Home Blog Page 1178

Alarmante: Rreth 300 mjekë e infermierë besohet se janë larguar nga Kosova në 3 muajt e parë të këtij viti

0

Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën

Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

 

 

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline.

Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’.

Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik.

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’, thonë nga MSH-ja.

 

 

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar numrin e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet evropiane. Pra janë 29 mjekë që janë larguar në tre muajt e parë të këtij viti e që është numër i njëjtë me tre muajt e parë të vitit të kaluar’’, thotë ai.

 

 

Sejdiu thotë se arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova janë papunësia, kushtet e punës dhe kushtet e kualitetit të shkollimit specialistik.

‘’Ne tash e sa vite bëjmë një sondazh apo pyetësor për arsyet e largimit të mjekëve që po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit është papunësia sepse kemi 441 mjekë të papunë, të deklaruar në Ministrinë e Financave dhe ATK kjo është arsye e parë, dhe arsye e dytë janë kushtet e punës dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik dhe arsye e tretë janë pagat duke pasur parasysh se ke këta janë shumica mjekë të përgjithshëm të diplomuar dhe paga e tyre është rreth 700 euro’’.

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, më tej tregon se ka më shumë që dy vite që oda të cilën ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Sejdiut, oda që ai drejton por edhe oda tjera kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk kanë marrur përgjigje.

‘’Ne takime me MSH-në nuk kemi pasur tash e më shumë se dy vite, përveç raporteve tona të rregulla që i dërgojmë të gjitha e ku përfshihen këto që i ceka më lartë. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare gjithë kryetarët e odave, para afro dy muajsh që të bëjmë një takim dhe të diskutojmë me ministrin rreth implementimit të legjislacionit që i përket odave dhe MSH-së, por përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e dimë arsyen’’, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së.

Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues.

‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur vende si Gjermania, mund të themi se numri për këtë vit mund të jetë edhe më shqetësues’’, thekson Imeri.

Imeri thotë se sipas informatave që ajo ka janë rreth 300 mjekë dhe infermierë që kanë ikur nga Kosova.

‘’Nuk kemi numër të saktë për këtë tre mujor. Diku rreth 300 është numri sipas informatave që kemi’’ thotë ajo.

Për Imerin, sfiduese vazhdo ntë jetë mungesa e mjekëve dhe anesteziologëve.

‘’Vazhdon të jetë sfiduese mungesa e mjekëve të punës, anesteziologëve dhe kuadrov deficitare’’ ka thënë Imeri.

Ajo thotë se janë takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku kanë marrë edhe disa zotime.

‘’Jemi takuar me ministrin Vitia në kuadër të partneritetit social e ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe mbetët prioritet i angazhimit tonë nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve përmes zhvillimit të kuadrov, kushteve të punës dhe edukim të vazhdueshëm profesional’’, thotë Imeri.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

43 vjet nga demonstratat e vitit 1981

0
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

 

Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur. /KP

Malishevë: Pacientit i largohet telefoni nga stomaku

0

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Malishevë. Një pacienti i është larguar telefoni nga stomaku.

Siç njofton ordinanca, pacienti në fjalë ishte me çrregullime depresive. 

“Largimi i trupit te huaj nga stomaku ( Telefon)!. “Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar per semundje te varshmerise, sillet nga familjaret ne ordinancen OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret perkates, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet per trajtim te metejme tek psikiatri!”, njofton ordinanca.

 

Marku e humb luftën kundër Kongos

0

Florian Marku e ka humb luftën kundër Chris Kongo në O2 Arena në Londër.

Pas 10 raundeve të zhvilluara, gjyqtarët i dhanë fitoren Kongos, që sipas tyre ishte më i mirë.

Raundet e para ishin mjaftë të barabarta, me Kongon që mbrohej më mirë, duke e lënë “Mbretin Shqiptar” të sulmonte.

Megjithatë, situata nisi të ndryshojë në raundet 4-6 pasi Marku nisi të zemërohej duke humbur qetësinë, e si pasojë britaniku edhe përfitoi nga gabimet e Markut.

Në fakt, Marku ishte i pafat shkaku i disa goditjeve pas koke – gjyqtari ia hoqi një pikë.

Në fund, gjyqtarët e shpallën fitues Kongon, ku dy prej tyre dhanë votat për britanikun, ndërsa vetëm njëri mbështeti Markun.

Super Edge, Super Spektakël: Trepça triumfon në Ligën Unike

0

Spektakli i basketbollit në Vlorë është mbyllur me triumfon e Trepçës në Ligën Unike Lajthiza.

Mitrovicasit në një super finale kanë shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 66:67 (19:11, 15:25, 18:13, 14:21).

Kjo ishte hera e parë që klubi mitrovicas e fiton këtë trofe.

Në parket dhe tribuna ishte spektakël i basketbollit, me një sfidë dramatike, derisa një numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Mitrovica e Theranda për ta përcjellë këtë finale.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 5:0, e më pas ngritën epërsinë në 16:5, që ishte më e larta, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen, ku çereku i parë përfundon 19:11. Në periudhën e dytë, Ylli kishte dy herë epërsi prej 13 pikësh, por fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës u rikthyen dhe bënë përmbysjen e madhe, për të shkuar në pushim me rezultat 33:34.

Lojë me rikthime u zhvillua në periodën e tretë, për të bërë sfidën shumë interesante në Vlorë dhe një spektakël të basketbollit. Pas një loje me rikthime, shifrat në semafor ishin 52:46. Të udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Alonzo Verge Jr, Ylli vazhdoi të shkëputet në rezultat 60:47, por dy treshe radhazi nga Mikaile Tmusiq bën që fituesi të mos vendosej deri në fund, e në momentet vendimtare në skenë doli i zakonshmi Darnell Edge me shtatë pikë radhazi, ku treshja e fundit ishte e jashtëzakonshme dhe vendimtare për 66:67.

Verge Jr ishte më i miri te Ylli me 28 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, kurse Edge e mbylli ndeshjen me 25 pikë, tre kërcime e dy asistime, duke u ndihmuar nga Tmusiq me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Darnell Edge u shpall MVP i Ligës Unike, çmim që iu nga Hajri Elezaj, sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Ndërkohë, trofeun për kapitenit e Trepçës, Valdrin Haxhiu ia kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Hajri Elezaj si sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Vetaksident në Prizren, vetura godet pemën (foto)

0

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën “Adem Jashari” në Prizeren.

Në pamjet e siguruara nga TV Besa shihet që vetura ka dalur nga rruga dhe ka goditur një pemë në qytet, duke përfunduar të xhamat e një lokali.

Rrethanat e aksidentit ende janë të pa qarta.

Kurti për masakrën në Burim të Malishevës: 42 persona u vranë vetëm pse ishin shqiptar

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot homazhe në Burim të Malishevës në 25-vjetorin e masakrës. 

Ai ka përkujtuar 42 shqiptarët e vrarë në këtë masakër, për çka tha se varret e tyre janë historia e shtetit tonë, raporton Zeri.info.

I shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe qytetarë e aktivistë të pranishëm, kryeministri tha se këto homazhe po bëhen që t’ja përkujtojmë edhe vetes edhe popullit, si qytetarë e si zyrtarë të institucioneve se sa i lartë ishte ëmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.

Kurti sot gjatë ditës mori pjesë edhe në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasel, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel të Rahovecit.

Vrasja në tentativë, arrestohen dy persona në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar për “Vrasje në tentativë”.

Dyshohet se ata mbrëmë më datë 30 mars kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren në rrugën “Gani Saramati” rreth orës 22:40.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se nga të shtënat askush nuk ka marrë lëndime.

“Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitur në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuarit, të njohur për viktimën nga automjeti I tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij”, tha ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se policia pasi ka mbledhur provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren shtoi se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shaqir Bytyqi theksoi se ata janë dorëzuar sot në polici.

“Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, tha ai.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Për masakrën në Pastasel ka dëshmitarë dhe dëshmi, prokuroria të ngritë aktakuza

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, që dëshmitë të cilat ekzistojnë për masakrën e kryer në Pastasel të Ravocecit, t’i përdorë për të ngritur aktakuzë.

Ai në përkujtim të kësaj masakre ku më 31 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë vranë 106 civilë të paarmatosur shqiptarë, ka bërë të ditur se ka vizituar këtë fshat, siç ka shkruar për të kundruar e denoncuar krimin e Serbisë.

“Masakra e Pastaselit ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria në Kosovë do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte. Shteti që e gëzojmë dhe liria që e jetojmë i ka rrënjët në gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit tonë. E përhershme është përgjegjësia jonë për drejtësinë e historinë e të vrarëve dhe për progresin dhe zhvillimin e Republikës sonë! I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve të Pastaselit”, ka shkruar Kurti, në llogarin e tij në Facebook.


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri