Home Blog Page 144

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

0

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast u interpretuan poezi të autorit, si dhe krijime autoriale të pjesëmarrësve të pranishëm.

Të pranishmit vlerësuan lart krijimtarinë poetike të Bajrajt, duke e cilësuar atë si njërin ndër poetët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Xhevdet Bajraj u lind më 6 mars 1960 dhe u nda nga jeta më 22 qershor 2022 në Mexico City. Ai la pas mbi njëzet e pesë përmbledhje poetike, drama dhe krijime të tjera autoriale, ndërsa në dorëshkrim ka mbetur edhe një numër i madh poezish.

Ora poetike u organizua nga Klubi Letrar i Rahovecit që mban emrin e poetit, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të botës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lendime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësorë. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin bazuar në procedurat policore”, thuhet në njoftimin e Policisë e Kosovës.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

0

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë e përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari, bëri të ditur se bëhet fjalë për një punë intensive dhe të përkushtuar që synon përmirësimin e trajtimit për pacientët dhe krijimin e kushteve më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë.

“5 muaj punë – mbi 2,000 m² hapësira të transformuara në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ – Prizren. Një punë intensive dhe e përkushtuar për të përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për profesionistët tanë shëndetësorë. Investimet në shëndetësi janë investime në jetën e qytetarëve tanë. Ky është vetëm fillimi i një transformimi më të madh për spitalin tonë. Ndryshimi ndërtohet me punë”, ka njoftuar Hajdari.

Sipas tij, këto investime janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion./PrizrenPress.com/

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

0

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta.

Projekti, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka për qëllim të rrisë sigurinë për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët, pasi deri më tani kjo pjesë nuk ka pasur barrierë mbrojtëse.

“Përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta, kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm, projekt ky i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që do ta rrisë sigurinë për kalimtarët, sidomos për fëmijët, pasi deri më tani kjo pjesë nuk ka pasur barrierë mbrojtëse. Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet edhe shiriti me gjelbërim e lule, që do ta hijeshojë edhe më shumë qendrën historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator gjatë kryerjes së detyrave në terren.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në reagimin e bërë publik, kompania bën të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë kontrollit të zakonshëm në terren, derisa punëtorët po ushtronin detyrat e tyre në funksion të mbrojtjes së ujit të pijes dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

” Rastet e tilla nuk janë të izoluara dhe punëtorët e kompanisë janë përballur edhe më herët me sjellje të ngjashme të papranueshme nga konsumatorë të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

https://prizrenpress.com/421746-2h/

“Mbrojtja e këtij resursi jetik është përgjegjësi e përbashkët dhe do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me ligjin për të garantuar furnizim të drejtë dhe të sigurt për të gjithë konsumatorët”, thuhet në reagim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në fund, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të tregojnë respekt ndaj punëtorëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në terren.

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

0

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës.

Sipas njoftimit, në këtë takim morën pjesë përfaqësues komunalë, zyrtarë institucionalë dhe qytetarë të interesuar, të cilët diskutuan për përmbajtjen e projekt-rregullores dhe paraqitën mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre.

“Qëllimi i këtij konsultimi ishte përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe përmirësimi i projekt-rregullores përmes kontributit të palëve të interesuara, në mënyrë që menaxhimi i mbeturinave në komunë të jetë sa më efikas dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve”, theksohet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

0

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë familjet e dëshmorëve dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Malishevë.

Gjatë iftarit, kryetari Kastrati shprehu mirënjohjen dhe respektin për sakrificën dhe kontributin e familjeve të dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit që përcjell muaji i Ramazanit.

Fjalë rasti mbajtën edhe Sead Paçarizi, kryetar i BIK në Malishevë, Ilaz Krasniqi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dhe Feriz Krasniqi, përfaqësues i OVL UÇK në Malishevë.

Ky iftar tradicional u organizua në frymën e respektit dhe mirënjohjes ndaj familjeve të dëshmorëve dhe rolit të Bashkësisë Islame në komunitet./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Homazhe në Landovicë për 28-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

0

Me rastin e 28-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, të premten në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës, qytetarë, nxënës, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Gjatë homazheve, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, tha se lavdia u takon dëshmorëve që sakrifikuan jetën për liri, duke veçuar sakrificën sublime të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, dhe familjes së tij.

Ndërkohë, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, u shpreh se “Epopeja e UÇK-së”, e nisur në Prekaz, shënoi një kthesë historike në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, theksoi se qëndresa dhe lufta e zhvilluar në Kullën e Jasharajve mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, e cila i hapi rrugë lirisë së Kosovës.

Aktivitetet për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” kanë nisur një ditë më parë në Prizren me mbajtjen e një seance solemne të Kuvendit Komunal, ndërsa do të përmbyllen nesër në mbrëmje me ndezjen e flakadanëve në vendet ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftime./ TV Prizren

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

0

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi.

Siç mëson Sinjali, ngjarja është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 13:30, kur policia është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas informacioneve, viktima është A. K., 48 vjeç. Ai ishte dërguar në spital nga ekipi i urgjencës, pasi më herët kishte rënë papritur në tokë gjatë një ceremonie varrimi pranë varrezave të qytetit.

Dëshmitari i rastit, ka deklaruar se viktima kishte qenë pjesëmarrës në varrim kur papritmas u rrëzua në tokë, ndërsa personat e pranishëm kanë kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore.

Ekipi emergjent e ka transportuar në spital, por 48-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Prizren dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur procedurat hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të marrë trupin e pajetë për procedurat e mëtejshme./Sinjali