Home Blog Page 166

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, familje të dëshmorëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë.

Gjatë seancës u vlerësua sakrifica dhe përpjekja shumëvjeçare e popullit të Kosovës për liri, e cila u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ “Ciceronët e Rinj” në ambientet e Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në këtë hapësirë historike, ku u artikuluan idealet kombëtare shqiptare, nxënësit e Shkolla e Mesme e Ulët “Hysen Rexhepi” morën rolin e ciceronëve, duke prezantuar ekspozitat për vizitorët dhe duke interpretuar ngjarjet historike përmes këndvështrimit të brezit të ri.

“Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, në hapësirën ku u artikuluan idealet kombëtare, në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizojmë aktivitetin edukativ “Ciceronët e Rinj”. Nxënësit e Shkollës se Mesme te Ulet “Hysen Rexhepi” do të marrin rolin e ciceronëve, duke prezantuar ekspozitat për vizitorët dhe duke interpretuar historinë përmes zërit të brezit të ri”, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Përmes këtij aktiviteti synohet të fuqizohet ndërgjegjësimi për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si kujtesë kolektive, përgjegjësi qytetare dhe pjesë thelbësore e identitetit kombëtar.

“Trashëgimia është kujtesë, përgjegjësi dhe identitet”, theksohet në njoftim.

Aktiviteti është i hapur për publikun dhe hyrja është pa pagesë, duke e kthyer këtë ditë në një festë të përbashkët të historisë dhe edukimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

0

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Sipas organizatorëve, pritet një pjesëmarrje masive që mund të kalojë 200 mijë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky manifestim ka për qëllim të shprehë qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe do të jetë një tubim paqësor dhe gjithëpërfshirës, me kërkesën për drejtësi të paanshme.

Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe strukturat emergjente, ndërsa transporti i organizuar me autobusë nga të gjitha komunat pritet të lehtësojë ardhjen e qytetarëve në kryeqytet.

Ky marsh mbahet në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

Mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues.

FSK në Prekaz, nderon me përulësi dhe krenari sakrificën e familjes Jashari.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

18 vjet shtet

0

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë ishte rezultat i një procesi të gjatë dialogu. Por propozimi i presidentit Martti Ahtisaari nuk kishte marrë mbështetjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse u kundërshtua nga Serbia e Rusia, Kosova deklaroi Pavarësinë, akt ky që mori mbështetje nga shtete të rëndësishme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Por akti i shpalljes së Pavarësisë nuk i dha fund dialogut që kohë pas kohe rrëshqiti edhe në diskutime për ndryshim kufijsh. Negociatat me Serbinë, të ndërmjetësuara herë nga Bashkimi Evropian e herë nga Shtetet e Bashkuara, kanë përbërë çështjen kryesore të politikës së jashtme, në përpjekjen për t’i dhënë fund sfidimit që Serbia ia bën shtetësisë së Kosovës.

E lëshimet në emër të këtij kompromisi kanë qenë të mëdha, të cilat kulmuan me ujdinë që Serbia e konsideron vegël për ushtrimin e kontrollit mbi një pjesë të territorit.

Megjithëse tani përjashtohet mundësia e diskutimeve për ndryshim kufijsh, të cilat ishin pjesë e diskursit gjatë vitit 2018-2019, rrezik po konsiderohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin Kosova ka dhënë një zotim me marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013. Përveç Serbisë që insiston në këtë pikë, edhe ndërmjetësuesit e dialogut e kanë lëshuar topin në anën e palës kosovare, duka ia kërkuar modalitetet e Asociacionit. Qeveria që tani udhëhiqet nga partia që kishte kundërshtuar edhe me protesta këtë mekanizëm, nuk ka dhënë sinjale se mund të ndryshojë qëndrimin.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.

Nga ora 7 do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës, pas 20 minutave, përkatësisht në orën 7:20 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në orën 7:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve e pas pesë minutash do të bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.

