Home Blog Page 1179

Llapi mposhti Lirinë dhe rrëmben pozitën e parë në Superligë

0

Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Lirisë me rezultat 3-0 në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e dinin që në rast fitoreje në këtë ndeshje do të dilnin në vendin e parë, pas rezultateve të djeshme të Ballkanit dhe Dritës.

Me të filluar takimi, Leotrim Bekteshi arriti të shënojë për 1-0, duke ia bërë më të lehtë skuadrës. Vetëm pak minuta më pas, Adem Maliqi shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Tahit Batatinës siguruan fitoren.

Ishte Muhamet Hyseni që arriti të shënojë në minutën e 66-të për 3-0. Pas këtij goli të tjerë më nuk kishte dhe Llapi mori fitoren e 16-të sezonale. Tani me 54 pikë është lider në Superligën e Kosovës, me një pikë më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Drita.

‘Godet’ Dani: Një pjesë e madhe e këngëtarëve janë mendjemëdhenjë, arroganta e injoranta

0

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi sonte ka qenë i ftuar në emisionin “SOL” ku foli për tema të ndryshme.

Ai në një moment foli edhe për këngëtarët, duke i quajtur mendjemëdhënjë dhe prepotentë, njofton Klankosova.tv.

“Sjellja ime me njerëzit, ky është element kryesor. Unë i pari u flas njerëzve, për shkak se neve që jemi me emër, njerëzit na shohin nga këndi i tyre pak më ndryshe. Më respekt, por kjo është e vërtetë, një pjesë e madhe e këngëtarëve dhe këngëtareve janë mendjemëdhenjë dhe prepotenta, kjo është e vërtetë, ndoshta kanë me ma marrë inati, ndoshta kanë me më shajt”

“E di që kështu është, do të thotë janë arroganta, janë injoranta, janë mendjemëdhenjë, shesin mend shumë, janë të suksesshëm, këtë nuk ua mohon askush, mirëpo për mua mbase nuk janë modest, mbase janë arroganta, injoranta, Zoti nuk i do këta njerëz. Duhet të jesh modest, duhet të jesh përtokë, duhet t’i respekton njerëzit”, u shpreh tutje Dani.

 

pixel

Malishevë, përkujtohet 25 vjetori i Masakrës së Burimit

0

25 vite më parë, në Komunën e Malishevës, ka ndodhur masakra më e madhe, ajo tek Vrella e Mëhillit në Burim, ku mizorisht janë vrarë e masakruar 42 qytetarë, kryesisht të fshatrave Astrazup dhe Dragobil.

Komuna njofton se nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe janë bërë homazhe në varrezat e martirëve në Dragobil dhe në vendin e rënies në Burim.

Në mbledhjen përkujtimore, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, me rastin e përkujtimit të të rënëve në këtë masakër, mes tjerash ka thënë se “ për këtë krim të rëndë të kryer nga pushteti politik dhe ushtarak serb, mbi popullatën e pafajshme, nuk është dënuar askush, as kryesit e as urdhërdhënësit, dhe si kryetar i komunës,  do të angazhohem  në zbardhjen e këtij krimi makabër  dhe dënimin e atyre që kryen këtë masakër, të cilët duhet të dënohen për çdo vrasje të paramenduar,  që kanë shkaktuar  pa zgjedhur,  pleq e plaka, të rinj, të pa lëvizshëm  po edhe fishnje dhe për  këtë ne dhe drejtësia duhet t’i jap përfundim, me denim të kryrësve të masakrës mbi njerëzit e pafajshëm, pse vetëm ishin shqiptarë, në tokën dhe shtëpitë  e veta”.

Më pas, kryetari Kastrati, gjatë fjalimit të tij, tha se “ ky krim, ishte hakmarrje ndaj popullatës shqiptare, për shkak të përkrahjes që populli i dha luftës çlirimtare”.

“Kjo ishte masakra më e madhe në komunën tonë dhe familjarët kërkojnë drejtësi”, ka thënë kryetari Kastrati.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e rastit, tha se “kjo masakër, sikur edhe tjerat, janë dëshmi që i pa e tërë bota, se në Kosovë por kryhej gjenocid. Serbia, vrau fëmijë, gra e pleq, por asnjëherë nuk mundi ta vras idealin e popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi”.

Në këtë mbledhje përkujtimore, edhe përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, e cilësoi si krimin më të rëndë të pushtetit serb, ndaj popullatës shqiptare. Më pas foli edhe Haki Kosumi  si përfaqësues i shoqatës për  të të zhdukurit me dhunë nga sheti  dhe ushtria e policia pushtuese serbe, ndërsa në emër të familjarëve të 42 të vrarëve në këtë masakër, Adem Morina, i ka falënderuar të gjithë për këtë përkujtim dhe për respektin e treguar në vazhdimësi, për ngjarjen si dhe tha, ‘kjo   maskër të na mobilizoj edhe më shumë, se është maskara që në kujtesën tonë edhe pas 25 viteve, na rrëfehet se pushtuesi serb  arsyton krimin dhe kriminelet i lenë në liri, por ne dhe shteti  ynë duhet të veprojm më fuqishëm që të denohen kriminelet edhe në mungesë fizike’

Shifër rekord e investimeve kapitale për 2023-në, Murati: Këtë vit pritet të kemi “boom”

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33 përqind, që sipas tij është niveli më i lartë ndonjëherë.

Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se raporti vjetor tregon se viti 2023 është përmbyllur me rreth 561 milionë euro investime kapitale buxhetore të realizuara.

“Kjo shënon një rimëkëmbje të theksuar të investimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak, e njëkohësisht edhe shifrën më të lartë të investimeve kapitale të realizuar ndonjëherë.

Pas viteve të pandemisë 2020-2021, dhe vitit 2022 kur punëkryesit kishin probleme me koston e materialeve ndërtimore, duket se më në fund viti 2023 ka rikthyer investimet kapitale në binarët e duhur”, ka shkruar Murati.

Ministri ka shtuar se lajm akoma më i mirë është se tendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale.

“Ky rezultat është i mirëpritur pas shumë e shumë punëve në rregullimin e problemeve që ishin trashëguar, me projekte të padizajnuara si duhet dhe pa kryer obligimet e shpronësimit, probleme të cilat për shumicën e projekteve tashmë janë zgjidhur”, ka theksuar Murati.

Murati ka shtuar se deri në vitin 2019, shumica dërrmuese e investimeve kapitale, 150-200 milionë euro në vit, kanë qenë pagesa për vetëm një projekt, atë të autostradës.

“Prandaj nëse merret edhe ky fakt parasysh, i bie që shuma e investuar për shkolla, spitale, kulturë, sport, siguri e ushtri, ka qenë shumë më e vogël sesa që mund të mendohet në shikim të parë”, ka theksuar ministri. /Telegrafi/


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asfaltohet rruga Planejë –Gorozhup të Hasit

0

Është asfaltuar rruga Planejë-Gorozhup të Hasit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se asfaltimi i kësaj rruge lehtëson udhëtimin e banorëve të këtyre fshatrave të Hasit.

“Në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Prizrenit, sot, u asfaltua rruga Planejë – Gorozhup, që do ta thjeshtojë lëvizjen për banorët që shpesh frekuentojnë këtë rrugë, duke e mundësuar lidhjen dhe udhëtimin e sigurt për vendësit”, shkruan Totaj në Facebook./PrizrenPress.com/


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Florian Marku rikthehet sonte në ring, përballet me Chris Kongon

0

Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë tejet interesant ky meç.

Kjo, pasi që duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.

Ky meç pritet që të fillojë rreth orës 21:30, teksa do të zhvillohet në “O2 Arena” në Londër.

Meçi i takon kategorisë së peshave të lehta dhe do të zgjasë 10 raunde./GE

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy eksperimente kreative shkencore dhe implikimet e tyre të tërthorta për teorinë e Naim Krasniqit 

0
Dy eksperimente që nxjerrin në pah afektet e forcave të reja vepruese.

Më 9 dhe 20 mars  ju dha jehonë dy eksperimenteve shkencore, dhe me të drejtë – sepse ato u realizuan me shumë kreativitet, me mjete e teknika tepër të avancuara, dhe madje të implementuara për herë të parë.

Rezultatet e njërit eksperiment u publikuan me titullin intrigues ”Të kundërtat tërheqin, të njëjtat  sprapsen?  Shkencëtarët përmbysin parimin themelor të fizikës” (SciTechDaily, 9 mars 2024), e rezultateve të eksperimentit tjetër iu dha po aq jehonë ”Tornado kuantike ofron portë për të kuptuar vrimat e zeza” (EurekAlert, 20 mars 2024).

Të dyja këto eksperimente, ndonëse janë bërë me objektiva të tjera dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë, praktikisht kanë një efekt afirmues të teorisë së Naim Krasniqit.

Le t’i shohim secilin veç e veç.

Evidenca që tregojnë se forcat e atomit janë më ndryshe nga ç’e kemi besuar: roli i forcës shtytëse 

Eksperimenti me rezultate befasuese është kryer nga ekipi i studiuesve Sida Wang, Rowan Walker-Gibbons, Bethany Watkins, Melysa Flynn, drejtuar nga Madhavi Krishnan me bazë në Departamentin e Kimisë të Oksfordit. Studimi i publikuar në Nautre Nanotechnology,  “ka demonstruar se grimcat me ngarkesa të ngjashme në solucion munden faktikisht mund ta tërheqin njëra-tjetrën nga distanca të largëta”, dhe ky rezultat ka sjellë “përmbysjen e besimeve të mbajtura prej kohësh” (SciTechDaily).

U bënë dy eksperimente, njëri në ujë dhe tjetri në alkool (etanol) dhe rezultatet ishin të ndryshme për ngarkesat pozitive dhe negative. Në njërin eksperiment u përdor mikroskopi me fushë të ndritshme, për të gjurmuar mikrogrimcat e silicit të ngarkuara negativisht të pezulluara në ujë, e që zbuloi se grimcat tërhoqën njëra-tjetrën për të formuar grupime të rregulluara gjashtëkëndore. Grimca e silicit të aminuara të ngarkuara pozitivisht, megjithatë, nuk formuan grupime në ujë” (SciTechDaily). Në eksperimentin e dytë, në vend të ujit, u përdor alkooli (etanoli). Dhe rezultati ishte i kundërt me të parin. Grimcat e aminuara të silicit të ngarkuar pozitivisht formuan grupime gjashtëkëndore, ndërsa grimcat e silicit të ngarkuara negativisht jo” (SciTechDaily).

Pse ndodhë ky ndërveprim ndryshe? Si ndodhë që grimcat me ngarkesa të njëjta, në kondita të caktuara, tërhiqen, kur fizika e thotë se ato largohen nga njëra-tjetra?

Përgjigja është se ekipi zbuloi se “për grimcat e ngarkuara negativisht në ujë, ekziston një forcë tërheqëse që tejkalon zmbrapsjen elektrostatike në ndarje të mëdha, duke çuar në formimin e grupimeve”, por jo edhe të atyre me ngarkesë pozitive. E njëjta ndodhë me silicin me ngarkesa pozitive në solucionin e etanolit, por jo edhe me ngarkesat negative.

Këto sjellje të reja të pazakonta e të panjohura më parë të grimcave, ndër të tjera, tregojnë se realiteti i mikrobotës është shumë më kompleks se sa e ka njohur deri vonë fizika.

Pikërisht këtë e kishte pohuar para disa vitesh me publikimet e tija Naim Krasniqi, të shtjelluara hollësisht në librin e tij Mikrobota më ndryshe (shkurt 2023), se struktura e atomit është shumë më ndryshe nga ç’e njeh fizika, dhe se forcat brenda atomit janë me ndërveprime shumë më komplekse se sa beson komuniteti shkencor. Në këtë kuadër, forcave të njohura që veprojnë brenda atomit – ai ua shtoi edhe një tjetër: forcën antielektrostatike. Kjo është forca shtytëse brenda grimcave dhe vetë atomit, të cilën fare thjesht mund të quhej edhe forca shtytëse kuantike.

Shpjegimi që i dhanë shkencëtarët gjetjeve nga eksperimenti i tyre, pa fije dyshimi nënkupton edhe afektimin e kësaj force të re të mikrokozmosit – forcës antielektrostatike. Madje, besoj se shkaku kryesor është pikërisht afektimi i kësaj force shtytëse të vetë grimcave të ngarkuara negativisht, respektivisht pozitivisht. Nëse tërheqja bëhet nga distanca më të largëta, kjo tregon se forca shtytëse është amortizuar deri në maksimum. Dhe pa këtë forcë shtytëse, që e kanë të gjitha grimcat, nën veprimin vetëm të forcave tërheqëse grimcat do të tërhiqen nga njëra-tjetra ani se ngarkesat e tyre nuk afektohen.

Eksperimenti me përdorimin e tornados kuantike

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Nottinghamit, në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror në Londër dhe Universitetin e Newcastle, kanë realizuar një eksperiment tepër të veçantë.

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë një vorbull kuantike gjigante për të imituar një vrimë të zezë në heliumin superfluid që i ka lejuar ata të shohin më në detaje se si sillen dhe ndërveprojnë vrimat e zeza analoge me mjedisin e tyre, njofton EurekAlert, më 20 mars 2024.

“Hulumtuesit” e tre institucioneve të mësipërme, vazhdohet po aty më tej, ”kanë krijuar një platformë eksperimentale të re: një tornado kuantike.  Ata kanë krijuar një vorbull gjigante rrotulluese brenda heliumit superfluid që ftohet në temperaturat më të ulëta të mundshme.  Nëpërmjet vëzhgimit të dinamikës së valëve minutë në sipërfaqen e superfluidit, ekipi hulumtues ka treguar se këto tornado kuantike imitojnë kushtet gravitacionale pranë vrimave të zeza rrotulluese.”

E reja në këtë eksperiment është se për herë të parë në kushte laboratorike përdoret tornadoja kuantike. Studimi autorëve Patrik Švan?ara,  Pietro Smaniotto,  Leonardo SolidoroJames F. MacDonald,  Sam Patrick,  Ruth Gregory,  Carlo F. Barenghi dhe  Silke Weinfurtner, është publikuar në revistën Nature.

Ndonëse autorët kishin objektivat e tyre të studimit e që janë me vlera të jashtëzakonshme, ajo që mua më bëri përshtypje është teknika e përdorur në këtë eksperiment – ”tornadoja kuantike” për të krijuar një vorbull kuantik si imitim i vrimës së zezë.

Përveç njohurive të zakonshme lidhur me fenomenet në natyrë të tornados dhe ciklonit, për këto fenomene dhe të efekteve të tyre në një kuptim të forcave fundamentale në natyrë kam lexuar për herë të parë në teorinë e Naim Krasniqit, në serinë e shkrimeve në të përditshmen “Epoka e Re” në korrik të vitit 2019, të cilat më pas ai i përpunoi në veprën Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomit dhe Fusha antimagnetike në makrobotë.

Karakteristikë e këtyre parashtrimeve ishte fokusi në dy fenomene – në ciklonin dhe tornadon elektrostatike, kombinimi i të cilave bën të mundur krijimin e e grimcave subatomike si dhe të elementeve kimike por edhe të trupave qiellore përfshirë galaktikat.

Po ç’janë këto fenomene? Si krijohen ato? Cila është përbërja e tyre? Dhe përse roli i tyre është themelor në formimin e universit, si në mikro edhe në makro dimensioni  e tij?

Shpjegimet e hollësishme gjenden në shkrimet e më sipërme të  Krasniqit. Ai tregon se ciklonet krijohen nga bashkëveprimi midis grimcave universiale (aX) dhe (aY), kurse tornadot elektrostatike krijohen nga grimcat universiale (aX) dhe (aZ). Që të dyja këto fenomene janë forca tërheqëse. Por nga ndërveprimi i këtyre dy fenomeneve, në një moment të dhënë dhe në kondita të caktuara, krijohet një forcë e re – forca shtytëse, e vetmja forcë shtytëse në kozmos. Në mikrokozmos, siç u tha më sipër, autori këtë e quan forca antielektrostatike, kurse në makrokozmos – fusha antimagnetike, të cilën, po ashtu, ka mund ta quajë edhe forca kuantike shtytëse në makrobotë.

Ç’sugjeron eksperimenti me tornadon kuantike për teorinë e Naim Krasniqit?

Sikurse u tha, ai eksperiment është bërë me objektiva të tjera shkencore, por në mënyrë të tërthortë tregon se tornadoja kuantike ka efekt dhe ndikon në krijimin e një trupi qiellor – një vorbull kuantike si imitim i vrimës së zezë.

Naim Krasniqi e ka elaboruar teorikisht se fenomeni i ciklonit dhe i tornados krijohen veçmas, por funksioni i tyre arrihet kur ato kombinohen, sepse atëherë shtohet forca e tyre krijuese, dhe në proces e sipër formohet forca shtytëse si forcë ekuilibruese dhe që i jep strukturë si mikrokozmosit ashtu edhe makrokozmosit.

Është për t’iu gëzuar faktit kur një eksperiment i bërë me objektiva të tjera, hedhë dritë afirmuese qoftë edhe në mënyrë të tërthortë për një teori tjetër, e cila tashmë është e shtruar dhe ka nevojë për prova eksperimentale.

Përfundime

Eksperimenti i parë tregoi se kur amortizohen ose dobësohen forcat shtytëse, grimcat me ngarkesa të njëjta bashkohen. Nga këtej mund të konstatohet se, në kushte e rrethana të caktuara, nuk janë ngarkesat negative apo pozitive esenciale, por janë forcat që ato prodhojnë dhe në veçanti forca shtytëse që bën të mundur krijimin dhe mbajtjen e një strukture si në grimca ashtu edhe në atome, por në sisteme diellore e në galaktika.

Kurse nga eksperimenti i dytë mund të nxirret një përfundim afirmativ se ndërveprimi i tornados me ciklonin janë forca kreative që krijojnë trupa qiellorë, dhe më tej, duke u mbështetur në teorinë e Naim Krasniqit, se këto dy fenomene janë forcat themelore te blloqeve te realiteti, përfshirë edhe grimcat me te vogla te mundshme.

(Autori është filozof i shkencës)

Gazeta e njohur spanjolle: Real Madrid sytë kah Edon Zhegrova

0

Forma e mirë e yllit kosovar, Edon Zhegrova, nuk po kalon pa u vërejtur.

Madje, së fundmi, gazeta El Fichajes, po raporton se Real Madridi ka kthyer sytë kah anësori i Lille.

Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur spanjolle thekson se Zhegrova mund të jetë befasia e Real Madridit për merkaton e verës.

Veç Mbappe apo Alphonso Davies, skuadra më e trofeshme në futboll ka vëmendje edhe për lojtarin e Kosovës.

Edon Zhegrova po kalon absolutisht në një formë fenomenale në Lille.

Ai së fundmi shënoi dy herë në derbin ndaj Lens.

Këtë sezon në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 5 herë.

Besimtarët katolikë sot festojnë Pashkët

0

Në vigjilje të Pashkëve sot mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Kësaj meshe do t’i prijë ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, përcjell Klankosova.tv.

Mesha e Pashkëve pritet të fillojë nga ora 11:00.

Ndërkaq, mbrëmë ipeshkvi foli edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën.

“Drita e Krishtit mbi ne dhe zjarri i dashurisë që ndizet brenda nesh e ka bërë botën më të mirë, nëpërmes të shenjtëve të kishës dhe një nga ato ka qenë Shën Nënë Tereza, bija e kishës sonë që ia kemi kushtuar këtë katedrale”, është shprehur ai.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri