro gjithashtu, por duket i gatshëm ta rrisë këtë shumë deri në 11 milionë euro nëse do të jetë nevoja.

Trajneri Unai Emery ka përzgjedhur Rrahmanin si një përforcim të mundshëm pasi gjatë verës pritet të humbasë shërbimet e sulmuesit kryesor, Ollie Watkins, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Premier League.

Shumë e rëndësishme për tu theksuar është se vendimi është në dorën e lojtarit që do të zgjedhë nëse do të largohet dhe destinacionin, Anglia apo Portugalia, për momentin.

Albioni mbërriti te Rapid në vitin 2023 nga Ballkani për 600 mijë euro.

Rrahmani ka realizuar 13 herë dhe ka dhënë tre asistime në 15 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat këtë sezon te Rapid. Albanian Post 


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

0

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend.

Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,.

Shkurta vazhdon të jetë shumë aktive edhe në ahengje të ndryshme familjare.

Këngëtarja e njohur gjithmonë merr vëmendjen me pamjen e saj prej një zonje të vërtetë.

Por, vajza e saj sot na ka zbuluar se si duket Shkurta teksa qëndron në shtëpi me familjen e saj. /GAZETA10/