Home Blog Page 1181

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

0

Profesori dhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko, solli për lexuesit shqiptarë një shkrim monografik për Naim Frashërin nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri. 

Ai shkruan: “Ky tekst ështe i Lumo Skëndos, Mit’hat Frashërit, nipit të Naimit. Është shkëputur nga monografia e Mit’hatit, bërë një vit pas vdekjes së Naimit 1901. Sipas gjithë studiusëve të sotëm, mendimet vlerësuese të nipit për veprën e N.H.F i qëndrojnë kohës. Gjuha e Naimit dhe e nipit, pas 115 vjetësh vjen si më poshtë. Është si e origjinalit, transmeton ‘konica.al’.

Më poshtë, shkrimi i Mit’hat Frashërit për Naim Frashërin në versionin origjinal.

Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Mithat Frashëri, 1901

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! – kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…

E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!

S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.

Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!
Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr.

Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.

Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë.

IPK rekomandon suspendimin për dy zyrtarë policorë në Suharekë

0

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar dje një informacion nga Policia e Kosovës në Suharekë lidhur me një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin reaguar në një incident në Suharekë.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Në njoftim thuhet se, pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

0

Pesë persona janë lënduar mes të cilëve dhe dy fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra-tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një foristradë Tip Benz.

Nga aksidenti mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit. /Shqiptarja.com

Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin dhe bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kanë kujtuar dëshmorët e martirët e Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ata mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për atdheun.

“Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Bashkë me Kryetarin Smajl Latifi, bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kujtuam dëshmorët dhe martirët e këtyre fshatrave, që me sakrificën e tyre dëshmuan vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga shtypja”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej, ai ka shkruar se AAK me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s, kanë kanë thjesht një plan strategjik, por një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne”, thuhet tutje.

Sulmohet gjyqtari nga Prizreni, Ardit Halilaj

0

Gjyqtari nga Prizreni, Ardit Halilaj është sulmuar gjatë ditës së djeshme.

Raportohet se ai u sulmua në Ferizaj, nga disa persona të panjohur, pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Parë, mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës, shkruan IndeksOnline.

Halilaj pas sulmit ka qëndruar në spital duke marrë ndihmën e parë, e më pastaj ka dhënë edhe deklaratë në stacionin e Policisë në Ferizaj.

Ndeshja mes Dinamo Ferizajit dhe Suharekës, përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat 2-1./IndeksOnline/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Udha e Kalvarit e banorëve të Becit të Gjakovës në vitin 1999

0

Shkruan: Prend Ndoja, New York, SHBA

Festat na largojnë për një kohë nga jeta rutinë dhe na sjellin lumturi dhe harmoni në familje dhe shoqërinë tonë. Përmes urimeve dhe përgatitjeve shpirtërore, ne ia falim gabimet dhe zënkat njëri – tjetrit. Dashuria dhe respekti ndaj njëri – tjetrit afrohet edhe për disa hapa, sepse ato janë virtyte të larta njerëzore që e prangosin urrejtjen dhe i hapin dritaret e shpirtit për ta freskuar me dashuri jetën e tyre. Në ditët festive gëzimi dhe hareja më së shumti reflektohet në fytyrat e fëmijëve.

Ata i rrëmben ndjenja e gëzimit dhe e ndjejnë më së shumti praninë e festave dhe kënaqësinë që ato sjellin. Ata me një kënaqësi të veçantë vazhdojnë traditën vendore dhe ashtu të tubuar me plot gëzime, me të qeshurat dhe lojërat e tyre, si për Bajram dhe Pashkë, trokisnin në dyert e Markut, Ibrahimit, Pjetrit, Hajdarit…Me shportat e tyre të stolisura kërkonin vezë të ngjyrosura e dhurata tjera, ndërsa të rriturit bënin vizita nga njëra shtëpi në tjetrën, duke ia uruar festën njëri – tjetrit.

Sa e bukur do të ishte jeta me ato tiparet vëllazërore, të kultivuara ndër shekuj me dashuri dhe respekt ndaj njëri – tjetrit. Çdo gjë do të rridhte këndshëm në fshatin tim, sikur Djalli mos të ekzistonte. Por fatkeqësisht, ai ekzistonte e qarkullonte me tërë dinakërinë e tij rreth popullit tim. Në çdo shteg vendoste kurthin e vdekjes. Ai kishte shumë kohë që vriste dashurinë dhe jetën e lirë të popullit tonë. Si në shumë ditë tjera të jetës sonë, ashtu edhe atë ditë prilli të vitit 1999, ai e shndërroi në ditë hidhërimi dhe zie.

4 prilli ishte dita kur festohej festa e Pashkëve. Kjo ditë nuk do të harrohet kurrë nga banorët e fshatit Bec. Toka gjëmonte nga zhurma e tankeve dhe ushtrisë serbe që kishte vërshuar nga të gjitha anët.

Burrat e pushkës kishin dalur në male, ndërsa një pjesë tjetër ishin nisur drejt kishës për lutjet dhe mëshirën e Zotit. Kisha ishte mbushur përplot besimtarë, pjesa më e madhe fëmijë, gra e të moshuar. Prifti e kishte filluar meshën dhe të gjithë së bashku i luteshin Zotit për popullin tonë që luftonte për jetë a vdekje. Papritmas u hap dera e Kishës dhe Djalli hyri brenda. Ai djall quhej Millutin Prashqeviq. Ishte i njohur për zullumin e tij në ato treva. Ishte i armatosur deri në dhëmbë dhe shoqërohej me një grumbull policësh. Në dorë e mbante një revole.

Duke ecur ngadalë drejt priftit filloi të shante në gjuhën e tij të ndytë. Prifti e vazhdonte predikimin në shenjë proteste ndaj asaj që po ndodhte. Në një moment, ai e ngriti zërin duke iu drejtuar priftit: Ndale lutjen, se unë e kam fjalën! Nuk thuhet më mesha në gjuhën shqipe këtu! Nga rreziku dhe për t‘i dhënë krahë njëri – tjetrit, në ato kohëra kritike qëndronin të bashkuar nga dy e tri familje në një shtëpi, pa marrë parasysh bindjet e tyre fetare.

Andaj edhe në meshë ishin të bashkuar pjesëtarët e të dy besimeve fetare. Të gjithë mendonin se gjatë kohës së lutjeve nuk do të ndodhte ndonjë e keqe. Në kishë, Millutini e shtyri priftin nga altarit dhe doli përballë fshtarëve. Duke përdorur metodën e tij, filloi të bënte ndarjen e popullit. Prifti, nga një kënd larg Altarit, tha: Zoti ju bekoftë dhe ju ndihmoftë juve dhe mua! Nuk jemi aspak gabim! Qëndroni së bashku dhe kështu së bashku e keni bekimin e Zotit! Vetëm djalli me mallkimin e tij i ndan të afërmit në mes vete. Dy policë e morën priftin, si të ishte andonjë kriminel dhe e nxorën nga Kisha. Nga hidhërimi që populli nuk ndahej nga njëri – tjetri, urdhëroi: Brenda pak orësh të gjithë duhet të largohen nga fshati.

 

Ai që do të gjendet në fshat pas kësaj kohe, do të vritet ose do të digjet brenda shtëpisë së tij. E diela e Pashkëve u shndërrua në ditë zie. Tërë fshati ishte mbushur me ushtarë e policë. Fshatarët u organizuan që të niseshin të gjithë së bashku dhe mos të ndahen nga vargu, por të qëndrojnë së bashku kudo që të shkojnë dhe çkado që të ndodhë me ta. Ashtu, nën përcjelljen dhe torturat e ushtrisë dhe makinerisë ushtarake serbe, i morën gjërat më elementare nga shtëpitë e tyte, sepse koha nuk priste. Disa me makina, të tjerët me traktorë e disa këmbë, me dhembje të madhe e braktisën fshatin. Ajo ishte dita më e vështirë në historinë e fshatit, dita kur u renditën udhës në ikje nga fshati, i cili mbeti i braktisur. Çdonjëri me lot në sy kishte mbetur me kokën pas duke shikuar fshatin dhe shtëpitë e tyre.

Ashtu të lodhur e të rraskapitur, ndaleshin maleve, gatuanin ndonjë bukë për të mbijetuar, gjersa pas shumë ditësh udhës së Kalvarit arritën në shtetin Amë, ku i priste me barëra dhe ushqime aktivisti dhe bamirësi, Zef Ndoja. Ai i strehoi të gjithë banorët në fshatin Shën Kollë. Banorët e fshatit Bec nuk do t’ua harrojnë kurrë nderën dhe mikpritjen vëllezërve të tyre nga Shqipëria. Populli ynë përjetoi momentet më të vështira që kanë mundur të ndodhnin ndonjëherë gjatë historisë kombëtare, më flijime, tortura fizike, psikike, morale… Por edhe armikut ia dha goditjen që e meritonte. Në duelin me Millutinin doli përballë stërnipi i Lekë Dukagjinit, Kanuni.

E ekzekutoi me disa plumba në ballë Djallin. Ne, sot, kemi arsye të mburremi me qëndresën, unitetin dhe solidaritetin e vëllezërve dhe motrave tona në atë kohë. Qëndrimi i popullit si një familje e përbashkët ishte arma më e fortë kundër armikut. Sot, vërtet kemi shumë arsye të gëzohemi, sepse jetojmë të lirë e celebrojmë të lirë. Ne e zotërojmë tokën tonë. Të gjejmë, pra, forcë të falim, që të çlirohemi nga urrejtja, por mos të harrojmë se, armiku kurrë nuk fle!

 

NATO dhe ne

0

Genc Pollo

Në mes të vitit 1992, një delegacion i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i kryesuar nga ndihmëssekretari i përgjithshëm vizitoi për herë të parë Tiranën. Në takimin me presidentin Berisha, ku kisha privilegjin të isha i pranishëm, ky i fundit shprehu vullnetin e shtetit shqiptar dhe kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO.

Gjysmë viti më pas, presidenti i Republikës do të vizitonte selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritej nga sekretari i përgjithshëm Manfred Wörner dhe do të fliste para Këshillit të Atlantikut të Veriut; treçerek viti më pas, Wörner do të vizitonte Shqipërinë krahas shumë qeveritarëve të tjerë nga shtetet anëtare të Aleancës. Në këtë sfond, takimi në fjalë është kollaj të harrohet. Megjithatë, ai mbetet i veçantë. Së pari, sepse zyrtarizoi kundrejt NATO-s një qëndrim të formësuar nga Partia Demokratike gjatë viteve 1991 e 1992. Sot, në retrospektivë, kjo duket e vetëkuptueshme, por në kontekstin e izolimit politik në dekada, të tezave “as Lindje e as Perëndim, por urë lidhëse mes tyre”, apo të sugjerimeve për një neutralitet alla zviceran, pro-atlantizmi intrazigjent i PD-së pa ekzagjeruar mund të quhet revolucionar dhe, me përvojën e deritanishme, largpamës.

Së dyti, sepse ishte e para kërkesë zyrtare për anëtarësim e paraqitur nga një shtet ish-komunist mbas rënies së Perdes së Hekurt. Pse Shqipëria në këtë pikë ishte e para dhe u shpreh për t’iu bashkuar NATO-s më herët se, bie fjala, Polonia? Për këtë nevojitet një hulumtim krahasues. Por, ky fakt i dha një besueshmëri të shtuar Shqipërisë, si prijëse në Evropën Lindore e një trendi gjeopolitik e qytetërimor.

Will Smith: Në moshën 50-vjeçare kuptova se paratë nuk mund të më bëjnë të lumturBarcelona po bën progres drejt nënshkrimit me brazilianin i cili po krahasohet me MessinBronkiti apo inflamacioni i mushkërive – si të konstatoni më së lehti cili është problemiNga botoksi deri te dieta, gjithçka që Jennifer Aniston tregoi për t’u dukur e reCaktohet dalja në vendin e ngjarjes në gjykimin ku babë e bir po akuzohen për vrasje të…
Historia e deshi që anëtarësimi në NATO të arrihej 17 vjet më pas, në prill 2009; të arrihej nga e njëjta forcë politike në pushtet, Partia Demokratike dhe nga i njëjti lider i saj, Sali Berisha.

Zgjedhja e PD-së dhe e Shqipërisë mund të shihet në disa prizma. Së pari, NATO është një komunitet i kombeve të lira e i shteteve demokratike. Ne sapo kishim lënë pas me tmerr një regjim totalitar e të izoluar dhe kështu do të ishte mëse e natyrshme që rruga jo e shkurtër e jo e lehtë e ndërtimit të demokracisë e të shtetit ligjor të bëhej në bashkëpunim, në partneritet me këtë komunitet dhe mundësisht në gjirin e tij.

Më tej, ndjenja e ribashkimit me Evropën e Perëndimin, pas përvojave historike negative të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe të shekujve para pavarësisë, kaq e pranishme në sferën publike mbas dhjetorit 1990, e konsideronte natyrshëm Aleancën Euroatlantike si kornizë ku mund të ndodhte ky ribashkim.

Motivi i sigurisë, raison d’être i çdo aleance, patjetër që ishte shtysë primare. Bashkimi Sovjetik, armiku historik i NATO-s u shpërbë në atë kohë tok me Traktatin e Varshavës. Por, në Ballkan, gjatë një dekade përjetuam luftëra të përgjakshme të nisura nga Jugosllavia dhe Serbia e Milosheviqit, të cilat morën fund vetëm në sajë të ndërhyrjes ushtarake të Aleancës. Dhe, paqja u vendos e mbeti e qëndrueshme po në sajë të Aleancës e trupave të saj në Bosnjë e në Kosovë.

Në kuptimin më të gjerë, NATO është edhe referencë e produkt i rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore, të modeluar në radhe të parë mbi idealet humaniste të Perëndimit e të bazuara në parime e rregulla. Ky rend, i sfiduar sot nga fuqitë revizioniste si Rusia e Kina, mund të mos jetë perfekt. Por, ai është më i miri që ka njohur globi dhe dukshëm superior ndaj alternativave të mundshme. Dhe, Shqipëria besoj ka bërë zgjedhjen e duhur.

Por, të qenit anëtar në një aleancë nuk është, nuk mund të jetë, vetëm për të përfituar prej saj. Por, edhe për të kontribuar në të.

Së pari, me cilësinë politike të anëtarësimit; siç vërejmë në ndonjë rast tjetër kur parti politike madhore janë kundra anëtarësimit të shtetit në një organizatë, atëherë kredibiliteti i anëtarit cenohet. Shqipëria e rrezikonte këtë me bagazhin antiamerikan e antiperëndimor të Partisë së Punës e më pas të Partisë Socialiste. Por, rreth mesit të viteve 1990, drejtues të Forumit Rinor Eurosocialist nisën një debat që gradualisht i ndryshoi e i normalizoi pozicionet e partisë së tyre.

Së dyti, me kontributet ushtarake. Shqipëria ka lënë një emër të mirë e të respektuar me trupat e saj të dërguara jashtë arealit, si p.sh., në Afganistan e gjetiu. Por, në mbrojtjen e arealit edhe ne si gjithë Evropa gjatë 20 vjetëve të fundit, patëm iluzionin e dividendit të paqes së përhershme; si pasojë, reduktuam shpenzimet për mbrojtjen, hoqëm rekrutimin e kështu me radhë. Është zhvillim pozitiv që NATO investoi në aerodromin e Kuçovës për ta përdorur si bazë ajrore logjistike. Por, duhet të lumturohemi që askush nuk pati interes për të ndërtuar aty ndonjë resort turistik. Sepse, po të kishte interes e duke parë se çka ndodhur me bazat detare, zor se do të kishim NATO në Kuçovë meqë zor se mbetej gjë nga baza ajrore. Këtu lipset një rishikim i gjërave.

Agresioni i Rusisë putiniste kundër Ukrainës në këto dy vjet, ka ndryshuar paradigmat e gjithëpranuara duke sjellë në fokus të Evropës ushtrinë, armatimin e gatishmërinë luftarake. Sfida mes SHBA e Kinës sugjeron që evropianët të marrin më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e kontinentit, gjegjësisht në NATO.

Por, që të mbetemi në rajonin tonë: në tri vitet e fundit Serbia vuçiqiste tri herë ka kërcënuar verbalisht Kosovën me ndërhyrje të dhunshme dhe njëkohësisht ka dislokuar ushtrinë në kufirin kosovar. Sipas të përjavshmes “Time”, para disa javësh zbulimi amerikan kishte konkluduar në njërin rast se synimi i Beogradit ishte të marshonin në Kosovë të paktën deri në lumin Ibër. Dhe për të zmbrapsur Vuçiçin u desh jo vetëm të përforcohej KFOR-i me trupa shtesë, por edhe të ekspozoheshin publikisht në media informacionet mbi sulmin potencial. Këto raste janë shkelje të rënda të Kartës së Kombeve të Bashkuara e të detyrimeve të OSBE-së nga Serbia. Kur mendon se kjo është sjellja e një shteti kandidat për në BE kundrejt një tjetër shteti kandidat, atëherë fatkeqësisht nuk mundet të mos vëresh nuancat qesharake që merr ky proces i rëndësishëm.

Ky incident e të tjerë si ai dëftejnë se Serbia e sotme me orientimin e saj revanshist në rajon (bëhet fjalë edhe për Bosnjën e Malin e Zi përveç Kosovës) dhe me miqësinë e bashkëpunimin e pandërprerë me rivalët e armiqtë e NATO-s (p.sh., refuzimi i sanksioneve evropiane kundër Rusisë me gjithë detyrimin traktator) përbën jo vetëm problem politik, por edhe kërcënim sigurie. Prandaj, NATO në rajon, me zgjerimin përmes anëtarësimit e me prezencën ushtarake është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. Thënë kjo, lipset të shtojmë se jo gjithmonë reagimi ndaj provokimit ka qenë i duhur. Le të kujtojmë këtu se mbas kidnapimit të tre policëve kosovarë në kufi, dënimi ishte verbal dhe pa pasojat që do të duhej të kishte. Po këtu duhet shtuar se ka një iluzion ndër diplomatët në Bruksel e Uashington, të cilët merren me Serbinë e dialogun Prishtinë-Beograd se me appeasement apo llastimin e Vuçiqit do të fusin Serbinë në orbitën perëndimore. Faktet tregojnë të kundërtën.

Është meritë e Partisë Demokratike në opozitë që me qartëpamësi e konsistencë në këto vite ka kundërshtuar nismat rajonale të padobishme e problematike si dhe sjelljet kundërproduktive ndaj Serbisë nga ana e qeverisë e faktorëve të tjerë. Duke treguar kështu koherencë me vlerat e parimet e misionit të vet që nga koha e themelimit mëse tri dekada më parë.

U gjet i shtrirë në rrugë, policia nis hetimet për vdekjen e 68 vjeçarit në Prizren

0

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prizren, ku viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren  29.03.2024 – 15:17Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë mbrëmë Gazetës Express se bëhet fjalë për një 68 vjeçar.

“Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Pas mesnatës ndërrohet ora, BIK del me një njoftim

0

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, meqë sonte pas mesnatës do të ndryshohet ora për 60 minuta.

Rrjedhimisht, do të ndryshohen edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.

Në faqen zyrtare, BIK ka publikuar kohët e namazit për ditën e nesërme.

“Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri