18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1176

Majko viziton në Has kullën e Isa Kurpalit të projektuar nga Sylejman Vokshi

0

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka vizituar veriun e Shqipërisë. Ai është ndal në Has ku ka vizituar monumentin kulturor, Kullën e Isa Kurpalit.

Këtë kullë sipas Majkos e kishte projektuar Sulejman Vokshi, si një nevojë e domosdoshme e vetëmbrojtjes popullore ku i zoti i kësaj kullë, Bajram Sylë Kurpali ishte një legjendë që u përjetësua në këngë.

Njoftimi i plotë i ish-kryeministrit, Pandeli Majko:

Në Has, pas shpalljes së Kullës së Isa Kurpalit, si “Monument Kulture” në vitin 2023, aty kanë filluar punimet e rikonstruksionit!

Kulla e Isa Kurpalit, është ndërtuar në shekullin e XIX me një arkitekturë karakteristike të zonës me vlera historike.

Projektimin e saj e bëri vetë Sulejman Vokshi, si një nevojë e domosdoshme e vetëmbrojtjes popullore ku Bajram Sylë Kurpali ishte një legjendë që u përjetësua në këngë! Vizita në këtë kullë është takim me historinë e kësaj zone!

Godbold e Bashkimit, MVP e javës së nëntë

0

Bashkimi ka regjistruar fitoren e nëntë në nëntë ndeshje të Liga Unike Femrat. Prizrenaset kanë shënuar fitore ndaj Tiranës.

Adrienne Godbold e mbylli ndeshjen me 35 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 44, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP.

Statistika të afërta kishte edhe qendra e Kosovës, Aulona Muhadri, duke e mbyllur takimin me 28 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Prishtina po ashtu shënoi fitore si mysafir, ndaj Flamurtarit të Vlorës. Më e mira te prishtinaset ishte Jaccqueline Castro me 14 pikë e dhjetë kërcime. Penza shënoi fitore ndaj Partizanit, duke siguruar një vend në “play-off”. Te skuadra pejane u dalluan Saranda Daci dhe Peevy Elise.

Daci kishte 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, kurse Elise 20 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime.

Top pesëshja

Adrienne Godbold (Bashkimi) 35 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 44 indeksi
Aulona Muhadri (Bashkimi) 28 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 41 indeksi
Jaccqueline Castro (Prishtina) 14 pikë, 10 kërcime, / asistime, 23 indeksi
Saranda Daci (Penza) 20 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 21 indeksi
Peevy Elise (Penza) 20 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi

Dita Botërore e Poezisë/ UNESCO: Poezia, nga format më të çmuara të shprehjes

0

UNESCO miratoi për herë të parë 21 marsin si Ditën Botërore të Poezisë, më 1999 në Paris, me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.

Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat gojore të recitimit të poezisë, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika e piktura, si dhe për të rritur dukshmërinë e poezisë në media.

E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë dhe në çdo kontinent, poezia flet për njerëzimin dhe vlerat e përbashkëta, duke u shndërruar në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen. Sipas UNESCO-s, Dita Botërore e Poezisë kremton një nga format më të çmuara të shprehjes dhe identitetit kulturor e gjuhësor që disponon njerëzimi.

Will Smith zbulon se ka lexuar librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, gjatë Ramazanit të kaluar

0

Aktori amerikan Will Smith ka dhënë një pasqyrë të udhëtimit të tij shpirtëror, derisa ka zbuluar se ka lexuar edhe librin e shenjtë të fesë myslimane, Kuranin.

Ylli i Hollywood-it, gjatë një interviste të vitit 2023, e cila ka bërë bujë tek tani, me gazetarin egjiptian Amr Adeeb në “Big Time Podcast”, kishte folur mbi vlerësimin e tij për Kuranin dhe ndikimin që pati në jetën e tij.