Në orën 8:00 mbahen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e pas 10 minutash te te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Krijojmë webfaqe për biznese

Nga ora 9 do të ketë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e në 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga ora 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat, në orën 11:30 mbahet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në 17:30 pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe dita do të përmbyllet me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

0

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress.

Organizatori, KB Rahoveci 029, ka pranuar 1,000 bileta, gjysma e të cilave janë të rezervuara për Arpagjik’t, ndërsa gjysma tjetër do të dalë në shitje nesër, e martë, nga ora 13:00, pranë palestrës “Sezai Surroi” në Prizren.

Çmimi i biletës është 5 euro, me maksimum 2 bileta për person. Tifozët ftohen të sigurojnë vendin e tyre dhe të jenë pjesë e kësaj finaleje madhështore./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizren/ Promovohet libri “Varri i quajtur Tivar” i autorit Mitat Krasniqi

0

Libri “Varri i quajtur Tivar” i autorit Mitat Krasniqi u promovua sot në Prizren.

Redaktori i librit, Berat Batiu, tha se në këtë vepër autori Krasniqi trajton Masakrën e Tivarit përmes rrëfimit të Hëvziut – jo thjesht një i mbijetuar i asaj masakre, por babai i vetë autorit.

“Ky fakt i jep veprës një dimension të thellë autobiografik, sepse kemi të bëjmë me një bir që merr mbi vete përgjegjësinë për ta dokumentuar dhe për ta bërë publike përvojën e dhimbshme të babait të tij. Kështu, rrëfimi nuk është vetëm histori kolektive, por edhe histori familjare – një trashëgimi kujtese që kalon nga brezi në brez”, tha Batiu.

Ngjarjet vendosen në pranverën e vitit 1945, në periudhën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe të konsolidimit të pushtetit jugosllav. Mobilizimi i dhunshëm i të rinjve shqiptarë nga Kosova, marshimi i tyre drejt Shqipërisë e më pas drejt Tivarit, si dhe ekzekutimi masiv i tyre, paraqiten jo si episode të izoluara, por si pjesë e një skeme të organizuar politike dhe ushtarake.

“Autori i jep veprës karakter dokumentar duke u mbështetur në rrëfim të drejtpërdrejtë, në detaje konkrete hapësinore dhe kohore, si dhe në përshkrime që synojnë autenticitetin e dëshmisë. Në këtë kuptim, dokumentimi funksionon si kujtesë historike, ku letërsia bëhet mjet për të rikthyer në diskursin publik një ngjarje të mbuluar nga heshtja ideologjike dhe pluhuri i harresës”, tha ai.

“Hëvziu nuk është thjesht protagonist individual; ai përfaqëson tipologjinë e viktimës së pafajshme historike. Ai është njeri i zakonshëm, punëtor krahu, i shkëputur dhunshëm nga jeta e tij e përditshme dhe i përfshirë në një mekanizëm shfarosës që nuk e ka zgjedhur”, u shpreh Batiu.

Historiani prof. dr. Parim Kosova uroi autorin për librin. Sipas tij, për Masakrën e Tivarit janë shkruar shumë libra. “Prandaj, e uroj autorin për këtë libwr”, tha ai.

Autori i librit, Mitat Krasniqi, tregoi se motivi dhe qëllimi për ta shkruar librin buron nga dashuria e madhe dhe kujtimi i pashuar për babain e tij, Hëvziun./PrizrenPress.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

0

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029.

Rahoveci 029 është organizator i finales së Kupës mes Trepçës dhe Bashkimit, derisa do ta ketë mbështetjen e madhe nga ana e FBK-së.

Indrit Krasniqi, kryetar i KB Rahoveci 029 dhe Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen. Sipas njoftimit të FBK-së, si Krasniqi, ashtu edhe Rraci, janë zotuar se do të bëjnë çmos që finalja e Kupës të jetë një spektakël i basketbollit.

Finalja e Kupës zhvillohet të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec nga ora 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Motion/Kujtesa.

Biletat do të kushtojnë 5 Euro për këtë super finale./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malisheva e Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

0

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi të ngushtë në fushën e kërkim-shpëtimit.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon adresimin e nevojave dhe sfidave që lidhen me reagimin ndaj rasteve emergjente dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit në territorin e Komunës së Malishevës.

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Qëllimi i marrëveshjes është ngritja dhe avancimi i kapaciteteve civile në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe organizimit të trajnimeve ndërmjet SHKKSH-së, institucioneve komunale, organizatave dhe qytetarëve.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe menaxheri i emergjencave në Komunën e Malishevës, Halit Mazreku, kryetari i degës së SHKKSH-së në Malishevë, Besim Paçarizi, si dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI ÇARSHIA deshirata deshiratmenjevene eshirat ? FESTOJME JME SE BASHKU 18 VJETORIN E PAVARESISE 13:00 ABI ÇARSHIA 18 PRURRESI"

Shën Valentini në burg (tregim)

0

Konstandin Dhamo

Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur.

-?Mirëmëngjesi !

-?O, ç’kemi …

-?Ç’po zhgrap ashtu gjithë nerv ?

-?Një renditje të punëve të sotme. Këtu, te ne në Shqipëri, dita e Shën Valentinit, të kujton lehtësisht Tetë Marsin; ja, provoje të dalësh në rrugë dhe, do të shohësh gratë grupe – grupe, të lyera dhe të veshura me një kujdes të veçantë, të cilat, pasi i lodhin këmbët lart e poshtë nja dy orë të mira dhe, pasi hyjnë me radhë në të gjitha dyqanet, zdërhallen më në fund te ndonjë restorant për të ngrënë një drekë të potershme dhe të stërgjatur, me një muhabet të çlirët, larg burrave..

-?Ç’të bëjnë gratë e shkreta ! Mesa duket, ato e kanë bërë të tyren festën e Shën Valentinit më shpejt sesa meshkujt matufë. Por dëgjo ! Ku do të xhironi sot ? Jam i lirë…

-?E ku nuk do të xhirojmë; së pari në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,i cili kuqëlon tej e tej nga tullumbacet në formë zemrash, më pas te Parku i Madh, që mbipopullohet në kësi rastesh, dhe ndyhet mizorisht nga mbetjet e ushqimeve, nga qeset gjithfarësoj dhe, fidanët e thyer që hallakaten mbi bar; oh ,edhe te disa butikë të qendrës pastaj, sepse kanë ekspozuar koleksionet e rinj të pranverës dhe,në fund ,miku im, te një burg.

-?Te një burg ?

-?Po! Si përjetohet dita e të dashuruarve në një burg shqiptar të kohëve moderne; hehe , por më saktësisht , do të duhej të thuhet, në një burg postkomunist.

-?O, Zot, i plotfuqishëm, i di ti këto, çuditë shqiptare ? Ja, ku erdha në humor menjëherë !  Po a është përgatitur me këtë rast ndonjë program i pasur artistik ; di gjë ti ?

-?Patjetër që është përgatitur diçka, por, se çfarë konkretisht, do ta shohim në vend. Megjithatë, edhe këtë herë, do të kenë ftuar se s’bën ndonjë këngëtar popullor, ndonjë instrumentist virtuoz, me gjasë, një violonçelist dhe, për qershi mbi tortë, ndonjë aktor komik, me titull  Mjeshtri i Madh.Të burgosurit kanë nevojë të argëtohen herë pas here, i dashuri mik dhe koleg ! Apo jo ?

-?S’ka dyshim. Dhe, shih, ç’ditë e bukur është ! Dritë e bekuar dashurie…

-?E pra, por ç’të bësh, një farsë e përsëritshme protokollare është e tëra kjo, sa për t’ua treguar atyre syleshëve, të betohem ,atyre syleshëve të Komunitetit Europian se, në Shqipërinë Demokratike, ( për pak desh thashë, në Shqipërinë Socialiste ! ) të drejtat e njeriut, zbatohen me rigorozitet, sipas standardeve europiane edhe nëpër burgje…

-?Mjaft, zemra ime, sepse më përzihet kur dëgjoj të tilla marifete, megjithatë do të dëshiroja të vija me grupin tuaj në burg. Veçse në burg !

-?O, shumë mirë ! Por më jep fjalën se, nuk do të më ndahesh.

-?Ç’thua ? E si mund të ndodhë ndryshe ?

Pamja e burgut më zymtoi goditshëm, kur m’u shfaq përballë. Vetëm festa e Shën Valentinit nuk kishte punë aty. Burgu ishte si një bunker i stërmadh, mbi sipërfaqen e tokës, ashtu i derdhur i tëri në beton dhe, i qarkuar me hekura të zinj si ushta…

Ora po shkonte njëmbëdhjetë dhe, nga çasti në çast, pritej të vinte vetë Ministri i Drejtësisë, i cili , siç e kërkonte edhe protokolli, do të mbante fjalën e rastit.

Dhe, mbërriti fiks në orën njëmbëdhjetë, dhe ashtu shtatshkurtër mes rojave të tij trupmëdhenj , të kujtonte atë viçin e brishtë të rrethuar nga buajt mbrojtës. Përshëndeti me dorë, duke u kthyer më të majtë e më të djathtë dhe, u vendos pa e zgjatur përpara mikrofonit:

-?…. Ndonëse ju, të gjithë keni kryer krime nga më të ndryshmet dhe, nga më banalët, prapseprapë, jemi të detyruar por, përse jo, edhe të përkushtuar t’ju plotësojmë një sërë kushtesh, që të bëni një jetë sa më të mirë, kështu ? Ja, gjykojeni vetë: popullatës ndodh që i mungon energjia elektrike edhe dhjetë orë në ditë, kurse juve as edhe një sekondë të vetme, njëlloj si edhe studentëve në atë qytezën e tyre. Popullatës i vjen uji në shtëpi dy apo tri herë në ditë, kurse juve, përsëri njëlloj si edhe studentëve ju rrjedh pa pushim , tërë ditën e ditës. Po po, sepse ne nuk kemi hapur burgje ndëshkimi, por burgje rehabilitimi…

Dikush nga turma e gazetareve, kuturisi ta pyesë ministrin e ekzaltuar se,a do të ndahej në vaktin e drekës hallvë për ëmbëlsirë me rastin e festës,gjithashtu, po me rastin e Valentinit, a ishin shpeshtuar për të burgosurit lejet për takimet në dhomën intime,dhe, a ishin zgjatur sakaq në kohë ata takime specialë ?

Por ai e përmbylli ligjëratën, duke thënë :

-?Dhe tani tek pritet të fillojë shfaqja artistke, unë do të shkoj të dekustoj me kënaqësi të veçantë gjellën e kazanit, që gatuhet për ju…

Duartrokitje, fishkëllima, ngërdheshje tallëse…

Posi, posi; kështu patjetër! Eh, sa mirë i venë punët shtetit!

U afrova te thurima me tela dhe shtypa enkas mbi një gjemb mollëzën e gishtit tregues. E shtypa aqsa të më digjte dhe të më dhimbte; jo që të më dilte gjak, duke besuar se, me këtë gjest simbolik me prirje vëtëmundimi, do të përfshihesha më lehtësisht dhe më natyrshëm në atmosferën e burgut.

-?Ç’është kjo traditë e keqe, që vazhdon edhe sot e kësaj dite ! Të gjithë në të njëjtin vend u plandoskeni ju ? – iu ktheva koleges sime  – Këtë burgun do të ndjekin të tërë në edicionet e lajmeve ? Shih; njëzet kamera, po aq mikrofona me qaforet e logove dhe, po aq edhe gazetare. Dhe asnjë gazetar, sepse burrat vazhdojnë të rrinë ende nëpër zyra; ehuu !

-?Lere, lere, por sikur nuk e di ti si veprohet te ne ! Po i ndoqe lajmet në një kanal, zëre se i ke ndjekur te të gjithë.

Dhe, krisi veprimtaria artistike.

Duke qenë më i gjatë se shumica e atyre që kisha përpara, i shihja qartë fytyrat e të burgosurve, të mbledhur n’anën tjrtër të oborrit.Po t’i gjykoje nga tutat dhe xhupat me ngjyra të çelura, që mbanin në trup, do t’i merrje për ca sportistë, që do të dilnin në fushë për stërvitje.Por duke i vëzhguar më me kujdes, ato fytyrat e tyre m’u dukën si të enjtura dhe, pothuaj pa mimikë.

Por dale…

Programin artistik e përndezi një këngëtare popullore nga Shqipëria e Mesme,brekët e së cilës,tek kuqëlonin pas një fustani të tyltë,ua xixëlluan sytë të burgosurve mu si demave të Pamplonës. Pas saj, në sheshin e ngushtuar doli një komik. Të gjithë qeshnin me të madhe, ndërsa policët kujtoheshin herë pas here të shfrynin : hej, kujdes kujdes, mos shtyni dhe mos thërrisni kaq fort; na lini të dëgjojmë…

Më kaploi një zymti e rëndë, megjithatë , tek shihja një e nga një të burgosurit e shfrenuar, mundohesha t’i mvishja secilit , krimin që duhet të kishte kryer: sherr për një vështrim të vëngërt, apo për një fjalë goje; plagosje për një gërvishtje makine, për devijimin e një vije uji, apo zhvendosjen paksa të një gardhi…

Por, në një burg grash, para disa muajve, isha pikëlluar më shumë, s’di përse? Ndoshta ngaqë s’mësohesha dot me të qenit e femrave në burg. I kishin vënë të prashisnin nja dy parcela të vogla me perime dhe, ato, ashtu të përthyera më dysh n’atë mjedis bukolik, he he, më shtynë të shfryja se, shoqëria njerëzore vazhdonte të ishte ende fatalisht e dhunshme dhe primitive…

Vetëm njeri nga të burgosurit nuk gëzonte me të tjerët; as brohoriste, as përplaste shuplakat, as qesëndiste. Mbante përpara gojës pëllëmbën e mbledhur grusht dhe, kuptohej lehtësisht se kafshonte me nervozizëm thonjtë. Siç duhet, vuante nga onikofagjia, të cilën mund ta kishte dhuratë nga vitet e burgut. Kolegia ime e papërmbajtshme u fut në mes të burgosurve dhe bëri disa intervista me ta, por unë nuk e ndoqa nga pas, ndonëse i kisha premtuar se, nuk do t’i ndahesha për asnjë çast. Epo, sikur nuk ishte nevoja, sepse edhe ajo, e përfshirë nga ethet e punës, më harroi fare. Njeri nga të burgosurit që intervistoi ajo, mbante një karafil në dorë dhe, dëgjomëni, u prek aqsa filloi t’i merrej goja, kur ia dhuroi! Paskësha gabuar ca unë, kur mendova se të burgosurit e buhavitur s’paskëshin ndjenja dhe për pasojë, as edhe mimikë në fytyrë…

Kur dolëm nga burgu, të gjithë psherëtimë thellë të çliruar.

-?Ç’pësove papritur e pakujtuar ? – iu ktheva mikes sime, koleges së shkathët, sapo makina jonë u nis dhe, ne u ngjashëm brenda. – Përse e vare kokën , apo u lodhe ?

-?Ah, është tjetër gjë, krejt tjetër gjë. Nuk kishte si të mbyllej kjo ditë pa një çudi…

-?Pa hë, një herë, ta dëgjojmë !

-?Ja, merre këtë copë letre dhe, lexoje vetë. Shtrije me kujdes, sepse e bëra shuk nga shqetësimi.

-?Shih, shih…

-?Ishte një tip që kafshonte tërë kohës gishtat, apo thonjtë dhe, i shkëndijonin sytë. Më bëri përshtypje me ta parë dhe, e porosita kameramanin t’i këpuste një plan. Ai ma rrasi pra, letrën në dorë.

-?Po po; dale ta lexoj:

… e dashura Suzi ! Je gazetarja më seksi e të gjithë televizioneve. Pas tre vitesh , kur të lirohem nga burgu, kam qejf ta bëjmë një herë bashkë…