Home Blog Page 1226

Arrestohet një zyrtar në Mamushë pasi ua mundësoi marrjen e shtetësisë disa shtetasve turq

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare ua ka mundësuar disa shtetasve të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftim

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krasniqi: Heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar të rënët e familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

“Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari!”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë”.

“Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht”, ka shkruar Krasniqi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Adem Jashari – Simbol i qëndresës

0
Lumnije Rakaj
Adem Jashari lindi në Prekaz te Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit babait të tij, krahas Festës se Flamurit, që e festonte per çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër – Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.
Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitoreve më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme.
Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqën politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re.
Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90-ta, i shihte me optimizëm, prandaj sinqerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë.
Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim iu përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t’i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t’u përhapur më vonë në Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.
UÇK-ja po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte te çdo kaçube. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës së ëndërruar në shekuj.
Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesin e hershëm të 5 marsit 1998. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, dhe vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje por përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër.
Qëndresa ishte e madhe.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngjarjet e fillimit të marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së.
Sot në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit, heroit të Kosovës, figurën madhështore të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin e tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë./

Real Madrid identifikon zëvendësuesin e Luka Modric në Serie A

0

Real Madrid thuhet se ka identifikuar mesfushorin e Inter-it, Nicolo Barella, si një zëvendësues të mundshëm të Luka Modric-it.

38-vjeçari po përballet me një të ardhme të pasigurt në “Santiago Bernabeu” pasi ai pritet të shohë që kontrata e tij aktuale të skadojë në fund të sezonit.

Modric ka kaluar 12 vite të suksesshme me “Los Blancos”, duke regjistruar 39 gola dhe 83 asistime në 518 paraqitje në të gjitha garat, si dhe duke fituar gjithsej 23 trofe.

Pesë herë fituesi i Champions League ka luftuar për futbollin e rregullt të ekipit të parë këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 16 nga 30 paraqitjet e tij, duke përfshirë vetëm 11 fillime në La Liga.

Menaxheri Carlo Ancelotti kohët e fundit pranoi se situata e kontratës së Modric-it te Real Madrid-i është “e komplikuar” dhe se kroati do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Nëse Modric-i ndahet me Real Madrid-in këtë verë, “Fichajes” raporton se kryesuesit e La Liga-s do të rrisin interesin e tyre për yllin e Inter-it, Barella.

Raporti shton se situata financiare e Inter-it mund të funksionojë në favor të “Los Blancos”, të cilët pritet të kenë në dispozicion fonde të konsiderueshme për përforcimet e verës.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nicolo Barella (Getty Images)

Megjithatë, pretendohet gjithashtu se Inter-i nuk është i përgatitur të ndahet lehtësisht me Barella-n, pavarësisht nga vështirësitë e tyre financiare, dhe do të kërkonte një shifër prej 60 milionë eurosh për mesfushorin.

Përveç kësaj, mbetet për t’u parë nëse Barella do të ishte i interesuar të largohej nga Inter-i, pasi raportet e shumta kanë thënë së fundmi se 27-vjeçari është afër vazhdimit të kontratës në “San Siro” deri në vitin 2029.

Barella i ka kaluar tre të fundit me Inter-in dhe është zhvilluar në një lojtar yll për klubin dhe vendin, me klube nga La Liga dhe Premier League që besohet se po mbajnë kontrolle për të.

Në të vërtetë, Newcastle United dyshohet se ishte i interesuar për nënshkrimin e Barella-s verën e kaluar përpara se të zgjidhnin të rekrutonin Sandro Tonali-n nga rivalët Milan-it, ndërsa klube si Barcelona, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu janë vlerësuar me një interes për numrin “23” të Inter-it.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Italiani ka bërë gjithsej 223 paraqitje për Inter-in në të gjitha garat, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 49 asistime, duke përfshirë dy goditje dhe pesë asistime në 36 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Barella, i cili ishte pjesë e skuadrës zikaltër që arriti në finalen e Champions League sezonin e kaluar, ka fituar gjashtë trofe gjatë kohës së tij në klub dhe shpreson të ngrejë të paktën një tjetër këtë sezon, me skuadrën e Simone Inzaghi-t aktualisht me 15 pikë më shumë se Juventus-i i vendit të dytë në Serie A. Albanian Post 

Quni i LDK-së: Miqve kurrë mos t’ua mbyllim derën, këtë ia kemi borxh Adem Jasharit

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se 5,6 dhe 7 marsi janë ditët e shpërthimit të dritës për shqiptarët.

Ai duke folur në 26-vjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka thënë se këto ata janë të përjetshme “sepse krisma e pushkës së komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte pushka e mbrojtjes së pragut të shtëpisë”.

“Sot jemi të lirë dhe të pavarur, mirëpo na mbetet që të punojmë fort dhe ta zhvillojmë atdheun dhe të punojmë fort, ashtu siç e meriton, ta bëjmë ushtrinë tonë pjesë të NATO-s, Kosovën pjesë të BE-së, t’i ruajmë miqësitë e Kosovës, miqve kurrë mos t’ua mbyllim derën, armiqtë kurrë mos t’i lëmë të shkelin në pragun e shtëpisë. Këtë ia kemi borxh Adem Jasharit dhe familjes Jashari”, ka thënë Quni.

Ai ka theksuar se sakrifica e Jasharëve është shembuj i shembujve për botën dhe njerëzimin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Flora-Bimët endemike” në pullë postare

0

Nga sot, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj ka lëshuar në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Bëhet e ditur se motivet e katër pullave postare që sot emetohen në imazhe, bartin llojet e katër bimëve të rrezikuara nga zhdukja në Kosovë:

Dianthus scardicus – Karafili i Sharrit – bimë endemike që mund të gjendet në vende shkëmbore dhe me barë të zonës subalpike dhe alpike të maleve të Sharrit.

Aubrieta columnae subsp.croatica (Aubrietë e Kroacisë) – bimë endemike e Ballkanit, në Kosovë ka vetëm një popullatë të vogël, skajshmërish e rrezikuar.

Bruckenthalia spiculifolia – Brukentalia – bimë karakteristike e kullosave acidike në Bjeshkët e Sharrit dhe në Alpet Shqiptare të Kosovës.

Halacsya sendtneri (Halaçi i Sendtnerit) – bimë endemike ballkanike që rritet në kullosa vullkanike/serpentinore. Për shkak të popullatës së vogël në Kosovë bën pjesë në bimët e rrezikuara nga zhdukja.

Pullat postare dhe Zarfi i Ditës së Parë nga ky emision do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë, ndërsa koleksionistët, qytetarët dhe bizneset munden t’i blejnë ato dhe t’i përdorin në dërgesat dhe zarfet e tyre, si kujtime mbresëlënëse për më të dashurit e tyre kudo nëpër botë.

Posta e Kosovës, përmes pullave postare thekson se vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së florës endemike dhe ekologjisë, njëherësh promovon botërisht pasuritë e mrekullueshme që ka Republika e Kosovës.

Bastet, mbi 1300 ndeshje të dyshimta përgjatë vitit 2023

0

Në vitin 2023 u identifikuan 1329 ndeshje të dyshimta (+9% krahasuar me 2022), në 12 sporte të ndryshme dhe në 105 vende, nga mbi 850 mijë ngjarje të monitoruara nga “Sportradar Integrity Services”, njësia “Sportradar” që publikoi raportin e dytë vjetor, “Baste Korrupsioni dhe trukimet e ndeshjeve në 2023”.

Numri i përgjithshëm i ndeshjeve të dyshimta tregon se trukimi i ndeshjeve përfaqëson një përqindje të ulët të ngjarjeve sportive globale. Të dhënat konfirmojnë se 99.5% e ndeshjeve nuk janë të përfshira në trukim ndeshjesh. Dhe, asnjë sport i vetëm nuk ka një raport më të lartë të ndeshjeve të dyshimta se 1%.

Nga 1,329 dërgesat e dyshuara, afërsisht gjysma (667) vijnë nga Evropa. Pjesa e mbetur vjen nga katër kontinente të tjera, ndërsa në Oqeani nuk është zbuluar asnjë aktivitet i dyshimtë.

Sa i përket kombeve, Brazili kryeson me 109 raporte, 44 më pak se në vitin 2022, përpara Republikës Çeke (67) dhe Filipineve (65).

Në Ballkan janë dy vende në “top 10”, përkatësisht Greqia në vendin e pestë me 46 ngjarje të dyshuara dhe Serbia në vendin e shtatë me 36.

Përparimet e vazhdueshme në inteligjencën artificiale kanë lejuar rritjen e efikasitetit në kontrollin e ngjarjeve sportive. Në vitin 2023 janë identifikuar 977 raste nga IA, një rritje prej 123% krahasuar me vitin 2022.

Të dhënat e basteve të ofruara nga operatorët përfaqësojnë gjithashtu një mjet themelor në identifikimin e ngjarjeve anormale, duke lejuar identifikimin e 51% të totalit të ndeshjeve të dyshimta të zbuluara.Albanian Post 

Hajnat tmerrojnë banorët e Krushës së Madhe, përdorin edhe armën

0

Mbrëmë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, banorët janë tmerruar nga hajnat.

Cak të tentim-vjedhjesh ishin tri shtëpi të këtij fshati.

Dyshohet se aty, grabitësit kishin përdorur edhe armën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga ana e policisë në Gjakovë.

Drejtori rajonal Lumni Graishta, tha për Klankosova.tv se deri në këto momente nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Në tri lokacione është tentuar të depërtohet, në dy shtëpi nuk kanë arritur të depërtojnë ndërkaq në të tretin hajnat janë vërejtur nga banorët.

Dyshohet se grabitësit e kanë përdorur edhe armën”, tha Graishta.

“Nuk kanë arritur të marrin ndonjë gjë. Nuk ka të raportuar ndonjë të lënduar nga ky rast. Nuk kemi ndonjë person të arrestuar”, shtoi ai.

Ky nuk është hera e parë që krushianët ballafaqohen me raste të grabitjes.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pse nuk duhet botuar romani i panjohur i G. G. Markezit

0

E duartrokas Salman Rushdie-n si qenie njerëzore: aftësinë e tij për të vazhduar luftën për liri, madje dhe për atë liri të cilën García Márquez tani nuk mund ta gëzojë, sepse po botojnë diçka të cilën ai nuk dëshironte që njerëzit ta lexonin

Nga Carlos Flores

Ta botosh apo jo romanin e fundit që Gabriel García Márquez shkroi përpara se të vdiste? Edhe pse përgjigjja duket e thjeshtë dhe logjike: PO… në fakt nuk është as e thjeshtë dhe as logjike; është më e ndërlikuar dhe më ka bërë të reflektoj për shumë tema… kjo përtej faktit që personalisht nuk jam admirues i veprës së shkrimtarit kolumbian. Por më duhet të them se jam një lexues i madh i një shkrimtari i cili, kur u përball me dilemën e botimit ose jo të librit të García Márquez-it, u përgjigj me një JO vendimtare, dhe ky shkrimtar është Salman Rushdie.

Nuk e dija se në mars 2024, dhjetë vite pas vdekjes së García Márquez-it, do të botohej një roman me titullin “En agosto nos vemos” (Shihemi në gusht). As nuk e dija se dorëshkrimin e kishin gjetur në Qendrën Harry Ransom në Austin, Teksas, e cila mban arkivin letrar të tij, apo se shumë vepra të pabotuara të Salman Rushdie-s mbaheshin në po të njëjtin vend. Aq më pak nuk dija se revista The New Yorker botoi një fragment të këtij romani në vitin 1999. Atëherë, përse Salman Rushdie e kundërshton me kaq forcë botimin e këtij romani të “Gabo-s”

Disa ditë më parë u mbajt festivali Kosmopolis 2023 në Barcelonë, ku Salman Rushdie solli një intervistë me video nga rezidenca e tij në New York. Sipas Rushdie-s, García Márquez nuk dëshironte që lexuesi ta kishte në duar këtë vepër, meqenëse e shkroi me vështirësi prej demencas që vuante. “Më shqetëson që do të shkojë nëpër librari”. Gjithashtu ai shtoi: “Nga këtej e tutje, mund të them se tek Universiteti i Austin-it kam disa dorëshkrime voluminoze, të cilat nuk dua të shpërndahen”. Për Rushdie-n, kjo vepër nuk tregon më të mirën e García Márquez-it dhe botimi i saj nuk ka asnjë kuptim.

A është në fakt i domosdoshëm?

Djemtë e García Márquez-it, Rodrigo dhe Gonzalo García Barcha, e miratuan botimin e romanit. Në një deklaratë, ata iu referuan romanit “Shihemi në gusht” si përpjekja e fundit e shkrimtarit për të vazhduar krijimtarinë pavarësisht vështirësive, dhe se teksti kishte plot vlera. Jo për t’u treguar negativ, por nuk duket si përshkrim i diçkaje vërtet të paharrueshme, të paktën jo në nivelin madhështor të arritur prej García Márquez-it (sërish, nuk jam admirues i veprës së tij, megjithëse nëse tregohem vërtet i sinqertë, kam admiruar gjithnjë punën e tij gazetareske dhe ia kam lexuar të gjithë romanet, por problemi im është se romani “Njëqind vjet vetmi” nuk më ka pëlqyer asnjëherë, kaq është e gjitha).

Procesi i shkrimit të këtij romani (një histori dashurie, pasioni, apo diçka e tillë), siç duket ishte paralel me përkeqësimin e gjendjes mendore të García Márquez-it. Dhe duke menduar për të gjitha vështirësitë e pandashme që e shkruara sjell për çdo shkrimtar, përveç makinerive si Stephen King apo së fundmi këtyre shkrimtarëve të rinj të BookTok-ut, të cilëve nuk u intereson “letërsia”, por gjenerimi i “shkrimeve” që reklamohen, shiten dhe botohen lehtë e shpejt, unë bie dakord me Rushdie-n; nëse García Márquez nuk donte që romani të botohej, çfarë ua jep djemve të tij të drejtën morale për ta bërë këtë gjë?

Krijimi i artit dhe letërsisë është diçka aq private, aq personale, sikur bën dashuri me esencën tënde. Të gjithë shkrimtarët e dinë se ajo që shkruajnë e nuk botojnë, përfshin shumë më shumë se ajo që lexon publiku. Sepse odiseja e madhe e të shkruarës është.. e shkruara; është arritja e momentit kur një paragraf të mbush me diçka të cilën mund ta shpjegosh vetëm përmes magjisë së fjalëve. Kjo ishte magjia që shkrimtarët si Rushdie dhe García Márquez i shtuan historive të tyre të vërteta, për të krijuar realizmin magjik.

Si rrjedhojë, çfarë mund t’i shtojë trashëgimisë së dikujt si García Márquez botimi i këtij romani? Asgjë veçse një spektakli ekstravagant për dikë që e ka urryer gjithmonë këtë gjë. Libri do të botohet në ditën e lindjes së tij, dhjetë vite pas vdekjes. Dikush mund të thotë se është festim ose përkujtim; një dhuratë për lexuesit e tij. Për çfarë? Nëse lexuesit nuk u ngopën me veprën e madhe që ky njeri shkroi, atëherë nuk meritojnë asgjë, madje as një libër të cilin ai nuk donte që ta shihnin.

Çdo shkrimtar ka kërkimin e vet të brendshëm, personal. Si i Salman Rushdie-s, ashtu edhe i García Márquez-it, kanë qenë në mënyrë të natyrshme intime. Dhe është interesante që këta dy shkrimtarë nuk janë takuar asnjëherë bashkë. Salman e zbuloi ekzistencën e García Márquez-it pasi botoi romanin e vet të parë, gati të harruarin “Grimus” (1975). Një mik i sugjeroi të lexonte “Njëqind vjet vetmi”. Pas paragrafit të parë, Rushdie e gjeti veten brenda të njëjtës botë.

Pa e kuptuar, Salman po shkruante realizëm magjik. Ai pa veten në pasqyrën e Macondo-s, dhe kjo e çoi në fëmijërinë e tij mes Indisë dhe Pakistanit. Ngjashmëritë ishin të mëdha; kolonelët dhe gjeneralët që i mbante mend me pak afeksion; bimësia tropikale që e mbushte kaq shpesh me gëzim; kolonizimi që, pavarësisht se ku apo si ndodh, gjithmonë është mbërritja e të tjerëve që nuk i përkasin atij vendi; dallimet në klasat shoqërore, varfëria dhe ëndrrat për ta kapërcyer… feja… Po, feja, Zoti… dhe fuqia që bindjet kanë në jetët tona.

Njëherë Rushdie udhëtoi për në Meksikë dhe donte të takonte García Márquez-in, i cili jetonte në Mexico City. Rushdie po hante darkë në shtëpinë e shkrimtarit Carmen Boullosa. Një tjetër shkrimtar i madh i shoqëronte: Carlos Fuentes, i cili i tha se García Márquez ishte në Kubë me mikun e tij Fidel Castro. Megjithatë, ai shkoi në një dhomë dhe bëri një telefonatë. Në linjë ishte García Márquez, që priste të fliste me Salman-in.

Me pak spanjisht, anglisht e frëngjisht, Salman-i me Gabriel-in u kuptuan me njëri-tjetrin për mrekulli. Salman nuk e harroi kurrë komplimentin më të bukur që një shkrimtar tjetër i ka bërë: “Në moshën time”, tha García Márquez, “nuk lexoj shumë libra që nuk janë në gjuhën spanjolle. Megjithatë, ka dy shkrimtarë që i lexoj në anglisht, për të cilët mendoj dhe dua të di se ç’po bëjnë. Një prej tyre është J. M. Coetzee dhe tjetri je ti”.

E duartrokas Salman Rushdie-n si qenie njerëzore: aftësinë e tij për të vazhduar luftën për liri, madje dhe për atë liri të cilën García Márquez tani nuk mund ta gëzojë, sepse po botojnë diçka të cilën ai nuk dëshironte që njerëzit ta lexonin. /Exlibris

 

Kandidati për kryetar të OAK: Profesioni i avokatit nëpërkëmbet pa justifikim, kjo s’do lejohet

0

Yll Zekaj, kandidat për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se profesioni i avokatit nëpërkëmbet pa justifikim dhe se pabarazia si palë në procedurë ndaj avokatit vërehet që nga hyrja në Pallatin e Drejtësisë.

“Është fakt që pozita e avokatit sot është e nëpërkëmbur nëpër institucione por ndoshta jo ekskluzivisht me fajin e institucioneve, por edhe me një mungesë të një zëri nga ata që duhet ta mbrojnë avokatin. E thamë që sot e kemi një problem të qasjes në hapësirat e gjykatave, në Pallatin e Drejtësisë, avokati duhet të shënojë emrin dhe mbiemrin, domethënë barazohet avokati me një palë të rëndomtë kur konsiderohet që avokati si zyre të dytë përveç zyrës së tij e ka edhe objektet e gjykatave për shkak se është në prezencën e tij fizike për çdo ditë dhe disa herë në ditë në këto gjykata për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim të palëve në këto procedura”, tha Zekaj, duke theksuar se ky është një problem të ri.

Ai tha se këtë do ta kuptonte nëse do të ishte e njëjtë edhe për prokurorin, por që nuk ka barazi të palëve në procedurë.

“Prokurori kalon pa asnjë procedurë derisa avokati ndalet kur e dimë që të dy; edhe avokati edhe prokurori janë palë në procedurë, përkatësisht avokati është përfaqësues i palës në procedurë. Qysh në hyrje të objektit nuk ka barazi të palëve në procedurë”, tha ai.

Zekaj pati kritika edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës në trajtimin e avokatëve.

“Mos të flasim edhe në institucione tjera. Në Shërbimin Korrektues sot trajtohet si një qytetar i rëndomtë avokati. Domethënë një kontroll rigoroz i avokatit që e ulë menjëherë dinjitetin dhe reputacionin e tij. Shërbimi Korrektues thirret në raste individuale të shkeljes së avokatëve, por ky nuk është justifikim për t’u trajtuar dhe ulur dinjiteti i avokatit”, tha Zekaj.

Zekaj tha se qasje të tillë kanë të gjitha profesionet tjera duke theksuar se edhe noterët të cilët kanë autorizime publike refuzojnë kërkesat e avokatëve.

“Një qasje të tillë kanë të gjitha profesionet e tjera në raport me avokatin. Nëse e marrim shembull vetëm noterët; sot refuzohet një kërkesë e avokatit pa asnjë justifikim me arsyen se noteri nuk ka kohë për ta kryer një punë të avokatit nëse ajo nuk materializohet dhe nuk është në interes financiar të noterit kur dihet që noterët kanë autorizime publike”, tha Zekaj.

Kandidati për kryetar të OAK, tha se do të marrin masa institucionale ndaj atyre që e nëpërkëmbin autoritetin e avokatit.

“Do ta monitorojmë punën e avokatit, por më shumë do ta monitorojmë punën e bartësve të funksioneve gjyqësore dhe profesioneve të lira në raport me avokatin. Pra, nuk mundet as gjyqtari, as prokurori e as profesionistët e profesioneve të lira ta nëpërkëmbin autoritetin e avokatit pa justifikim se pse po e bëjnë atë punë”, tha Zekaj.

Ai shtoi se do të marrin masa dhe nuk do të lejojnë që avokatët të nëpërkëmben.

“Ne nuk do ta lëmë avokatin që të ballafaqohet individualisht me një institucion sepse është e kot. Ne do të veprojmë institucionalisht”, tha Zekaj duke shtuar se në të kaluarën kanë pasur edhe bastisje të paligjshme të zyrave të avokatëve, përkatësisht pa vendime të gjykatave. /BetimipërDrejtësi