Home Blog Page 192

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

0

Brezovica, Prevalla dhe Peja janë ndër zonat më të preferuara, ndërsa autoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur vonesat.

Ndryshe nga muajt e verës, kur fluksi më i lartë i kalimeve i përket hyrjes në Republikën e Shqipërisë, këtë periudhë janë destinacionet turistike dimërore ato që po tërheqin më shumë qytetarë. Kryesisht nga Tirana, shumë udhëtarë kanë zgjedhur të nisen drejt Kosovës gjatë fundjavës, me synim zonat malore dhe qendrat e skive.

Për të përballuar fluksin e shtuar të automjeteve, autoritetet kufitare po punojnë me të gjitha sportelet në funksion, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e qarkullimit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare janë regjistruar hyrje dhe dalje mbi 9 mijë persona. Ndërkohë, gjatë ditëve të javës fluksi mbetet më i ulët krahasuar me fundjavën. /rtsh

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

0

Shkruan: Milazim Krasniqi

Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA PSE NUK KA!

1. Një numër i madh familjesh varen nga remitancat e familjarëve të tyre nga diaspora. Janë mbi një miliard euro në duart/xhepat e tyre, pa u varë ata direkt nga shteti. Ata harxhojnë paratë që nuk i fitojnë me punën e vet dhe ndihen rehat. Nuk kanë nevojë për subvencione e grante, ngase tokat i lënë batall, motin e shkojnë në vetura, në kafehane, në syneti, dasma e në të pame. “Zgate, Zot”, thonë me vete.

2. Një numër i madh biznesesh e njerëzish varen nga informaliteti. Janë poashtu mbi një miliard euro, e pakta, që gjenerohen nga informaliteti. Këta tipa fërkojnë duart për aq sa vazhdon kollapsi i shtetit, që të mund të vazhdojnë kontrabandën dhe krimin e organizuar. “Zgate, Zot”, thonë :edhe ata.

3. Punonjësit në institucione shtetërore e publike janë rehat me politikat joefikase të institutucioneve, ngase marrin rroga të mira, për një punë që e bëjnë shkel e shko. Disa prej tyre i rrisin të ardhurat edhe me korrupsion, realisht pa u trazuar nga institucionet shtetërore. Edhe këta, pra, ndihen rehat me këtë lloj qeverisjeje dhe me këtë lloj shteti. “Zgate, Zot”, thonë edhe ata.

4. Disa të tjerë që zhvillojnë biznese legale, por duke qenë afërt me qeveritarët, fitojnë tenderë dhe favore të shumta. Edhe këta ndihen komod e nuk kanë pse të protestojnë, sespe në atë rast do të protestonin kundër interesave të veta. ‘Zgate, Zot”, thonë edhe ata.

5. Shumë nga të rinjtë e të rejat e diplomuar në universitetet publike provinciale dhe në kolegje/këpurdhat e shumta private, e dinë si i kanë marrë diplomat dhe nuk kanë as guxim as fytyrë që të organizohen e të protestojnë kundër gjendjes së keqe në shoqëri. Dosjet e favoreve, ose edhe të falsifikimeve të provimeve e të diplomave, e mbajnë peng pakënaqësinë e tyre. Ata më parë arratisen nga vendi, se sa që guxojnë të protestojnë. Edhe ashtu, brenda këtyre pesë viteve, mbi 200.000 tashmë kanë ikur. “Ik b.thë se t’lashë”, thonë ata.

6. Elitat intelektuale, aq sa janë, kanë kalkulimet e veta: shumë prej tyre kanë problem me biografitë dhe prandaj e mbajnë gojën mbyllur. Jo pak të tjerë janë të afërt me partitë politike dhe zhvatin favore për veten dhe për farefisin e tyre, në të katër anët. Kundër kujt duhet të protestojnë këta menderintelektualë?! “Mos ha m.t”, sikur i thonë thonë vetes dhe e mbajnë gojën mbyllët.

7. Një grumbull jo i vogël qytetarësh nuk e përjetojnë fare Kosovën si shtet të vetin. Demek, e konsiderojnë vetëm si një “e keqe e domosdoshme”, në procesin e bashkimit kombëtar. Rrjedhimisht, nga këta vjen jo pak destruksion politik, rrënim i imazhit të shtetit dhe konflikte politike e sociale. “Bane Zot llugë,” luten ata.

8. Një pjesë e shoqërisë civile mirret me tema që financohen nga të huajt, si fjala vjen, braktisja e fesë islame, problemi i ekstremizmit, minoritetet, problemet e grupeve LGBT, mbrojtja e qenve. Këto kontigjente të shoqërisë civile nuk kanë interes të ndryshojnë gjërat, sepse në atë rast mund t’u ndryshojnë statusi dhe t’u thahet kaqepi edhe atyre. “Zgate Zot”, thonë edhe ata.

9. Shumë nga mediet bëjnë zhurmë, por më shumë duke ngritur disa axhenda për hesapet e veta, se sa për ta mbrojtur interesin e publikut. Në fakt, vetë mediet janë viktima të mungesës së rregullimeve adekuate të tregut, të konkurencës dhe të transparencës. Prandaj, për të mbijetuar, sillen ngjashëm me akterët politikë, luftojnë për ‘tallin” e vet si të munden. “Ma m.t nuk bëhet”, është slogani më adekuat në këtë rast.

Kush po mbetet i pakënaqur? Mbetet fukaraja. Fukaraja, që është i pafuqishëm dhe i pambrojtur. Për fukaranë janë hapur rrugët e arratisjes, ashtu që problemi po shkon drejt “zgjidhjes.” Prandaj nuk ka kush reagon, nuk ka kush bën ndryshime. Natyrisht, në të gjitha grupet që u numëruan, ka idealistë, njerëz të ndershëm, atdhetarë të devotshëm. Por, në të gjitha grupet, ata janë pakicë. Prandaj nuk arrijnë të bëjnë masën kritike për të ndryshuar gjendjen. Kjo pakicë zatën bënë gjithë këtë zhurmë, në të gjitha grupet. Zhurma u mirrret si e mirëqenë, bile shikohet me simpati, por injorohet nga shumica, e cila pa bërë aspak zhurmë, ia imponon vullnetin e saj kësaj shoqërie të deprimuar dhe këtij shteti të pakonsoliduar, duke i mbajtur, me planifikim, në gjendje dialize. “S’ka ymyt”, filozofojnë brekëgrisurit, të zhytur në borxhe e kredi deri në fyt.

Kanë të drejtë, fatkeqësisht.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

0

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63.

Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të katër çerekëve, duke mos i dhënë asnjëherë mundësi prishtinasve për të kaluar në epërsi.

Me këtë fitore, Bashkimi forcon pozicionin e tij në vendin e dytë, ndërsa Sigal Prishtina mbetet me sfida për të ngushtuar diferencën në tabelë./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvend – mbetet kryetar i LDK-së

0

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë votëbesimin kryetarit Lumir Abdixhiku, duke refuzuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të rëndë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultat që rivalizon më të dobëtin e historisë të vitit 2021.

Në procesin e votëbesimit, i cili u zhvillua me votim të fshehtë, 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 u shprehën pro saj.

Me këtë rezultat, kreu i LDK-së mori mbështetjen e rreth 54 për qind të delegatëve për të vazhduar drejtimin e partisë.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Refuzohet paraburgimi ndaj drejtorit të “Ekoregjonit”, Burim Shala

0

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të “Ekoregjonit”, Burim Shala.

Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e prokurorisë nuk është mbështetur me prova të mjaftueshme, prandaj nuk është aprovuar masa e paraburgimit. Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethana ligjore që do ta arsyetonin mbajtjen e tij në paraburgim.

Si rrjedhojë, Burim Shala mbetet i lirë dhe do të vazhdojë të mbrohet në liri gjatë procedurave të mëtejme ligjore. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Blerim Mazreku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

0

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e bronztë, raporton PrizrenPress.

Fillimisht, Cena siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores në çerekfinale ndaj moldavit Vlad Mitru, të cilin e mposhti me 1 Waza-ari dhe 2 Yuko.

Në gjysmëfinale, Dardani u përball me bullgarin Victor Skerlev. Pas kësaj ndeshjeje, xhudisti kosovar do të ketë mundësinë të luftojë për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, Dardan Cena do të ndeshet me rumunin Ioan Dzitac./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi

0

Aktori Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sipas medieve shqiptare, aktori ka humbur betejën për jetën këtë pasdite teksa ndodhej në spital.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

0

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK).

Damka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i uroi suksese për mandatin e deputetit Fatma Taçit dhe Ergul Mazrekut.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai beson se Taçi dhe Mazreku do të paraqesin një përfaqësim të fortë në Kuvend në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e shoqërisë turke.

“Përgëzoj përzemërsisht Ergul Mazrekun dhe Fatma Taçin që u zgjodhën deputet nga partia jonë sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (MSK). I uroj suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe të lartë që po ndërmarrin; sinqerisht besoj se do të vendosin përfaqësim të fortë në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e popullit tonë. Parimi themelor që gjithmonë e kemi mbrojtur si Parti Demokratike Turke e Kosovës është përfaqësimi i fuqishëm i vullnetit të popullit tonë nën një kulm partiak në Kuvend. Në këtë drejtim, ne e kemi konsideruar si parim të domosdoshëm që dy deputete nga partia jonë të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë se përfaqësimi i femrës është i garantuar”, ka thënë Damka.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas tij, lufta e tyre zhvillohet mbi parime dhe jo mbi individë.

“Përfaqësim i fortë, përfaqësim i drejtë dhe strukturë politike në të cilën pjesëmarrja aktive e grave në politikë ka qenë gjithmonë prioritet për ne; dhe do të vazhdojë të jetë prioritet në vazhdim. Shpresoj që mandati i ri legjislativ të jetë i dobishëm për popullin, shoqërinë dhe vendin tonë.Damka duke theksuar se parimi thelbësor i KDTP-së është që vullneti i shoqërisë turke të përfaqësohet fuqishëm nën kulmin e një partie në Kuvendin e Kosovës, tha se në këtë kuadër dy deputete nga partia duhet të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë përfaqësimin e femrës parim i domosdoshëm”, ka shkruar Damka.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit të të gjitha votave.

Nga rezultati pas rinumërimit këta do të jenë 120 deputetët e legjislaturës së re:

Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike të Kosovës:

Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Deputetët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Deputetët e ardhshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj

Deputetët e Listës Serbe:

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Çernaniq.

Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë:

Nenad Rashiq

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe:

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Xhavit Ukaj i LDK-së për manipulimet me vota në Prizren: Kam qejf me më thirrë Prokuroria

0

Xhavit Ukaj nga LDK para mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie është pyetur rreth manipulimeve me vota në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Ukaj tha se do të dëshironte ta thërriste për dëshmi Prokuroria, ndërsa tha se e rëndësishme është që LDK-së s’i ka humbur asnjë votë.

Ukajt, i cili vjen nga dega e Prizrenit, iu hoqën mbi 1628 vota nga ky proces.

“Hajdni në Prizren e jap një deklaratë tjetër. Unë kam qef me m’thirrë prokuroria. Qato po e pres, me m’thirrë edhe me ja dëshmu se ku kam qenë unë qe katër muaj edhe çfarë probleme kom pasë”.

Ukaj tha se është i lumtur që s’kanë humbur votat e partisë dhe që kandidatët për deputetë që kanë fituar ulëse janë prapë të njëjtit edhe pas rinumërimit.

“Nuk ka ndryshim të kandidaturave asnjë. Të njëjtit deputetë që kanë fituar edhe pas rinumërimit janë të njëjtit deputetë. A jeni të kënaqur ju gazetarët?”, i pyeti gazetarët e pranishëm Ukaj.

Marketing

https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/