21.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it

U mbajt protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.

 

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, kur e kanë edhe sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.

Ndryshe, OVL e UÇK-së e organizon këtë protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

 

 

===

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të mbajë protestë nga ora 12:00 para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.

 

 

Sipas ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, protesta do të mbahet për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”.

“Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, shkroi Klinaku, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.

Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it dje kryen një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit