Home Blog Page 1227

Shqiptohen gjoba ndaj këmbësorëve në Prizren

0

Stacioni Policor në Prizren ka zbatuar planin operativ “Këmbësorët” për të ndihmuar në respektimin e rregullave të trafikut nga këmbësorët.

Përmes patrullave në terren, janë ndërmarrë veprime për të ndërgjegjësuar këmbësorët rreth rregullave të komunikacionit, duke dhënë vërejtje dhe shqiptuar gjoba për kundërvajtje.

Gjatë këtij periudhe, janë shqiptuar gjithsej 32 vendime (gjoba). Këto vendime përfshijnw

“14 vendime ndaj këmbësorëve që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, veçanërisht ato që kalojnë rrugën në vende ku nuk është lejuar kalimi”.

“18 vendime ndaj shoferëve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalime ose kur ata hyjnë në rrugë”.

“Planin operativ do të vazhdojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, jo vetëm nga Stacioni Policor në Prizren, por edhe nga stacionet policore të tjera në rajonin e Prizrenit. Kjo është një masë e rëndësishme për sigurinë dhe rregullin në trafik”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

 

Parandalohen garat e shpejtësisë në Prizren, gjobiten pesë kundërvajtës

0

Policia në Prizren, ka parandaluar garat e shpejtësisë, me ç’rast ka gjobitur pesë kundërvajtës.

Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar.

“Me datë 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

Rrahen shoferët në stacionin e autobusëve në Prizren, ambulanca e policia në vendin e ngjarjes

0

Një rrahje dyshohet se ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Prizren.

Sipas burimeve të Gazeta10, shoferët e autobusëve të Prizrenit dyshohet ta kenë rrahur shoferin e autobusit të Ferizajt.

Njësitet policore, përfshirë hetusit si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ndonëse ende nuk e kanë konfirmuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Jasharaj: 7 Marsi i gjen mësuesit shumë të pakënaqur

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Dita e Mësuesit, që shënohet më 7 Mars, do t`i gjejë mësimdhënësit me sfida, pakënaqësi e shumë halle.

Jasharaj ka thënë se nxënësit dhe mësimdhënësit po e bëjnë garën për dije në shekullin XXI me shkumës e shpuzë, duke shtuar se Qeveria po kërkon suksese me kushte të rënda.

Sipas tij, Qeveria Kurti ua ka vështirësuar jetën punëtorëve të arsimit duke ua mohuar të drejtat e fituara nëpërmjet Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“SBASHK-u në emër të punëtorëve arsimor kërkoi përmes shkresave që vlera e koeficientit të mos jetë ajo e paralajmëruara që në vitin e kaluar nga ministri Murati, po të jetë se paku 130 euro, por Qeveria nuk e çau kokën për këtë kërkesë tonën dhe të sindikatave tjera, por vendosi për vlerën 110 duke bërë një ngritje ironike të pagës në arsim prej vetëm 28 euro dhe kjo shtoi edhe më shumë pakënaqësitë e të punësuarve në këtë sektor dhe jo vetëm. Qeveria, pa u konsultuar me palët tjera, vendosi edhe për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe si për inat angazhohet të mohojë të drejtat e fituara të punëtorëve të arsimit dhe kështu, në vend që t’ua lehtësojë jetën pak pikërisht kur u duhet, pra me rastin e pensionimit, Qeveria ua vështirëson edhe më jetën atyre që me vite e dekada punuan në arsim sepse do të marrin pensione me të ulëta nga ato që ua garantonte ligji dikur”, thuhet në komunikatën e kreut të SBASHK-ut.

Jasharaj ka theksuar se Qeveria s’po e bën asnjë angazhim për kushtet e punës në shkolla, duke shtuar se s’e ka bërë as ligjin për sigurime shëndetësore./rtklive.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Përçarje për Epopenë e UÇK-së, sivjet shënohet me dy agjenda

0

Sivjet shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së. Edhe sivjet, si çdo herë tjetër, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës shënohet një varg aktivitetesh në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, kësaj radhe, në Këshillin Organizativ nuk është bërë pjesë Komuna e Skenderajt. Kjo komunë, ditë më parë njoftoi se nuk janë ftuar nga ekzekutivi për herë të parë që nga nisja e shënimit të 5, 6 dhe 7 marsit. Madje, pjesë e këtij Këshilli nuk janë as organizatat e dala nga lufta, ndonëse në vendimin e Qeverisë ftohen që ata të marrin pjesë, njofton Klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Por, Xhavit Jashari, Kryetar në shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë asnjë letër, ftesë apo ndonjë kontakt nuk ka ardhur në adresë të Organizatave të dala nga lufta, që të bëhen pjesë e këtij këshilli.

