Një vajzë e mitur është zhdukur në Prizren.
Rasti është lajmëruar në polici nga nëna e saj.
“Vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”,ka deklaruar nëna e vajzës së zhdukur..
Një vajzë e mitur është zhdukur në Prizren.
Rasti është lajmëruar në polici nga nëna e saj.
“Vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”,ka deklaruar nëna e vajzës së zhdukur..
Punimet ky kuvendi do t’i mbajë nga ora 10:00 në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë.
Aty, pritet të zgjidhen strukturat drejtuese të këtij subjekti politik.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se në fillim mediat mund të marrin pamjet, ndërkaq pas mbylljes së procesit zgjedhor, kryetari i LDK-së do t’i drejtohet mediave.
Derisa nga ora 17:00, në të njëjtin vend Lidhja Demokratike do t’i shpalos 100 zotimet.
Problemi i emigracionit të jashtëligjshëm drejt Britanisë së Madhe, me varka lundrimi, përmes kanalit të La Manche, ka qenë kryefjalë e politikës së jashtme evropiane në vitin e fundit.
Por, edhe më tronditës bëhet fakti se këto kalime, kryheshin përmes reklamave të publikuara në median sociale Tik Tok dhe për më tepër, jo pak herë, ata të cilët ishin përgjegjës për këtë, reklamonin veten me fanatizëm në platforma të ndryshme.
Guximi, ka arritur deri aty, sa të flitet edhe në media, krejtësisht hapur, mbi këto tema.
Një trafikant shqiptar, ka thënë për britaniken Daily Express se biznesi “kurrë nuk ka qenë më mirë” dhe se “përfitimet e kalimeve të jashtëligjshme drejt Britanisë kanë sjellë të ardhura të mëdha”.

Ai e identifikon veten si Dini, pa e treguar emrin e vërtetë dhe kalimet e shqiptarëve në mënyrë të jashtëligjshme drejt ishullit, i ka për mburrje.
Ai pohoi se në ditët e ngarkuara, mes 200 dhe 500 emigrantë nga shteti ballkanik e kontaktojnë atë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani.
Klientët e tij mbeten të pashqetësuar nga përpjekjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të “ndaluar varkat e vogla”, me Britaninë që mbetet destinacioni i vetëm që ai ofron.
Tërheqja kryesore, thotë Dini, është perceptimi se Britania është e pasur dhe shuma të mëdha mund të fitohen nga puna, veçanërisht për ata që dëshirojnë të punojnë në fermat e kanabisit.
“Të gjithë njerëzit duan Anglinë sepse Anglia ka para”, tha ai. “Ata vijnë sepse duan të punojnë në shtëpitë e drogës [fermat e kanabisit] ose të kenë familje atje”.
“Unë kurrë nuk e kam numëruar numrin por është i lartë, ndoshta 6 mijë vitin e kaluar,” shtoi ai.
Kështu, pavarësisht marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për ndalimin e trafikimit, e cila e ka ulur ndjeshëm numrin e personave që kalojnë ilegalisht kufirin, reflektohet se ka ende interes të lartë për të marrë rrugën detare të Kanalit dhe për të kaluar në një tokë të re të premtuar, atë të Anglisë. Albanian Post
Për Bashkimin kjo ishte fitorja e gjashtë nga shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar në këtë edicion. Bashkimi tregoi edhe një herë lojën e fortë të skuadrës duke dominuar ndeshjen vazhdimisht, pjesa e parë u mbyll me 10 pikë epërsi, 13:23.
Edhe 10 minutat e tjerë i takuan Bashkimit që shënoi 27 pikë kurse United Basketball vetëm 12.
Diferenca u bë në çerekun e tretë ku Bashkimi pati seri prej 20 pikësh kurse pranoi nga United Basketball vetëm 9 pikë. Kurse pjesa e fundit u mbyll 11:16 në të mirë të vajzave nga Prizreni.
Tek Bashkimi më të mirat ishin Sarah Mgbeike me 22 pikë dhe 14 kërcime si dhe Benally Analyss Renee me 16 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.
Kurse tek United Basketball Anila Selmani me 10 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.
Zvicra dhe Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.
Në pjesën e dytë, Zvicra kaloi në epërsi me anë të Ruben Vargas, në minutën e 47’.
Kosova e gjeti golin e barazimit me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 82’.
Zvicra pas këtij barazimi siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Rumaninë në kuadër të grupit I. /Klankosova.tv.
Lumnije Rakaj
Teksa rri dhe vështroj qiellin, mendoj. Pse një fjalë e hedhur, ashtu si pa të keq, lëndon aq shumë? A thua pse? Pse edhe fjalët janë armë? Ashtu siq mund të jenë ilaqi më i mirë, mund të hapin edhe plagë të pashërueshme, njëlloj si armët. Kjo nuk më pëlqen tek fjalët. Fare.
“ Fjala është e vogël”- thonë. A thua? Shpesh herë kam menduar në lidhje me këtë, po sikur nuk jam aq e bindur. Fjala mund të duket e vogël, por nuk është. Gjërat, ashtu si njeriu, nuk duhet të gjykohen nga dukja. Po fjala ndonjëherë më ngjan si njeri.
Mund të të jetë mik, mund të të jetë armik. Mund të të dojë, të të mbështesë, por edhe të të lëndojë, të të plagos. Të të plagos me të vërtetë rëndë. Fjala mund të hap plagë të pashërueshme, plagë që shumë vështirë mund të shërohen. Janë plagë të zemrës ato, që ndikojnë drejpërdrejt në ty. Në kundërshtim me plagët e armëve, plagët e fjalës nuk kanë kurim. Plagët e armës e kanë një ilaq, plagët e fjalës (zemrës) jo. Ose më mirë e kanë, por është e vështirë ta gjesh. Është me të vërtetë shumë e vështirë. Ai ilaq është një magji. Gjendet në secilin prej nesh. Por është i përcaktuar nga kush do të përdoret. Shpeshherë as ne vet nuk e kuptojmë se e kemi dhënë ilaqin. Ashtu si plumbi, edhe melhemi është fjalë. Por është një fjalë e bukur.
Megjithatë, kjo fjalë e bukur nuk mund të shëroj plotësisht. Ajo shëron, por përkohësisht. Plagët që hap fjala janë të rënda. Asnjë mjek a shkencëtar nuk mund t’i shëroj përfundimisht. Ato janë plagë që mbyllen për pak, por hapen shumë lehtë. Ato e bëjnë njeriun të vuajë shumë dhe gjatë. Plagët e fjalës janë plagët e zemrës së njeriut.
Ne të gjithë i kemi provuar këto plagë. E dimë se sa dhembin. Prandaj pyes veten:
“ Nëse dimë sa lëndojnë, pse i përdorim fjalët që plagosin? Pse i lëndojmë të tjerët?”
Ndoshta një ditë njerëzit do ta kuptojnë dhe nuk do t’i përdorin fjalët që plagosin, sepse sa plagos arma, aq edhe fjala.
Kader Kicaj i është bashkuar mbrëmë shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, teksa me të hyrë ajo premtoi ‘trazira’ brenda shtëpisë, duke thënë se do ta bëj hallakamë.
Banorja më e re e këtij formati u komplimentua disa herë brenda pak minutave për paraqitjen e saj fizike.
Kader Kicaj, me profesion është një modele, e cila ka pozuar për fushata reklamuese të brendeve të ndryshme vendore.
Kader ishte Miss Prizreni 2016 dhe është 25 vjeçare.



Dogana e Kosovës ka sekuestruar në pikën kufitare në Vërmicë mbi 35 mijë euro të padeklaruara.
Paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në pesë pjesë.

“Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e doganës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me Uran Ismailin kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Krasniqi në postimin e bërë në Facebook, ka pohuar se “dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”.
“I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri”, thotë ai. /Telegrafi/
Nëna Fahrie, sot feston ditëlindjen e saj të 81-të.
Por këtë ditëlindje ajo është duke e festuar në Spitalin e Prizrenit e jo në gjirin e saj familjar, pranë bashkëshortit Xhemajliut, djalit Naitit, vajzave e djemve, rejave dhe nipave e mbesave.
Nënë Fahria po e feston një ditëlindje më ndryshe se herave tjera. Kështu ka bërë të ditur vajza e saj Shpresa Hasani-Kryeziu.
“Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj barna…
Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!”, ka shkruar motra e Nait Hasanit, Shpresa në urimin e saj dedikur nënës Fahrie.
Urimi i plotë.
Nëna ime nga zemra të uroj t’mi gëzosh ? vjetë
të jesh e forte o nënë, të jesh e lumtur e ta shijon jeten e t’i mi gëzofsh edhe shumë vjetë, e qofsh nëna më e lumtur në botë!
Nje ditëlindje më ndryshe!
Më e shenjët fjala nëne, me e dashur me e ëmbel, kur renkon nga dhimbja fjala nënë të jep lehtësim të knaq shpirtin kur e përshpërit.


Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj barna…
Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!
Zgjohu nga kllapa eja të kendojmë këngën shumë urime ditëlindje e të festojmë deri në mengjesë!
O nënë, o shpirtë veç me vetë duhet të luftosh me shqetësimin tënde, e ta kendojmë këngën e trimave të UÇK-së atdhetare nëna ime, sot i mbushe tetdhjetë e një vjetë!
GËZUAR nëna e UÇK-së !!!
GËZUAR ditëlindja e UÇK-së!!!
Me këtë datë është pagëzu ushtria…
Kemi për çka të festojmë e dashur nëna jonë FARIA!?
