12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 167

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

0

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyqi./teve1.info/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

0

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së dokumenteve.

Ai kishte futur në to një kartëmonedhë 500 lekëshe.

“SPK-Vermicë 26.12.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

0

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

“Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një rrahje . Njësitë patrulluese kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor gjashtë persona të dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Gjatë kontrollit trupor, tek njëra nga të dyshuarat është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.62 gramësh e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Të gjitha palët e përfshira janë intervistuar dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”, “Sulm”, “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””.

Express Kredi nga BiCredit

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëra prej tyre është shtetase e Malit të Zi.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga organet kompetente./Sinjali

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kurti në Has premton 1 miliard euro investim për prodhimtarinë dhe mbështetje për bujqit e fermerët e Prizrenit

0

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka takuar sot mbështetësit e këtij subjekti politik në regjionin e Hasit.

Në një postim në Facebook, pas tubimit elektoral, Kurti u zotua për investim rreth 1 miliard euro për prodhimtarinë, përmes garantimit të kredive për investitorët.

Ndërkaq, për bujqit dhe fermerët e Prizrenit, ai ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen financiare.

“Begati dhe siguri edhe për Hasin. Nga atje zotohemi për 1 miliard euro për prodhimtarinë, përmes garantimit të kredive për investitorët. Edhe për bujqit dhe fermerët e Prizrenit do ta vazhdojmë mbështetjen, pas përkrahjes në këtë katërvjeçar me mbi 300 milionë euro për 120 mijë fermerë anekënd Kosovës. Edhe dy ditë na ndajnë nga 28 dhjetori, atëherë kur votojmë numrin 116 për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe listën e kandidatëve tanë. VVazhdojmë!” – shkruan Kurti.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

0

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim Hotin nga Malisheva. Së fundmi, Hoti po e kërkon mandatin e deputetit, duke u bërë pjesë e listës së deputetëve nga Nisma Socialdemokrate.

Janë dy persona të ndryshëm në një fotografi.

E ngjashmëria fizike mes tyre, është e këtij niveli.

Në njërën anë, është vet komandanti legjendar, Adem Jashari, e anën tjetër, luftëtari i tri luftërave, Bekim Hoti, nga Malisheva.

Ky i fundit për Tëvë1, ka thënë se ishte pikërisht rënia heroike e komandantit legjendar, që e shtyri t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Menjëherë pas rënies së Jasharëve, unë kam vazhduar me dy shokët e klasës, Zejnullah Berishën dhe Minir Hotin, kemi shkuar për Shqipëri, jemi armatosur dhe jemi kthyer për Kosovë”, tha kandidati nga Nisma, Bekim Hoti.

Nisjen për në shtetin shqiptar, Hoti me dy shokët, e bën nga bankat e shkollës së mesme.

Sekretin ia besuan, vetëm ish-kryetarit të klasës, Shaban Kilajt.

“Meqenëse isha kryetar i klasës, Bekimi mu afrua dhe me thotë: Shabë, disa ditë do të mungojmë, por t’i nuk duhet ta ndash më askënd. Pastaj më tha se do ta marrim rrugën për në Shqipëri, arsyeja është më u armatos”.

Por, mungesat e shumta, bën që tre nxënësit te jenë në prag të përjashtimit nga shkolla.

“Për shkak të mungesave të shumta, këshilli i shkollës kërkon që këta të përjashtohen nga shkolla. U detyrova që ta them një sekret, që i kam premtua Bekimit që nuk do të flas më askënd. I tregova profesorit që tre shokët tanë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për mu armatos. Reagimi i profesorit ka qenë mbresëlënës, iu mbushën sytë me lot”, tha ish-kryetari i klasës 4/7, Shaban Kliaj.

Pas transformimit të UÇK-së Hoti shërbeu si kapiten në TMK, për 10 vite.

Por nga viti 2021, Hoti u bë njeriu që më së shumti, i ngjason komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Në luftën në Maqedoni të Veriut në vitin 2001, atëherë në atë kohë në luftë i pata rritë flokët dhe mjekrën dhe nga ai vit, e kam pas si qëllim me i ngjasuar komandantit legjendar, por ngjasimi është vetëm fizik, sepse në tërësi, ngjashmëri me komandantin nuk mund të ketë askush në botë”, tha ai.

E së fundmi, Hoti u kthye edhe një herë nën komandën e komandant Çelikut.

Këtë herë si kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Pas pauzës, duke e parë gjendjen kaotike në politikë këtu në shtetin tonë, duke e analizuar gjendjen aktuale, tashmë jam pjesë e listës, z. Fatmir Limaj, me numër 122”.

Ndryshe, nga viti 2013 deri në vitin 2017, Bekim Hoti shërbeu edhe si asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Egzon Gjuka e Tina Hetemi më të mirët e vitit

0

Në praninë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë e ka mbajtur ceremoninë “Laureatët 2025”.
Çmimet kryesore i fituan Egzon Gjuka e Tina Hetemi.

Gjuka u shpall për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovës. Ai e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa u dallua edhe te Kombëtarja jonë.
Hetemi është shpallur më e mira për herë të parë. Ajo ka pasur paraqitje të mira gjatë gjithë vitit te Samadrexha. Ndërkohë ka luajtur me sukses edhe në Kombëtaren tonë.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Presidentes Osmani. Ajo ndër të tjera foli edhe për sfidat e sportit dhe sukseset e sportistëve përkatësisht hendbollistëve.

Më pas presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, foli për të arriturat gjatë vitit 2025 dhe po ashtu për jubiletë e rëndësishëm. Kolgeci prezantoi edhe vendimin e Bordit të FHK-së që Eugen Saraçini të shpallet President Nderi i FHK-së. Saraçini për tri mandate, me sukses të plotë e ka drejtuar federatën tonë.

Si zakonisht janë ndarë edhe çmime e shpërblime të shumta. Lojtarët më të mirë të Kombëtares janë shpallur Leonard Gegaj e Mirjeta Bytyqi.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në shtatëshen më të mirë te hendbollistës pos Gjukës janë zgjedhur edhe portieri i Besa Famgas, Olt Kabashi, aloja e majtë e Rahovecit, Lulzim Shabani, fundori i majtë i Besa Famgas, Deniz Terziqi, lojtari i vijës i Kastriotit, Jeton Bislimi, fundori i djathtë i Rahovecit, Arbios Mushkolaj dhe aloja e djathtë e Prishtinës, Enis Kuleta.

Ardit Tafilaj (Rahoveci) u shpall lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Jon Vokshi i Besa Famgas është golashënuesi më i mirë me plot 255 gola.

Te hendbollistet shtatëshja më e mirë ka këtë përbërje: Marisa Berisha (portiere – Shqiponja), Arjeta Imeraj (alo e majtë – Tereza), Amanda Toledo Abreu (fundore e majtë – Samadrexha), Tina Hetemi (qendër – Samadrexha), Suzana Ujkiq (lojtare e vijës – Istogu), Sevdanur Ozkan (fundore e djathtë – Ferizaj), Dijana Ujkiq (alo e djathtë – Istogu). Fetane Uzunlar e Ferizajt është lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi e Shqiponjës është golashënuesja më e mirë e vitit me 175 gola.

Klubet më të mira të vitit janë Rahoveci te meshkujt dhe Istogu te femrat. Klubet tjera të shpallura më të mira të vitit janë: Besa Famgas (juniorë, kadetë), Deçani (pionierë), Prizreni (fatosë); Samadrexha (kadete), Vushtrria (pioniere), Besa (fatose).

Faruk Shala u Istogut është shpallur trajneri më i mirë i vitit në konkurrencë të femrave. Genc e Getoar Bujupi përbëjnë dyshen më të mirë të vitit te gjyqtarët, ndërsa Fisnik Jashari i Kastriotit është Punëtor Sportiv i Vitit 2025.

