Malisheva befason Llapin, Gjilani deklason Lirinë

Malisheva ka befasuar Llapin në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndërkohë Gjilani ka deklasuar Lirinë. 

 

Në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra nga Kosova qendrore ka arritur të fitojë me rezultat minimal 0-1. Një gol i hershëm, madje nga podujevas, Xhaka, ka bërë që malishevasit të kthehen me tri pikë të plota nga udhëtimi.

Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin historik të Prizrenit vendasit nuk ia kanë dalë që të shënojnë madje as golin e nderit.
Basa (23), Heric (26′, 30′), Elton Cale (85′) kanë realizuar për rezultatin e thellë të Gjilanit 0-4.
Tabela e Superligës vazhdon të kryesohet nga Ballkani me tridhjetë e pesë. Në vendin e fundit gjendet Liria.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit