Home Blog Page 1180

Qerim hesapesh në stilin e bandave- Prizrenasi sulmohet me armë nga vetura nga një shtetas i Shqipërisë

0

Një rast i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, një person në Prizren në rrugën “Gani Saramati” është sulmuar me armë zjarri teksa ishte në veturë nga një i dyshuar nga vetura tjetër.

Nga ajo çka ka deklaruar i dëmtuari në Polici, dyshohet se gjuajtësi ka pasur probleme të mëhershme me ankuesin.

Sipas policisë, dy të dyshuarit që ishin në veturë ishin shtetas të Shqipërisë.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, veç për dëme materiale.

“Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime”, përfundon njoftimi i PK’së.


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani në 25-vjetorin e masakrës së Rahovecit: Sot përmes kujtesës, refuzojmë të zbehet historia e të rënëve

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Sipas postimit të presidencës, 25 vjet më parë forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë dhe masakruan 106 banorë të fshatit Pasatelë.

Presidentja tha se sot nëpërmjet kujtesës, refuzon që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

Tutje ajo ka thënë se me vendosmëri dhe përkushtim do të punon për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit të Kosovës.


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kurti sot në Rahovec e Malishevë, në kujtim të masakrës së Pastaselit dhe Burimit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasel.

Kjo ngjarje do të mbahet në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel në Rahovec, me fillim nga ora 11:00.

Kurti gjithashtu do të bëjë homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë në masakrën e Burimit të Malishevës me fillim nga ora 12:30.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

25 vjet nga mobilizimi i UÇK-së

0

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, 25 vjet më parë nëpërmjet urdhrit për mobilizim, pati ftuar qytetarët për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe.

UÇK-ja ftoi qytetarët për mobilizim të përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili filloi më datën 01.04.1999 dhe vazhdojë si proces.

“Të detyruar për t’u lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30.04.1999.

Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01 deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithë të detyruarve për t’u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.

Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave para futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë.

Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.

Ndjek zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhej në Urdhërin e për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës.

Opterusha e Rahovecit përkujtoi martirët dhe dëshmorët e rënë në luftë për liri

0

Në Opterushë të Rahovecit u përkujtuan ata që ranë në frontin e luftës por edhe martirët të cilët u vranë nga ushtria dhe policia serbe. Në këtë fshat ende rezultojnë 33 banorë të zhdukur, ndërkaq në komunën e Rahovecit janë gjithsej 126 të zhdukur. Të rënët e dëshmorët i përkujtuan bashkëluftëtarët dhe politikanët.

 

Opterusha e Rahovecit ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e luftës së fundit në Kosovë. Ky fshat dha kontribut në luftën çlirimtare. Të rënët i nderuan edhe politikanët.

“E vërteta është vetëm një dhe nuk mund të ketë dy të vërteta, këtu edhe gurët e varreve e kullave flasin shqip, prandaj banorët e Opterushës nuk u gjunjëzuan, ndonëse në kokat e tyre, ranë rrebeshe të mëdha në kohëra të ndryshme, mirëpo çdo rënie u dha forcë e besim për të ardhmen”, theksoi Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.

Për betejën që është zhvilluar në Opterushë folën ata që ishin pjesëmarrës.

“Këtu ka vepruar UÇK-ja që nga prilli i vitit 1998, deri në përfundim të luftës, ku kemi të rënë 4 dëshmorë dhe 29 viktima të varrosur , ndërsa katër janë të zhdukur. Ekonomia familjare ka qenë tërësisht e shkatërruar”, tha Ejup Kabashi.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërsa, Skënder Krasniqi, përfaqësues i fshatit theskoi se për këtë shtet, për këtë liri, është derdhur shumë gjak.

“Kemi paguar me jetët e më të dashurve tanë, ku kemi humbur, bijë, bija, gra pleq e të vegjël. Por flijimi për atdhe do të thotë të mos vdesësh kurrë, do të thotë të jetosh gjithmonë në historinë e lavdisë së atdheut”, tha ai.

Në masakrën serbe në Opterushë, u vranë shumë fëmijë e të moshuar, ndërsa familja Spahiu humbi 13 pjesëtarë. Në këtë komunë ende rezultojnë të pagjetur  126 persona.RTK

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hajnat në aksion/ Momenti kur të maskuar vjedhin në Sopijë të Suharekës (video)

0
  1. Rastet e vjedhjeve janë shtuar në Kosovë.

Shtëpitë, paratë e gatshme dhe ari, kanë qenë cak i hajnave nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

As Suhareka nuk ka qenë imun ndaj kësaj dukurie negative.

Një rast i tillë ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes.

Ishte ora 19:16 e mbrëmjes kur hajnat kapen në kamerat e sigurisë së njërës nga shtëpitë në fshatin Sopijë ë të Suharekës.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga ky moment.

—–

Malisheva–Drita ndajnë pikët

0

Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras 1-1 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Në epërsi fillimisht kaloi Drita përmes Ensar Huruglicës, kurse rezuktatin e barazoi Altin Aliu.

Me këtë barazim, Malisheva është e katërta me 48 pikë kurse Drita e treta me 51 sosh.

Prishtina dhe Ballkani luajnë baras

0

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Rasti i vetëm në 45 minutëshin e parë i takoi Prishtinës që rrezikoi me Kushtrim Gashin në minutën e parë, por gjuajtjen e tij me kokë e ndali Enea Koliçi.

Në pjesën e dytë Ballkani pati diçka më shumë nga loja, duke rrezikuar në dy raste me sulmuesin Mamadou Danfa.

Danfa doli në rast të mirë shënimi në dy raste, fillimisht në minutën e 64-të pastaj edhe në minutën e 83-të, por i mungoi finalizimi.

Deri në fund nuk pati raste të mira shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe që të dyja u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Ballkani vazhdon si lider i tabelës me 53 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina ka 39 sosh. Therandasit rrezikojnë të humbasin lidershipin nëse Llapi fiton nesër (e diel) ndeshjen ndaj Lirisë./Telegrafi/

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

0

Profesori dhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko, solli për lexuesit shqiptarë një shkrim monografik për Naim Frashërin nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri. 

Ai shkruan: “Ky tekst ështe i Lumo Skëndos, Mit’hat Frashërit, nipit të Naimit. Është shkëputur nga monografia e Mit’hatit, bërë një vit pas vdekjes së Naimit 1901. Sipas gjithë studiusëve të sotëm, mendimet vlerësuese të nipit për veprën e N.H.F i qëndrojnë kohës. Gjuha e Naimit dhe e nipit, pas 115 vjetësh vjen si më poshtë. Është si e origjinalit, transmeton ‘konica.al’.

Më poshtë, shkrimi i Mit’hat Frashërit për Naim Frashërin në versionin origjinal.

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Mithat Frashëri, 1901

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! – kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…

E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!

S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.

Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!
Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr.

Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.

Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë.