14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1189

Ministria e Bujqësisë hap procesin e aplikimit për subvencione

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.

 

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2024, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 12 prill 2024, në ora 16:00.

Sipas njoftimit të ministrisë, në kuadër të këtij Programi, MBPZhR-ja ka vazhduar me rritjen e përkrahjes, ku mbështetja për kulturën e grurit këtë vit varion nga 464 në 564 euro për hektarë. Ndërsa, për kulturën lavërtarë të misrit, përkrahja do të jetë 329 € /ha, për elbin, thekrën dhe tërshërën 304 €/ha. Ndërkaq, një hektarë luledielli do të subvencionohet me 454 euro.

“Përmes PD 2024, do të ketë rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektarë, ndërsa pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha. Rritje të përkrahjes ka edhe për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg.  Risi tjetër në këtë program është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport, ku përfshihen speci – Varieteti Kurtovka dhe somborka, domatja, trangujt, qepa, patatja dhe hudhra, ku për këto kultura pagesat direkte nga 500 €/ha do të jenë 654 €/ha, ndërsa për fasulen monokulturë pagesat direkte nga 500 €/ha në 754 €/ha”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Tutje është bërë e ditur se këtë vit vazhdon përkrahja edhe për perimet e tjera në fushë të hapur me 554  €/ha,  ndërsa perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha.

“Bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë, si dhe do të ketë rritje të përkrahjes për sipërfaqet që janë të certifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike. Subvencionimi për lopë qumështore do të jetë nga 90 € për krerë, ndërsa ka rritje të përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë.  Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica. Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë, si dhe vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog”, theksohet tutje në njoftim.

 

Ndryshe, fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi  i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha, e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.

Të gjithën të interesuarit, aplikimin për mbështetje në kuadër të PD 2024 mund ta bëjnë në Zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi, ndërkaq në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vepra e Ismail Kadaresë nominohet për çmimin ndërkombëtar ‘The Booker 2024’

0

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka arritur që me librin e tij “Kur sunduesit grinden”, të nominohet në listën e gjatë të çmimit ndërkombëtar “The Booker 2024”.

Vepra e Kadaresë arriti që të jetë pjesë e 13 librave në listën e gjatë, në një garë prej 149 librash të tjerë. Juria vlerësuese ishte e përbërë nga gazetarja në kryesi Eleanor Wachtel; poetja e vlerësuar me çmime Natalie Diaz; romancieri i njohur ndërkombëtarisht Romesh Gunesekera; artisti novator vizual William Kentridge; dhe shkrimtari, redaktori dhe përkthyesi Aaron Robertson.

Lista e ngushtë me gjashtë libra do të shpallet më 9 prill, ndërkaq vepra që do ta fitojë trofeun do të shpallet më 21 maj.

Vepra e përkthyer në gjuhën angleze quhet “A dictator calls” dhe flet për historinë e shkrimtarëve të mbijetuar ndaj diktaturave. Një nga ta është historia e shkrimtarit rus Boris Pasternak.

Policia shqipton 2.347 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.347 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve janë evidentuar 9 aksidente me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Luhet në Malishevë, Gjilan dhe Lipjan, ndeshje interesante në xhiron e 25-të në Albi Mall Superligë

0

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 25-të që do të zhvillohen në mesjavë.

Në program janë tre sfida ditën e sotme (e mërkure) dhe dy të tjera nesër (e enjte) me fillim nga ora 13:00.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme dhe kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në mes Malishevës dhe Llapit.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes nga Ballkani dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, ndërsa Llapi në top formë kërkon fitoren e radhës.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ ku Fushë Kosova pas katër pikëve radhazi synon ta befasoj edhe kampionin në fuqi Ballkanin. Në anën tjetër suharekasit kanë synim vetëm tre pikët për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Dueli i fundit i ditës së sotme, por jo nga rëndësia zhvillohet në Gjilan. Dy skuadrat që ende nuk e kanë shijuar fitoren në pranverë Gjilani dhe Liria do të përballen në një sfidë shumë të rëndësishme.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët për të shtuar gjasat që t’i ikin barazhit, derisa mysafirët thuajse të dorëzuar për mbijetesë synojnë të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

0

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në zonat malore reshje bore.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. /MeteoKosova/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëm në tre vitet e fundit, Liria ka fituar qindra mijëra euro nga transferimet e Vedat Muriqit

0

Liria e Prizrenit është skuadra e parë e Vedat Muriqit, pasi sulmuesi dardan e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij.

Sulmuesi prizrenas është larguar nga Liria në vitin 2013 dhe pas dy aventurave të shkurta në Shqipëri te Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës ka vazhduar karrierën në Turqi.

Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce kanë qenë skuadrat turke të Muriqit, derisa ai pastaj bëri karrierë edhe te Lazio në Serie A dhe te klubi i tij aktual Mallorca.

Në total transferimet e Vedat Muriqit te të gjitha klubet kanë kushtuar 36,17 milionë euro, derisa nga çdo transferim i tij ka fituar edhe Liria si klubi që e ka rritur atë.

Ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se prizrenasit kanë inkasuar të hyra prej 240 mijë euro në tre periudha të ndryshme nga Vedat Muriqi. Bardhezinjtë kanë fituar njëherë 160 mijë euro, një herë tjetër 50 mijë dhe së fundmi 30 mijë euro.

Këto të hyra Liria i ka fituar vetëm pasi është dhënë në menaxhim privat ku në krye të skuadrës është menaxheri i njohur Rrahman Kice.

Sigurisht që klubi prizrenas nga shitjet e Muriqit ka fituar edhe në të kaluarën, pasi ai kishte kryer transferime dy herë nga 500 mijë euro nga Griesunspor te Genclerbirligi dhe nga Genclerbirligi te Rizespor.

Ndërkohë në vitin 2019 sulmuesi dardan ishte transferuar te Fenerbahce nga Rizespor për 5,6 milionë euro dhe nga këto herë Liria ka fituar para, por që shumat nuk janë bërë të ditura.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Për 24 orë konfiskohen 20 patentë shoferë

0

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, nga 527 pika kontrolli që u bënë për një ditë të vetme, 20 shoferë mbetën pa leje të qarkullimit.

Aty bëhet apel tek shoferët që t’u përmbahen rregullave të trafikut, në të kundërtën do të përballen me ndëshkime nga ana e zyrtarëve policorë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.”, thuhet ndër të tjera të njoftim.

Njoftimi i plotë:

Respektoni rregullat e trafikut rrugor në mënyrë që të shmangni pasojat negative që burojnë nga mosrespektimi i tyre

Prishtinë, më 12 mars 2024

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj në vazhdimësi janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve rrugore, por njëkohësisht janë duke u ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sarri jep dorëheqje, ja tre emrat në listën e Lazios

0

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Lazios. Strategu i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me Udineses.

Kjo ishte disfata e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, duke sjellë vendimin e teknikut italian.

Ende nuk ka asnjë detaj nga ky vendim i Sarrit, teksa klubi ka nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Mediet italiane shkruajnë se emrat që mund ta zëvendësojnë janë Tommaso Rocchi, Miroslav Klose dhe Angelo Gregucci.