23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1177

Quni për deklaratën e Hillit për Serbinë në NATO: E pakuptueshme, Beogradi kreu spastrim etnik në Kosovë

0

Ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni e ka komentuar deklaratën që ka dhënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, për Serbinë që është më afër anëtarësimit në NATO se Kosova.

Quni, mes tjerash theksoi se kjo nuk mund të pranohet lehtë nga qytetarët e Kosovës, pas luftës së fundit që ndodhi, e ku sipas tij, Serbia kreu spastrim etnik deri në përmasa të gjenocidit.

“Është pak si një deklaratë e tillë nuk kuptohet aq lehtë te qytetarët e Kosovës nga fakti për një histori dhe një përjetim tepër të dhimbshëm nga qytetarët e Kosovës nga një makineri kriminale e dërguar nga Beogradi për të zhvilluar një spastrim etnik deri në përmasa të gjenocidit në territorin e Kosovës. Duke pasë këto në konsideratë është e pakuptueshme për ne se si ka arritur Serbia të jetë më afër disponimit të jetë anëtare e NATO-s”, u shpreh Quni në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Nëse analizojmë në rrafshin më global, bëhet fjalë për një shtet ku disponimi i qytetarëve të saj, i qeverisë së Serbisë është ngushtë i lidhur me interesat e Moskës, tani Rusia si superfuqia e dytë shihet si një rrezik global, si kundërpeshë e kësaj e vetmja organizim politik ushtarak që mundet me u kundërpërgjigj me të gjitha kapacitet është NATO dhe superfuqia njumër një Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Një veturë me targa zvicerane digjet tërësisht në Prizren

0

Një veturë me targa zvicerane është djegur në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka treguar se vetura “Mercedes GLA”  ka qenë me targa zvicerane dhe është djegur tërësisht.

Sipas tij, ngasësi i veturës ka deklaruar se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43.000 franga zvicerane.

“Sot më datë 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij ‘Mercedes GLA’ i vitit 2018, me targa zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në automjetin e tij. Ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri”, tha Bytyqi./21Media

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 18 gradë

0

Sot mbi Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës.

Sipas Meteo Kosova, do të ketë edhe acar në orët e mëngjesit.

Era do fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 40 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej – 4 deri në 1 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë Celsius.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Bashkimi triumfon në derbi

0

Bashkimi ka triumfuar në sfidën ndaj rivalit të vjetër, Sigal Prishtinës me rezultat 87:78 (20:23, 23:24, 25:19, 19:17), në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.

Pjesa e parë ka qenë e barabartë, ku hera njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, derisa përfundoi në të mirë të prishtinasve 43:47. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë, që u fitua nga prizrenasit 25:19, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe rezultatin për të triumfuar 87:78.

Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri, i cili ndaj ish-skuadrës e mbylli ndeshjen me 26 pikë e nëntë kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te prishtinasit më të dalluarit ishin Derrick Wilson me 17 pikë e tetë kërcime, Diamond Stone me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Donte Clark me 16 pikë dhe Fisnik Rugova me 15.

Bashkimi ka 11 fitore e 15 humbje, kurse Sigal Prishtina 15 fitore e 11 humbje.

Ylli fiton përballjen ndaj Vëllaznimit

0

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me formë të lartë në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 26-të shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 77:64 (18:14, 20:14, 21:23, 18:13).

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur me dhjetë pikë dallim, 38:28. Ndërsa në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga mysafirët, therandasit nuk lejuan shkrirjen e epërsisë dhe fituan 77:64.

Alonzo Verge Jr ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 23 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, kurse Jordan Dallas më i miri te Vëllaznimi me 15 pikë e tetë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 17 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vëllaznimi ka 11 fitore e 15 humbje.

Traditë 79-vjeçare e shkollës fillore në Greikoc

0

Zhvillimi i arsimit dhe i edukimit fillor në tërë periudhën e pasluftës ishte objekt i vëmendjes i të gjithë faktorëve shoqërorë.

Ishte imperativ i kohës për përhapjen e shkollave shqipe në Kosovë.

Shkolla në gjuhën shqipe në Greikoc u hap për herë të parë në shtator të vitit 1945. Deri në këtë kohë, në fshat dinin shkrim-lexim disa dhe atë në gjuhën joamtare (serbokroate).

Në këtë vit, shkolla e atëhershme, që startoi në klasën e parë ishte vendosur në një shtëpi private, e cila ishte adaptuar e që nuk i plotësonte as për së afërmi kushtet për mësim.

Mësuesi i parë ishte Prenk Thaçi. Shkolla në gjirin (klasa e parë) e saj kishte 27 nxënës moshash të ndryshme. Me vazhdimin e arsimit fillor, kjo shkollë u bë, shkollë katërklasëshe, ku mësimi zhvillohej me klasë të kombinuara dhe funksiononte si shkollë e pavarur, ku më vonë iu bashkua shkollës “V.I. Lenin” të Mushtishtit, e cila vazhdoi punën deri në vitin shkollor 1968/1969.

Në këtë vit shkollor kalohet në objektin e shkollës së re (shkolla e tashme) njëherit bën edhe transferimin, që ishte si paralele e ndarë fizike e shkollës së Mushtishtit dhe kalon si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Migjeni” të Gjinocit.

Kjo paralele e ndarë fizike vazhdoi punën edukativo – arsimore deri në vitin shkollor 1970/ 71. Në këtë vit pavarësohet si shkollë e plotë tetëvjeçare dhe pagëzohet me emrin “Aradha e Sharrit”, ku kishte paralele të ndarë fizike, shkollën katërklasëshe të Sallagrazhdës. Si shkollë e plotë punoi deri në fund të vitit 1973. Për shkaqe objektive e subjektive iu imponua që t’i bashkëngjitet përsëri shkollës fillore “Migjeni” të Gjinocit. Kështu që, puna edukativo – arsimore e kësaj shkolle u rikthye si paralele e ndarë fizike, ku vazhdoi deri në vitin shkollor 1983/84.

Në vitin shkollor 1984/85 (pikërisht më 31.8.1984) përsëri pavarësohet dhe pagëzohet po me atë emër, që kishte më parë – “Aradha e Sharrit”. Ishte shkollë e plotë tetëvjeçare. Po në këtë vit shkollor njëherë e përgjithmonë u vunë punët për së mbari. Me shtimin demografik të popullatës shtohej edhe numri i nxënësve, si dhe interesimi për shkollim. U ndie nevoja, si dhe u rrit vullneti i popullatës, që të ndërtohet objekti i ri i shkollës, ku në sajë të vetëkontributit të fshatit u ndërtua shkolla, ku sot mësojnë nxënësit tanë.

Me pavarësimin e shkollës sonë pati një rritje të interesimit për shkollim dhe shtim të numrit të nxënësve; përsosshmëri profesionale të kuadrit arsimor dhe rezultate të suksesshme në procesin mësimor.

Arsimi fillor, në shkollën tonë pati rritje të konsiderueshme, ku pas kryerjes së klasës së tetë mbi 90% e semimaturantëve vazhdonin shkollimin në shkolla të mesme e në drejtime të ndryshme. Kjo përparësi e shkollimit u arrit, sidomos në vitet e 70-ta e deri në vitet e 90-ta.

Por, me trysninë dhe represionin që i është bërë Kosovës në të gjitha sferat e jetës nga Serbia, arsimi pësoi traumë të rëndë, si dhe iu ngulfat fushëveprimi i kësaj sfere. Arsimi shqip përjetoi ditë të rënda, ku kërkohej edhe mbyllja e shkollave shqipe. Por, falë kuadrit arsimor u mbijetua ajo kohë dhe u vazhdua me shkollimin e brezave të rinj, ndonëse në kushte tejet të vështira. Për herë të parë u punua me planprogramet e Kosovës. Njëherë e përgjithmonë sistemi arsimor i Kosovës u nda nga Serbia dhe vazhdoi rrugëtimin e saj deri në ditët e sotme. Gjithmonë krenare dhe me respekt.

Në vitin 2006, me vendim të Qeverisë së Kosovës, konkretisht të MASHT-it, nr. 839/01 – B iu ndërrua emri shkollës nga “Aradha e Sharrit” në emrin “Dëshmorët e Greikocit”. Këtë emër e mban krenare shkolla jonë, duke përkujtuar sakrificën sublime të dëshmorëve të fshatit tonë.
Dita e shkollës sonë festohet më 5 prill në shenjë nderimi për dëshmorët që dhanë më të shtrenjtën – jetën për lirinë që po e gëzojmë sot.

Fikret RAMAJ

Hovenier: Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se është i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur që dëshiron t’i bashkohet NATO-s.

“SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet me një sfidë me disa anëtarë të NATO-së. Dëshirojmë të shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s. Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj. Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori Hovenier është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në dialog.

Ambasadori Hovenier ka thënë se në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit.

Hovenier ka theksuar se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.

“Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaçërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka theksuar se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje.

“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka thënë se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por siç ka deklaruar ai “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Marrëveshje për bashkëpunim në luftën kundër dhunës në familje

0

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Organizatën Humanitare Gjermane Arbeiter – Samariter – Bund e.V (ASB) për projektin “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor – bashkëpunim rajonal dhe mbështetje për shtëpitë e sigurta për viktimat e dhunës në familje”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të bashkëfinancohen nevojat e partnerit lokal, Qendra e Strehimit të Fëmijëve dhe Grave – Prizren (QSFG-P).

Kjo lidhet me kërkesat dhe objektivat e projektit, të konfirmuara nga Deklarata për Bashkëfinancim, e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit më 12 shtator 2023. Projekti përfshin prokurimin, furnizimin dhe montimin e sistemit fotovoltaik për QSFG-


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Përurohet renovimi i objektit të zjarrfikësve në Prizren

0

Të mërkurën u bë përurimi i renovimit të objektit të brigadës së zjarrfikësve në Prizren.

 

Kjo ndodhi falë projektit të Drejtorisë së Administratës.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, morën pjesë në këtë ngjarje.

Ai theksoi se krijimi i hapësirave të përshtatshme për punë është një mënyrë e mbështetjes për punën më efikase të brigadës së zjarrfikësve.

|Kjo brigadë, dita- ditës, po rrit kapacitetet e saj për të intervenuar në situata emergjente të ndryshme”.

Detajet e projektit u shpalosën nga drejtori i Administratës, Edin Shehu, i cili shprehu kënaqësinë për realizimin e një kërkesë të domosdoshme për këtë brigade.

Komandanti i batalionit të zjarrfikësve, Fejzulla Berisha, gjithashtu vlerësoi këtë projekt si të dobishëm. Drejtoria e Administratës në Prizren ka mbështetur këtë projekt me një shumë prej rreth 60 mijë euro./Foto dhe teksti:TV Prizreni/


 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Luizi publikon një video me Kiarën duke vëllëzuar, bëhet virale

0

Luizi Ejlli dhe Kiara Tito shumë shpejt pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

Kiara do të sjell një jetë një vajzë.

Së fundmi, Luizi ka publikuar një video të bukur në instagramin e tij.

Dyshja në fjalë shfaqen duke vallëzuar bashkë me këngën e re të Luizit.