14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Trupi gjykues lejon vizitat e telefonatat për ish-krerët e UÇK-së

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka triumfuar ndaj Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Gazeta Nacionale nga burimet e saja ka mësuar se trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën prokurorisë që të kufizohen vizitat dhe telefonatat për Hashim Thaçin, Kadri Veslit dhe Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim prej vitesh në Hagë.

Kjo është bërë e mundur pas ankesave të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës se Gjykata Speciale shumë shpejt pritet ta publikojë edhe vendimin e marrë për këtë çështje.

Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se edhe zyrtarisht janë zbuluar arsyet pse Gjykata Speciale e Hagës i ka ndaluar vizitat dhe telefonatat për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.

Sipas një parashtrimi të cilin e ka parë Gazeta Nacionale, aty thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Bisedat e tyre me vizitorë janë të incizuar.

Kjo është shfrytëzuar si arsyetim nga Prokuroria e Hagës që krerëve të UÇK-së të iu ndalohen vizitat dhe komunikimet me telefon, raporton Nacionale.

“Hashim THA?I, Kadri VESELI dhe Rexhep SELIMI (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘SPO’) kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedimet, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në hyrje të parashtrimit.

“Masat e kërkuara janë të nevojshme për të adresuar rrezikun konkret të (a) përpjekjeve të paligjshme për të ndërhyrë me dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre; (b) shpërndarjen nga Qendra e Paraburgimit të informacionit të dëshmitarit të mbrojtur, duke përfshirë dëshminë konfidenciale të dhënë në këtë rast; dhe (c) kërcënime të mëtejshme ndaj integritetit të procedurës. Masat e kërkuara janë mjetet më pak kufizuese për të arritur objektivat e nevojshme”, thuhet në këtë parashtrim që e ka parë Nacionale.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët e mbrojtur janë paraqitur e kanë treguar se vizitorë që kishin qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar tek ata duke synuar të komunikojnë.

“Shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë afruar nga persona që tentojnë të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë. Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita jo të privilegjuara të tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit (‘Incizime’)”, thuhet në parashtrim.

Ndalimi i këtyre vizitave për Thaçin, Veselin dhe Selimin kishte nxitur reagime të shumta në vendit.

Madje, deputetë të shumtë të opozitës kishin kërkuar edhe veprimin e shtetit të Kosovës.

Ky veprim i Speciale ish konsideruar si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Lajmet e Fundit