Home Blog Page 153

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

0

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Salihut.

“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Salihu, për të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëfshatarët e Bresanës. Qerim Salihu ishte shembull i përkushtimit dhe humanizmit. Si infermier, ai u shërbeu me devotshmëri qytetarëve tanë. Si veteran i UÇK-së, dha kontribut të çmuar në rrugën tonë për liri, duke dëshmuar guxim, sakrificë dhe atdhedashuri”, thuhet në mesazhin e tij.

Xheladini theksoi se kujtimi për Qerim Salihun do të jetojë përherë në zemrat e qytetarëve të Dragashit.

“Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat tona. Zoti e shpërbleft me Xhenet!”, tha ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

0

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 19:00 në Palestra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.

Kjo përballje pritet të ketë peshë të madhe në renditje, pasi dy skuadrat synojnë të përforcojnë pozitat në tabelë. Bashkimi kërkon fitore për të mbajtur hapin me lideren Peja 03 dhe për të siguruar pozitën e dytë, ndërsa Prishtina synon të ngushtojë diferencën dhe të rikthehet fuqishëm në garën për kreun./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

0

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas të dhënave të plocisë, aksidenti me fatalitet ka rezultuar me humbjen e një jete, ndërsa në 19 raste të tjera janë raportuar të lënduar si pasojë e përplasjeve në trafik.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Autoritetet kanë shqiptuar 2.612 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor.

Në të njëjtën periudhë, janë arrestuar 15 persona. Prej tyre, 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

0

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89 (27:18, 15:30, 24:26, 12:15) në Prizren.

Dardanët nisën fuqishëm me 14:2, duke fituar çerekun e parë 27:18, por periudha e dytë ishte vendimtare për mysafirët, të cilët barazuan dhe kaluan në epërsi, duke shkuar në pushim 42:48. Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por Sllovakia ruajti epërsinë deri në fund.

Te Kosova u dalluan kapiteni Lis Shoshi me 18 pikë e 6 kërcime dhe Divine Myles me 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime. Te mysafirët, Maros Golian regjistroi 18 pikë e 18 kërcime, ndërsa David De Julius kontribuoi me 26 pikë e 8 asistime.

Pas kësaj sfide, Kosova ka një fitore dhe dy humbje, ndërsa Sllovakia ka dy fitore në dy ndeshje. Dardanët do të përballen me Shqipërinë si vendas dhe sërish me Sllovakinë si mysafir gjatë muajit korrik./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

0

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar shpesh situata të rrezikshme për sigurinë publike.

Për të adresuar këtë problem, sot më 27.02.2026, në intervalin kohor 10:00–12:00, patrullat e Stacioneve Policore Prizren, Prizren-Veri dhe Njësisë për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor zhvilluan një aksion të koordinuar kundër parkimeve të parregullta, kryesisht në qendër të qytetit.

Gjatë këtij aksioni dyorësh, janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba për shkelje të rregullave të parkimit.

“Respektimi i rregullave të komunikacionit është çelësi për një qytet më të sigurt dhe më të rregullt. Ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me sjellje të përgjegjshme në rrugë, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të qetë dhe më të bukur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e rendit dhe sigurisë në komunikacion.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

0

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e Parë dhe objektivat për këtë sezon.

Ai është shprehur i kënaqur me formën e ekipit dhe ka theksuar se kampionati aktual është ndër më të fortët në vitet e fundit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Kampionati është jashtëzakonisht i vështirë. Grupi është jashtëzakonisht i mirë. Skuadra është fizikisht e përgatitur shumë mirë dhe me thënë të drejtën, edhe informatat po i pranojnë shumë mirë”, ka thënë fillimisht trajneri Munishi.

Ai theksoi se është i kënaqur me mënyrën se si skuadra ka arritur të zbatojë idetë e tij në një kohë të shkurtër.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të luajmë futbollin që e dua dhe kam besim të madh te grupi. Të gjitha skuadrat e mëdha janë rivalët tanë”.

Munishi veçoi edhe KF Ramiz Sadiku si një nga befasitë e sezonit.

“Edhe Ramiz Sadiku do ta fusja mes rivalëve. Është skuadër e mirë, ka bërë punë shumë të mirë dhe është befasia e kampionatit”, tha Munishi, duke shtuar se shumë ekipe me traditë po e bëjnë garën edhe më të fortë.

Sa i përket presionit dhe rivalitetit, trajneri u shpreh se presioni ekziston te të gjitha skuadrat.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Presioni është prezent te të gjitha skuadrat. Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë. Në fund do të shihet kush e përballon më mirë presionin, por unë jam shumë optimist për ekipin tim”.

Munishi nënvizoi se rezultatet aktuale janë fryt i një pune të vazhdueshme në klub.

“Te Liria është bërë punë shumë e mirë edhe më herët. Ne nuk kemi ardhur me shkop magjik, meritat i kanë edhe trajnerët që kanë qenë para nesh, sepse skuadra ka qenë e përgatitur dhe klubi është i organizuar”, theksoi trajneri.

Express Kredi nga BiCredit

Në fund, Munishi u shpreh i lumtur me aventurën e tij te Liria.

“Me thënë të drejtën besoj që më shumë Superligës i mungon Munishi. Unë jam shumë i kënaqur, edhe në Ligën e Parë unë e kam futbollin pasion. Jam ardh me një klub shumë të madh edhe besoj që kemi me bë gjëra të mira”, përfundoi Munishi.

Aktualisht, Liria renditet në vendin e pestë me 42 pikë.

Kryesimin e mban Trepça ’89 me 45 pikë, ndërsa Vushtrria në vendin e dytë me 44 pikë, Dinamo në vendin e tretë me 44 pikë poashtu, kurse në pozitën e katërt renditet Feronikeli me 43 pikë. /Telegrafi/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet i dyshuari se ia vodhi portofolin një qytetari në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vjedhjen e një portofoli nga një qytetar.

Sipas Policisë, i dyshuari u identifikua dhe arrestua nga hetuesit policorë që ishin me rroba civile.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Me datën 25.02.2026, rreth orës 09:40, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i Kosovës për vjedhje. Rasti është raportuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se derisa gjendej në tregun e Prizrenit, i dyshuari ia kishte vjedhur portofolin me dokumente personale dhe para të gatshme. Hetuesit policorë me rroba civile kanë reaguar menjëherë dhe e kanë ndaluar të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërkaq i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2025 kemi realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, shëndetësi, objekte arsimore, kulturore dhe sportive, si dhe në rrjetet e shërbimeve publike. Ky vit ka qenë një periudhë e angazhimit intensiv institucional dhe përkushtimit maksimal për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Totaj para anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Raporti u shoqërua me kritika nga opozita. Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cilësoi dokumentin si të paplotë dhe me karakter promovues.

“Ky nuk është raport serioz llogaridhënës, por më shumë ngjan me një broshurë promovuese”, është shprehur ai gjatë diskutimit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ndërkaq, Ilir Gashi, po ashtu nga LVV, ndërpreu fjalimin e tij pas largimit nga salla të kryetarit Totaj. Në shenjë pakënaqësie, anëtarët e LVV-së dhe të subjektit BD liruan sallën e mbledhjes.Pavarësisht tensioneve, seanca vazhdoi me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.