FHK-ja ka nderuar me mirënjohje edhe Shpresat e Vitit: Diona Zhegrovën e Ferizajt, Elira Sadikun e Shqiponjës, Eliza Shabanin e Vushtrrisë, Rina Bytyqin e Istogut, Samanda Konjuhajn e Besës, Çefajete Malokun e Samadrexhës, Elda Hergajën e Prishtinës; Diar Zekajn e Deçanit, Florent Mavrajn e Istogut, Albi Ramadanin e Llapit, Labeat Sahitin e Besa Famgasit, Orges Behramin e Vushtrrisë, Elmir Danuzën e Rahovecit dhe Ledion Salihun e Kastriotit.

Mirënjohje Post Mortem janë ndarë për: Sefedin Kadrijajn, Mexhit Hazirin, Valbona Mehmetin, Fadil Idrizin, Zeki Loxhën, Kaqusha Jasharin, Ismail Berishën, Feriz Parllakun, Erduan Nallbanin dhe Tefik Retkocerin.
Janë nderuar edhe partnerët e FHK-së: MKRS-ja, KOK-u, Policia e Kosovës, NLB Banka, KEP Trust, Hotel Emery, Hotel International, Deko Solution, Meditech dhe Spitali “Fati Im”./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

0

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe rinisë për vitin 2025. Ngjarja u mbajt nën kujdesin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila vlerësoi individë dhe organizata që kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë vitit.

Në mesin e të shpërblyerve, çmimin kryesor “Sportisti i Vitit 2025” e mori hendbollisti i KH “Rahoveci”, Egzon Gjuka, i cili gjatë këtij viti është dalluar për paraqitjet dhe rezultatet e tij të larta, raporton PrizrenPress.

Gjatë ceremonisë u nderuan edhe organizatat joqeveritare, krijues letrarë, si dhe kontribuues të ndryshëm në fushën e artit dhe kulturës. Po ashtu, u vlerësuan klubet sportive dhe trajnerët e tyre, të cilët gjatë vitit 2025 kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë përfaqësuar me sukses komunën.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, mbështetja financiare për sportin, kulturën dhe rininë është rritur këtë vit me 18% krahasuar me vitin paraprak. Në total janë ndarë 223.800 euro, prej tyre: 65.000 euro për kulturë, 19.200 euro për rini dhe 139.600 euro për klubet dhe shoqatat sportive.

Komuna ka bërë të ditur se përkrahja për sportistët, trajnerët, krijuesit dhe organizatat që kontribuojnë në jetën kulturore e shoqërore të Rahovecit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Në fund, u uruan të gjithë laureatët për arritjet e vitit 2025, me dëshirën për suksese edhe më të mëdha në vitin 2026./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

0

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i spitalit, Osman Hajdari, i cili theksoi rëndësinë e këtij hapi për pacientët me probleme kardiake.

“Njësia Koronare është funksionalizuar. Kujdes më i sigurt, reagim më i shpejtë, jetë të shpëtuara”, ka deklaruar Hajdari./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

0

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe dy fanella, atë të Kosovës dhe të skuadrës polake, Widzew Lodz, ku luan aktualisht.

“Takim i mbushur me respekt, pozitivitet dhe mirësi, aty ku sporti dhe humaniteti bashkohen dhe japin shpresë për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Halil Kastrati në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Talent, modesti dhe zemër, krenari për Kosovën!

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit futbollistin e ri dhe premtues të kombëtares sonë, Dion Gallapeni, së bashku me menaxherin e tij.

Takim i mbushur me respekt, pozitivitet dhe mirësi, aty ku sporti dhe humaniteti bashkohen dhe japin shpresë për gjeneratat që vijnë.

Dion, faleminderit nga zemra për vizitën, për kohën që ndave dhe për fanellat e tua të dhuruara si kujtim dhe motivim!

Ato do të kenë vend të veçantë në arkivin tonë të mirënjohjes.

Urojmë që çdo ndeshje të të sjellë rritje, suksese dhe krenari për ju dhe vendin tonë.

Vazhdo me punë, disiplinë dhe zemër sepse e ardhmja është e atyre që nuk ndalen kurrë!

Zoti kurrë mos të humbtë!