Në këtë bisedë, burri në largim i Jada Pinket Smith tha se “dy vitet e fundit të jetës së tij kanë qenë një kohë e vështirë”

“Dhe i lexova të gjithë librat e shenjtë. Unë madje lexova kopertinën e Kuranit gjatë Ramazanit të kaluar”, shtoi ai.

Will tregoi gjithashtu se nëpërmjet kësaj praktike ai “po përpiqej të kultivonte një zemër aq të hapur aq të dashur sa unë do të mund të ndërtonte një fazë kërkimi shpirtëror të jetës së tij.

Duke zbuluar gjetjet e tij më të paharrueshme nga Libri i Shenjtë, Will tha: “Do të doja të tregoja se sa përmendej Musai në librin e shenjtë”, përpara se të pranonte: “Përmes Kuranit, lexova për Musain dhe përvojat e tij”.

Duke vazhduar me diskutimin, aktori fitues i “Oscars” deklaroi se “gjëja tjetër që i pëlqeu përgjatë leximit të Kuranit është thjeshtësia e tij”.

Smith tanimë është i njohur për deklaratat e tij të bujshme – komente interesante ai pati bërë edhe në lidhje me të qenit “i famshëm”.

Ai zbuloi marrëdhënien e tij me të qenit i famshëm dhe misionet e tij personale pas “fatkeqësive të dy viteve të fundit”.

“Fama është një përbindësh unik”, tha Smith, sipas një klipi të shpërndarë në internet nga Deadline, transmeton AlbanianPost.

“Më është dashur të jem vërtet i kujdesshëm. Nuk mund të emocionohesh kur të gjithë thonë gjëra të mira për ty, sepse sa më shumë të marrësh kur njerëzit thonë gjëra të mira për ty, aq më shumë do të lëndohesh kur njerëzit thonë gjëra të këqija për ty”, shtoi ai.

Ylli i “Emancipation” tha gjithashtu se ai ka mësuar përmes “fatkeqësive” të mëparshme se duhet “të jesh i qartë dhe çfarë po përpiqesh të bësh në botë”.

“Dhe nuk mund të kem nevojë që të tjerët të duartrokasin që unë të qëndroj i fokusuar në misionin tim. Gjithmonë kam dashur të vendos të mira në botë”, shtoi Smith.

“Gjithmonë kam dashur t’i bëj njerëzit të buzëqeshin. Gjithmonë i kam qenë i përkushtuar ndaj procesit të gëzimit dhe frymëzimit”, shtoi ai më tej.  Albanian Post


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Njëri më humbi në luftë, tash tjetrin ma mori Serbia” – nëna e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, e përlotur lut institucionet t’ia kthejnë të birin nga burgu i Serbisë

0

Familja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, që u arrestua më 5 janar në Serbi, po kërkojnë ndihmën e shtetit për lirimin e Dakajt.

Sipas tyre, Dakaj, pos mërzis po ballafaqohet edhe me probleme shëndetësore, derisa gruaja e tij që e kishte parë nga afër Dakajt gjatë muajit të kaluar, thotë se shteti serb s’po i ofron ndihmë mjekësore.

Ndërkaq Xhevdet Smakiqi, avokatit i ish-pjesëtarit të UÇK-së, kërkon nga Qeveria që të ushtrojë presion diplomatik në Bruksel për lirimin e klientit të tij.

Pos Dakajt, gjatë vitit 2020 në Serbi ishte arrestuar Nezir Mehmetaj ndaj të cilit ende është duke u zhvilluar proces gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit.

 


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Si krahët e ylberit

0

Sahit F. Osmani

Sikur t’i kishim krahët tanë si krahët e ylberit
Do ta rroknim dashurinë me ngjyrat e qiellit

Nëpër qiellin e jetës do t’i harmonizonim ngjyrat
Retë as terri s’do t’na i mbulonte fytyrat

Kushdo që do të mundohej të kapërcente tjetrin
Ekzisienca e tij pa dashurinë do të mbetej

Pas ylberësh tjerë do të përpiqej të rendte
Me shpresë dashurie atë hark madhështor ta prekte

Gjenden mbetje mortore në Suharekë

0

Gërmimet e fundit për të pagjeturit kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore.

Ato u gjetën në Suharekë, vend në të cilën gërmimet ende po vazhdojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka treguar lokacionet se ku po bëhen gërmimet.

‘’Aktualisht jemi në Therandë dhe Prizren, në Prekaz ka përfunduar para dy javë më parë, pastaj e kemi dhe Podujevën në agjendë, edhe Prizren tjetër lokacion. Jemi në pritje nga rezultatet e ADN nga ICMP. Gjithsesi gjetje kemi pas në Therandë’’, tha ai për Front Online.

Hoti: Nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia për personat e zhdukur

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka folur edhe rreth takimit të fundit që kanë pasur delegacionet nga Kosova dhe ai i Serbisë për të diskutuar rreth të pagjeturve.

‘’ Siç e dimë, nga data 2 Maj kur edhe është miratuar deklarata për persona të zhdukur në Bruksel, si dhe letra e 1 Qershorit drejtuar Vuçiqit, nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia. Në Gusht 2023 dhe Janar 2024 i jam drejtu z. Borrellit në lidhje më këtë, dhe ne takimet e radhës mes zv. Kryeministrit Bislimi pritet të ngritët si shqetësim i yni kjo çështje’’ shprehet ai.

Për Hotin takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve nuk ka prodhuar ndonjë agjendë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘’Takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve, nuk ka prodhu deri me tani agjendë, mirëpo jemi në pritje nga ICRC te miratohen minutat e takimit, dhe pastaj te dhënat e tyre (nga Serbia) presim te na sjellën si agjende gërmimesh. Në fakt, Serbia është arsyetuar që është duke bërë hulumtime në kërkesat tona, siç janë: rrethina e Novipazarit, kthim në Batajnicë, Peruqas dhe Petrovosello. Si dhe lokacionet tjera për të cilat presim informata nga Serbia’’, tha Hoti.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Qerkini: Jemi tepër të zhgënjyer, nuk po na informojnë kur po ka gërmime-po marrim vesh nga mediet

I pakënaqur dhe i zhgënjyer shprehet kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini nga puna që po bën Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për Qerkinin ky komision nuk po i kryen detyrat e veta dhe nuk po i mbanë premtimet e dhëna, derisa thotë se ka pritur që sot të kishte gërmime në Veri të Kosovës.

‘’Unë kam pritur që sot të fillojnë me gërmime në pjesë të Veriut, por ata kishin shkuar me disa gërmime në Suharekë. Nuk jemi të kënaqur, por tepër tepër të zhgënjyer sepse nën një: nuk i kryejnë ato çka kanë premtuar, nën dy: nuk i informojnë familjarët kur dalin në terren dhe nën tre: nuk i informojnë familjarët me takimet të cilat duhet t’i kenë dhe kështu nuk jemi të informuar’’, shprehet Qerkini për FrontOnline.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ai thotë se janë të informuar vetëm nga mediet për atë që po ndodhë rreth gërmimeve.

‘’Të informuar jemi vetëm përmes mediave sepse ata nuk janë të interesuar me i informu familjarët, sepse kur gërmohet diçka dhe dikund, familjari duhet të jetë i informuar’’, u shpreh ai.

Qerkini thotë se ka pasur takim me zyrtarë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe ka qëndruar për rreth dy orë me ta, por që thotë se nuk ka pasur ndonjë sukses.

‘’ Takimin e fundit e kam pasur unë para një muaji me z.Kushtrim Gara dhe z.Halil Cenaj dhe aty kam qëndru gati dy orë tu i shpjegu gjërat qysh janë shku, qysh janë kthy, pa suksesshëm, ja kemi me bërë këtë ja atë, e unë nuk e di as çka kanë bërë e sot për gërmimet në Suharekë kemi dëgju nga familjarët sepse ata nuk na informuan’’ përfundoj Qerkini/FrontOnline/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Komandanti i KFOR-it në Prizren, viziton ushtarët turq që zbarkuan në Kosovë më 29 shkurt

0

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka vizituar ushtarët turq të Rezervës Operacionale të cilët janë vendosur në kampin e KFOR-it turk “Sulltan Murat” në Prizren.

KFOR ka publikuar një video të vizitës së Ulutas në kampin e ushtarëve turq në Prizren.

Ky kontigjent i ushtarëve turq kishte arritur më 29 shkurt në Kosovë si zëvëndësim i një kontigjenti italian që ishin vendosur në Kosovë më herët si pjesë e Forcës Rezervë.

 

————————————————————————-

 

Hoti: Nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia për personat e zhdukur

0

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka folur edhe rreth takimit të fundit që kanë pasur delegacionet nga Kosova dhe ai i Serbisë për të diskutuar rreth të pagjeturve.

“Siç e dimë, nga data 2 Maj kur edhe është miratuar deklarata për persona të zhdukur në Bruksel, si dhe letra e 1 Qershorit drejtuar Vuçiqit, nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia. Në Gusht 2023 dhe Janar 2024 i jam drejtu z. Borrellit në lidhje më këtë, dhe ne takimet e radhës mes zv. Kryeministrit Bislimi pritet të ngritët si shqetësim i yni kjo çështje” shprehet ai.

Për Hotin takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve nuk ka prodhuar ndonjë agjendë.

‘’Takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve, nuk ka prodhu deri me tani agjendë, mirëpo jemi në pritje nga ICRC te miratohen minutat e takimit, dhe pastaj te dhënat e tyre (nga Serbia) presim te na sjellën si agjende gërmimesh. Në fakt, Serbia është arsyetuar që është duke bërë hulumtime në kërkesat tona, siç janë: rrethina e Novipazarit, kthim në Batajnicë, Peruqas dhe Petrovosello. Si dhe lokacionet tjera për të cilat presim informata nga Serbia’’, tha Hoti për Front Online.

Florentino Perez e do te Real Madridi, mësohet qëndrimi i Garnachos për këtë transferim

0

Alejandro Garnacho e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij për çdo lëvizje të mundshme nga Manchester United te Real Madridi.

Real Madrid Exclusivo pretendoi javën e kaluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të vizitojë Mançesterin për ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Thuhet se në mendjen e tij është edhe një pjesë kryesore e biznesit, pasi do të flasë me rrethin e yllit të Unitedit, Garnacho, për një transferim të ardhshëm.

Garnacho ka lindur në Madrid dhe përfaqësoi ekipin e të rinjve të Atletico Madridit për pesë vjet përpara se të transferohej në Angli dhe United më 2020.

Perez duket se është i bindur se mund ta joshë argjentinasin për t’u kthyer përsëri në qytetin e lindjes së tij.

Por sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Garnacho e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë për Real Madridin në këtë pikë të karrierës së tij.

Megjithatë, shtohet se është ‘ëndrra e sulmuesit anësor të luajë për Real Madridin përpara se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli’.

 

Ndryshe, Garnacho depërtoi në ekipin e parë të Unitedit sezonin e kaluar, në atë që ishte sezoni i parë i trajnerit Erik ten Hag në krye të ekipit nga Old Trafford.

19-vjeçari është përmirësuar më tej këtë sezon, duke shënuar pesë gola në 28 ndeshje në Ligën Premier – duke përfshirë një gol të jashtëzakonshëm në stilin ‘biçikletë’ kundër Evertonit në nëntor.

Ai ka kaluar në krahun e djathtë të sulmit në muajt e fundit, duke u paraqitur rregullisht në krahun e majtë sezonin e kaluar. /Telegrafi/


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri