8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 191

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

0

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë një pune intensive hetimore, më datë 08.12.2025, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, meshkuj të moshës së re, të cilët dyshohen për kryerjen e pesë (5) rasteve të vjedhjes në qytetin e Prizrenit.

Express Kredi nga BiCredit

“Gjatë intervistimit , të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen e pesë trotineteve në pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Ky rast është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të policisë në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rivitalizohet ‘Keji’ në Shatërvan

0

Komuna e Prizrenit ka nisur rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shatërvan, një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit.

Sipas njoftimit të komunës, ndërhyrja ka qenë e domosdoshme për të rikthyer bukurinë e këtij vendi, i cili ka rëndësi të veçantë për qytetarët dhe vizitorët.

“Po rehabilitohet dhe rivitalizohet ‘Keji’ në Shadërvan, ku intervenimi ka qenë i domosdoshëm në këto hapësira të frekuentuara të cilat ia shtojnë bukurinë edhe Lumbardhit, edhe qendrës së Prizrenit në përgjithësi”, njofton komuna./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Atmosfera festive po fillon në Prizren

0

Në “Sheshin e Lidhjes” të Prizrenit tashmë janë vendosur shtëpizat e drurit për “Dimrin Kulturor”, i cili hapet së shpejti dhe do të vazhdojë të sjellë gjallëri deri më 05 Janar.

Sipas komunës, këtë aktivitet e zbukuron edhe më shumë muzika e gjallë, ndejat e ngrohta dhe oferta interesante e gastronomëve tanë.

Ndërkohë, ka nisur edhe dekorimi i qytetit, duke e kthyer Prizrenin në një skenë të vërtetë festive për fundvit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi

0

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese, Latifi ka shprehur mirënjohje për besimin e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së punës dhe përgjegjësisë në drejtimin e komunës. Ai ka nënvizuar se mandati i tij nuk shihet si privilegj, por si detyrë për qytetarët e Rahovecit.

“Sot e vazhdoj mandatin tim si kryetar i komunës së Rahovecit për të tretën herë radhazi, të katërtën në këtë udhëtim të përbashkët. Ky është një besim i madh që një njeri mund ta marrë nga populli i tij. Ky është vlerësimi më i lartë që qytetari ja bën punës, përkushtimit dhe fjalës së mbajtur, dhe unë këtë besim e marr sikur privilegj, por si detyrim. Në këto vite kemi kaluar shumë rrugë bashkë, kemi ndërtuar e kemi përballuar sfida. Kemi marrë vendime të vështira, kemi punuar ditë pas dite, për ta çuar Rahovecin përpara. E kemi bërë me qetësi e përkushtim, me vendosmëri e guxim, me përgjegjësi e besim të bindur se vendi ynë asnjëherë nuk kishte as nuk ka kohë për të humbur, e as Rahoveci nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

Ai shtoi se mandati i ri do të jetë një forcim i zotimit të tij për të çuar komunën drejt përparimit dhe standardeve më të larta të zhvillimit.

“Mandati që fillon sot është forcim i zotimit tim, një zotim i qartë se komuna e Rahovecit do të ecë drejt standardit, drejt përparimit dhe drejt një të ardhmeje që ndërtojmë me punë të përditshme. Unë betohem si një njeri që ka parë, ka mësuar, që di peshën e përgjegjësisë dhe e kuptoj ritmin që kërkon zhvillimi. Ky mandat është shenjë e qartë besimi, por është edhe thirrje për t’u mos u mjaftuar asnjëherë me atë që është bërë deri tani. Është thirrje për të çuar punët tutje”, tha ai./Ekonomia Online

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet në kufi kosovari i dyshuar për trafikim droge, kërkohej nga Finlanda

0

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur nga policia kufitare në hyrje të Shqipërisë.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit, me inicialet SH. H., në Finlandë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shënoi dy gola për Malishevën, mbrojtësi Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës”

0

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 16-të të kampionatit. Fitues i këtij çmimi është mbrojtësi i Malishevës, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2:0 ndaj Drenicës.

Edhe pse mbrojtës, Veliu u bë vendimtar duke shënuar dy gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme në Superligë. Vlerësimi për të u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Veliu u shpreh i kënaqur për vlerësimin dhe kontributin e dhënë në fushë. Ai theksoi se skuadra, me trajnerin e ri, po përpiqet të përmirësojë lojën dhe të rikthehet në objektivat kryesore.

“Ambiciet tona janë tri vendet e para dhe dalja në Evropë. E dinim që ndeshja kundër Drenicës do të ishte e vështirë, por ia dolëm ta përgatisim mirë dhe të marrim fitore. Jam i lumtur që ndihmova me dy gola dhe falënderoj bashkëlojtarët për angazhimin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj: E respektoj vendimin e dorëheqjes së drejtorit Çelë Lamaj

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dy ditë pas dorëheqjes së Çelë Lamajt nga pozita e drejtorit të DSHP-së dhe nga të gjitha funksionet publike e partiake në kuadër të PDK-së.

Express Kredi nga BiCredit

“E kuptoj dhe e respektoj dorëheqjen e drejtorit Çelë Lamaj. E falënderoj për kontributin e tij katërvjeçar në kuadër të qeverisjes lokale të Prizrenit. Angazhimi dhe performanca e tij kanë bërë të mundur realizimin e një numri të konsiderueshëm projektesh në qytet. I uroj shëndet dhe suksese në rrugëtimin e tij profesional”, ka shkruar kryetari Totaj.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 9 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1855 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 5 persona, kurse 3 persona u dërguan në mbajtje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Derbi verdhezi i takon pejanëve 

0

Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit Superligës.

Përballja që u zhvillua në ‘Karagaçi’ ishte emocionuese, por në momentet vendimtare pejanët ishin më të mirë duke u rikthyer te fitoret.

Trevon Allen kishte 20 pikë e pesë kërcime te Ylli, kurse në anën tjetër Tajh Green kishte 15 pikë e 17 kërcime te GO+ Peja, ndërsa Jordan Johnson 16 pikë e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli numëron dy fitore e shtatë humbje, ndërsa GO+ Peja shtatë fitore e dy humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Limaj thotë se do t’i bashkëngjitet PDK-së në Kuvend, e quan “fazë të dytë të bashkimit”

0

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka deklaruar se partia e tij do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës si grup parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Limaj këtë e ka dhënë si premtim, duke e quajtur si “fazë të dytë të bashkimit”, kurse tha se faza e parë dështoi, duke aluduar në pamundësinë që partia e tij të shkrihet në listën zgjedhore të PDK’së, shkruan Insajderi.

“Me deputetët e nismës unë sot, ju miq atë që keni pritur dhe ma keni kërkuar. Unë do ta jap premtimin. Nëse Nisma do të jetë në parlament në grupin parlamentar, do t’i bashkohemi grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

“Partitë të mëdha nuk kanë bërë ndonjë ndryshim substancial që do të jepnin shpresë se do ta ndryshonin qeverisjen. Mundësia për ta ndryshuar qeverisjen është nëse Nisma kalon pragun dhe i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së”, tha ndër të tjera ai.

Limaj parasheh që Nisma t’i ketë gjashtë deputetë në nomenklaturën e radhës. /Insajderi.org/