Ai në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Qeveria me dashja ka bërë injorimin e tyre. Jashari, në bisedë me gazetarin Enis Reçica, tha se tashti, Organizatat e dala nga lufta, bashkë me Komunën e Skenderajt kanë bërë një agjendë tjetër për ta shënuar Epopenë e sivjetme. Jashari, në Sytë 7, njoftoi se nuk do të marr pjesë në agjendën e organizuar nga Qeveria, pasi, sipas tij, është kjo e fundit që ka sjell këtë përçarje.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

48 aksidente brenda 24 orëve, mbi 1 mijë e 600 gjoba të shqiptuara

0

48 aksidente janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

19 nga to janë me të lënduar, 29 me dëme materiale, raporton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 683 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Kujdes nga provokimet negative”/ Çka thotë horoskopi për sot

0

Dashi

E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e vështirë për përmirësimin e një marrëdhënieje e cila po kalon vështirësi. Mirë është të organizoni një mbrëmje të qetë, të dilni për pak qetësi shpirtërore. Edhe miqtë tuaj janë të shqetësuar. Këshilla është të qetësoheni. Në marrëdhëniet në punë ju duhet pak takt për raportet me kolegët. Tregohuni diplomatë në punë.

Demi

Ditën e hënë ju do ndiheni energjik dhe duket sikur kërkoni “të fluturoni”. Në dashuri duhet të hiqni dorë nga tronditjet e zemrës, ky është sugjerimi i yjeve për juve. Nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen, çështjet e zemrës do të zgjidhen. Ndërkohë sa i përket punës, nuk do të keni asnjë ndërlikim. Gjithçka do shkojë mirë.

Binjakët

Mund të themi se kjo do jetë shenja e ditës. Një ditë spektakolare për të lindurit me këtë shenjë, me diellin në favor. Në dashuri kjo shihet si një ditë mjaft e mirë ndaj duhet ta shijoni. Nëse jeni beqarë, kjo është dita që duhet shfrytëzuar për të lënë takime. Në punë do keni më shumë kënaqësi se sa e prisnit. Çdo problem ju do ta zgjidhni me qetësi dhe inteligjencë.

Gaforrja

Kjo e hënë do jetë një ditë e shkëlqyer për juve. Pritet një ditë mjaft e bukur për ata që janë në një lidhje ndaj gëzojeni këtë ditë. Për beqarët, ajo që mund të themi është se “një botë e tërë” ju pret. Hidhuni në sulm. Nëse nuk keni asnjë “kandidate” apo “kandidat”, organizoni në mbrëmje me miqtë, mund të jetë mundësi për njohje të reja. Në punë do habiteni edhe vetë për rezultat mjaft të mira në këtë ditë.

Luani

Ditë perfekte për fillimin e javës. Në dashuri çdo gjë do të vijojë pozitivisht për personat e kësaj shenje. Ju do të dini se si të krijoni situata romantike për marrëdhënien në çift. Për beqarët do ketë një “shteg” për të gjetur njeriun e zemrës. Në punë do merrni kënaqësi të vogla që do ju bëjnë më dinamikë.

Virgjëresha

Një ditë mjaftueshëm e këndshme për juve. Duhet të përfitoni nga ato pak shanse, por të mira që ju ofrohen për punët e zemrës. Në fund dita do jetë pozitive, veçanërisht pasditja. Ju do të kaloni një ditë të lumtur pranë të afërmve. Në punë do të keni disa fjalosje me kolegët, por mos u shqetësoni, do jetë diçka kalimtare. Nuk duhet të nervozoheni.

Peshorja

E hëna do të sjellë disa probleme për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm, xhelozia e tepruar mund të sjellë disa probleme për ata që janë në lidhje. Për beqarët nuk pritet një ditë e mirë. Do të kaloni një ditë delikate dhe ndiheni të lodhur. Në punë këshillohet që ju të dini se si t’i përshtateni situatave të reja. Ajo që ju këshillojmë është të mendoni për pak relaks.

Akrepi

Kjo ditë do të nisë pozitivisht për juve, e në fund të ditës do ndjeni kënaqësi të mëdha. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Pritet të jetë ditë e ekuilibrave të rinj për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më seriozisht mirëqenien fizike tuajën. Në punë kjo do jetë një ditë e mirë dhe me mundësi për marrëveshje të reja.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për juve. Kujdes nga provokimet negative, mos u ndikoni aspak. Yjet i keni në mbështetje sa i takon dashurisë në këtë fillim jave. Ju do të jeni të zhytur në mendime që mund t’ju krijojnë vështirësi në familje. Në punë jeni në një moment delikat. Do të jeni përballë situatave që kërkojnë strategji dhe aftësi të mira për tu tejkaluar.

