Home Blog Page 155

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2869 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

0

Shkruan: Musa BUSHRANI

Romani “Era dhe Rroni – Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit dhe mbi përplasjen e tij me një realitet shoqëror të ashpër, shpeshherë çnjerëzor. Autori zgjedh të rrëfejë jo thjesht një histori dashurie, por një fat njerëzor të thyer, duke e vendosur njeriun përballë vetmisë, kujtesës dhe mbijetesës morale. Në qendër të romanit qëndron Era, një grua e verbër, figura e së cilës shndërrohet në metaforë të errësirës fizike dhe ndriçimit shpirtëror.

Ngjarjet zhvillohen kryesisht në një park urban, hapësirë që funksionon si skenë simbolike e rrëfimit. Parku nuk është vetëm vend takimi, por një territor i ndërmjetëm mes së kaluarës dhe së tashmes, mes kujtesës dhe harresës. Aty përplasen fati i Erës dhe ai i Rronit, dy qenie të lënduara nga jeta, të cilat ribashkohen pas shumë vitesh vetëm për të kuptuar se koha i ka ndarë në mënyrë të pakthyeshme. Ky takim i vonuar e shndërron romanin në një elegji të dashurisë së humbur.

Autori përdor një narracion linear, të ndërthurur me monologë të brendshëm dhe dialogë të ngarkuar emocionalisht. Pikërisht monologët e Erës janë ndër pjesët më të fuqishme të romanit, sepse përmes tyre lexuesi hyn në botën e saj të brendshme, një botë ku verbëria nuk është mungesë shikimi, por mënyrë e veçantë e të kuptuarit të jetës. Era shprehet:
“Unë nuk i shoh fytyrat, por i njoh zërat. Njerëzit për mua janë tinguj dhe frymëmarrje.”
Ky citat shpreh qartë filozofinë e personazhit dhe mënyrën se si autori e zhvendos perceptimin nga pamja në ndjesi.

Një nga temat qendrore të romanit është vetmia. Ajo shfaqet si gjendje psikike, por edhe si realitet shoqëror. Era, pavarësisht se jeton mes njerëzve, mbetet thellësisht e vetmuar. E njëjta gjë vlen edhe për Rronin, i cili endet nëpër jetë i ngarkuar me kujtime dhe zhgënjime. Dashuria e tyre nuk është më premtim i së ardhmes, por plagë e së kaluarës.

Në një moment rrëfimi thuhet:
“Dashuria jonë nuk u plak, por u mpak nga heshtja.”

Kjo fjali sintetizon dramën e dy personazheve dhe filozofinë tragjike të romanit.
Prostitucioni, si temë delikate dhe tabu, trajtohet nga Goranci me maturi dhe ndjeshmëri. Ai nuk e përdor si mjet sensacional, por si pasojë të rrethanave shoqërore dhe ekonomike. Era nuk paraqitet si figurë e degraduar, por si qenie që ruan dinjitetin dhe pastërtinë shpirtërore përkundër fatit të saj të rëndë. Autori e thekson këtë përmes një dialogu domethënës:

“Trupi mund të shitet, por shpirti jo. Atë nuk ma ka blerë askush.”
Ky citat përforcon idenë se romani nuk merret me moralizim, por me analizë humane të jetës.

Stili i Osman Gorancit është i qartë, i pasur me figura letrare dhe me një gjuhë që herë merr ngjyrim poetik, herë bëhet e ashpër dhe realiste. Simbolika është e pranishme në mënyrë të vazhdueshme. Shkopi i bardhë i Erës simbolizon jo vetëm verbërinë, por edhe drejtimin dhe qëndrueshmërinë e saj morale. Lumi, parku dhe errësira shndërrohen në simbole të rrjedhës së jetës dhe të paqëndrueshmërisë së fatit njerëzor.

Në planin shoqëror, romani shfaq një kritikë të heshtur ndaj një shoqërie që i lë të pambrojturit në margjina. Gratë, të verbërit dhe njerëzit pa mbështetje institucionale paraqiten si viktima të një sistemi indiferent. Megjithatë, autori nuk bie në pesimizëm absolut. Përkundrazi, ai ofron një mesazh të qartë për qëndresën njerëzore. Era, edhe pse e verbër dhe e lodhur nga jeta, mbetet figurë e fortë morale, një shembull i stoicizmit modern.

Në përfundim, “Era dhe Rroni – Një histori dashurie” është një roman që tejkalon kufijtë e një rrëfimi sentimental. Ai shndërrohet në një tekst të thellë psikologjik dhe social, ku dashuria, vetmia dhe dinjiteti njerëzor ndërthuren në mënyrë organike. Osman Goranci arrin të krijojë një vepër që flet qetë, por godet thellë, duke i ftuar lexuesit të reflektojnë mbi fatin e njeriut në një botë që shpesh sheh, por nuk ndien.

Takim për thellimin e bashkëpunimit mes Postës së Kosovës dhe Spitalit të Prizrenit

0

Menaxheri i Posta e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari.

Në këtë takim u diskutu për zgjerimin e bashkëpunimit.

Ramadani e ka uruar Hajdarin për marrjen e detyrës së re, duke e falënderuar njëkohësisht për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet spitalit dhe Postës së Kosovës.

“Diskutuam për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, konkretisht për ofrimin e shërbimeve financiare jobankare për pacientët dhe palët e tjera të interesuara. Po ashtu, shqyrtuam mundësinë e hapjes së një zyre postare brenda hapësirave të spitalit, me qëllim lehtësimin e qasjes në këto shërbime”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, një iniciativë e tillë do të synonte afrimin e shërbimeve postare dhe financiare më pranë qytetarëve, veçanërisht për pacientët dhe familjarët e tyre që frekuentojnë institucionin shëndetësor.

Ramadani ka falënderuar drejtorin Hajdari dhe stafin e spitalit për mikpritjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

0

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues në vend.

Nga basketbolli, në mesin e përfituesve janë edhe Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi, të cilët do të jenë pjesë e kësaj skeme mbështetëse për ciklin e ardhshëm olimpik.

“Mbështetja për talentët e rinj është investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e sportit në Kosovë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

0

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari, ka thënë për Vox Kosova se e ka bërë të qartë që s’ka ambicie për t’u përfshirë në politikë, sa herë që i është përmendur emri për këtë çështje.

Ai ka thënë se nuk ka të drejtë as morale e as profesionale që ta përdor emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për poste publike.

“Më shumë se gjithçka, për mu si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale me e fut emrin e familjes Jashari në kalukime politike apo për poste publike.

Emri jem sa i përket kësaj çështje, çdo herë është përmendë, sa herë ka ardhë çështja e presidentit, emri im është përmendë. Ua kam sqaru protagonistëve që s’kam ambicie politike, pra gjeni një emër tjetër”, ka thënë ai për Vox Kosova.

“I kam bërë të qarta arsyet pse nuk e bëjë”, ka thënë ai.

“Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë të tonit”, ka thënë Murat Jashari.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve – dega në Prizren, Blerim Mazreku, të shoqëruar me përfaqësues të kësaj ode.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, sfidat në punën e përditshme të prokurorëve dhe avokatëve, si dhe nevoja për koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

“Palët shkëmbyen mendime lidhur me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të hasura në praktikën e përditshme profesionale, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit dhe avancimin e bashkëpunimit profesional”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori Kryeziu, tregoi se bashkëpunimi korrekt dhe profesional ndërmjet Prokurorisë dhe avokatëve është thelbësor për garantimin e një procesi të rregullt ligjor, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe për adresimin e përbashkët të sfidave me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Palët u dakorduan që komunikimi dhe takimet të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të partneritetit institucional dhe profesional”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Njëri nga katër instruktorët e arrestuar të poligonit në Prizren është polic

0

N.H., është njëri nga katër instruktorët e një poligoni në Prizren i cili u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

KALLXO.com mëson se i njëjti është zyrtar policor.Arrestimi i policit u bë bashkë me tre instruktorë të tjerë të Poligonit “Dreni” në Prizren.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Siç mëson KALLXO.com roli i policit ishte marrja e ryshfetit për leje të armëve.Sipas njoftimit të Prokurorisë, katër të dyshuarit me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., janë ndaluar për 48 orë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Kallxo.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

0

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të KBI–Dragash, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Komuna falënderon kryetarin e shoqatës, Samidin Flugaj, për këto ndihma dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

Sipas njoftimit, Shoqata “Bereqeti” është shumë aktive në territorin e komunës dhe shpërndan vazhdimisht ndihma gjatë festave fetare. Gjatë vërshimeve të fundit, ajo ishte ndër të parat që siguroi ujë për pije, pako ushqimore dhe batanije për familjet në nevojë./PrizrenPress.com/