Bricjapi

Një ditë jo e këndshme për personat e kësaj shenje. Yjet nuk janë favorizues për personat e kësaj shenje këtë ditë në dashuri. Disa pengesa do ju duken të pakalueshme. Por para se të bini në panik, ajo që duhet të bëni është të relaksoheni. Largoni mendimet tuaja nga problemet dhe do shikoni që gjithçka zgjidhet. Në punë ju mund të ndiheni i rrezikuar. Mbani moralin lartë.

Ujori

Kjo mund të cilësohet një ditë e pashembullt në fushën sentimentale. Sigurisht për mirë. Në mbrëmje do të kaloni një atmosferë shumë romantike, si në përralla. Ju do të merrni emocione të reja në dashuri. Në punë sigurohuni që të jepni më të mirën tuaj. Duhet të zbatoni me përpikmëri detyrat tuaja.

Peshqit

Java do të nisë mjaft mirë për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ditë është mjaft e favorshme për ata që kanë plane për jetën në çift ndaj mos hezitoni. Kjo ditë do jetë e këndshme dhe intensive për të dashuruarit. Në punë do të keni disa oferta mjaft të mira në pozicione të rëndësishme. Ju do të jeni mjaft i kthjellët për të bërë zgjedhjen e duhur.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Skenderaj, Suharekë e Prizren, këto janë lokacionet ku do të nisin gërmimet për të pagjeturit

0

Gërmimet për të pagjeturit e që nisën para disa dite në Prekaz kanë përfunduar.Për mbetje mortore pritet të kërkohët edhe në lokacione tjera si në Skenderaj, Suharekë, Prizren e Tusuz.

Kështu po deklaron për Front Online Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Gara thotë se këto gërmime vinë pas përmirësimit të kushteve të motit.

“Siç e kemi theksuar, me përmirësimin e kushteve të motit, kanë filluar gërmimet. Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj, Suharekë, Tusuz dhe Prizren ; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet në Prekaz tanimë kanë përfunduar dhe ditëve në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura”, thotë Gara.

Gara deklaroi se për shkak të qasjes së Beogradit, sfiduese janë lokacionet për gërmime në Serbi.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme, sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, për shkak qasjes politizuese të Beogradit kundrejt këtij procesi”, u shpreh ai.

Ai thotë se së shpejti pritët të ketë një takim në Kroaci lidhur me të pagjeturit.

“Takimi në Republikën e Kroacisë, është në kuadër të bashkëpunimit rajonal në zbatim të ‘Planit Rajonal për adresimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë ‘. Pra takim i Grupit Rajonal për Persona të Zhdukur, duke nënkuptuar pjesëmarrje e Republikës së Kosovës, Republikës së Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë”, përfundoi Gara.

Për procesin e gërmimeve të mërkurën është deklaruar për Front Online edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini.

Ai tregoi se në gërmimet në Prekaz është gjetur një pjesë e një trupi.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi kundrejt Qeverisë ‘Kurti’ për çështjen e të pagjeturve.

Ai thotë se tash e tre vite asgjë s’ka ndryshuar.

“Marrëveshjet kanë qenë pa nënshkrimin e asnjërës palë dhe këto janë përzier me politik dhe kjo nuk po i lenë me zhvillu asgjë, tash e tre vite edhe me këtë Qeveri asgjë e re s’ka ndodhur. As shpresë dhe as besim nuk kemi që do shkojë diçka përpara”, përfundoi Qerkini.

Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova të zhdukur në luftë.

Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë, lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Munishi: Klubin e Malishevës e kam themeluar bashkë me Afrim Bytyqin

0

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e ka komentuar ecurinë e mirë të Malishevës në Superligë.

Munishi madje tha se klubin e Malishevës e ka themeluar së bashku me Afrim Bytyqin.

“E kemi themelu klubin bashkë me mikun tim Afrim Bytyqin. Po lujnë futboll fantastik”, tha ai.

Kujtojmë se Malisheva është duke treguar paraqitje spektakolare dhe është shumë afër pozitave që dërgojnë në garat evropiane.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

KEDS-i njofton se disa fshatra të Prizrenit sot nuk do të kenë rrymë

0

KEDS-i ka njoftuar se sot do të zhvillohen punime në disa fshatra të Prizrenit.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Poslishta (kodi: 30035006)nga ora 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.

Arsyeja:  Projekte investive, vendosja e konzollave dhe përçuesit në shtyllat e reja  N63 – N69

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve